Advertisement

Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

  • 27 Gusht 2013, 07:19

Luis Tanushi


-Brenda katër viteve të ardhshëm vendi pritet që t’i nënshtrohet një ndarjeje të re territoriale të vendit. Pasi ka fituar 83 mandate në Kuvendin e ri, e majta i ka mundësitë të arrijë të miratojë ndryshimet në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Do të mjaftonte vetëm një deputet nga partitë e djathta, dhe e majta do të arrinte të plotësonte kuorumin e nevojshëm prej 84 deputetësh. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh dje se për një menaxhim më të mirë të territorit, nevojitet edhe një ndarje e re administrative . “Planet e ashtuquajtura rregulluese që janë ndërtuar brenda përbrenda qyteteve, aty ku janë ndërtuar, kanë rezultuar krejtësisht të padobishme në funksion të përmbajtjes së këtyre flukseve që kanë ardhur nga jashtë qytetit dhe që janë stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë përsa i përket planeve ose mosplaneve të komunave kufitare. Është një sfidë jo e jona, por besoj është një sfidë e gjithë klasës politike sot, e gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar në parlament, për t’i dhënë më në fund jetë reformës territoriale, e cila duhet të çojë në shkurtimin drastik të numrit të njësive vendore në funksion të situatës krejtësisht të re që kemi në vend, pavarësisht politikës, pavarësisht qeverisë”, u shpreh Rama.


Por, ndarja e re administrative, vështirë se do të pranohet pa kushte nga e djathta, edhe pse nuk ka fuqi bllokuese. Ndarja administrative përcakton edhe të ashtuquajturin numër tek apo çift të tyre, i cili i ka sjellë humbje deputetësh së majtës, veçanërisht në jug ku mund të merrte më shumë deputetë. Numri i lartë i njësive vendore, veçanërisht për zgjedhjet e përgjithshme, rrit edhe mundësinë e blerjes apo të ndikimit familjar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore të fryra, si pasojë e mbajtjes së një regjistri të fryrë të gjendjes civile, kryesisht në zonat rurale, është në themel të një manipulimi tjetër që përcakton numrin e deputetëve të çdo qarku dhe të njësive vendore. Shqipëria sot qeveriset në nivel vendor nga bashkitë, të cilat menaxhojnë përgjithësisht zonat urbane dhe nga komunat, të cilat menaxhojnë zonat rurale. Një hallkë ndërmjetëse mes tyre dhe qeverisë janë prefekturat, të cilat në praktikë kanë shumë pak pushtet real. Ndarja e vendit në këtë mënyrë u krye fillimisht në vitin 1992, kur shqetësimet kryesore lidheshin me integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, njësitë e qeverisjes vendore u bënë shumë të vogla. Vendi u nda në mbi 300 komuna dhe 65 bashki. Përveç ndarjes në njësi shumë të vogla, kjo mënyrë e menaxhimit të territorit kishte pak ose aspak lidhje me zhvillimet ekonomike. Fshatrat, të cilat teorikisht duhet ta ndajnë fatin me qytetin/qytetet, ku shesin më së shumti prodhimet e veta ushqimore, qenë njësi administrative më vete. Qytetet e mëdha, të cilat duhej të zgjeroheshin për shkak të urbanizimit dhe rritjes së popullsisë, praktikisht nuk kishin territor ku të zgjeroheshin.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
15 Komente
Psikologu
Z.RAMA MISIONI TUAJ KA SHUME PAK TE QESHURA.

Zoti Rama, detyrat e tua jane historike me idera dhe praktika shume serioze,sikunder eshte edhe ideja e ndarjeve te reja teritoriale.
Nese keto pune vertet serioze shoqerohen me keto buzeqeshje qe ka kjo foto,kjo nuk shkon per mos e anlizuar me tej edhe foton.
beni
Shqiperia Federate ose Komfederate!
juri
Po pse e lidhni me zgjedhjet kete problem.Ne radhe te pare te shohim anen e mire qe do kishte.Do ulej numri i punonjesve publik,qe do thote me pak shpenzime buxhetore per administraten.Mos ti marrim gjithmone gjerat ne anen negative.Une nuk kam besim te Rama,por kjo me duket ide e drejte.Ka komuna sot me 500 a 600 banore.Nuk eshte e mundur te mbahen me.
Alqi
Disa mendime për reformën administrative
Problemi i reformës administrative është një problem i një rëndësije të madhe, jo vetëm administrative , por edhe politike , ekonomike dhe ca më shumë administrimi .Përcaktimi i saj si një prej prioriteteve të qeverisë së re ,e justifikon plotesisht atë.
Sipas meje , paketa e kësaj reforme, do të duhej të kishte dy shtylla: nga njera anë reforma teritoriale dhe nga ana tjetër ajo e kompetencave të administratës vendore.
Si një njohës i mirë i problemeve që kanë të bëjnë me pushtetin vendor për arsyen e thjeshtë se kam qënë anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit , për afro trembëdhjetë vite me rradhë si dhe drejtues i pushtetit vendor në dy nivele të tij ,dëshiroj të nënvizoj se trajtimi i reformës administrative është një çështje në kohën e duhur.
Sipas meje ,pa dashur që të mendohet se po them fjalën e fundit , por thjeshtë e vetëm nga përvoja personale në administrimin e pushtetit vendor mbeten percaktuese disa element si :
a.Gjetja e momentit kohor për realizimin e reformës administrative , ka qënë dhe vijon të jetë një nga elementët bazë që përcakton suksesin e saj.
Në këtë kuptim , ngritja e këtij problemi dhe shtruarja aktualisht për zgjidhje , është në kohën e duhur. Fakti që jemi mbi një vit e gjysëm larg zgjedhjeve vendore të rradhës , do të duhej të shërbente si një nxitje reale për realizimin e reformës administrative.
b.Do të duhet të kapërcehet domosdoshmërisht ,,??konflikti,?? i përhershëm ndërmjet nevojës për afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve, efikasitetit ekonomik e profesional të administratës vendore dhe realizimit të reformës administrative teritoriale.
Në rastet e mëparshme ,reagimi i qytetarëve ndaj përpjekjeve për reformë të pjesëshme administrative , duket se ka qënë jo favorizues për reformën. Qytetarët e kanë lidhur atë me ,??largimin,?? e disa shërbimeve (gjënja civile ; shërbimi i kolaudimit të automjeteve e të tjera) .
Shtoi kësaj që, në qeverisje e sapokapërxyer , dimensioni politik i reformës administrative ka qënë parësor, duke paracaktuar edhe fatin e saj. Komuna me disa qindara banorë u shndruan në bashki ; u krijuan rrethe më vehte jashtë çdo kriteri administrativ dhe efikasiteti profesional e ekonomik. Asgjë e mirë nuk erdhi nga kjo ,??reformë,?? as për njerëzit e as për qeverisjen efektive.
Në këtë kuptim do të duhej të punohej me profesionalizëm për të mos cënuar asnjëherë kriterin sipas të cilit, çdo reformë do të synonte që të afronte shërbimet tek qytetarët e jo t,??i largonte ato.
c- Arritja e konsensusit ndërmjet krahëve politikë ,duket se do të jetë një nga elementët që do përcaktojë suksesin e pritshëm të reformës administrative . Si çdo gjë e re edhe reforma e shtrirjes teritoriale ,do të hasë në kundërshti. Nuk ka dyshim se një pjesë e administratës lokale do të vijojë të jetë pengesë për realizimin e reformës përmes reagimit kundërshtues politik . Nuk përjashtohen edhe kundërshtitë që lidhen me interesa të ngushta personale e rajonale.
Vullneti politik , konseguenca e qeverisjes së re, për realizimin domosdoshmërisht të reformës administrative , do të jetë përcaktuese në suksesin e saj.
Alternativat e ndarjes administrative mund të jenë të ndryshme ,por ka ardhur koha që numëri i bashkive dhe i rajoneve (qarqeve) të kufizohet . Mundësitë e sotme të dixhitalizimit të të dhënave , logjistika , programet , aftësitë profesionale të administratorëve, lejojnë kryerjen e shërbimeve ndaj taksapaguesve shpejt e saktë.
Kufizimi në krijimin dhe konstituimin e vetëm rreth 40 bashkive dhe rreth 5-6 qarqeve në shkallë vëndi, do të ishte një alternativë që lidh mirë nevojat tona me detyrimet në kushtet e përafrimit me kërkesat e legjislacionin e Bashkimit Europian.
Shefqet Cela
Me çudit ligesija e "benit".
E dashka Shqiperine federate, apo me keq akoma konferderate!!!!
Nuk i mjafton qe na e kane bere Shqiperine te cunguar, te vogel sa s'ka, por dashka te coptohet akoma.
Kjo eshte politika e Saliut qe na solli perçarjen veri-juge e me gjere, ne te gjitha drejtimet.
NA DUHET ATDHEU SA ME I BASHKUAR BNGA PIKEPAMJA TERITIORIALE DHE NJEREZORE.
Keshtu ka qene gjithmonne ky noksan. Shyqyr qe u perendoi koha!
Dede Zhivani
Absolutisht e domosdoshme ndarja e re teritoriale.Por ajo duhet te jete shume e studjuar nga gjithanshmeria e saj,sepse ne te kundert do jap efekte shume negative si diskriminimi institucional i zonave rurale e sidomos malore dhe e dyta mund te sjelle zbrazjen totale te ketyre zonave nga popullsia qe do ishte me pasoja shume te renda per sot e per te ardhmen.Ne kete studim dhe kete ndarje besoj se duhet mbajtur shume parasysh qe sherbimet dhe te drejtat qe shteti u garanton qytetareve te vet nepermjet institucioneve te tij jo vetem te mos u mohohen ,te mos u largohen e pakesohen, po perkundrazi ato tu afrohen rriten e garantohen ,ne teori e praktike.
M.Hajati.
Rilindja ti sherbej popullit.
Jam dakort me ndarjen e re territoriale te vendit.Mbasi ndarja qe ka ba PD e ka ba per te perfituar deputet.Ju mos beni te njejtin gabim ndarje me qellim perfitim deputetesh.Ndarje per te perfituar pushtet.Po beni ndarje qe popullit ti behet sa ma kandeshme jeta,sa ma komode dhe te mos ken pengesa ne asgje per te kryer detyrimit dhe perfitimet ne mardhenje me shtetin qe i interreson cdo familjeje,e qe keto perbejn popullin.Pra cdo gje ne interres te popullit do vlersohet RILINDJE.Ne te kundert rilindje ne perfitim te pushtetit te shtetit.E padrejt.
Niko Faber
Niko Faber:Ndarja e re territoriale duhet bere brenda vitit te ardhshem ose me mire para zgjedhjeve te reja per pushtetin vendor. Ne kete ceshtje jemi te vonuar.
Lleshi
Tu lumte Edi. I ke ra pikes taman. Shqiperia me 3 milion banore na paska bashki e komuna sa nje shtet 100 milionsh. Thone pastaj qe nuk ka pare shqiperia . Shqiperia ka me shume punonjes administrate se sa punetore,koperativist,bisesmen e tregetare. Edo e ke fillu mire shkaterroje burrokracine e Sales se Sala gjithe kete burokraci e krijoj per te marre vota ndersa ti nuk ke nevoje per votat e burokrateve se ti jep populli I thjeshte.
Pa Emër
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
eli.com
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
eli.com
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
beni
Pergjigje Shefqetit!
Ne nje administrim Federate ose konfederate,mundet ti ngjitet edhe ndonje territor i ri,si Psh kosova dhe Shqiperia mundet te zmadhohet e jo te zvogelohet!
zekthi
Duhet te ishte bere qysh ne 2007. Duhet te mbaroje brenda vitit 2014 . Ka komuna me 300 banore dhe me 20-20 e me teper n/punes qe vijne rrotull kryetareve te komunave sa per rroge .
Pa Emër
Ndarja administrative teritoriale eshte e domozdoshme,nese ajo do te perdoret tamam ne sherbim te publikut,dhe jo te politikes,duhen te zgjidhen specialistet me te mire te majte e te djathte, dhe te bejne nje ndarje te vertete me qellim qe ti hiqen nga shpina taksapaguesit shqiptare shume parazite,ka komunma te teperta bashki pa kuptim me shume pak banore, kshill qarku prefekture,ku nuk jane ne funksion te publikut, prandaj cdo gje qe te behet duhet ti sherbeje njerezve dhe jo politikes,ka ardhur koha te qeveriset ndryshe.

Shtoni një koment

9 + 5 =
Pesë lajmet më të populluara për sot