Kronikë

Vilma Dule: “Sulmi për detyrën, kam hequr 35 vetë nga puna”

Vilma Dule, viktimë e një sulmi me acid, dyshon se autori është paguar. Në dëshminë e dhënë për policinë, vajza është shprehur se autori është paguar që ta digjte me acid në fytyrë. Ajo ka pohuar se në punë ishte mjaft e rreptë dhe ka bërë lëvizje në staf. Vetëm brenda këtij viti nga kompania italiane ishin larguar nga puna rreth 35 persona. “Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania ku unë punoj. Por, nëse e shikoj mund ta identifikoj”, ka përfunduar rrëfimin 26-vjeçarja.


Ndërkohë që policia vijon hetimet në dy pista kryesore, ngjarja për shkak të detyrës ose jetës personale të vajzës. Momentalisht nuk ka ende asnjë të dhënë rreth autorit, me përjashtim të identikitit të dhënë nga vetë vajza dhe halla e saj. Agresori ishte veshur me pantallona të shkurtra dhe në kokë mbante një kapelë. Policia ka marrë në pyetje rreth 13 persona, të cilët janë persona të larguar nga puna ose të afërm të tyre. Vilma Dule prej tre vitesh ishte pjesë e stafit drejtues të një kompanie italiane, që operon në fushën e Call Center.


Detyra e saj është menaxhere e burimeve njerëzore. Vilma Dule ishte me origjinë nga Vlora dhe jetonte me qira në një banesë në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Vajza ka mbaruar studimet në fakultetin e Drejtësisë dhe prej 3 vitesh punon si menaxhere në kompaninë italiane. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 8:00, vajza ishte duke zbritur shkallët e pallatit, kur një djalë e ka sulmuar duke i hedhur acid në fytyrë.

Shtoni një koment
11 Komente
pleurat
Mos luaj me jeten e njerezve.Pas cdo personi qe pushon nga puna ,qendron nje familje e cila rron me te ardhurat e personit qe hoqe nga puna.Kompania te shfrytezon edhe ty.
Duhet te tregohesh e drejte me njerezit kyr ke pushtet ne dore.
Te uroj sherim te shpejte.
pleurat
Mos luaj me jeten e njerezve.Pas cdo personi qe pushon nga puna ,qendron nje familje e cila rron me te ardhurat e personit qe hoqe nga puna.Kompania te shfrytezon edhe ty.
Duhet te tregohesh e drejte me njerezit kyr ke pushtet ne dore.
Te uroj sherim te shpejte.
Daniel
Me vjen keq se je e re,per ate qe te ndodhi. Por te keshilloi te jesh me e me praktike me njerzit. Pasi siç thua vet,ke hequr plot 35 vete nga puna,qe e perkthyer me realitetin,ke pushkatuar plot 35 familje. Ti duhet te mesosh se nuk jeton ne "socializem" por ne kapitalizem. Dhe kjo do te thote se ne kete sistem vertet nuk ka pushkatim,por ne nje sistem ku paraja eshte jeta,heqja nga puna eshte ekzekutimi. Te uroi sherim te shpejte dhe kujdes ne punen tuaj. Mos harro se ne Shqiperi njerzit nuk kane asnje ndime nga shteti.
juri
Nuk e justifikoj kurre kete krim te rende ndaj nje gruaje.Por ne shqiptaret te mos behemi me italian se italianet.Ckuptim ka shprehja;kam qene e eger ne pune,kam hequr 35 vete nga puna.Po nje fije pendese nuk e pate moj motra per keta persona.Deshe ti beje qefin italianit.Po e din ti se te heqesh tjetren nga puna e len pa buken e gojes.Po jane ligjet e m..qe ti lejojne keto gjera.Ato qe ke hequr nga pune kane qene vajza ose gra,sikur ju.Jam i bindur qe ato e benin punen.Ti pse ju re ne qafe.Une e di,se i njoh mire italianet.Ti e bere per ti hyre ne qef kapos,per karriere.Ne fund e perseris.E denoj egersisht krimin ndaj teje dhe ndaj cdo gruaje.Stop dhunes.
Pa Emër
Po mbase nuk e kan merituar o njeres ate vend pune ,ndoshta skan qene te afte per te bere ate pune,tani si I bie duhet ti mbante ne pun edhe kur spunojn , nqs ndonje person e bente shum mir ate pune edhe eshte larguar per ndonje arsye tjeter atehere ndryshojn gjerat, po jo mos hiq njeres nga puna se le familje pa buke,kush e meriton nje vend pune mbahet kush nuk e meriton qe seshte I afte per ate pune , nornale qe shkarkohet nga puna , se ksaj I bie qe mos te shkarkoj asnje punonjes qeveria qe po vjen ,ku 90 perqind eshte e pa afte , se ngelen familje pa buke ....!!??
bora
Nuk ia uroj askujt kete qe te ka ndodhur ty por ama me duket absurde qe ti po tenton te fshihesh prapa kesaj alibie, kam pushuar 35 vete nga puna gjate ketij viti. Ti dhe kushdo tjeter qe ka punuar qofte 1 muaj ne nj Call Center e di mjaft mire qe hyrje daljet nga puna ne nje call center jane mjaft te larta, shume me shume se kjo shifer qe po thua ti, dhe deri me sot askujt nuk i ka ndodhur gje per kete arsye.Nese ata punonjes nuk benin sic duhet punen e tyre eshte mese normale qe do hiqehin nga puna por ama shume kollaj gjejne nje pune tjeter ne kete sektor sepse fale zotit mundesite nuk mungojne.
Mos valle nuk ka lidhje kjo puna jote ne gjithe kete mes? Mos valle ne jeten tende personale i ke shkelur ne kallo ndonjerit? Ne menyre qe ky agresor te marre denimin e merituar duhet thene e verteta nga e demtuara dhe jo me keto genjeshtra femijerore.
Mistrec
Si njeri qe je mbi te gjitha me vjen keq per fatkeqsine qe ju ndodhi ...........Me fal por ju ben interviste ti puntorve para se ti maresh ne pune !!! ? Nuk po flasim per 2 ose 5 por per 35 nuk ta kapi syri ty si manaxhere e shkolluar qe je se kta persona si mbushin kriteret e duhur per nje vend pune ne kompanin qe ju perfaqsoni ?? Normal qe jo sepse ti do besh rolin e bosit tek puntoret kur e di shum mire qe te drejtat aty brenda jan te barabarta per te gjithe pervec faktit qe ti punon me pak edhe nga ana tjeter i tregon vlerat padronit se sa e afte je per ta bere nje gje te tille ....o zot o zot po je dhe femer moj e uruar kaq shpirt ftohte qenke !! Je dhe nga vlora ti .....
idlir
me duket shume e rende njarja qe i ka ndodhur kesaj vajze, dhe menyra se si e kane dhunuar. eshte shume e gabuar menyra se si shumica e komenteve duke u perjekur te gjejne nje motiv per ndodhine justifikojne doren e nje krimineli te pameshirshem. nuk e kuptoj perse duhet te lidhet menyra se si ajo punon me kete krim te perbindeshem.nuk e di kujt i ka shkuar per here te pare ne mendje perdorimi i aicidit por arrij te kuptoj me shume trishtim dhe frike ne shpirt se kjo mode e urryer ze vend me shpejt ne mendjen e shqiptareve sesa menyra dhe deshira e te jetuarit mire, sebashku. kudo ne lajmet e perditeshme lexohet per nje rritje te dhunes ,te larjeve te hesapeve( te njollosjeve me gjak te hesapeve) te njerezve qe vdesin gabimisht nga plumba qe nuk u drejtoheshin atyre ( a thua se po te mos u drejtoheshin atyre ceshtja do te ishte me se normale)etj etj. mendoj se shoqeria jone jeton ne nje terr kulturor dhe shpirteror qe veshtire ta kete jetuar me pare (pershi ketu eshe vete kohen e komunizmit diktatorial). nuk dua te zgjatem me shume... i uroj viktimes nje sherim te shpejte dhe neve te gjitheve mundesine ta shohim ne sy dhe ti kerkojme falje per dhunen qe ka pesuar.
ALBANO
PO QE SE I KA HEQE NGA PUNA ME PRETEKSE KOTI PA FAJ MIRE TI BEHET SE KA FAMILJE QE NUK KANE ME HENGER DHE TE TALLASH ME FUKAREJTE ESHTE KRIM PRANDAJ SHIKOJINI PAK TE HEQURIT NGA PUNA MERCI
era
nuk eshte e drejt te denohet ne ket menyr vetem se ka larguar njerez te nevojshem nga Puna sepse ata heqin pak keq ama munden me gjet pun diku tjeter kurse kjo e shkreta gjith jeten do e qoj me tmerr! GJYNAH
Jonila
Cfare po derdellisno o njerez?! Gazetaret e kane bere te modes te krijojne "deshmi". Kur i morren keto deshmi??? Eshte ne gjendje te jap deshmi ajo e gjora. Ne vend te denoni aktin c'njerezor flisni keq per viktimen. Asgje nuk e justifikon kete akt marbar. Njerez pa zemer! Kafsheri hesapi!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 9 =