Politikë

Eskorta, Berisha ia kalon Nanos për truproja

  • 18 Gusht 2012, 12:11
  • Përditësuar 12:14


Nga Lindita Çela


- Sa të kërcënuar janë drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar? Nëse shikon aktivitetet ku ata janë prezent, mund të nxjerrësh konkluzionin e gabuar se jeta e tyre është “e kërcënuar”. Një shpurë e madhe gardistësh shoqërojnë çdo lëvizje të tyre. Kur ata kalojnë, bllokohet qarkullimi e nuk janë të pakta rastet kur nuk funksionojnë as aparatet celularë në ceremonitë zyrtare. Kohët e fundit kryeministri i vendit ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë. Në bazë të ligjit, kryeministri duhet të ruhet nga 24 efektivë të gardës, ndërkaq opozita deklaron se numri i punonjësve që ruan jetën e Berishës në aktivitete është 129. Zëra të tjerë, thonë se janë 49 efektivë të Gardës që janë 24 orë nën shërbimin e kryeministri të vendit. Një kosto jo pak e vogël, duke ditur se buxhetit të shtetit në këtë kohë krize. Bodyguard-ët e kryeministrave Ylli Bufi, për aq pak kohë sa ishte kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit, është shoqëruar nga dy efektivë të Gardës. Edhe pse atëherë nuk kishte ligj të qartë që përcaktonte mënyrën dhe kushtet e sigurimit të jetës së personaliteteve të larta të shtetit shqiptar, është fakt se numri i rojeve të drejtuesve të shtetit ishte i pakët. Edhe kryeministri pasardhës, Aleksandër Meksi, ka patur dy gardistë që e shoqëronin atë në të gjitha aktivitetet. “Kisha dy truproja dhe në shtëpi një ushtar për çdo turn”- thotë ish kryeministri Aleksandër Meksi, i pyetur nga gazeta Shekulli. Kështu, në vitet 1992 deri në fillim të 1997- s, kur ra qeveria e tij, Meksi është ruajtur vetëm nga dy gardistë dhe një ushtar që bënte roje në shtëpinë e tij. Por, situata do të ndryshojë krejtësisht, kur Fatos Nano vjen në krye të qeverisë. Në historinë e Gardës së Republikës, Nano do të mbahet mend si kryeministri që i rriti privilegjet vetes dhe që shtoi ndjeshëm numrin e bodygyard-ëve. Me një vendim qeverie Fatos Nano vendosi që edhe pasi të linte detyrën, në cilësinë e ish kryeministrit, të kishte 5 truproja personale që do ta shoqëronin atë në të gjitha lëvizjet që kryen gjatë ditës, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë që, po me vendim qeverie, numri i efektivëve të gardës në dispozicion të kryeministrit ishte 24. Ligjërisht, këtë shifër duhet të ketë edhe kryeministri aktual Sali Berisha. Por, pamjet filmike dhe denoncimet e bëra nga opozita tregojnë krejt të kundërtën. Kryeministri, jo vetëm që është i rrethuar nga një numërshumë më i madh bodyguard-ësh, por shtëpia e tij mbahet nën kontroll 24 orë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës, megjithëse godina ku ka apartamentin kryeministri është vetëm një nga dhjetëra godina aty rrotull. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin përreth. Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga “Mustafa Matohiti”, ato shtrihen deri në selinë e Qeverisë. Me vendim të Policisë Rrugore është i ndaluar parkimi, edhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Nga kryqëzimi i rrugës “Mustafa Matohiti” e deri tek kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së  kreministrit kanë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty. Numri i rojeve të kreut të qeverisë ndryshon sipas rastit. Një dokument që mban datën 7 mars 2012, që flet për sigurinë personale të kryeministrit Berisha, saktëson se në dispozicion të tij janë 129 punonjës të gardës. 24 oficerë dhe 85 nënoficerë, të gjithë anëtarë të Njësisë së Parë, Njësisë së Dytë, Njësisë së Tretë, Njësisë Speciale dhe Sektorit të Analizës. Këta ju shtohen grupeve të shoqërimit personal të kryeministrit, sa herë që ka aktivitete zyrtare. Deri më tani Garda e Republikës që merret me sigurinë e kreut të qeverisë dhe Policia e Shtetit nuk kanë bërë publik asnjë kërcënim të mundshëm ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë. Numri i shoqëruesve1 - Presidenti 242 – Kryetari i Kuvendit 143 – Kryeministri 244 – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 35 – Zv/kryeministri 96 – Ministri i Rendit Publik 97 – Zv/kryetarët e Kuvendit 38 – Anëtarët e Këshillit të Ministrave 39 – Kryetari i Gjykatës së Lartë 310 – Prokurori i Përgjithshëm 911 – Kryetari i SHISH 312 – Kryetari i KLSH 313 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë 314 – Avokati i Popullit 315 – Kryetari i KQZ 316 – Kryetari i partisë më të madhe të mazhorancës 317 – Kryetari i partisë më të madhe të opozites 318 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës 319 – Ish-Presidenti 420 – Ish-Kryeministri 421 – Ish-Kryetari i Kuvendit 222 – Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 223 – Ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë 224 – Ish-Prokurori i Përgjithshëm 225 – Ish-Ministri i Rendit Publik 226 – Ish-Kryetari i SHISH 2OpinionArben CukoShtimi trefishi rojeve, i pamotivuarAsnjëherë drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar nuk janë marrë nën mbrotje nga një numër kaq i lartë punonjësish të Gardës. Një fakt të tillë e konfirmon për gazetën “Shekulli”, deputeti Arben Çuko, i cili prej disa vitesh ka  drejtuar Gardën e Republikës. Sipas Çukos, rastet kur një drejtuesi të lartë të shtetit i shtohet numri i rojeve që e vëzhgojnë dhe e shoqërojnë në të gjitha veprimtaritë e tij, është kur ekzistojnë informacione për rreziqe ndaj tij apo dhe kur në vend nuk ka rend dhe siguri. “Fakti që Kryeministri Sali Berisha ka trefishuar numrin e rojeve që e shoqërojnë në çdo aktivitet, madje mbajnë nën mbikëqyrje edhe rrugën kur ai kalon, tregon se atij i është futur frika në palcë, ose është një megaloman që abuzon edhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë, sepse çdo efektiv i gardës ka një kosto për buxhetin e shtetit. Me gjithë shifrat alarmante të krimit në vend unë nuk mund të them se Shqipëria ka aq nivel të ulët të sigurisë sa që të justifikojë ekzistencën e një numri të madh të shoqëruesve të drejtuesve të lartë e shtetit. Krahasuar me tërë vitet e pluralizmit, mund të them se Berisha do të mbahet mend si kryeministri që ka numrin më të madh të rojeve.”-thotë Arben Çuko. Sipas tij, kostoja e një efektivi të Gardës që është në shërbim të drejtuesve të lartë të shtetit, përllogaritet në 1 milion lekë të vjetra në muaj, pa përmendur këtu privilegjet e tjera që ai i gëzon me ligj. “Një drejtues i lartë i shtetit mund të shtojë numrin e tij të shoqëruesve vetëm kur ekzistojnë informacione të sakta për rrezikun që i kanoset, por me sa ne dimë, kjo nuk është arsye për kryeministrin shqiptar”. -tha Çuko, i cili e krahason sjelljen e kryeministrit me atë të Putinit. Fino: “Truprojat eshumta, imazhnegativ për sigurinë”Ish-kryeministri rrëfen se si ka lëvizur në1997 me një numër të kufizuar truprojashAi ka shkuar nga jugu në veri të Shqipërisë, atëherë kur kërciste kallashnikovi dhe bandat kontrollonin shumë territore, por mbahet mend si kryeministri me trupën më të vogël të rojeve. Bashkim Fino, edhe sot e kësaj dite nuk di të thotë me saktësi se sa ka qenë numri i shoqëruesve të tij në vitin 1997, atëherë kur u zgjodh kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Gjithsesi, është e sigurt se numri i djemve që “mbronin” kryeministrin në ato kohë trazirash, ishte shumë më i vogël se truprojat qëmbikëqyrin e shoqërojnë sot drejtuesit më të lartë të shtetit. “Saktësisht nuk e mbaj mënd numrin e tyre, por kanë qenë të paktë, edhe pse bëhej fjalë për vitin 1997. Sigurisht që truprojat janë të rëndësishëm për garantimin e jetës së drejtuesve të lartë të shtetit, por pasja e një numri të madh më duket kërkesë shumë e ekzagjeruar. Veç kësaj, është një tregues që dëshmon se siguria në vend është tejet minimale”-tha dje për “Shekullin” Bashkim Fino. Ish kryeministri, megjithëse vlerëson punën e punonjësve të Gardës, thotë se nuk janë ata që mbrojnë jetën e politikanëve. “Unë isha një njeri i zgjedhur me vullnetin e të gjithë palëve dhe isha i mirëpritur në popull ndaj dhe kudo që kam lëvizur, aso kohe në të gjithë Shqipërinë, nuk ka qenëasnjëherë problem siguria ime. Nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar edhe pse vendi kishte probleme të rënda me sigurinë”-vijon më tej rrëfimin e tij, Fino. Sipas tij, drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar nuk duhet të kenë një numër të madh shoqëruesish, kjo jo vetëm për faktin që mbajtja e tyre, 24 orë nën shërbimin e personaliteteve ka një kosto ekonomike,por përcjell dhe imazhe negative në publik. “Nëse ne shohim një kryeministër të shoqëruar nga një numër i madh punonjësish të Gardës, krijojmë ndjesinë e pasigurisë në vend. Unë mendoj se me gjithë problemet që ka sot rendi, kjo sa i përket numrit të lartë të vrasjeve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit, sërish gjendja nuk është aq e rëndë sa të justifikonte këtë prezencë të oficerëve të Gardës në shërbimin e drejtuesve të lartë të shtetit. Për mua është absolutisht e gabuar.”-tha dje ish-kryeministri Bashkim Fino. Ligji përruajtjen eVIP-ëveLigji, që sanksionon ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore, VIP-ëve, të huaj ose vendës, si dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, zbatohet në vend nga Garda e Republikës. Kjo e fundit ka për detyrë të sigurojëruajtjen dhe shoqërimin e Presidentit të Republikës, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe familjet respektive për dy të fundit. Sakaq, ruajtje duhet të sigurohet edhe për personalitetet e huaja që vizitojnë Shqipërinë dhe që janë të të njëjtit rang me personalitetet në vend. Po kështu, Garda ofron këtë shërbim për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Avokatin e Popullit,kryetarin e KQZ-së dhe një sërë njerëzish me status të caktuar.Qeveria, 14 milionë dollarë çdo vit për të ruajtur VIP-ët Qeveria parashikon që të harxhojë çdo vit rreth 14 milionë dollarë për të ruajtur personalitetet VIP, vendës apo të huaj që vizitojnë Shqipërinë, deri në 2014-n. Të paktën kështu planifikohet në përshkrimin e projektit, që ka bërë Ministria e Brendshme dhe që ka marrë miratimin e qeverisë në projekt-dokumentin e “Programit buxhetor 2012-2014”.Parashikimi për 3 vitePër tri vitet e ardhshme, numri i personaliteteve VIP që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës, e cila është në vartësi të Ministrisë së Brendshme, është statik, 100 persona çdo vit, pra 300 gjithsej për 2012-2014. Por, ndërkohë që numri qëndron i pandryshueshëm, fondet që do të shkojnë për këtë shërbim pësojnë rritje nga viti në vit. Për vitin 2012,fondi për marrjen e shërbimit të ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore është 13.7 milionë dollarë. Për vitin 2013, ky fond rritet dhe arrin në vlerën 14.4 milionë dollarë, ndërkohë, që për vitin e fundit të parashikuarnë projekt-dokument, niveli i fondit pothuajse kap 15 milionë dollarë.


Shtoni një koment
26 Komente
sokol
keshtu eshte kur e di se mbi shpine ke mekate dhe populli do me te heqe qafe 1 minute e me pare
Beni
Po nga kush ruhen keta...?
Pa Emër
Bodiguartet nuk jane te perjetshem.Edhe Nexhmija dikur kishte shume.Por sote jeton e pin kafe ku ka deshire. Ndersa populli i pershendet Dikatoret,po ashtu si dikur Ramizin apo dhe shume te tjere.Sa per Diktatoret,ata nuk kane frike JO. Se jemi mesuar si popull ti pershendesim,dhe per te vrare,vrasim shokun mikun per nje fjale goje.
Zef Kallami
Kjo liste te binde katerciperisht,jemi vertete ne demokraci. Lume kush te rroje qe ta njoh zonje(te reckosun).S.Frasheri. Numri i shoqëruesve 1 - Presidenti 24 2 – Kryetari i Kuvendit 14 3 – Kryeministri 24 4 – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 3 5 – Zv/kryeministri 9 6 – Ministri i Rendit Publik 9 7 – Zv/kryetarët e Kuvendit 3 8 – Anëtarët e Këshillit të Ministrave 3 9 – Kryetari i Gjykatës së Lartë 3 10 – Prokurori i Përgjithshëm 9 11 – Kryetari i SHISH 3 12 – Kryetari i KLSH 3 13 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë 3 14 – Avokati i Popullit 3 15 – Kryetari i KQZ 3 16 – Kryetari i partisë më të madhe të mazhorancës 3 17 – Kryetari i partisë më të madhe të opozites 3 18 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës 3 19 – Ish-Presidenti 4 20 – Ish-Kryeministri 4 21 – Ish-Kryetari i Kuvendit 2 22 – Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 2 23 – Ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë 2 24 – Ish-Prokurori i Përgjithshëm 2 25 – Ish-Ministri i Rendit Publik 2 26 – Ish-Kryetari i SHISH 2
Adhamudhi
Adhamudhi spjegon:Ne 'shtetin' e Bathores nuk arrin dot asnje politolog,sociolog apo psikolog te kuptoje se si eshte organizuar,'shteti',sistemi ekonomik e ai shoqeror.Nuk ka burre nene te dalloje shtresat e shoqerise. KUSH JETON NE KETE bJRAK kupton se kemi 3 shtresa shoqerore: -'SALISJANET'(ATLLARET)ku bejne pjese elita e bajrakut nga e majta ne te djathte qe gezojne jo vetem te drejten e 'haremit' por dhe te 'enukeve' per ti ruajtur e bere masazh e deri afrimin e uturakut prej floriri kur rrine me ore te tera nga kapslliku.Ata ne keto 22 vjet nuk kane lene gje pa provuar deri dhe perdhunim me gishta. -'BIZNESMENET'(ÇEÇENET)ose ajo pjese e shoqerise qe arriti te vjedhe diòka nga kockat qe hodhen attllaret e jane te kenaqur me thenjen:''shyqyr qe vdiq babai te hame nje top me hallve'' -'DERDIMENET'(GOMARET)-Ata qe nuk arriten te iknin nga syte kembet e jane o 'krah pune e lire' deri ne vdekje,o punetore miniere o punetore ne 'katran' si thuhet ne perendim ne te zeze .qe bejne sikur jane ne pune e presin te dalin ne pension por qe me pare vdesin. KETO TRE SHTRESA 'PERFAQESOHEN' NGA 140 PARLAMENTARE ,140 BODEgarde,140 FIRST 'LULUSHE',500-600 SHKELZENA ME GRATE E PARA E 200-300 ME GRATE E DYTA.140,SEKRETARE,140,SHOFERE,280'VILA DIMERORE E VERORE,140 'MENAXHIERE' E BANKJERE QE U ADMINISTROJNE PARATE JASHTE SHTETIT. NE 2 MILION ZGJEDHES SHQIPETARE ZGJEDHES PERFSHI DHE TE NDERUAREN GAZETARE INVESTIGATIVE SA ESHTE PROBABILITETI I SEJCILIT TA KETE KETE FAT NE KETE VEND ?PO NUK DINI TE PERGJIGJENI E KENI TE KOTE TE PYESNI 'ZOTIN' SE AI JO VETEM NA KA HARRUAR POR NA KA LENE MALLKIMIN JOZEF JANULLATUSIN DHE RAMAZAN TE PERJETSHEM.Harroheni,'ilirjanet' skane gjak shqipetari.
Zef Kallami
Sa ma shume roje e bodigarde aq ma shume demokraci. Zogu kishte Major Lleshin,ia vrane. Hoxha kishte Sulon dhe ban mire qe na informon me intervista. Berisha ka 24 dhe nen dore 129.Nuk pranon te mbaje 130 sepse kjo zeroja ne fund te vargut te numrave i duket si vorr,supersticiozit.Po as 131 nuk e pranon se nuk asht Gay. Tashti na lind nji problem me te madhin filozof Adem Demaçi. Do kisha deshire kete fond-liste shpenzimesh demokratike t’ia banim peshqesh Mandeles se Ballkanit Adem Demaçit.I cili posa erdhi ne Tirane me 1990, na shiti te mbrendeshmet e trunit te amartizuem duke kritiku vilat dhe rojet byroisteve monist.Me nji stil me te hedhur,larg e larg.-Po pse duheshin gjithe keto roje kur pushteti ishte i popullit. A merr zahmet e na ban edhe nji vizite sote,e kemi te fresket prorosine tend te çmuar prej Mandelisti. Jam kurioz,Si do ja vishe emrin aktualitetit ne kombinim me bodigardet demokrat dhe demokracine 23 vjeçare.
Mark.uk
Sokol:Kenedy ish presidenti ma popullor ne USA nga te gjith te tjert po u vra ne nendorin e vitit 1963.Manej ti mos u beso shume gazetave.Sepse 50% e tyre jane rrena 50% te pa nevojshme ka than nje plake ne laprake[ hahaha]
Mark.uk
O Fino ju nuk keni kene kryeminister po kryeministaruc.Ty te mbronin bandat e shpetimit kombtare per te ardhur ne pushtet PS.Na thuaj ndonje gje qe nuk e dime,se cfar kemi pare vete me sy nuk ka nevoj per tregimet tuaja.
vullnet
Keshilli Ministrave njofton zyrtarisht se jane 39 per Kryeministrin Kryetaren e Kuvendit Presidentin pra 13 per njeri.Pra nje e dhjeta e asaj qe shkruhet ne artikull.Eshte e nje treta e atyre qe ruanin Nanon Gjinushin etjetj.Pasi keni njerzit tuaj ne garde jepni emerat e tyre pasi Shqiperia eshte e vogel dhe tu besojme
Kosovare
Ministja e jashtme e Zvicrres nuk ka asnje Truproje ajo udhtone me Trene por per dallim nga Keta hajdutet tane ajo esht e ndershme per ata nuk ka nevoje per truproja ndesa keta hajdutet tane ne Kosove dhe Shqiperi kane nevoje per shum truproje se ne supet e tyre bartin shum mekate te Popullit
genti
Fenomeni shqiptar.Normal qe ruhen sepse bejne vetem pislleqe dhe mekate cdo dite.Nje njeri qe eshte i paster nuk pse te ruhet aq shume.Ne vendet perendimore kryeministrat dhe presidenta nganjehere nuk kane fare roje personale kur levizin per punete e tyre jashte orarit te punes..E ci duhen ne fund te fundit?.Nuk kane pse te ruhen.Nuk bejne pislleqe si ata plehrat tane.
dino
O zot,o zot per ata fare VIPASH ahqiptare.Mjere ne per VIP'at qe kemi.
tekniku
Nga se kane frike te gjithe plehrat e mesiperm qe i kane hypur ne zverk shqiptareve.Vriteni qenin ne krye dhe efekti domino do ti mrre me vehte te tjeret.
Rilind
Ore ti pa emer, i lexove kujtimet e Sulo Gradecit, shoqeruesit te E.Hoxhes? Vetem 4-5 veta kishte ai e asnje me shume.
Mr T
Po normal qe do te ruhen se nuk kane lene gje pa be ne at popull. Mu me ka rastisur te kministrin e Irlandes Bertie Ahern te ulet nga makina dhe me celes ne dore te hape deren e zyres se vet. U bera kurioz dhe pyeta disa vendas qe ishin prane meje(ishim ne nje pub duke pire nga nje gote) dhe me thane qe ishte zyra qe kishte si Deputet I asaj zone dhe qe vinte shpesh te takonte elektoratin e tij madje me thane se neqoftese vjen shpesh ktu mud edhe ta takosh duke pire nje gote Guinness . Kete e din mire edhe nipi I Saliut qe edhe ai jeton ne Irlande . Kurse kryetari i bashkise se Londres shkon me biciklete te puna dhe pa garden nga pas. Kurse kto legenat tone dojne nga 3 deri ne 129 roje mas vedit
Mark uk
Ju socialista komentues qe dhate alarmin per rojet e Berishes.Ne kohen e qeverisjes se socialiste nr i rojeve ishte 1969 persona.Kurse sot jan 1377 persona pra 592 me pake.
Pa Emër
Ky Mark uk qenka nje fodull qe nuk e ka shokun.Gjithmon nga b...a flet e komenton.
dardani
Ne historine e botes jane memorizuar njerzite e medhej te cilet i sherbyen popullit te tyre nje nga ata ishte Gandi i Indise i cili u vra si njeri i popullit qe ishte ne sherbim per popull kundra interesave te Anglise, ai nuk e njihte shoqerimin sepse ishte madhor nga Idealet si fisnik i lindur-! Keta brekdhjere si maloku doktor spordhjak i cili pervec krimeve kundra Shqiptareve dhe shitjes se trojave jo qe ka shoqerues te afte por pjesen me te madhe i ka te informacioneve te serbise, nga ish U.D.B per te cilen ky qen edhe sherben prej 30 vjetesh!
fino
jo 129,por12 mije e nenteqinde edhe ti ke qene dhe je nje nga ata qe e mbron,sigurisht per miqesi por edhe pse ke porosi nga G.
shqiptari
Diagnoza "Skizofreni" dhe " Kleoptomani" mjafton..
Zonja Lirie Berisha eshte Mjeke..ajo e njefe me mire te shoqin e saje,dhe me te drejte nuk ka cfare ti beje.As me Terapi Farmacautike.
Mark.uk
Ju pa emer:Edhe atyre te shtepis se femijes pa emer nuk i lene.Mesazhet qe merr nga b...a e te tjerve te befshin mire.Gezohem se do gjesh pune sa te doni.
pa te fare
po nga vetja kush do i ruaj pushtetaret tane?! na e shpifen njemije here. 100 vjet pavaresi per te patur 129 vete qe i ruajne. palo shtet
Zef Kallami
Pa Emër! Andej,nga e ke konstatue edhe ti vete,Markuku,ka laringun.Ndaj stonon me te gjithe komkentuesit.
FILOZOFI
Populli, nuk e di në fakt se kush është Sali Berisha tamam dhe, mund të thuhet lirisht se që prej vpas nviteve 1990, në Shqipëri nuk ka POPULL TAMAM PO, KA "KOPE ME DY KËMBË" se, po t'kish pasur POPULL TË VËRTETË, Saliu dhe edhe aq shumë e shumë TJERË NË SHQIPËRI s'do kishin pasur kund vend AS NË BIRË MIUT!?! Megjithatë, Saliu RUHET SHUMË se, AI e di mirë se kush ËSHTË NË FAKT ndonëse ende, tamam, nuk e di POPULLI-KAFSHË E POPULLI LLAÇMI!?!
FILOZOFI
Populli, nuk e di në fakt se kush është Sali Berisha tamam dhe, mund të thuhet lirisht se që prej pas nviteve 1990, në Shqipëri nuk ka POPULL TAMAM PO, KA "KOPE ME DY KËMBË" se, po t'kish pasur POPULL TË VËRTETË, Saliu dhe, edhe aq shumë e shumë TJERË NË SHQIPËRI s'do kishin pasur kund vend AS NË BIRË TË MIUT!?! Megjithatë, Saliu RUHET SHUMË se, AI e di mirë se kush ËSHTË NË FAKT ndonëse ende, tamam, nuk e di POPULLI-KAFSHË E POPULLI LLAÇMI!?!
Specia
Kot paguhen te gjithe ato shoqerues se nuk bie rrufeja ne hale se ai qe e ka ndare mendje jo te kete 24 shoqerues por te kete 240 ja kaloron ate nene ku ta kete.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 6 =