Kronikë

Tiranë, arrestohet i forti i "Myslym Shyrit"

Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit, i cili është Gjergj Cukali. Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 43-vjeçarin gjatë një operacioni të ushtruar mesditën e sotme në kryeqytet ku u sekuestrua edhe një pistoletë tip ‘Glok’ me 17 fishekë. Arrestimi i Cukalit u bë i mundur nga forcat e komisariatit numër 2 Tiranë, ndërkohë që mësohet se 43-vjeçari kërkohej për një vrasje në 5 maj 2012. 


Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kishin shpallur në kërkim këtë të fundit së bashku me Kataldo Lezhjan, pasi dyshohet se këta të dy kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur punonjësin e një firme private sigurimi, për një vend parkimi. Ngjarja mësohet se më datë 5 maj, rreth orës 16:00, 43-vjeçari Sh. Kadiu, punonjës i një kompanie private sigurimi, ka bërë kallëzim se në rrugën "Mihal Grameno", pranë Shkollës së Baletit, është kanosur me armë dhe goditur nga dy persona të paidentifikuar pas një debati mes tyre për një vend parkimi.


Kush është Gjergj Cukali?


Gjergj Cukali është njëri prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit, pasi ai së bashku me miqtë e tij Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga policia e Tiranës. Në korrik të vitit 2004, në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit. Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë i mundur lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika. Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t'u shpëtojë prangave, për t'u kapur tre vjet më vonë.


 

Shtoni një koment
10 Komente
hetuesi
asnje e dhene e sakte si nga policia dhe nga gazeta
tefik
cfare jane keta tituj ore, cfare jane keta te forte, rritur me byreke dhe domate, qenkan te forte, turp, shtet mediokerr.
luti
Ejjjj.... kur u bon t'gjith kto gangsterra qebsimpaskena njof???????
coni
Victima akoma s'din se c'esht jeta te shkoje Ta kaloi pjesen tjeter ne burg idioti te mesoj zanat te ri atje
oh sa mire qe jam tirons
te fortit e tirones ,po ku ka te fort o shoku,jeten ta merr dhe nje 15vjecar
Pa Emër
Ekzistojne akoma te fortet.Hajde se i vjen rradha dhe ketij. Varrezat jane te mbushura plote,normale aqe ju punon truri. rruge te mbare sa me te shpejte ne varreza,nese nuk kthen mendje.
Pa Emër
Po kur u arrestuan atere si jane te lire tani.Baxhelle shtet qe kemi.Atyre tani tja u lerojne ne burg.
Pa Emër
Ky ka qene maskara qe ne klase te pare/ Vjen nga nje familje funderrine. I jati shiste fara te shkolla Alqi Kondi.
brezi 84
kto qe thoni ju cuna jan cunat e tirones qe ta shkrepin ene nuk e rrujn fare jo vetem kto se kto jan pasardhesit e 1.ervin boroves2.denis gines3.median shehut4,genc ferhatit etjer po ju mylleni gojen o pabuksa
Bledi
O pa emer te dish dicka ne kete bote nga ata femite e te varfer dhe nga ata femite qe prindrit shisnin fara lule dielli te kesh frik lepur o lepur qe del pa emer se edhe une tek ajo shkolle ikja
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 9 =