Panariti: Qeveria shqiptare, plan për investitorët kinezë

Në kuadrin e vizitës së tij në Republikën Popullore të Kinës, sot ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, u prit nga zëvendëskryeministri kinez, Li Keqiang. Në fillim të takimit, Panariti vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet të dy vendeve.


Gjatë bisedës ministri Panariti u ndal në mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për bashkëpunim në fushën ekonomike, por dhe në fusha të tjera, si në kulturë, arsim, etj.


Integrimi i vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në BE, stabiliteti i tyre politik dhe ekonomik, tha ai, krijon tashmë një klimë tepër inkurajuese edhe në drejtim të integrimit të mëtejshëm të tregjeve tona, si tregje aktivë për të gjitha investimet e huaja, konkretisht dhe për ato kineze.


Ministri Panariti theksoi se qeveria shqiptare është duke u përgatitur seriozisht për t’i paraqitur palës kineze propozime dhe projekte konkrete, realizimi i të cilave do të ketë interes madhor për zhvillimin e vendit. Në këtë kuadër, ai e vuri theksin në ato fusha me interes për investimet kineze, si në energjitikë, miniera, turizëm, infrastrukturë etj., dhe se qeveria shqiptare ka krijuar për këtë të gjitha lehtësitë e nevojshme.


Zëvendëskryeministri kinez që në fillim të takimit vlerësoi marrëdhëniet tradicionale e miqësore midis dy popujve dhe vendeve tona, duke i parë ato si bazë të shëndoshë për të hapur faqe të tjera të reja në interes të tyre.


Ai vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve dhe nënvizoi se Kina e Shqipëria duhet të zhvillojnë me përparësi marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe në mënyrë të veçantë ato në fushën ekonomike, duke shtuar se qeveria kineze do të tregojë kujdes, duke krijuar më shumë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu se, qeveria kineze në të njëjtën kohë do të përkrahë kompanitë kineze të njohura, që të shfrytëzojnë të gjitha potencialet që ofron aktualisht ekonomia shqiptare.


Shtoni një koment
4 Komente
KAMUNISTI-Kinez
mbas ÇEREK SHEKULLI SHKATERRIM I VEPRES EKONOMIKE SHQIPTARO KINEZE,PANARITI KEKON INVESTIME TE TJERA PER TE KONVERTUAR GJAKUIN E SHQIPTAREVE ME SKARPET (metalurgjik) te 'ILIRJANEVE'
Tarrasi
Po ndonje plan per investitoret shqiptar kur do kete? Qe dhe ne shqiptaret mos paguajme rryshfete dhe te kemi pengesa te kota.
skyedplus
skemi pune me kinen ne! Me kinen kane pune shtetet e medhenj, dhe kina te shikoje tegjet e saj ne keto shtete! Ne te shikojme europen.
Kruja
i jane futur forcimit te miqesise shqiptaro-kineze, po ecin mbi qilimin e kuq, si keshtu, ne 99-ten kush zinte ne goje emrin e Kines damkosej komunist antikombetar enverist gjera si keto. Po tani?! politike largpamese!

Klani i berishes, nje grup i mbyllur njerezish me interesa te perbashketa klanore, ka kaluar ne EKZALTIM ndaj aleateve te medhenj USA si dikur kur kreu i ketij Klani, z. Sali Berisha, me devotshmerine karakteristike te nje komunisti konformist i bente elozhe sistemit socialist dhe denonte me zell imperializmin e eger. Klani i berishes sot ka nje gje te perbashket me z. Berisha, KONFORMIZMIN. Sot me EKZALTIM i thurren elozhe te tejskajshme sistemit kapitalist dhe denojne me zell 'komunistet'. Po Kina? elozhe...

A jane te tille demokratet?

Perkufizim: demokrat berishist eshte konformisti qe i ben elozhe cdo sistemi pamvaresisht natyres se tij. Konformisti berishist eshte socialisto-komunist, amerikanist, hitlerian, kinez, rus, dhe cdo gje tjeter e mundeshme. Po demokrat a mund te jete nje i tille? Mbase, por sigurisht me kusht qe demokracia te vije nga te tjeret. Elozhet berishiste jane per gjithcka qe vjen si triumf i te tjereve.

Elozhet e z. Berisha per NATO-n dhe LIRINE jane te njejta si elozhet e dikureshme ndaj marksizem-leninizmit dhe lirise se popujve.

Pra te jesh berishist do te thote te jesh cdo gje, komunist, kapitalist, kriminel, polic, amerikan, kinez, i virgjer, i perdale sepse je KONFORMIST ndaj PADRONIT.

Ky Klan mafjoz, konform me gjithshka produkt i te tjereve, sot 'qeveris' Shqiperine! Ky Klan, grup i mbyllur njerezish me interesa te perbashketa, eshte marjoneta e cdo padroni.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 4 =