Thellë

Metoda, si do të llogaritet vlera e tokës për kompensim


Në të njëjtin muaj që do të jetë fushata elektorale, qeveria shqiptare përfundon shqyrtimin dosjeve për kompensimin fizik të pronës për ish pronarët. Edhe pse 2013 ishte përcaktuar si viti që do të duhej të mbyllej kapitulli i kompensimit të ish pronarëve, pas ndryshimit të ligjit, vetëm në 2014-n qeveria parashikon që t’i japë zgjidhje kthimit të pronës tek të zotët. Metodologjia e re e miratuar nga Kuvendi përcakton se qeveria do të jetë institucioni që do të përcaktojnë metodologjinë për vlerën e tokës. Vlera e pronës që do të kompensohet do të nxirret bazuar në vlerën e tregut. Përllogaritja do të marrë në konsideratë treguesit mbi çmimin e tregut të shitjes së pronës së paluajtshme, llojin e pronës dhe qëllimi i përdorimit të saj. Në kategorinë e tokës do të përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyjet, livadhet dhe kullotat, si dhe trualli, pavarësisht masës dhe qëllimit publik apo privat të përdorimit të tij. Për objektet ndërtimore përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike. Vlera e pronës do të nxirret sipas metodologjisë, që do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në standardet ndërkombëtare të vlerësimit të pronës së paluajtshme.


Metodologjia


Vlerësimi i tokës në Shqipëri do të kryhet sipas standardeve të përcaktuara nga “Shoqata e Ndërkombëtare e Vlerësuesve”. Ekspertët e huaj rekomandojnë që vlera e tokës duhet të rishikohet çdo vit dhe së paku një herë në çdo katër deri në gjashtë vjet pronat duhet të inspektohen fizikisht dhe të rivlerësohen. Sipas specifikave të tokës, edhe metodologjia e cila sugjerohet nga ndërkombëtarët për vlerësimin e tokës jepet e ndryshme. Për pronat që shërbejnë si rezidencë me shumë familje ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë që vlerësimi i çmimit të tokës të shikohet në varësi nga shitjet dhe të ardhurat. Nëse tokat shiten ose të ardhurat që mund të merren prej tyre janë të larta, edhe çmimi i vlerësimit të tokës që kompensohet do të jetë më i lartë.


Sipas standardeve ndërkombëtare, qasja e të ardhurave është metoda më e përshtatshme për aplikim kur vlerësojmë pronën komerciale dhe atë industriale. Pra, nëse shitjet në këtë zonë janë të larta, atëherë dhe vlerësimi i kësaj toke do të jetë më i lartë se për tokat e tjera. Aplikimi i metodës së krahasimit të shitjeve krahasuar me vendet e pazëna përfshin mbledhjen e të dhënave të shitjes, vendosjen e të dhënave të shitjeve në harta, për llogaritjen e vlerave standarde për njësi (të tilla si vlera për metër katror apo për parcelë) sipas zonës dhe llojit të përdorimit të tokës dhe zhvillimit të hartave të vlerësimit të tokës apo tabelave të krijuara me kompjuter në të cilin shfaqet modeli vlerave. Për tokat bujqësore, ekspertët nuk rekomandojnë të shikohen shitjet, por të ardhurat që mund të merren nga këto toka pjellore. Në rastin e tokave bujqësore, standardet ndërkombëtare parashikojnë që të merren parasysh dhe qiratë e tokës. Nëse qiraja e tokave bujqësore në një zonë të caktuar do të jetë e lartë, edhe vlerësimi i kësaj toke do të jetë më i lartë.


Ministria e Drejtësisë në funksion të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të së drejtës së pronës,do të bashkërendojë veprimtaritë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, Drejtorisë së Administrimit të Shitjes së Pronës Publike, Komisionit Qeveritar të Tokës, Avokaturës së Shtetit, si dhe të çdo institucioni tjetër, veprimtaria e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi mbi këtë proces.


Çdo institucion shtetëror, veprimtaria e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi mbi procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të së drejtës së pronës është i detyruar të bashkëpunojë dhe të sigurojë informacionin apo dokumentacionin e kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe të raportojë arsyet e mospërmbushjes së një mase apo rekomandimi të kërkuar.


 


 


Pronat, Halimi: Në 2013 nis kompensimi fizik


Në 2013-n qeveria do të nisë kompensimin e ish pronarëve sipas metodologjisë së re për llogaritjen e vlerës së tokës. Gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ministri Halimi deklaroi se në 2013 do të nisin procedurat për kompensimin fizik të ish pronarëve. Muaji qershor 2013 është afati i vendosur për përfundimin e shqyrtimit të dosjeve të dorëzuara në AKKP. Në deklarimin e tij, ministri Halimi theksoi se dikasteri që ai drejton së bashku me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Shoqatat e ish- Pronarëve dhe ekspertët e huaj që asistojnë Ministrinë e Drejtësisë do të hartojnë brenda muajit hartën e re të vlerës së tokës. Kjo do të plotësojë kuadrin ligjor për t’i dhënë rrugë kompensimit dhe kthimit të pronave. “Harta e re e vlerës do të jetë në përputhje të plotë me çmimet e tregut. Miratimi i kësaj harte vlere do bëhet brenda javëve që janë në vijim për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve te pronave dhe të natyrës së pronave që do të plotësojnë të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për t’i hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. Vitin e ardhshëm do të nisë kompensimi fizik”, theksoi Halimi. Në fjalën e tij, ministri shtoi se së shpejti do të krijohet edhe regjistri elektronik për të dhënat e pronave.“Të gjithë vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të dalë nga viti 1993, deri në ditën e sotme, regjistri do t’i adoptojë me të gjithë vendimet e gjykatave që kanë ndryshuar vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave. Ky regjistër elektronik do të bëhet publik”, u shpreh Halimi.


Luis Tanushi


Shtoni një koment
4 Komente
cute demokrati
qeveritaret po marin toka ne bregdet per veten e tyre po privatizojne ekonomine shqipetare. athere cfare ngelet per tu kompesuar pronareve ,mali i dajtit apo bjeshket e namuna.pra kuptohet se ketu mungon deshira per nji kompesim real.a e shohin nderkombetaret kete babezi te pushtetareve pse nuk ju kerkohet atyre se si e kane vene kete pasuri maramendse.
Zana
Kjo nuk eshte "metoda" si do te llogaritet vlera e tokes, por "metoda"si do ti marrin votat e pronareve te tokave edhe nje here. Kete here o Sali dije mire se votat e pronareve te tokave ose sic i quani ju ish pronaret, do te jene "guri i peshores"per votimet e 2013, prandaj ose zgjidhe kete problem ne kete 6 mujor ose jep doreheqjen si i pa afte.
Zef Kallami
Hajdute ma te zellshem te vendit jane politikanet deputet dhe qeveritaret e cdo qeverie ne keto 23 vite tragjiko-komedie.Po kjo e Berishes asht AJKA e hajduterise. Pronat jane zane e ulur ndejun nga te gjithe parlamentaret dhe politikanet.Tashti asht pak veshtire ti jepet prona e zane nji tjetrit.N Ankimet mbnas kunitave,ne vete kemi hequr te zite e ullinit per te ra ne ujdi me njeri tjetrin me te zgjedhur e te matun,pozicon me hije nen hije nen diell,mbi diell.Tashti cfare duan ato.Pune e madhe se kerkojne pronat.Harrojeni!Do ju rregullojme me kompensime.Me ca fletushka many many,e ku jemi pare. Nese gjindemi ne keto kushte.E mira do ishte qe asnji njeri nuk duhet te kete prone toket.Prona ti kaloj shtetit ashtu sic e ka dhe Amerika. Amerika te furnizon me toke e me shtepi ku te duash.Toke ne pyll,bujqesi,ne det,ne mal e ne vrri vetem ban kerkesen.
charli
mashtrimi i rrades i qeverise "Berisha". le te na kthej tokat ne pronareve legjitim ne bregun e sarandes dhe pastaj te mendoj per kompesim.po ju drejtuam gjykates se Strazburgut, krye ministri sikur te shesi gjith tropojen, nuk do te mundet te na paguaj.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 1 =