Botë

Sëmuret piloti, pasagjeri shpëton avionin (VIDEO)

  • 09 Tetor 2013, 13:35

Një avion në Britaninë e Madhe duhet të bënte një ulje të detyruar, dhe kjo është bërë nga një pasagjer i rastit dhe jo nga piloti i avionit. 


Pas alarmit të pilotit, i cili është sëmurur papritur, një pasagjer është detyruar të merrte drejtimin e avionit, dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim pasagjeri.


Avioni u ul në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire”, ndërsa piloti ka vdekur disa minuta pasi është dërguar në spital. 


Roy Murrai, një nga instruktorët që ndihmoi pasagjerin në uljen e avionit, ka treguar për BBC-në se “heroi” që shpëtoi dhjetëra njerëz, nuk kishte pasur asnjë eksperiencë në drejtimin e avionëve, e megjithatë ka bërë një ulje normale dhe pa asnjë dëmtim të avionit apo lëndim të pasagjerëve. 


/Shekulli Online/ E.B./



 

Shtoni një koment
4 Komente
Pa Emër
po ndihmes piloti (copilot)ku ishte?
arben ceka
Keto qe shkruen jane perralla.Komenti me siper eshte i drejte.
Me Korrekt.
Lajmi eshte i vertete. Ketu ne Angli e kan e paraqitur shume gazeta. Por ju keni harruar te saktesoni se kemi te bejme me nje aeroplan te vogel. Se Piloti ka pesuar atak ne zemer dhe eshte shpallur i vdekur sapo aeroplani eshte ulur. Dhe sa per dijeni me te vertete kete aeroplan e ka ulur miku i pilotiit i cili ska pasur asnje trajnim per artin e fluturimit , vetem se ai punon ne ate aeroport si specialist ne nje fushe tjeter.
Copilot
E vertete....
Avioni ishte Cessna 172, nje aeroplan 4 vendesh me elike nje motor(max 1000kg). I vetmi pasagjer ka qene personi qe per cudi arriti te ule aeroplanin pas heres se katert qe e provonte ne erresire, pa ndricim(me siguri nuk e dinte si ti ndizte dritat) dhe duke bere disa(4)perplasje ne piste para se Cessna te ndalonte perfundimisht duke prishur eliken dhe pjese te karrelit te perparme te uljes. Per nje person pa eksperience, padyshim nje sfide madhore
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 2 =