Jetë

Hollivudiani Paul Walker me origjinë shqiptare

  • 23 Gusht 2012, 16:23
  • Përditësuar 16:39

LOS ANXHELOS - Paul Walker, një prej aktorëve më të njohur të brezit të ri të kineastëve në Hollivud, njihet se ka origjinë shqiptare. Pikërisht në një nga faqet më të njohura kinematografike në botë, Internet Movie Data Base – IMDB, në fillim të hyrjes së biografisë së tij të gjatë zyrtare cilësohet në anglisht origjina e tij, madje me gërma kapitale; “Paul Walker është një aktor Amerikan, me prejardhje Shqiptare”.Edhe pse nuk është një informacion zyrtar, IMDB është një web faqe nga më seriozet, që informacionet e paraqitura i ka të verifikuara. Për 39-vjeçarin Paul William Walker IV thuhet se u bë mjaft i njohur në 1999 pas rolit të tij në filmin Varsity Blues. Ka punuar si fashion model, ka qenë anëtar i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ndryshe Kisha e Mormonëve, ka punuar që në fillimet e tij në televizion, më pas ka shkruar filma-komedi.   Bashkë me motrën, Ashlie, mori pjesë në 1988 në një show-lojë, I'm Telling!. Duke vijuar me film pas filmi. Ai u bë i njohur në filmat The Fast and the Furious, Into the Blue dhe Eight Below, Highway to Heaven, Who's the Boss?, The Young and the Restless and Touched by an Angel etj. Filmat kanë arkëtuar mbi $1.1 bilionë dollarë. Është shfaqur edhe në National Geographic Channel në një seri programesh etj.


Përgatiti: M.Alla

Shtoni një koment
13 Komente
rada
Nga cili brez i 10-te eshte shqiptar? Dhe po qe e vertete se eshte brezi i 20-te shqiptar, cfare ka te beje me krenarine shqiptare?!! "Germo o Tare Germo,se aty do te gjesh....". Sa kohe e humber neper faqe interneti!!!
shqiptare
po skemi pune tjeter se i kemi vene ne terezi hallet tona dhe s'po na ze gjumi tani se ky na qenka me origjine shqiptare. edhe po te jete cfare pastaj? qofte mire atke ku eshte.ai rrezik se ka iden nga bie shqiperia sic nuk e kane 99% te njerezve ne SHBA. shqiptar eshte ai qe rri ne vend te tij dhe punon per shqiperine. edhe ne qe jemi emigrante aktualisht do na humbi identiteti pas jo me shume se nje gjenerate e lindur jashte territorit tone.
dapi
po po,,,e njoh une kete,,eshte nga berati,se ata jane te bardhe,te gjate,dhe me sy blu! Sikur ta dija,,,nje beratas eshte qerratai
Pa Emër
nje gje dihet qe eshte rrace e bardhe.
me siguri eshte me gjak shqiptari po ta marrim per baze cfare thoni ju te gazetes ose ata para jush,por ka cerekun e cerekut te cerekut te cerekut II-II-II- te gjakut shqiptar e keshtu me radhe na del asgje fare. amerikanet e perzier kur i pyet thone: nje cerek kinez, nje cerek zezak nje cerek i bardhe nje cerek hispanik,edhe ketij hajde gjeja ketij dellin shqiptar.
Pa Emër
Ca eshte e lezecme, emrin e tij e shkruajne sakte, Paul Walker, ndersa te motres ia shkruajne Ashlie
Pa Emër
po ja fusin kot, se ne faqen zyrtare te Paul Walker eshte shkruar qe eshte Nativ (origjine) nga California.
Origjina shqiptare qe eshte hedhur ne Wikipedia, mund ta kkete shkruar kushdo.
Do jete ndonje shaka pa kripe
Pa Emër
Ore mashtrusa qe doni qe Te gjithe Te pasurit Te zgjuarit Te bukurit Te jene Shqiptar ky eshte nje mashtrim
:)
rada te drejte ke :)
Pa Emër
Shpejt,ta ftoje Sala per 100 vjetorin, se po afron.Ti japin edhe nenshtetesine shqiptare dhe te beje nje vizite ne Shqiperi,ku mbas vizitet te thote qe ka ngel i mahnitur nga vendi.Shpejt.
ben
Nje cike si pa lidhje ky per shqiptar,por nejse,cfare nuk ndodh.
lina
Sidomos nga syte duket qe eshte 14 karat albanian,ha ha ha
Dulliken
A ka than Ai se ka prejardhje shqipe
ina
Gjithmon kur njerzit amerikan te famshem vdesin .. dalin gjithmon shqiptar .. :(
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 3 =