Extra

Mehmeti një superplan për mbrojtjen

Leonard Veizi


Ushtria ishte goditur fort mes viteve 1974-1975. “Teoria e rrëshqitjes” bëri që tre nga krerët e saj, gjeneralë të luftës e të paqes, të pushkatoheshin. Shumë të tjerë përfunduan në “seksioni e mesit” të burgut të Burrelit. Pas tronditjes, do të fillonte një epokë e re. Kryeministri Mehmet Shehu, do të merrte mbi vete dhe riskun e Ministrit të Mbrojtjes, në kolltukun e të cilit qëndroi të paktën 6-të vjet...


...Themra e Akilit ishte “plani operativ i mbrojtjes”. Deri në mesin e viteve ’70 ushtria shqiptare nuk e kishte një të tillë, por menjëherë pas, eliminimit të “kastës” kur Mehmet Shehu mori në dorë frenat e ministrisë së Mbrojtjes, urdhëroi punimi e një materiali të hollësishëm për mbrojtjen e vendit. Serjan Halili, ish drejtori i drejtorisë së Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë rrëfen se si u hartua në ushtri plani operativ i mbrojtjes, ku rolin kryesor në ideimin dhe zbatimin e tij padyshim e kishte Mehmet Shehut:


Cila është puna më e madhe shkencore realizuar në kuadër të mbrojtjes?


Që të mos ketë mundësi të mburret njeri, them me bindje se këtë punë e ka bërë vetë Mehmet Shehu, dhe ajo kishte të bënte me përgatitjen në ushtri të planit operativ të mbrojtjes. Pas urdhrit të Mehmet Shehut, komanda u angazhua për hartimin e këtij plani që në fakt ishte jo vetëm një ide kryeministrit, por dhe puna e tij direket. Ishte një plan tërësisht shkencor. Fillimisht kur na u dha kjo detyrë ne nuk dinim nga t’ia fillonim. Në ekip, si pjesëmarrës në trajtimin e këtij materiali, ishim; Mehmet Shehu, unë dhe dy ushtarakë të tjerë të lartë. Për të paktën 10 ditë punuam tek “Vila e Zogut” në Durrës. Mehmeti ishte shumë rigoroz në detyrë. Ai kërkoi që të gjitha dokumentet, pasi të mbaronte puna, të futeshin në një kasafortë të madhe në dhomën e tij të gjumit në ambientet e vilës dhe të rimerreshin të nesërmen në mëngjes. Nuk toleronte në këtë rast edhe pse në Vilë nuk kishte mundësi të futej këmbë njeriu, për shkak të katër rrethimeve që bëheshin nga Garda e Republikës dhe sigurimi i tij personal. 


Çfarë u trajtua në material?


U trajtuan; operacioni mbrojtës nga desanti ajror, mbrojtja strategjike, mësymja, kundërgoditja dhe kundërmësymja. Plani u zbërthye në detaj nga Armata deri në Batalion. Mehmeti ishte njohës i përsosur i terrenit. Ishte vetë ai që përcaktoi se si do të bëhej kundërmësymja e një batalioni, e njësive më të mëdha e deri te mësymja e përgjithshme.


Do të njihej Komandanti i Përgjithshëm me këtë plan?


Pa diskutim. Mehmeti ia çoi Komandantit të Përgjithshëm këtë plan për miratim. Enver Hoxha pasi e pa mirë dhe mori sqarimet e nevojshme, e ka përqafuar Mehmetin dhe ia ka lënë porosi që të falënderonte dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit për punën e bërë. Ai e vlerësoi lart planin operativ të mbrojtjes.


Cila ishte e veçanta e këtij plani?


Në planin operativ u bë trajtimi i desantit ajror dhe zbarkimi i desantit detar. Por materiali nuk u mbështet mbi përvojën e Luftës së Dytë Botërore por u bazua mbi bazën e përgatitjes më të mirë botërore duke marrë këtu shembull dhe nga NATO e Traktati i Varshavës. 


Do testohej plani operativ?


Ç’është e vërteta pas përfundimit të planit operativo-strategjik u bë e para stërvitje tepër e befasishme komando-shtabi tre shkallësh, Korpus-Brigadë-Batalion. Kjo stërvitje u bë me korpusin e Fierit ku komandant ishte Myfit Bardhi. Mehmet Shehu e ndoqi vetë të gjithë zhvillimin e stërvitjes. Gjatë stërvitjes u trajtuan; operacioni për dëmtimin, bllokimin dhe asgjësimin e desantit ajror. U organizua operacioni i mbrojtjes në bregdet si dhe operacioni kundërgoditës. Të gjitha këto u zhvilluan në bazë të detyrës reale luftarake. Llogaritej që një brigadë këmbësorie bregdetare të kishte 5 batalione 2 art-mitraljer dhe 3 këmbësori. Raporti i forcave ndryshonte. Ai ishte 1 në mbrojtje me 3 kundërshtarë gjatë mbrojtjes. Kur kalohej në mësymje raporti kthehej në 3 në favorin tonë me 1 të kundërshtarit.


A u vërejtën probleme nga plani teorik në atë praktik?


Në bazë të përvojës në stërvitje u arrit në përfundimin se kishte një problem. Ndërlidhja funksiononte nga lart poshtë, me telefona e radio ndërlidhje që kishin dhe komandantët e kompanisë e të togës. Por skuadra dilte jashtë luftimit pasi komandanti i saj nuk arrite të urdhëronte dot ushtarët që ndodheshin nëpër pozicione zjarri. Zakonisht këto merreshin vesh me shenja sinjalizuese por në rast lufte edhe kjo binte për shkak të zhurmave të artilerisë. Atëherë këtë ia parashtruam Mehmet Shehut i cili mendoi se ushtarët duhet të kishin një aparat marrës në helmetë, me të cilën të dëgjonin urdhrat që do tu jepte komandanti i skuadrës. Atëherë ai urdhëroi që të furnizohej ushtria me të tilla aparate. Por kjo, pas vetëvrasjes së tij nuk u vu në zbatim.


 


Stërvitjet e mëdha u bënë për të testuar ushtrinë 


Asnjë stërvitje nuk mund të ishte e rastësishme apo jashtë një konteksti të caktuar. Të paktën “Shebeniku 80” dhe “Taraboshi 83” që kishte si synim rimarrjen e territoreve të humbura dhe rivendosjen e vijës së kufirit, kanë qenë në mbështetje të planit “Shpërthimi” për marrjen e Kosovës. Një gjë të tillë e konfirmon për gazetën “Shekulli”edhe drejtori i drejtorisë së Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë, Serjan Halili. Që ekzistonte plani “Shpërthimi” natyrisht që këtë e dinin vetëm katër veta; Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Veli Llakaj e Maliq Sadushi. Edhe unë vetë jam ngarkuar për të bërë llogaritje të ndryshme që detajoheshin tek “Shpërthimi”. Gjithçka me urdhër të Mehmet Shehut. Por në fakt unë nuk e dija se ku planëzoheshin ato. Vetëm kryeja detyrën për atë segment që më ngarkohej. Mund të them se “Shebeniku 80”, kishte të bënte me planin “Shpërthimi”. Ajo ishte një stërvitje shumë e madhe, më e madhja e bërë ndonjëherë, jo vetëm nga ushtria shqiptare por dhe më tej. Dua të them se nga materialet sekret që më binin në dorë për shkak të pozicionit si Drejtor, por dhe më pas kur drejtoja punën shkencore ne Akademinë Ushtarake, kam lexuar se NATO- apo traktatit të Varshavës kishte realizuar stërvitje të mëdha me 70-80 deri në 85 mijë trupa. Por stërvitje me 150 mijë trupa ndodhi vetëm tek ne. Dhe padyshim kjo e kishte një qëllim. Në këtë stërvitje u përfshinë dy grupime, ai i Tiranës dhe Elbasanit, korpusi i Burrelit, të gjitha Forcat Vullnetare të rajonit, tanket, aviacioni, artileria, kimia si dhe dy brigada xheniere, një për ndërtimin e urave dhe një për minim. Rol të madh kishte dhe prapavija, pasi 150 mijë trupa duheshin mbajtur me ushqim dhe për këtë u vunë në funksion shumë struktura të pushtetit lokal” 


Si u fut përgatitja psikologjike në ushtri


Duke folur për marrëdhëniet e kuadrit ushtarak me Mehmet Shehun, Serjan Halili thotë: “Për Mehmet Shehun si ministër Mbrojtje ruaj kujtimet më të mira. Nëse punoje me të, ai të trajtonte si djalin e tij. Interesohej dhe për gjërat më të vogla. Nëse gaboje atje ku s’duhej të fuste në dhe. Ishte shumë i zoti dhe autoritar. Një herë, punën time të një dite dhe nate së bashku ai e pa për pak minuta dhe si vuri gishtin mbi një shifër më tha se kisha bërë një llogaritje gabim. E kundërshtova por ai vazhdoi me të tijën. Atëherë u detyrova të ribëja dhe nj herë të gjitha llogaritjet dhe doli se atje ku ai kishte vënë gishtin kishte qenë vërtet një gabim. Mehmet Shehu sapo mbaronte punë me ushtrinë ai i përkushtohej sektorëve të tjerë të vendit, industrisë, bujqësisë dhe drejtonte me të njëjtën kompetencë. Për sa i përket ushtrisë Mehmeti donte që çdo stërvitje të bëhej në kushte reale, gati si në kushtet e luftës. Për sa kohë ai ishte ministër Mbrojtje autoriteti i ushtrisë u rrit. Pati më tepër angazhim në terren. Në ato vite u fut edhe përgatitja psikologjike ku më e vështira ishte kalimi i ushtarëve nën tank. Na kishte qëlluar që kur dilnin tanket ushtarët trembeshin e vraponin nga frika se mos binin nën zinxhirët e tij. Përgatitja psikologjike pasi si synim përgatitjen e ushtarëve ku tanku mund të kalonte sipër tyre, mbi trashe apo nëpër gropa ku strehoheshin. Pra qëllimi ishte, nëse stërvitesh si duhesh tanku nuk të bën do gjë, dhe pasi mbijeton nga zinxhirët e tij mund ta asgjësosh kur di dhe pikat e tij delikate. Kjo doli me sukses. Njëkohësisht e ideuar prej Mehmet Shehut, u zhvilluan në të gjithë ushtrinë stërvitja: “Kompania e këmbësorisë në mësyje me qitje luftarake me fishekë realë dhe me pjesëmarrjen e armatimeve të tjera”. U bënë stërvitje në të gjithë ushtrinë dhe megjithëse ushtarët qëllonin me fishekë të vërtetë në sulm e sipër duke vrapuar, nuk na u vra asnjë njeri. Njëkohësisht me porosi të Mehmet Shehut u punua në Akademi për “raportin e gjitharmëshit” në programin studimor. Në bazë të studimit u arrit të konkluzionin se në program gjitharmëshi të zinte vend jo më pak se 65 për qind, ku prioritet ti jepej “zgjidhja e detyrave të shkurtra”. Por më vjen keq se një pjesë të gjërave që u vunë për mbarë nuk u zbatuan më pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe pushkatimit të Kadri Hazbiut”


Karriera e një drejtuesi ushtrie


Në karrierën e tij si ushtarak aktiv, Serjan Halili thotë se i ka provuar postet; komandant kompanie, komandant brigade, shef stërvitje i Grupimit të Tiranës, drejtor Drejtorie në MM e për të dalë në rezervë si shef i Degës Shkencore pranë Akademisë Ushtarake. Pas përfundimit të shkollës “Skënderbej”, vazhdoi Shkollën e Bashkuar dhe në vitin 1964 titullohet oficer. Në vitet ‘71-‘73 ndjek Akademinë Ushtarake e më pas Kursin e lartë të Filozofisë. 


Vlerësimi pas stërvitjes


“Stërvitja e Bërzeshtë në Librazhd ishte dhe stërvitja e fundit që ndoqi Mehmet Shehu. Ishte fundi i shtatorit të vitit 1981. Stërvitja u emërtua: “Batalioni i këmbësorisë në mësymje për rimarrjen e rajonit të fortifikuar, nga shpina”. Kjo stërvitje gjithashtu u bë në bazë të materialit teorik të hartuar nga Mehmet Shehu i cili e ideoi dhe zhvilloi vetë këtë stërvitje. Ai jo vetëm e ndoqi nga fillimi në fund por bëri dhe konkluzionet. Për herë të parë dëgjova Mehmetin të jepte një vlerësim “më shumë se mirë”, pasi ai në përgjithësi jepte vlerësimin “mjaftueshëm”. Kjo stërvitje sipas planifikimit të ri do të shërbente si bazë për stërvitjen në të gjithë ushtrinë”, rrëfen Serjan Halili.


Vetëvrasja e Kryeministrit


Ai është i bindur se Mehmet Shehu ka kryer vetëvrasje dhe asgjë më shumë. Këtë bindje të tij ai e bazon të faktin se Mehmet Shehu e njihte mirë skemën që do të përdorej për eliminimin e tij. Serjan Halili thotë: “Në orën 09.00 të datës 18 dhjetor 1981 thirrën në sallën e kolegjiumit të MM kuadrot kryesore, zv/ministrat dhe drejtoret e drejtorive. Erdhi ministri Kadri Hazbiu. Dukej që ishte shumë i shqetësuar, sa i ishin ngritur flokët përpjetë. Tha vetëm pak fjalë: “Me porosi të shokut Enver ju komunikoj se Mehmet Shehu vrau veten. Partia e dënon aktin e vetëvrasjes. Të merren masa për forcimin e gatishmërisë”. Pasi na dha dhe disa porosi të tjera ai iku me shpejtësi për në Ministrinë e Brendshme ku do të bënte të njëjtën gjë me kuadrot kryesore të saj.


Nën drejtimin e Kadri Hazbiut


Serjan Halili, duke iu referuar punës së tij me ministrin pasardhës, që për të paktën dy vjet me radhë ishte Kadri Hazbiu, thotë: “Nuk mund të them se Kadri Hazbiu ishte njohës shumë i mirë i anës ushtarake, por ai ishte një organizator i shkëlqyer. Dinte të kërkonte llogari për porositë që jepte dhe ai donte që gjithçka të zbatohej një për një. Gjatë periudhës së tij si ministër i Mbrojtjes, i dha prioritet përgatitjes së komandave e shtabeve nëpërmjet organizimit të stërvitjeve të ndryshme komando-shtabi dhe me trupa. Kadriu ishte masiovik. Ai e bëri traditë t’u organizonte ditëlindjet kuadrove të Ministrisë. Për të më uruar ditëlindjen më ka bërë një vizitë në shtëpi”.


Shtoni një koment
6 Komente
Pa Emër
PAVARESISHT SISTEMIT NE SE JEMI OSE JO DAKORD ATA ISHIN BURRA SHTETI.KRAHASOJINI ME PUSHTETARET E SOTEM....
spartaku
Atdheu yne ka patur LISA qe nuk mund ti lekundete as furtune e as termet.Memet Shehu me kuadro te tjere dhe Enver hoxha si udheheqes nuk mund te zevendesohen me sote.Ne ate kohe mund te thoshe me plot bindje se vendi kishte zot.Ata i vinin kufirin te thana kujtdo qe kerkonte te prekte kufijete shqiperise.Sote Qeveria tradhetare e Saliut kerkon qe ti heq nje pjese te turpit te shqipoerise e tja dhuroi Grekut siç eshte rasit i 300 km teritor uje.Nje dite kjo qeveri ne mos sote,neser do ti paguaj e do jap llogari perpara popullit qe ai po e mashtron.
Pa(k) Diskutim
Ata burrat e shtetit qe thoni juvej, ishin burra kriminele. Mehmet Shehu ka vrare me doren e vet ne malet e Mirdites kushedi sa vete; Kadri Hazbiu ishte krye-sigurimsi i nomenklatures, ndersa Enver Hoxha, ideatori xhelat i krimeve komuniste ne pergjithesi, dhe ketyre dy "burrave" lart, ne veçanti.
renato
akoma me kto prralla ju ? po ska me qorra tashti o trim vetem ca nostalgjik se xhajet me kapell republikane sa vijn e paksohen na hapet barkun me kto lajme
spartaku
Nqs ata kane vrare ,kane vrare kriminelet qe nuk linin rehat popullin.Populli ne ate qeveri te Enver Hoxhes ishte shume i sigurt dhe i qet.Po ju o qorra qe flisni keq jini nga ata qe merrni pjese me kriminel dhe mund te jini kriminel qe rroni mbi djersen e te tjerve duke grabitur popullin e pafajshem.Ju beni keshtu se fajin e ka Saliu qe u le te lire te vrisni e te vidheni çdo gje.Kjo ju pelqen juve njerez te paskrupullt.
pamiko
ME HABIT NJE FAKT ,KAQE MEDIOKER JANE KETA NJEREZ ,SIDOMOS RINIA,NUK E KUPTONI QE ATA NJEREZ NUK VIJNE ME NE VENDIN TONE ,ATA QE KOMANDOJNE SOT JANE PLOTESISHT TE PAAFTE TE BEJNE NJE TE MIJTEN E ATYRE QE KANE BERE ATA ,VINI LLOGJIKEN NE ARSYETIMIN E PROBLEMEVE ,MOS ME KRAHASONI FUNDERINA SI KETA TE SOTMIT ME PUSHTETARET E ATEHERESHEM ,ATEHERE SHTETI ECTE KOMPAKT ,PUNOHEJ FRONTALISHT ,PUNOHEJ ME NDJENJE PERGJEGJESIE TOTALE ,,,,,,,,(E KUJT JA THUA MOJ KUJT JA THUA.....,KA THENE jOVAN Bregu )
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 9 =