9 zonat më të ndotura në Shqipëri

Qindra mijëra kilogramë mbetje cianuri, kimikate, pesticide, mbetje metalesh të rënda, gjenden prej dekadash  në 31 zonat të cilësuara si 'hot spote'. 


Ekspertët, të cilët kanë kryer një studim, mbi ndikimin në mjedis kanë renditur 9 zonat më të ndotura, me mbetje të rrezikshme dhe Elbasani gjenden në krye të listës. Për rehabilitimin e plotë të këtyre 9 zonave, që gjenden të shtrira ne Tiranë, Berat, Përrenjas, Korçë, Elbasan, Rrëshen kërkohen rreth 620 milionë euro dhe 320 mijë euro për ndërhyrjet operative. 


Në krye të listës së 9 zonave më të ndotura, mbetet Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit në Elbasan. Prej disa dekadash në këtë zonë gjenden rreth 400 mijë metër kub mbetje industriale me përmbajtje metalesh të renda, tejet të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.


Ekspertët kanë sqaruar se rrezikshmëria e këtyre zonave tek njerëzit lidhet me kontaktin fizik. Nëse pranë këtyre zonave jetojnë familje, atëherë shëndeti i tyre është i rrezikuar.


Sipas Ministrisë së Mjedisit, kompanitë koncensionare duhet të paguajnë koston për rehabilitimin e këtyre zonave. /TCH/


 


Zonat më  të ndotura                                          Mbetjet e rrezikshme 


1. Alba Film ish-Kinostudio ( Tiranë)                     50 gr kripëra cianuri dhe 15.700 kg mbetje të tjera


2. Ndërrmarja Dajti ( Tiranë)                                759 kg përzierje të cianurit


3. Fabrika e baterive (Berat)                                Metale të rënda, Pb,Cd, Ni


4.Miniera e ( Përrenjasit )                                    Metale të rënda


5.Miniera e Bitinckës( Korçë)                                Metale të rënda


6.Dampa e Shllameve të Fe-Ni                             Metale të rënda


7.Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit( Elbasan )         400,000m kub mbetje  industriale 


8.Dampa e pesticideve (Rrëshen)                         Metale të rënda, pestice


9.Uzina e tekstileve Berat                                    126 ton kimikate  80 kg amoniak

Shtoni një koment
1 Komente
Pa Emër
elbasani sa here qe kam kaluar ne te mbeturinat dhe ajri jo i paster me le x te deshiruar
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 9 =