Advertisement
Sociale

Afati dhe procedura për regjistrimet në kopshtet shtetërore

Albina Hoxha


Prej datës 27 të këtij gushti kanë filluar regjistrimet për në kopshtet dhe çerdhet shtetërore të Tiranës. Procesi i regjistrimit zhvillohet pranë Drejtorisë Arsimore të kryeqytetit dhe sipas drejtuesve të saj, po vijon normalisht me përjashtim të ditës së parë e cila ka pasur fluks prindërish të interesuar. 


Afati, deri në 7 shtator 


Puna është e ndarë sipas njësive bashkiake. Regjistruesit pranë DAR, thanë dje për “Shekullin” se prindërit e interesuar për regjistrim, duhet të kenë me vete një certifikatë familjare, vërtetimin e fëmijës që ka kryer ciklin e rregullt të vaksinave të detyruara si dhe një vërtetim që është banor i lagjes. Procesi i regjistrimit ka si afat përfundimtar datën 7 shtator. Tri ditë pas mbylljes së regjistrimeve, në datën 10 shtator, fëmijët do të nisin të shkojnë në kopsht. 


Në Tiranë, 42 kopshte


 42 kopshte janë gati për të pritur fëmijët, ndërsa një kopsht në zonën e Shkozës do të jetë gati po në 10 shtator. Përgjegjësja e kopshteve në Tiranë pranë Drejtorisë Arsimore tha dje se interesimi i prindërve ka qenë në rritje, por “nuk janë krijuar radhë me përkopshte jashtim të ditës së parë”. “Për fat të mirë këtë vit kemi punuar normalisht dhe jo me orar të zgjatur. 42 kopshte janë në gatishmëri për pritjen e fëmijëve pas disa rikonstruksioneve të domosdoshme. Këtë vit do të hapet edhe një kopsht i ri në zonën e Shkozës. Në këtë zonë ishte i domosdoshëm krijimi i një kopshti dhe në datën 10 kopshti do të jetë gati” – tha dje për “Shekullin” Jonida Matohiti. 


Vetëm fëmijë të zones


 Enkeleda Veziu, një nga prindërit që gjejmë në zyrat e DAR, sapo ka regjistruar djalin në kopsht si dhe vajzën në shkollë. Ankthi i këtyre historive janë radhët e gjata dhe paqartësitë për të cilat nevojiten vazhdimisht sqarime, por Veziu shprehet se procedura këtë vit ishte më e thjeshtë. “Nuk kishte radhë të gjata, ato janë tmerr”, -shprehet ajo. Shmangia e radhëve të gjata është e lehtë nëse procedurat zbatohen me përpikmëri dhe nuk u lihet vend ndërhyrjeve e miqësive. “Në çdo kopsht do të regjistrohen vetëm fëmijët e njësisë bashkiake që i korrespondon zonës së kopshtit. Nuk do të ketë kalime të një natyre që i ndërlikon gjërat. Ashtu siç ndodh me shkollat e njëjta gjë vlen edhe për kopshtet” – thotë Matohiti.  


 Dokumentat që u nevojiten prindërve për regjistrim 


-Një certifikatë familjare. -Një vërtetim i fëmijës që ka bërë vaksinat. -Një vërtetim që është banor i lagjes.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
3 Komente
off
nje pyetje kisha, kjo superyll tek foto kush eshte
Albina Hoxha
Eshte Jonida Matohiti ne foto
off
flm Albina per informacionin.

Shtoni një koment

5 + 5 =