Jetë

"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën

Orjona Braimllari 


Striptizmi kohët e fundit është bërë tendenca më e re në kryeqytet por jo vetëm. Nëse kohë më parë ka qenë tabu të flisje për striptizmin, tashmë është bërë diçka normale dhe e praktikueshme. Sot në shumicën e klubeve në kryeqytet muzika e dixheit shoqërohet me performancën e vajzave striptise, i tillë është edhe personazhi jonë me pseudonimin Nikita. Para disa kohësh ajo ka xhiruar video klipin e këngës më të fundit të këngëtarit Seldi. Përveçse skenave erotike në shumicën e sekuencave të filmuara, në fund të video klipit zhvishet pothuajse nudo. Për tu informuar pak më shumë “Shekulli” kontaktoi me vetë personazhin, e cila nuk nguroi aspak të tregonte detaje mbi këtë eksperiencë. Ajo është vetëm 19 vjeç dhe ka pak kohë që ushtron striptizmin si profesion, gjithashtu ka pak kohë që ka hapur biznesin e saj në Gjirokastër ku performon nudo për të gjithë pjesëmarrësit, së bashku me striptiste të tjera.  


Nikita ju jeni pjesë e video klipit të këngës, “Jam bo tap”. Si lindi ideja për të xhiruar këtë video klip?


 Unë kam mbaruar studimet jashtë vendit për “break dance” dhe gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi. Bashkëpunimi me Seldin ka lindur krejt rastësisht. Unë ndodhesha në një prej parukerive në zonën e ish bllokut ku takova dhe Seldin. Iniciatori kryesor i bashkëpunimit ishte vetë parukieri, i cili e hodhi si ide duke më njohur mua tipin. Meqenëse Seldi ishte duke u marrë me xhirimet e klipit të tij, pas sugjerimit të marrë nga parukieri ai pranoi dhe më bëri ofertën. 


Çfarë të tërhoqi për të qenë pjesë e atij klipi?


 Të isha pjesë e këtij klipi ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Duke menduar që unë jam kubiste dhe striptiste e pashë të arsyeshme se do të më ndihmonte në karrierën time. Tani kam arritur të nxjerr si përfundim se vërtet performanca ime në atë klip më ka ndihmuar shumë të njihem në profesionin tim.


A mendon se ky klip u bë i njohur dhe ka marrë më shumë klikime për shkak të performancës tuaj? 


Unë nuk mund të them se kënga u bë e njohur për shkak të prezencës sime në klip apo për shkak të zhveshjes, pasi dhe vetë kënga është e bukur. Ajo që them me siguri të plotë është fakti që të gjithë njerëzit kur shohin të shfaqet diçka e pazakontë bëhen kuriozë, habiten dhe e shohin. Kënga ka marrë vërtet shumë klikime dhe unë jam e kënaqur për këtë fakt, pasi është meritë edhe e vetë këngëtarit, por edhe performancës sime në klip. 


Si të bën të ndihesh fakti që solle diçka të re, që nuk kishte ndodhur më parë? 


Ndihem shumë mirë. Më pëlqen të provoj gjëra të reja apo të bëj diçka që askush nuk ka tentuar ta provojë dhe do vazhdoj të bëj gjëra ekstreme, pasi ky është pasioni im. Nuk do ta privoja veten për asgjë, unë kjo jam dhe sillem ashtu si ndihem unë rehat pa pasur kompleksin më të vogël dhe pa e privuar veten si shumica e femrave. Jam e bindur dhe njoh mjaft raste që femrat kanë dëshirë të bëjnë të njëjtën performancë, por nuk i lejon opinioni i të tjerëve. Mendoj se shumica që e kanë parë video klipin, kanë vënë re se unë shfaqem me fytyrën time pa u fshehur nën petkun e ndonjë maske. Kjo do të thotë që ndihem mirë kur jam vetvetja pa u fshehur aspak. 


Sa e vështirë është ta ushtrosh këtë  profesion në Shqipëri?


 Nuk mund të them absolutisht që është e lehtë, por në të njëjtën kohë s’mund të them që është e vështirë. Jam e mendimit se nëse vërtet diçka e ke pasion do ta realizoje kudo që të ishe. Asgjë nuk është e pamundur, sigurisht që e vështirë ka qenë por vetëm në fillimet e mia tani jo më, pasi jam ambientuar dhe mësuar me çdo gjë. 


Aktualisht me çfarë po merresh? 


Ka pak kohë që kam hapur biznesin tim në Gjirokastër ku edhe performoj bashkë me vajza të tjera për klientët e lokalit. Aktualisht jam e përqendruar aty, por kjo nuk do të thotë që i them jo ndonjë ftese për të performuar në ndonjë ambient tjetër. 


Klientët e lokalit janë njerëz të rastësishëm apo ka dhe vipa mes tyre?


 Klientët janë të ndryshëm, por sigurisht që bëhet fjalë për persona të cilët janë të pasur. Mes klientëve ka dhe vipa që e frekuentojnë. 


A ndodh që klientët e lokalit të kërkojnë marrëdhënie intime me ju?


 Në fakt klientët e lokalit edhe mund të kërkojnë, pasi vetë profesioni është i tillë. Deri tani nuk ka ndodhur pasi ne qëndrojmë në tavolinat e klientëve të zgjedhur nga ne. 


Sa shkojnë fitimet për një natë?


 Ky është një profesion që jashtë është vërtet shumë i paguar. Të ardhurat fillojnë nga 20.000 lekë e sipër.


Historia e striptizmit 


Keni menduar ndonjëherë se pasi kthehemi nga një ditë e lodhshme pune zhvishemi duke i hedhur rrobat vend e pa vend? Nëse do të kishit atmosferën e dukur dhe lëvizjet sensuale, ju do ta kthenit situatën nga një aksion i përditshëm zhveshje në art. Origjina e striptizmit është më e vjetër nga sa mund të mendohet, që në antikitet ka qenë i përhapur si fenomen. Sipas disa dëshmive, striptizmi i parë e ka fillesën në Romën e lashtë. Striptizmi mund të ndahet në dy tipe: striptizëm privat, që mund të ekspozohesh vetëm në sy të partnerit për ta joshur atë dhe ai erotik.


 Striprizmi erotik përgjithësisht praktikohet në klabet e natës, ku dy ose më shumë vajza kërcejnë dhe zhvishen në mënyrë sensuale përpara një publiku. Shumë kohë më parë, në Paris ndodhej ambienti më i famshëm i këtij lloji në nivel internacional, i  quajtur Moulin Rouge. Edhe në ditët e sotme, në po atë ambient vazhdojnë të trajnohen vajza se si të ushtrojnë striptizmin. 


Mashkulli nga vetë natyra është i tërhequr nga nudo-ja femër, ndërsa striptizmi është një stimul i ndjenjave, i cili përmes një loje joshëse kërkon të arrijë rezultatin final, më saktë trupi nudo. Kjo situatë është provokim që të vë në dilemë mes të parit dhe të mos parit, por pritja për të arritur deri te rezultati final bëhet e pa rezistueshme për sytë e meshkujve. 


Disa nga aktorët më të famshëm të Hollivudit kanë praktikuar striptizmin në filmat e tyre. Sophia Loren, e cila në filmin me titull “Dje, sot, nesër” zhvishet para aktorit Marcello Mastoriani-t, por edhe lëvizjet sensuale të Kim Besinger në filmin “Nëntë javë e gjysëm” si dhe Demi Moore me kërcimin në prehër në filmin “Striptease”.    


Shtoni një koment
15 Komente
turp
degjenerim total i shoqerise, kjo eshte pika me fundrrime e llumit te shoqerise moderne ku po bejme pjese, tashme edhe pse jemi ne post-modernizem materialistet e frymezuar nga njeriu perfitues qe krijoi marksi,darvini dhe lenini jane tashme kembekryqur ne rrethin tone.
o shqiptare po ku je more burri dhe poseduesi i maleve dhe i fushave te kahershme??? perse qendrron i fshehur nen stehen e stucit siç pula e dalur nga uji i embel??? ku e ke traditen burrerore dhe vlerat fetare. ku i ke normat shoqerore dhe ndjenjat shpirterore.
njerez te perdale po arrijne te na bejne ate qe nuk na e kane bere pushtuesit qe ne kohen e romes se lashte.
turp turp turp ....
femer vlonjate
Che brutta!Te pakten te ishte pak me e bukur.
ca gallate
sa kam qeshur kur thote kam mbaruar studimet jashte per break dance,hahahaha me lot
FLORA
Shembulli me i rrezikshem i shoqris qe mbarojn me vrasje burgje e shum te zeza tjera Allahu na drejtoft te gjithve ,cfar familje kan keta te reja .O njerez besoni Allahun hak se mos frika nga krijuesi i gjithsis sjell bela te medhaja qe zdin nga te vin...turp? marre?...
lol
kjo qenka e shemtuar sikur ka bere aksident me trenin
Dreni
Eshte art, dhe eshte e mrekullueshme,Zonjes i deshiroj shendet dhe pune te mbare.
durim menalla
Po ne fakt sot shoqeria eshte bere vetem se nje pjese e interesit harmonia dhe burreria sot kan humbur dhe askush nuk thote se pse
Pa Emër
Surratin e paska si lope. Ama ka bere nje gje te cuditshme, ka gjetur menyren si ti beje gjirokastritet te japin lek :D
Lulashpepaj

Pse habiteni e beni te moralshmit...pse s\'ka shqiptarka * e me moral te dobet e qe ta japin akoma pa ia lypur??!!

baca mertur
ZOTIN o Flora ZOTIN ,ne shqiptaret i themi ZOT!!
b010
Flora nuk besojme ne hallah a si e ka ermin . Maskimumi qe mund te besojme eshte ne Krishterim , edhe ajo me shume te shtyre -
durrsaku
shif me sy dhe plac me zemer.
sja vlene me shku ne kto lokale.
beni
Shoqeria e re shikim te mbare
ben
Keshu eshte moj goce kur nuk ke nje zanat per te fituar buken e gojes, duhet te heqesh breket perpara dynjase, e dime qe ste pelqen por nevoja..................................
Ismaili nga Kukesi
Allahu=Zot. Un mendoj qe Zot tingellon shum embel ku thuhet, biles edhe emri i im do tingellonte shum embel po te thirresh Drilon apo Korab apo Fatmir etj etj, por per rrespekt te prinderve fatkeqesisht me duhet ta mbaj si emer.

Flisni ship o njerez tu marri vesht bota!!!!!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 2 =