Kronikë

Bashkëshorja e Mziut: S'kam argjendari, jam drejtoreshë e një filiali banke

  • Eliona Lata
  • 25 Dhjetor 2013, 09:27
  • Përditësuar 12:19


Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra këto ditë në ngarkim të saj. Vjollca Mziu, drejtoreshë e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kamzë, shprehet se asgjë që është thënë deri tani rreth saj nuk është e vërtetë. 


Ajo tregon se ajo nuk është shoqëruar në polici, as natën e arrestimit të të shoqit dhe as gjatë këtyre ditëve. Sipas saj, historia e vulës së një KZAZ-je të gjetur në shtëpi dhe e argjendarisë që flitej se ishte në pronësi të saj, është krejtësisht e pavërtetë. 


“Procesverbalin e këqyrjes së banesës nga Policia e kam firmosur vetë dhe aty nuk ishte shënuar asnjë objekt i jashtëligjshëm, aq më pak një vulë KZAZ-je. Ndërsa historia e argjendarisë është e sajuar, unë nuk kam argjendari në pronësi, por jam drejtoreshë e një filiali banke, sipër të cilës ndodhej një dyqan i tillë”, u shpreh dje Vjollca Mziu.

Shtoni një koment
2 Komente
Bekteshi
E nderuar keta e kane trashigim me u fute njerzve naten armet e diten me I akuzua se kane grumbullua arme per ta sulmue regjimin, te tille jane keta. Sepse ndryshe nuk dine te mbajne pushtet perpos me kesi marina.
spartaku
Po qysh do thuash ti tani,patjeter qe do ti mohosh se hajduti gjithmon nuk pranon dhe nuk thote kurre,vodha.Edhe tishoqe hajdutit,sa do qe ta mbrosh e ke te kot se faktet jane fakte dhe nuk mund ti mohosh.Kjo qeveri nuk te arreston kote si ne kohen e Saliut tend,qe njerez te pafajshem jane ekzekutuar,ose vuajn ne per burgje.Yt shoq,hajdut,do te gjykohet dhe pastaj do te denohet se e ka hak.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 6 =