Advertisement
Opinion

Rreziku nga radikalizmi fetar

  • 10 Janar 2014, 10:18


Radikalizmi fetar është problemi numër një dhe rreziku më i madh për interesat nacionale në afat të gjatë.


Korrupsioni dhe krimi i organizuar është problem po ashtu i madh për të gjitha vendet e Ballkanit, por në Kosovë ekziston edhe elementi shtesë që përdoret si propagandë armiqësore kundër Kosovës, se kinse jemi trevë e pëlleshme për terrorizëm dhe radikalizëm fetar. 


Besoj se ata që sot flasin në terma absolutiste për religjion dhe që nuk fokusohen në shumëllojshmëri dhe tolerancë - që të gjithë çojnë “ujë në mullirin” e propagandës serbe.


Serbia që nga fundi i 1980-ve ka frikësuar Evropën se kinse Kosova është pjesë e “trekëndëshit të gjelbër” ku hyjnë edhe Maqedonia, Bosnja dhe një pjesë e Serbisë dhe është ironike që disa shqiptarë bëhen përkrahës më të mëdhenj të këtyre teorive.


Këto akte nuk janë ende shumë të ekspozuara, por nëse veprimet e urrejtjes verbale që dëgjohen nga disa imamë dhe të ashtuquajtur intelektualë përshkallëzohen dhe shndërrohen në dhunë fizike, atëherë shumë shtete evropiane që kanë një peizazh politik edhe parti me pikëpamje djathtiste dhe antagoniste me Islamin politik, thjesht do të refuzojnë të aprovojnë hapat e mëtutjeshëm të integrimeve evropiane. Kosovarët kurrë nuk duhet të harrojnë se për anëtarësimin në BE na nevojiten edhe votat e deputetëve të rrumbullak 28 shteteve të BE-së.


Duhet të kemi durim, duhet të kemi tolerancë dhe duhet të bëhemi mjeshtër të promovimit të agjendës paqësore, të dialogut dhe të progresit. Ka te ne disa që injorojnë këto rreziqe, por kjo mund të kthehet në bumerang. Ndërkohë që mungesa e lëvizjes së lirë është një nga burimet më të mëdha të frustrimit për kosovarët. 


Ne kemi diasporë në disproporcion të madh kështu që lëvizja e lirë për ne është jetike, të mbajmë kontakte me familjarë dhe miq. Pamundësia për të udhëtuar krijon një hendek në mes neve dhe të tjerëve në Ballkan dhe e ndihmon thellimin e diskursit radikal, qoftë nacionalist apo fetaro- fashist.


Është punuar më shumë se çka do tjetër nga ana e Qeverisë së Kosovës në përmbushje të kushteve dhe shpresojmë se evoluimi teknik dhe ai politik do të jetë i shpejtë sa i përket gatishmërisë së kosovarëve të lëvizin lirë. 


 

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
2 Komente
H.Leka
E FILLOVE NGA FEJA E PERFUNDOVE TEK IKJA E 'LIRE'
Problemi,i nderuari autor 'pa emer'eshte civilizimi.Atje ku nuk ka civilizim shto dhe varferine kerkohet shpetimi nga 'zoti' e me te drejte ti e quan serjoze problemin e raporteve disproporcionale ne kete oerek shekulli.Feja nuk eshte e njejta gje me besimin.E para eshte inteligjence arsye e dyta ngelet dogme qe nuk pranon as pyetje e as pergjigje por ky eshte nje problem tjeter.Duhet te pranojme ate qe shqipetaret e kane te veshtire ta pranojne:'Jemi ca injorante'.T a festosh baramin ska asgje te keqe,ta gezosh edhe krisht lindjen po ashtu por te propogandosh mos festimin e NDERRIMIT TE VITEVE eshte jo vetem injorance por edhe agresive.Nje besimtar nuk e pengon njeri e as e shan te beje kurban nje gjel kur nderton nje kalibe per ta ruajtur nga termetet,por kur nje kryetar bashkije ther nje dash para bashkise qe eshte simbol i shtetit laik jo vetem ofendon kushtetuten e shumicen e nje populli por o duhet shpene ne psikiatri o ne burg.
Sa i perket fjales 'IKJE' per te takuar te afermit kjo eshte bere tashme bajate nga salisjanet 22 vjet duke perdorur gjenocidin shqipetar si ne kohen e Titos se levizjes se lire.
KRISHTI KISH MISION TE MBLIDHTE 'DELET' E HUMBURA E JO TE ARRATISTE.
ANTEU
Duhet t'i them autorit të shkrimit (habitërisht nuk shkruhet emri i tij) se kosovarët duhet të heqin dorë nga radikalizmi islamik jo si manovrim për të hyrë në Bashkimin Europian, por se kjo është jetike për ta.
Kosova bën pjesë gjeografikisht në Europë dhe duhet të jetojë shpirtërisht me Europën dhe jo si deri tani: me trup në Europë, me shpirt e me mendje në Arabi.
Autori thotë: ",?? në Kosovë ekziston edhe elementi shtesë që përdoret si propagandë armiqësore kundër Kosovës, se kinse jemi trevë e pëlleshme për terrorizëm dhe radikalizëm fetar..."
Po i them autorit se: nuk është KINSE, por është E VËRTETË dhe FAKT se jeni trevë e pëlleshme për terrorizëm dhe radikalizëm fetar. Dhe nëse e mohoni këtë fat, thjesht veproni si struci që fut kokën në rërë, për të mos e parë realitetin.
- a ju kujtohen ata vëllezërit në Amerikë që përgatisnin sulme terroriste kundër Amerikës?
- a ju kujtohet ai tipi në Aeroportin e Frankfurtit që vrau ushtarët amerikanë?
dhe së fundi: sillni ndërmend sa kosovarë kanë shkuar muxhahidinë për të luftuar në Siri në emër të Islamit dhe për të vendosur shtetin e Xhihadit dhe sa janë vrarë atje.
Si dhe plot raste të tjerë.
Këto nuk janë KINSE por FAKTE. Jo të fabrikuara nga propaganda serbe, por të vërtetuara nga realiteti.
Ai që ka ndonjë dyshim sado të vogël, le të hyjë në internet dhe të shohë predikimet e hoxhëve kosovarë dhe do kuptojë sa thellë kanë hyrë metastazat e kancerit islamist në trupin e Kosovës.

Shtoni një koment

1 + 9 =