Ekonomi

Moratoriumi për gjuetinë, ligji në Kuvend


Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese diskutoi dje projektligjin e hartuar nga Ministria e Mjedisit, që parashikon ndalimin e gjuetisë së çfarëdollojshme të kafshëve dhe shpendëve për dy vite. Deputetë të opozitës në komision deklaruan se moratoriumi për gjuetinë nuk do t’i japë zgjidhje problemit.


Sipas opozitës, zgjidhja e duhur do të ishte bllokimi i armëve të gjahut. Ndërkaq, kryetari i komisionit Eduard Shalsi, tha se moratoriumi është një masë ekstreme, por e drejtë. 


“Në Shqipëri po shfaroset fauna dhe flora. Kushdo gjuan dhe s’ka asnjë të dhënë”,- deklaroi Shalsi. Disa prej problemeve që e kanë çuar Ministrinë e Mjedisit për të marrë këtë masë janë: 


Shtimi i personave të pajisur me armë gjuetie, rritja e numrit të gjuetarëve të huaj klandestinë, por edhe ushtrimi i gjuetisë së paligjshme gjatë gjithë vitit, edhe në periudhën dhe ditët e ndaluara për gjueti. 


Sipas të dhënave, në vendin tonë janë të licencuar mbi 170 mijë gjuetarë, ndërkohë që gjuajnë me qindra e mijëra të palicencuar. 


Përfaqësuesit e shoqatave të gjuetarëve kanë kërkuar implementimin e përvojës evropiane në këtë fushë si edhe shoqërimin e shpalljes së moratoriumit me vulosjen e armëve të gjahut. Ndërkohë, disa prej tyre nuk e shohin si zgjidhje të problemeve moratoriumin për gjuetinë. 


Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi u shpreh se, vendimi për ndalimin e gjuetisë është një vendim ekstrem, por nisur nga situata gjykohet se është një vendim i drejtë, duke qenë të gjitha palët e kanë pranuar se kemi të bëjmë me një situatë kaotike, krejtësisht jashtë kontrollit. 


 

Shtoni një koment
2 Komente
Burim Mesi
Ndalimi i gjuetise(vrasjes se shpendeve dhe kafsheve te egra)jo vetem qe nuk eshte nje mase ekstreme por ajo eshte nje mase minimale.Po te vihen re potencialet aktuale te faunes per 100 ha do te shihni qe shume specje jane thuajse ne zhdukje te plote.Vetem ne Shqiperi gjuhet nga te gjithe dhe "per qejf"me dhe pa leje me te gjitha armet dhe mjetet duke lene nga pas toke te djegur, duke vrare natyren.Mjafton vetem te hyhet ne yotube dhe aty shihen masakra te verteta ambjentale.Nuk mjafton qe gjuetia te mbyllet vetem per dy vjete por ne gjendjen ne te cilen gjentet sot fauna e eger per te ardhur ne gjendjen e parametrave optimale(te para viteve 90)nevojiten 15 vite.Shoqatat e gjuetareve nga jo fitimprurese jane kethyer ne burim fitimi duke shtuar radhet e tyre pafundesisht me anetare duke i pajisur me arme gjuetije(te cilat per nga rreziku jane te njejta me armet luftarake)te cilet vrasin pa pushim çtu dale perpara.Eshte e domosdoshme te hartohen projekte te mirefillta popullimi te zonave me Lepur,Thellenze mali dhe fushe,me fazane,me derr te eger,kaproll,zardaf,ujk dhe çakall si dhe pak dhelper.Mund tu duket paradoks por grabitqaret jane pjese e duhur e zinxhirit te diversitetit per te patur nje seleksion natyral.Ne Shqiperi duket si mekat ndalimi i gjuetise dhe te paret qe reagojne jane shoqatat e gjuetareve ky eshte nje mentalitet i se kaluares dhe se duhet tejkaluar.Vrasjet e natyres duhet ti perkasin te shkuares dhe primitivitetit.I bej thirrje ministrit aktual qe nisur nga parametrat aktuale qe jane teper alarmante te ndalosh gjojen vetem per dy vjete dhe pasi ka kaluar ky sezon vrasjesh eshte sikur po i thuhet kesaj masakre "prit se do pushojme pake"dhe rinisja ne pake dite(pas dy vjetesh)do tejkaloje stadin ku jemi duke zhdukur gjithshka.Jo dy por 15 vjete dhe pastaj ne normat europiane.
Pit
Duhen mar masa te fortaZbatoni ligjin ne se doni,se memorandumet jane loje fjalesh.bllokoni armet e gjuetise.denoni korupsioin te drejtorite e nd-jeve pyjore sepse ato marin leke nendore nga shoqatat e grupet Alb-Italiane!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 3 =