Ekonomi

Hipoteka, ja tarifat e reja



Ornela Manjani 


Zbardhen tarifat e reja për të gjithë shërbimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Tarifat e shërbimit për shit-blerjet e shtëpive truallit dhe ndërtesave për biznes luhaten nga 800 lekë deri në 3500 lekë, në varësi të ndryshimit të destinacionit të pronës. 


Ndërkohë që janë miratuar edhe taksat që do të mbajë hipoteka për shërbimin ndaj qytetarëve. Për vonesat e mundshme të pagesave të faturave do të aplikohen kamatëvonesa.


 Burime zyrtare nga hipoteka bëjnë të ditur se janë miratuar tarifat për shitjen tokës bujqësore nga person fizik dhe person juridik, shitjen e truallit për ndërtesa, shitjen e ndërtesave të banimit nga kompanitë e ndërtimit dhe individët. 


Në listën e shërbimeve të miratuara së fundi nga hipoteka është edhe shitja e ndërtesave për tregti, dhurimi i truallit ose ndërtesës si dhe regjistrimi i trashëgimisë dhe regjistrim i vendimit të përmbaruesit gjyqësor. 


Tarifat 


Burime zyrtare nga zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bëjnë të ditur   se tarifat për shitje tokë bujqësore nga person fizik është 3500 lekë dhe taksa e shërbimit është vendosur 300 lekë.


 Është vendosur për ditët e vonesave të aplikohet një gjobë prej 350 lekësh në ditë ndërsa afati ligjor për përfundimin e këtij shërbimi nga zyrat hipotekore është 8 ditë pune. 


Shitja e truallit për ndërtimin dhe regjistrimin e këtij veprimi në hipotekë do të kushtojë 3800 lekë, nga të cilat 3500 lekë tarifë shërbimi ndërsa taksa e shërbimit është 300 lekë.


 Afati kohor për ndryshimin e pronësisë në lidhje me truallin që kalon për ndërtimin arrin deri në 30 ditë. Të njëjtat tarifa dhe të njëjtat procedura do të ndiqen edhe për shitjen e truallit ose të godinës nga kompani private. 


Shitja e apartamenteve 


Përveç zbatimit të çmimit të referencës sipas zonës ku ndodhet apartamenti që do të shitet janë përcaktuar edhe tarifat e shërbimit, taksa e shërbimit dhe afati kohor që duhet për pasqyrimin e këtij veprimi në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. 


Burime  zyrtare nga hipoteka bëjnë të ditur se shitje ndërtese banimi, apartament shpi përdhese ose vilë nga person juridik, ku përfshihen kompanitë e ndërtimit, ka një tarifë fikse prej 3500 lekësh, e cila kryhet në zyrat hipotekore, e shoqëruar edhe me një taksë shërbimi prej 300 lekësh.


 Për kalimin e pronësisë nga ndërtuesi te blerësi, pronari i shtëpisë, është parashikuar një limit kohor prej 30 ditësh pune. E njëjta logjikë dhe të njëjtat tarifa janë caktuar nga hipoteka edhe për shitjen e ndërtesave për tregti e shërbime të ndryshme.


 Vonesat në pagesa do të gjobiten me 350 lekë për çdo ditë që kalon afatin ligjor. 


Trashëgimia


 Heqja dorë nga trashëgimia, pasqyrohet në regjistrat hipotekor kundrejt një pagese prej 1200 lekësh, nga të cilat 800 lekë shkojnë si tarifë për shërbimin dhe 300 lekë janë taksa e shërbimit. 


Vonesa për pagesën e këtij detyrimi gjobimet me 80 lekë për çdo ditë që kalon afati ligjor, ndërsa zyrat hipotekore janë të detyruara ta pasqyrojnë ndryshimin në regjistrat përkatës brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës dhe faturës së paguar të shërbimit. Dhurimi i tokës bujqësore ka një tarifë prej 3500 lekë dhe taksë shërbimi 300 lekë dhe ndryshimi i pronarit pasqyrohet në dokumentacionin përkatës brenda 30 ditëve pune. 


Regjistrimi i pronës 


Në politikën e re fiskale është përfshirë edhe ndryshimi për tarifat e shërbimit për Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e kalimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nga organ buxhetor, në organ që vetëfinancohet. 


Pra, ZRPP-ja, nuk është më agjent i mbledhjes së tarifës së shërbimit për llogari të administratës tatimore, por i mbledh vetë këto tarifa dhe i përdor për të financuar buxhetin e saj. 


Tabela e shërbimeve është miratuar dhe çdo person që do të kryejë operacione me pronën në hipoteka do të shlyejë detyrimet në bazë të tarifave që janë caktuar në varësi të shërbimit.


 Kështu marrja e një certifikate pasuesit ka një kosto prej 1500 lekësh, ndërsa një kërkesë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme depozitohet kundrejt pagesës prej 700 lekësh.     


Çmimet për ndryshimet në regjistrin e pasurive


Nr. LLOJI I SHËRBIMEVE Tarifa


e re në


lekë


1 Lëshim i certifikatave të pasurie 1500


2 Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së


paluajtshme


700


3 Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të ndarjes ose të


bashkimit të pasurive të paluajtshme


700


4 Kërkesë për konsultim të kartelës dhe të dhënave të


tjera të pasurisë së paluajtshme


700


5 Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit të pasurive


të paluajtshme për individët dhe institucionet


800


6 Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës së pasurive


të paluajtshme


800


7 Kërkesë për saktësimin e kufijve 2500


8 Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në gjykatë ose


organ tjetër administrativ


900


9 Kërkesë për regjistrim për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje


të pasurisë së paluajtshme


3500


10 Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipoteke ligjore 1000


11 Kërkesë për regjistrim për fshirje hipoteke, hipoteke


ligjore


1000


12 Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi gjykate,


të një akti administrativ


1000


13 Kërkesë për regjistrim servituti, marrëveshje kufizuese 900


14 Kërkesë për regjistrim për fshiijen e një servituti, marrëveshje


kufizuese


900


15 Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat


pasurore mbi pasurinë e paluajtshme


800


16 Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë


e paluajtshme me trashëgimi


700


17 Kërkesë për korrigjimin e gabimeve materiale në kartelë 700


18 Kërkese për lëshim kopje kartele harte treguese ose


pjesë të saj


1,000


19 Kërkese për fotokopje të dokumenteve të pasurive të


paluajtshme për çdo faqe


200


20 Lëshim vërtetim pronësie (negative) 300


21 Lëshim vërtetim pronësie 1500


22 Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat


urbane pa rilevim e azhornim të pasurisë nga zyrat e


regjistrimit të pasurive


5000


22 Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat


urbane me rilevim e azhomim të pasurisë nga zyrat e


regjistrimit të pasurive


8000


23 Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të


tjera kredidhënëse për kredi me vlerë deri l 000 000 lekë


7500


24 Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të


tjera kredidhënëse për kredi me vlerë 1 000 001 deri në


10 000 000 lekë


15000


25 Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve


të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë mbi 10


000 000 lekë


25,000


26 Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme


në zonat rurale


30,000


27 Regjistrim provizor i karabinasë 6,500


Tarifat dhe taksat e hipotekës për ndryshimin e pronësisë


Shitje tokë bujqësore nga person fizik


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 8 ditë Afati max. i procedurës: 8 ditë pune 


Shitje trualli dhe / ose ndërtesë nga person fizik


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 ditë pune 


Shitje trualli ose truall+godine nga person juridik (kompani ndërtimi) 


Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 dite punë 


Shitje ndërtese banimi (apartamente etj.) 


Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 ditë pune 


Shitje ndërtese për tregti e shërbime


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë 


Heqje dorë nga trashëgimia


 Tarifa: 800 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 80 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune 


Shitje ndërtesa të tjera


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune 


Dhurim për tokë bujqësore 


Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë   Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 dite punë


 Heqje dorë nga trualli / ndërtesa 


Tarifa: 800 lekë Taksa e shërbimit: 100 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 80 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedures: 30 dite punë 


Dhurim për toke bujqësore


 Tarifa: 3500 Lekë Taksa e sherbimit: 300 Lekë Gjoba dite/ vonese: 350 Lekë Afati ligjor për paraqitje ne ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune


 Heqje dorë nga pronësia toke bujqësore


 Tarifa: 800 lekë Taksa e shërbimit: 100 lekë Gjoba dite/ vonesë: 80 lekë Afati ligjor për paraqitje ne ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune 


Dhurim trualli dhe/ose ndërtese 


Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune 


Këmbim për Tokë Bujqësore


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune


 Regjistrim trashëgimie 


Tarifa: 700 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonesë: 70 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 ditë pune 


Regjistrim vendimi të përmbaruesit gjyqësor


 


 Tarifa: 3500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba dite/ vonesë: 350 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati maksimal i procedurës: 30 dite punë  


 


 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 1 =