Greqia rikthen pensionet për 22 mijë minoritarë nga Shqipëria

Telnis Skuqi


ATHINË – Qeveria helene ka vendosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme rikthimin e pjesshëm të pensioneve për minoritetin grek, në kuadër të masave për lehtësimin e shtresës së varfër. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punës e Greqisë (MPG) dhe pritet të publikohet sot në fletoren zyrtare. Sipas dikasterit grek, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension të reduktuar të pakten 22 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.


“Ligji do të jete më i hapur dhe tashmë do të kërkohet që të interesuarit të paraqesin dokumentacion që tregon banimin e tyre 10 vitet e fundit në shtetin helena nga 20 vite që ishte me ligjin që hyri në fuqi në fund të vitit 2012”, thuhet në komunikatën e MPG. I njëjti burim tha se, ky vendim ka ardhur pas propozimit të Drejtorit të Organizmit të Sigurimeve Bujqesore OGA, i cili propozoi që rikthimi i plotë i pensioneve të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke filluar për 2014 me 214 euro, për 2015 me 288 euro dhe për 2016 me 360 euro që ishte më pare.


Ndërkohë, një tjetër ligj në favor të emigrantëve shqiptarë pritet të miratohet në fund të këtij muaj. Sipas MPG, tashmë të gjithë të papunët, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë, do të kenë mundësi për të pasur Sigurim Shendetesor, duke paguar 50 ditë pune (ensima) nga 100 që ishte deri tani.

Shtoni një koment
1 Komente
EMIGRANTI
GREQIA JU JEP PENSION DHE I SIGURON "VORIO EPIROTET"PA ASNJE KONTRIBUT JA U BEN DOKUMENTAT DHE I PAIS ME PASHAPORTA NE KOH REKORD PO PA LEK NDERSA EMIGRANTET E LIGJESHEM QE PO BEJNE GATI 20 VJET ME LEJA QENDRIMI TE PAGUARA ME NGA 3-4MIJE SIGURIME TANI QE DISA JANE NE PRAG PENSIONI DISA PA PUNE LE QE NDIHME SOCIALE NUK JU JEP PO PER SHENETIN I KERKON DHE 50 SIGURIME KJO ESHT GREQIA EVROPJANE QE PO RJEP E VJETH DIRSEN E EMIGRANTEVE
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 5 =