Ekonomi

Hipotekat, ndryshojnë procedurat për regjistrimin e pronave

Qeveria ndryshon procedurat për regjistrimin e në zyrat e hipotekës të pronave të përfituara pas viteve 90’, nëpërmjet akteve ligjore të nxjerra nga qeveritë për këtë qëllim apo nga vendimet gjyqësore. Për këto të fundit, ndryshimi vlen edhe në rastet kur palë në gjyq ka qenë shteti apo kompani me kapital shtetëror. Në këtë mënyrë, ndërrimit të pronësisë së shtëpive apo pronave të tjera të përfituara pas shembjes së komunizmit që shiten, do t’i shtohet edhe një hallkë tjetër. Pavarësisht vendimit të gjykatës apo ndonjë akti tjetër që i mundëson një qytetari marrjen e një prone, në rastet kur ai do të kërkojë ta regjistrojë në emrin e tij në hipotekë, kjo e fundit do të bëjë nga ana e saj verifikimet për të parë nëse vendimi është marrë sipas kritereve ligjore apo jo. Ndryshimet u miratuan dje nëpërmjet një udhëzimi të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë për këtë qëllim. Udhëzimi vlen për rastet kur kemi regjistrim fillestar apo ndryshim pronësie. Si do të bëhet verifikimi? Pronat që do të verifikohen do të jenë kryesisht ato që përfitohen nëpërmjet ligjeve të miratuara gjatë këtyre 20 viteve pluralizëm nga qeveritë për shtresa të ndryshme të qeverisë si edhe të gjitha pronat që ndërrojnë pronarme vendim gjykate. Në rastin e parë, pasi të marrë aplikimin nga kërkuesi për regjistrimin e pronës apo kalimin në pronësi të tij, punonjësi i hipotekës do të verifikojë se si është fituar kjo pronë, nëse është regjistruar në emër të ndonjë pronari tjetër si edhe nëse dokumentacioni është i rregullt. Në rastet kur bëhet fjalë për një pronë të përfituar nëpërmjet një procesi gjyqësor, punonjësi verifikon fillimisht nëse vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Në rastet kur vendimi është i formës së prerë, verifikohet nëse ndonjë nga trashëgimtarët e palëve ekziston ndërkohë i regjistruar si pronar i së njëjtës pronë, për të cilën bëhet fjalë. Për sa i përket pronave të fituara nëpërmjet gjyqeve me institucionet shtetërore, punonjësi verifikon nëse këto të fundit kanë qenë palë në gjyq gjatë procesit.Udhëzimi parashikon edhe rastet kur prona përfitohet nëpërmjet vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Në këtë rast, verifikohet nëse në gjyq ka marrë ose jo pjesë pronari, në emrin e të cilit ka qenë e regjistruar ajo në regjistër. Në përfundim, punonjësi shënon në dokumentacion edhe një koment të tijin nëse prona duhet të regjistrohet ose jo dhe ia kalon Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Titullari vendos bazuar mbi kriteret e parashikuara në udhëzim si edhe propozimit të vartësit të tij.


Refuzimi


Në rast se pas verifikimeve, vërehet se dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe se mungojnë të dhënat në lidhje me pronën, akti noterial nuk është i rregullt apo palët nuk kanë marrë pjesë në gjyq, hipoteka mban dokumentet origjinale dhe i jep kërkuesit kopje të tyre bashkë edhe me udhëzimet se çfarë duhet të plotësojë si edhe ku duhet të trokasë për këtë qëllim. Në rastet kur refuzimi bëhet për shkak se në gjyq nuk ka marrë pjesë shteti (kur prona është përfituar pas një gjyqi me institucionet shtetërore), prona nuk regjistrohet, ndërsa hipotekat i dërgojnë Avokaturës së Shtetit një kopje të dosjes. Kërkuesi ndërkohë duhet të plotësojë dokumentet sipas udhëzimeve të hipotekës.


 


Kur refuzohet regjistrimi?


• Kur për pronën nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë


• Kur në gjyq nuk ka marrë pjesë pronari apo trashëgimtarë të atij që humb pronën nëpërmjet një procesi gjyqësor


• Kur në gjyq nuk ka marrë pjesë shteti si palë, në rastet kur prona është përfituar pas një gjyqi me institucionet shtetërore


• Nëse në gjyq nuk ka marrë pjesë pala kundërshtare kur prona është dhënë me vendime të Komisionit të Kthimit të Pronës


• Kur akti ligjor nuk është zbatuar në formën e parashikuar


• Kur të dhënat në aktin noterial nuk janë të plota


• Kur për të njëjtën pronë ekzistojnë kërkesa për t’u regjistruar edhe nga persona të tjerë


• Kur nuk kanë përfunduar afatet ligjore për ankimimin e vendimit, kur bëhet fjalë për prona të përfituara nga proceset gjyqësore


• Kur, dokumentet e paraqitura për regjistrim krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë etj


Emirjon Senja

Shtoni një koment
12 Komente
Pa Emër
?sht? fatkeq?si qe edhe pas 22 vitesh tallen akoma me ata qe jan? pronar. Ish.... jan? k?ta qe vjedhin pronat. Nuk ka hipokrizi m? t? madhe se sa kjo qe i merret prona pronarit dhe shitet prej shtetar?ve t? koruptuar dhe t? dehur korupsionit verbues. Uroj qe t mos vazhdojn? fatkeq?sit aq t? m?dha qe p?rdit? ndodhin n? vend qe p?r aktet e pron?sis? s? tyre vritet... n?na, v?llai babai dhe ?do i dashur dhe shtetar?t vazhdojn? tall?n me vobekt?sin? dhe paaft?sin? e tyre. I quajn? ish pronar p?r tu b?r pronar vet?m... qeveritar?t. K?ta jan? b?r? latifondist?t m? t? m?dhenj . Uroj t? zgjohet ky popull dhe ndonj? nga qeveritar?t p?r t? prur? drejt?sin? n? k?t? vend.
Pa Emër
A mund t? afrohet njeri hipotekave?... Ligjet jan? b?r? t? tilla qe pronari i ligjsh?m t? mos ket? mund?si t? gjej zgjidhje kurr?. Njer?zit qe punojn? hipotkave sulet si korbi k?rm?s duke par? vet?m duart e njer?zve se ?far? afrojn?, dhe prona shitet vet?m... sipas interesave t? tregtimit t? tyre.
arif aliu
pronat e kryesisht toka jane ndare me ligjin e Ramiz Alise te vitit 1991,cdo parti ta di se vendi nuk ecen perpara pa cfuqizuar kete ligj,une deri tani nuk kam lene qe per token e babait te vritemi por ka 2 muaj qe me del ne enderr babai e me thote ske turp token tande se merr dot dhe keshtu do bej do veproj me kanun se kur te vdes rate vdes duke cuar nderen ne vend
albani.vl74
vrituni vrituni ARIF se i shiti SALA te gjitha mbitoke e nen toke,biles edhe detin,kurse ti kerkon qenin e ngordhur,ai ligj i RAMIZ thoshte qarte qe te gjithe pronaret do te kompesoheshin nje me nje,po ta ka fut SALA dhe mbaje me shendet ti edhe te gjithe ata qe mendojne si ty.
cedo emrintim
ca shteti, ne vend qe ti lehtesoje procedurat i veshtireson duke i dhene mundesi thellimit te korupsionit. o sa turp me qen shqipetare
Pa Emër
motren ketij tullacit ne foto kaq mjafton
Pa Emër
Sa here po i ndryshoni keto rregulla per pronesine,Qeveria nuk jep prona,shaban memia nuk jep prona,
Ilir
Këto shtesa procedure i hapin dyert korrupsionit. Nuk e di si ka mundësi që ky popullë i duron të gjitha keto mbi shpinën e tij!
Deri kur populli shqipëtar do të jet kaq indiferent. Në vend se të mirreni me kanunin e të vritni komshiun merruni me pushtetin,vrit Sali Berishën djalin adoptiv të Enverit dhe kështu e ke vu në vend nderin tënd dhe babie prehet i qetë atje ku eshte....
Aliu
Si eshte e mundur qe Administratori i Hipotekes na dalka mbi vendimin e gjykates ose me sakt Qeveria del me vendime mbi gjyqesorin,per te verifikuar e mos zbatuar vendimet e gjykates,pra qeveria del mbi Kushtetuten e Shqiperise.
Nje vendim gjykate mund te verifikohet,te plotesohet ose shfuqizohet vetem nga nje vendim gjykate i shkalles me te larte dhe nga kurkush tjeter.
Aliu
Si eshte e mundur qe Administratori i Hipotekes na dalka mbi vendimin e gjykates ose me sakt Qeveria del me vendime mbi gjyqesorin,per te verifikuar e mos zbatuar vendimet e gjykates,pra qeveria del mbi Kushtetuten e Shqiperise.
Nje vendim gjykate mund te verifikohet,te plotesohet ose shfuqizohet vetem nga nje vendim gjykate i shkalles me te larte dhe nga kurkush tjeter.
bujari
sala me duket se ka studiuar per shejtanllek jo per mjekesi si ka mundei qe e ka katandisur popullin ne kete menyre te marrish nji vertetim ose te aplikosh per cdo gje te duhet te marrish kredi ne shtet per nji problem qe duhet te zgjithet brenda 5 minutave e ka ngaterruar ate popull me ligje qe nxjerr cdo dit qe kush e di se kur do zgjidhet halli i atij populli mjer populli per ligjberesit qe ka votu si ka mundesi se e keqja fiton 99%?
gjurulldia
shtet rempall i thon kesaj! Kur vet shteti nxjer jasht perdorimi nje vendim gjygji dhe e quaka nje leter bythe ku hipotakari fshihet me te mjer cka pret me !I hapen rug hajnis ,sherrit e koropsionit dhe ky tullac i qelbur me ate nenqeshje harpagoni po noton ne qefin Neronit ! Turp nuk kan e te ngopur nuk kan ! Po ata qe i kan mar dhe shitur me koh cfar behet !Nuk di cte mendosh me e cte gjykosh me per kta politikan te cmendur qe duan me cdo kusht te mbjellin katastrof ....Turp..
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 5 =