Jetë

Projekti që bunkerët i bën të dobishëm

Shqipëria, ka qindra e mijëra bunkerë të erës komunistet të cilët janë jashtë përdorimit dhe tani po kalon një lulëzim të industrisë së turizmit. Një projekt i përbashkët shqiptaro-gjerman po i bashkon në një këto dy gjëra, duke i kthyer bunkerët në vend për të fjetur.


Në Tale, që ndodhet 50 km nga Tirana, 10 studentë nga Shqipëria dhe 10 nga Gjermania po punojnë për këtë projekt. Ata po kthejnë bunkerët në bujtina, ku një bunker do të ketë hapësirë për tetë persona. Ndoshta kjo do të bëjë që njerëzit të kursejnë ndonjë mendim për diktatorin që i ka ndërtuar dhe që e ktheu Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara.


Gjatë drejtimit të vendit nga Enver Hoxha u ndërtuan në vitet 1970 dhe 1980 rreth 750 mijë bunkerë. Hoxha i trembej një pushtimi nga jashtë dhe ndërtojë struktura prej betoni ku njerëzit mund të strehoheshin në rast emergjence si edhe për të sulmuar armikun e mundshëm. Bunkerët reflektojnë paranojë të pakrahasueshme të diktatorit.


Iva Shtrepi kërkon të ndryshojë qëllimin e tyre i kthyer në bujtina. Teza e saj për diplomim në një universitet gjerman titullohet “Bunkerkunft”, një lojë me fjalën bunker dhe “unterkunft” që në gjermanisht do të thotë akomodim. Plani fillestar është për të ndryshuar një bunker të vetëm por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.


Markus Pretnar, profesor i Shtrepit për shkencat e aplikuara në Universitetin e Majnzit, i ka pëlqyer shumë kjo ide dhe po e kthen teorinë në praktikë. Studentet e seminareve të tij morën këtë temë, hartuan projektin dhe lidhën kontaktet e para në Shqipëri.


“Teza është kthyer në një plan kërkimor”, thotë Pretnar, profesor për dizajnim të brendshëm. Ai e sheh të tronditur Shqipërinë nga fluksi aktual i turistëve. “Ju mund t’i hidhni një shikim vetëm ndërtesave në bregdetin e Adriatikut, kjo ndodh edhe në Malin e Zi, për të kuptuar se është ndërtuar aq shumë në pak kohë”.


Nga projekti shqiptaro-gjerman së pari përfitojnë banorët e zonës. Bunkeri që studentët po transformojnë në një vend për të fjetur është vetëm një prototip dhe do të ketë parket druri, dyshekë, dush dhe aneks kuzhine.


Nëse kjo do të pëlqehet, atëherë edhe shumë bunkerë të tjerë mund të konvertohet për të akomoduar turistë. “Ata (bunkerët) ndodhet në të gjithë vendin”, shpjegon Pretnar, “në alpet shqiptare, në vende të fshehura, në qytete dhe fshatra”.


Zyrtarisht bunkerët i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, por individëve të cilëve u përket prona ku ndodhen u është garantuar përdorimi i tyre. Ky grup që po punon për konvertimin e bunkerëve mendojnë ta shtrijnë projektin.


 


Përgatiti: Florenc Stafa


Marrë nga Spiegel


http://www.spiegel.de/international/europe/project-converts-albanian-bunker-into-tourist-hostel-a-855901.html

Shtoni një koment
9 Komente
FILOZOFI
mësoni, së paku të kuptoni se, Enver Hoxha ata bunker -nuk i ndertoi PËR VETE po, për JUVE o frymore shqipfoles.
tranzicioni calaman
Bunkeret hibride qe dalin nga ky lloj kryqezimi,jane model per shume fusha te Shqiperise qe duhen hibridizuar me idete dhe praktikat perendimore ,mbi te gjitha ka shume nevoje emergjente drejtesia anormale e Shqiperise moniste.
ZeKa
Bujtina te garantume edhe nga goditjet e artilerive nga te kater anet e orientimeve lokale.J-V dhe L-P.
Pa Emër
interesante fakti qe po zbatojne nje pershtatje profesionale dhe me profesioniste te bunkerit.Bravo goces Iva Shtrepi per temen e diplomes se saj dhe bravo shkolles gjermane te arkitektures qe nguli kemebe te bej dicka konkrete ne shqiperi.
Pa Emër
bejne qe po behet dicka pa e prishur. bravo vajzes shqiptareper temen e diplomes.
Pa Emër
eeeeh, duhet te studjosh me koncepte te tjera qe te besh dicka te vlefshme.
ivanko
sve po spisku ... ti bugari, turci, iranci, bosanci, indijanci i amarikanci tebe,zbog tvoje nepostenosti prema odredjenim komentatorima ovdje!!
Pa Emër
po shyqyr qe u ralizua dicka konkrete nga gjermanet dhe vajza jone qe studjon atje, se na lodhi koken nje ne bijenalen e MTKRS qe do bejme keshtu e ashtu.
Pa Emër
po shyqyr qe u ralizua dicka konkrete nga gjermanet dhe vajza jone qe studjon atje, se na lodhi koken nje ne bijenalen e MTKRS qe do bejme keshtu e ashtu.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 4 =