Kulturë

"Ju rrëfej stërgjyshin tim Ismail Qemali sipas kujtimeve të familjes"

Darling Vlora është një prej stërnipave të Ismail Qemalit. Jeton në Itali dhe ka organizuar dy ekspozita fotografike për Ismail Qemalin, të parën në vitin 2009 në ambientet e shtëpisë së tij me rastin e 165 vjetorit të lindjes së Qemalit dhe të dytën në Parma në nëntor të 2010-ës në bashkëpunim me Shoqatën ‘Scanderbeg’. 


“Ismail Qemal bej Vlora, është paraardhësi im. Gjyshi im, Qamil bej Vlora (babai i babait tim) ishte njëri nga djemtë e Ismail Qemalit. Pra, në vijë mashkullore, jam stërnip i tij...” – e prezanton Darlingu veten.


Ismail Qemali ka qenë në shërbim të Perandorisë Osmane për 50 vjet. Është  ndër liberalët e parë osmanë dhe në 1909 edhe themelues e Kryetar i Partisë Liberale. Angazhimi i tij në forcat reformatore të Perandorisë është më i hershëm sesa ai në Rilindjen Kombëtare. Ç’e shtynte Ismail Qemalin të ishte liberal: autonomia më e madhe për vilajetet shqiptare apo ndërgjegjja e tij si shtetar osman?


Kohët e fundit e kam ndeshur si një farë kritike faktin që Ismail Qemali i shërbeu Perandorisë Osmane. Ky këndvështrim, jo vetëm për mendimin tim, është krejtësisht i gabuar. Shërbimi i tij në Perandorinë Osmane përkon pikërisht në një kohë kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë ndaj ai nuk i shërbeu asaj por vendit të tij. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore. 


Ai hyri në administratë në moshën 16-vjeçare, kur kjo drejtohej nga burra të shquar e përparimtar si Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha. Megjithatë veprimtaria e tij duhet parë gjithmonë paralel dhe e lidhur ngushtë me përpjekjet e tij në dobi të Shqipërisë. Që në vitin 1864 atë e gjejmë në mbledhjet e organizuara në Stamboll për të formuar një shoqëri kulturore kombëtare për hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ka qenë njeri largpamës. E ka deklaruar gjithmonë bindjen se me forcimin e Perandorisë i shërbente edhe vendit të tij. Ai bashkëpunoi me Mit'hat Pashën në hartimin e Kushtetutës së parë osmane, shpallur më 1876 dhe neni 108 i saj pranonte që «administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit». Një nga idetë e Mit'hat Pashës e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar. Dhe këtu jemi dy vjet përpara Lidhjes së Prizrenit dhe gati 40 vjet përpara Pavarësisë. 


Fatkeqësisht Mit'hat Pasha u arrestua; Kushtetuta mbeti e pazbatuar deri më 1908 dhe vetë Ismail Qemali u internua. Pasi u lejua të kthehej në Stamboll, duke parë qëndrimin e pandryshuar të Sulltanit, Ismail Qemali vendosi të largohej përfundimisht nga Turqia, veprim që e kreu më 1900, duke iu kushtuar më pas tërësisht çështjes kombëtare shqiptare. Në letrën që i drejtonte Sulltanit, nga bordi i anijes angleze që do ta nxirrte në Europë shkruante: «Krimi im ndaj atdheut është dashuria ndaj tij».


Sami Frashëri ose Shemshedin Sami, konsiderohet nga historiografitë shqiptare e turke si nja nga themeluesit e nacionalizmave të këtyre dy kombeve. Si shihet Ismail Qemali nga historiografia turke?


Siç del edhe vetë në pyetjen tuaj, pjesa më e madhe (për mos thënë gati të gjithë) e rilindësve tanë, kush më shumë e kush më pak, shërbyen në administratën shtetërore turke por pa e harruar vendlindjen e tyre. Ashtu si edhe Sami Frashëri, i cili me punën e tij i shërbeu dijes dhe kulturës së mbarë kombësive që jetonin në Perandorinë Osmane, edhe Ismail Qemali, kudo që shërbeu, u dallua si mbështetës i dijes dhe përparimit. 


Akoma edhe sot, nëpër vendet ku ai mbuloi postin e guvernatorit, kujtohet me respekt për veprat e tij, në hapjen e shkollave, kundër diskriminimit racor e fetar, etj. Po ashtu ai kujtohet me respekt si një figurë liberale, ndër të parët liberal të Perandorisë. Së fundi «Kujtimet» e tij janë botuar edhe në gjuhën turke, përveç një punimi me disa fjalime të tij në Parlament që është botuar shumë vite më parë.


Në dallim nga figura të tjera, Ismail Qemali duket shumë aktiv në Rilindjen Kombëtare vetëm në vitet që paraprijnë Revolucionin e Xhonturqve. Si mund të shpjegohet kjo “vonesë”?


E drejtë. Duket sikur është aktiv në lëvizjen kombëtare më tepër në prag të Revolucionit, por nuk është ashtu. Gjithë veprimtaria e Ismail Qemalit është e lidhur ngushtë me origjinën e tij, me atdhedashurinë, me historinë e vendit dhe familjes së tij. Ishin këto faktorë që, bashkë me inteligjencën dhe përgatitjen e tij të rrallë, krijuan burrin e shtetit liberal i cili, ashtu siç e ka deklaruar gjithmonë, kërkonte që nëpërmjet forcimit të Perandorisë t'i shërbente gjithë kombësive që bënin pjesë në të, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, pra ai dilte përtej përmasave kombëtare. Por, nëse kemi një "ritardo" të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare të para 1900-ës nuk duhet të harrojmë edhe faktin se ai ishte i internuar për 7 vjet rresht (1877-1884) dhe më pas, ashtu siç ka qenë edhe mendimi i historianëve si Luarasi, Xoxi, Naska, etj, ai u mbajt nga Sulltani qëllimisht larg Stambollit, pikërisht për të qenë larg veprimtarive kombëtare.


Në ekspozitën e fundit që ke organizuar në Parma mbi Ismail Qemalin, në bashkëpunim me Shoqatën Scanderbeg, më bëri përshtypjen një foto e 1908-ës, kur Qemali kthehet në Shqipëri e zgjidhet deputet në Parlamentin Osman. Karroca e tij mbahet në krahë nga vlonjatët nga moli në qendër të qytetit. E donin kaq shumë në Vlorë?


Ismail Qemali kishte lindur në Vlorë. Familja e tij drejtonte Sanxhakun e Vlorës që nga viti 1480. Pavarësisht se ai ishte larguar i ri nga Vlora asnjëherë nuk i kishte ndërprerë lidhjet me vendlindjen. Të gjithë shqiptarët që shkonin në Stamboll gjenin gjithmonë mbështetjen e tij. 


Ai konsiderohej si përfaqësuesi më i shquar i familjes Vlora. Menjëherë pas shpalljes së Kushtetutës populli i Vlorës, me anë të një telegrami, iu lut të kthehej në vendlindje. Ardhja e tij u kthye në një manifestim popullor. Një delegacion prej 39 vetave kishin shkuar ta prisnin në Korfuz. Në skelë kishte dalë ta priste gjithë populli i Vlorës. U mbajtën fjalime të ndryshme patriotike në nderim të tij; u zbrazën të shtëna topi, si në skelë ashtu edhe në qytet. Për të shprehur dashurinë dhe respektin e madh, karrocës së Ismail Qemalit ia hoqën kuajt dhe e morën në krahë përgjatë gjithë rrugës prej afro 2 km, deri në qendër të qytetit.


Shqiptarët e fituan pavarësinë? Apo kjo ishte rezultat i politikës së ‘800-ës e cila bazohej në ekuilibrin midis fuqive të mëdha dhe kompensimin e fituesve?


Për mendimin tim, njëkohësisht bazuar edhe në «Kujtimet» e Ismail Qemalit dhe vlorajve të tjerë, shqiptarët e fituan dhe merituan krejtësisht Pavarësinë. 28 nëntori 1912 ishte kurorëzimi i luftërave shekullore të popullit tonë. Ata që hera herës e paraqesin Pavarësinë si një «dhuratë» të politikës evropiane apo një zgjidhje të saj, nuk bëjnë gjë tjetër veçse denigrojnë veprën dhe sakrificat e patriotëve tanë dhe përpjekjet shekullore të shqiptarëve për pavarësi. 


Sigurisht gjatë Luftës I-rë Ballkanike, kur shqiptarët Shpallën Pavarësinë, ekzistonin kontradikta midis Fuqive të Mëdha të kohës të cilat, për të ruajtur ekuilibrin e tyre menduan jo të krijojnë por të mbështesin Pavarësinë e Shqipërisë. Pra këtu është një diferencë e madhe.


Ismail Qemali, gjatë lëvizjeve të tij në kryeqytetet europiane (tetor-nëntor 1912) në mbrojtje të çështjes kombëtare, arriti t'i bindë Fuqitë e Mëdha të mbështesnin aksionin e shqiptarëve dhe përfitimi që ai nxori nga kontradiktat dhe interesat e Fuqive duhet konsideruar padyshim si një arritje gjeniale. Pra a s'është edhe kjo një fitore më vete?


Ismail Qemali udhëtonte shpesh në Itali. Që në fillim të 1900-ës, disa të përditshme italiane i dedikonin faqen e parë. Pse vallë? Cilat ishin lidhjet e tij me Italinë?


Pavarësisht se lidhjet dhe miqësitë më të forta ai i kishte me burrat e shtetit anglez, për sa i përket të ardhmes së Shqipërisë ai kërkoi që të gjente mbështetjen kryesore tek Italia. Deri në fund të jetës Ismail Qemali shpresoj tek ndihma e sinqertë italiane dhe bëri të pamundurën që të tërhiqte vëmendjen si të qeverisë ashtu edhe të industrialistëve italianë për të bashkëpunuar me Shqipërinë.


Udhëtonte shpesh në Itali, shpeshherë duke qëndruar gjatë nëpër qytetet italiane si Roma, Milano, Napoli, San Remo, etj. dhe kishte krijuar lidhje personale me mjaft personalitete italiane të kohës, midis të cilëve Markezin San Giuliano i cili më pas, pikërisht në prag dhe gjatë viteve të para të pavarësisë, ishte Ministër i Jashtëm i Italisë. Idetë e Ismail Qemalit, si në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë si në lidhje me raportet italo-shqiptare, dalin qartë në intervista të ndryshme që ai ka lëshuar në shtypin italian, shumë herë publikuar nga periodikë prestigjiozë dhe në faqet e para të tyre, siç ju e kini vënë re.


Italia është edhe vendi ku Ismail Qemali vdiq në 24 janar 1919, siç thuhet “në rrethana jo të qarta”. Pse gjendej në atë periudhë aty? 


Ishte aty sepse në përfundim të Luftës I-rë Botërore çështja e kufijve të Shqipërisë sigurisht do të shqyrtohej përsëri. Interesat e Italisë kishin qenë dhe ishin akoma të mëdha në lidhje me çështjen shqiptare ndaj, për të bashkërenduar veprimet qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin në Romë. Në atë kohë ai ndodhej në Spanjë. Udhëtonte sepse ishte zgjedhur nga shqiptarët e Amerikës si përfaqësues i tyre në Europë, në mbrojtje të çështjes kombëtare. Më 23 janar 1919 ndërsa priste në Peruxhia pësoi një hemorragji cerebrale dhe megjithë kurimet e mundshme vdiq më 24 janar. 


Është folur edhe se mund të ketë pasur një komplot kundër tij...


Saktësisht Ismail Qemali erdhi në Itali, nga Genova, më 9 dhjetor 1918 dhe mbylli jetën pikërisht në qytetin e Peruxhias, më 24 janar 1919.


Ka patur mendime të ndryshme mbi vdekjen e tij, e cila përkoi në një moment mjaft delikat për çështjen kombëtare dhe kur ndihma që pritej prej tij ishte e mjaft e rëndësishme. Sigurisht, si përfaqësues i çështjes kombëtare ai kishte edhe armiq, armiq të betuar të Shqipërisë. Ekziston mundësia që të ketë patur edhe një komplot ndaj tij pikërisht nga këto qarqe antikombëtare. 


Ke qenë i pari që ka bërë një ekspozitë fotografike për Ismail Qemalin si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Bile të parën e ekspozove në ambientet e shtëpisë tënde në Sirtori. Duket sikur kujtesa historike e një burri shteti si Ismail Qemali në Shqipëri konsiderohet çështje familjare....


Unë nuk mendoj që "kujtesa historike" e një burri shteti, e aq më tepër e Ismail Qemalit, të mbetet apo kthehet një çështje familjare. Padyshim që është detyra e historianëve të shkruajnë historinë e vendit dhe figurave kombëtare dhe, në këtë rast, detyrë e familjarëve për t'i ndihmuar ata. 


Por, kur historianët bëjnë politikë, shkruajnë historinë në shërbim të saj ose heshtin (dhe ky fenomen fatkeqësisht ka ndodhur, ndodh dhe ka për të ndodhur) atëherë detyra e trashëgimtarëve është që ta tregojnë ata historinë e paraardhësve të tyre. Në këtë rast unë kam dhënë kontributin tim, aq sa kam mundur dhe do përpiqem ta jap edhe më pas. 


Fati i varrezës familjare të Vlorajve 


Që nga viti 1500, kur pranë kalasë së Kaninës u varros Sinan Pasha, ish-Vezir i Madh i Perandorisë Osmane, njohur edhe si themeluesi i Familjes Vlora, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes u varrosën gjithmonë aty duke u kthyer pak nga pak në një varrezë madhështore familjare. Në të, midis shumë familjarëve të shquar, ishte edhe varri i një tjetër Veziri të Madh të Perandorisë, Ferid Pasha Vlora. Varreza u shkatërrua pas vitit 1945. Sot veç vendvarrimit të Sinan Pashait, nuk ka mbetur asgjë dhe ajo madhështi ekziston vetëm nëpër foto.


Ç’kanë thënë firmëtarët e Aktit të Pavarësisë për Ismail Qemalin


1 - Dhimitër Zografi, një ndër delegatët e Kuvendit të Vlorës, i cili e shoqëroi Ismail Qemalin nga Trieste deri në Vlorë: “Ç’ka bërë Ismail Qemali për Shqipërinë, ç’nder i do bërë dhe ku duhet ngritur emri i tij, atë mund ta gjykojë vetëm ai njeri që i di dhe i pa veprat e tij”. 


2 - Qazim Kokoshi, një tjetër firmë në Aktin e Pavarësisë, më 12 shkurt 1919, përpara trupit pa jetë të Ismail Qemalit, Babait të Kombit, siç e quante ai, do i drejtohej popullit të pranishëm: “Juve që ishit në vitin 1912, o atdhetarë të dashur, juve jini edhe sot, më 28 të vjeshtës së tretë t'atij viti patë, bëtë dhe gëzuatë, patë luftën ballkanike me rrezik për ju, bëtë përpjekje të shpëtoni tokën t'uaj dhe u gëzuatë me fitimin e plotësimin e idealit. Ju, pra, jeni një histori e gjallë e Shqipërisë së re, por krijonjësi dhe heroji i parë i kësaj historie është Ismail Qemali”. 


3 - Ferit Vokopola, një tjetër firmë në Aktin e Pavarësisë do shkruante në 100-vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit: “Ismail Qemali, si biri i vetëm i Shqipërisë, rrëmbeu Flamurin, dolli në ballkon dhe e ngriti me dorën e vet, duke iu drejtuar popullit me fjalën e madhe patriotike, me të cilën i bëri të dijtur Shqipërisë dhe Botës mbarë se në këtë çast vendimtar, nën rradhët e Mbretërive të Mëdha e të vogla shtohej dhe një shtet i ri, që populli i vetë ishte një nga trashëgimtarët më të vjetër të Ballkanit. Atë unë e njoha dhe e pashë nër këto çaste vendimtare shumë më të ndryshuar se herë të tjera... Ishte më parë një Yll e tani një Diell i botës shqiptare; ishte më parë një Luftëtar i Lirisë, një shërbëtor besnik i Kombit e tani një shpëtimtarë i Popullit”. 


Si e përshkruanin gazetat italiane Ismail Qemalin


Ka artikuj të shumtë të shkruar në vite të ndryshme. Për shembull, menjëherë pas pavarësisë së Shqipërisë, e përditshmja “La Stampa” në faqe të dytë shkruan kështu:


“Në pritje të ngjarjeve që pashmangshmërisht do të ndjekin shpalljen e pavarësisë shqiptare, kurioziteti përqendrohet tek njeriu që është vënë në krye të lëvizjes që arriti qëllimin e saj, Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemalin. Qemali nuk është i panjohur në Europë e sidomos në Itali. Dashurinë për vendlindjen e tij e pagoi me persekutimet nga ana e Abdul Hamitit dhe më pas me internimin. Revolucioni i Xhonturqve e nxorri nga vendqëndrimi i tij në Paris. Ai besoi në një shndërrim të Turqisë në një Konfederatë kombësish me të drejta të barabarta si Zvicra apo Austria. Historia e tre viteve te fundit, i dha te drejtë Ismail Qemalit. Por, para se të vërehej shpërbërja e Turqisë, duke parashikuar fatin e rrezikuar të vendit të tij, vrapoi ne Romë e Vienë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, më pas shkoi në Durrës e Vlorë, ku Kuvendi i shqiptarëve e zgjodhi Kryetar të Qeverisë së Përkohshme.


Ismail Qemali është një plak simpatik, i gjatë, i kuq në fytyrë, me sy të çelët e të gjallë e me mjekër të bardhë. Figurë e shquar, vishet alla europiançe, kryesisht me një “redingote” të pakapshme. Mendje e ndritur, flet rrjedhshëm 5 gjuhë, kupton italisht por e flet me pak vështirësi. Është i informuar për çështjet ndërkombëtare dhe njeh personalisht politikanët europianë kryesore”.


Pavarësia e shqiptarëve ishte edhe në interes të vetë Europës. Në 2 prill 1913, në një artikull të gjatë në faqe të parë të prestigjozes «Il giornale d'Italia», gazetari italian Benedetti shkruan: “Kauza e paqes i detyrohet shumë këtij njeriu që pati detyrën historike më të vështirë në betejat diplomatike më të cilën iu desh të përballej. Do kish qenë më e lehtë për të, të zhbënte Europën”.  


16 vjeç


ka qenë Ismail Qemali kur hyri fillimisht në administratën osmane. Ishte koha kur kjo drejtohej nga Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha, të cilët historiografia i rendit si qeveritarë liberalë


1876 


Ishte viti kur Mit'hat Pasha në hartimin e Kushtetutës së parë osmane futi nenin 108 sipas të cilit «administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit». Një nga idetë e Mit'hat Pashës e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar. Dhe këtu jemi dy vjet përpara Lidhjes së Prizrenit dhe gati 40 vjet përpara Pavarësisë.


“Anija e Ismail Qemalit”  në një monedhë austriake


Anija e Lloyd-it austriak ‘Brünn’, që shoqëroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotët e tjerë, nga Trieste në Durrës, për të shpallur Pavarësinë, është vënë në një monedhë argjendi austriake. Ajo është stampuar në vitin 2006 ekzaktësisht më 7 qershor. Vlera e saj është 20 euro, me diametër 34,00 mm dhe peshë 20.00 g. Mësohet se ka në treg 50 mijë të tilla. Nga njëra anë e monedhës është pikërisht “anija e Ismail Qemalit” (për austriakët ajo është një prej anijeve më të rëndësishëm të marinës së tyre tregtare), ndërsa nga ana tjetër shihet një pamje e portit të Triestes. Për sa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan nga Trieste (atëherë port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës nga Trieste. Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak. 


Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi në anijen ‘Brünn’, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi, ndërsa Safa Vlora shkruan se ‘Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta çuar në Shqipëri që të mos pengohej nga bllokada greke’. 


Si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi? Darling Vlora na thotë se në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës: ‘Le Temps’, ‘Le Figaro’, ‘La Croix’ dhe ‘L’Ouest-Eclair’. Sipas tyre, më 18 nëntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti në Trieste. Pas një ndalese të shkurtër, në ‘Excelsior Palace-Hotel’, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, u nis nga Trieste për në Durrës. Në bordin e ‘Brünn’, u përhap menjëherë fjala se midis pasagjerëve ndodhej “princi shqiptar Ismail Qemali” me shoqërues.


Bisedoi Alban Trungu


Shtoni një koment
31 Komente
Mark .uk
I nderuar Darling Vlora ju falenderoj per cfar tregove.Po nuk tregove fare apo e le me dashje pa folur per xhaxhajn e tij se cfar detyre mbante ne ate kohe ne Turqi.Ishte kryeminister i Turqis per dijeni.Si quhet fitimtar dikush ku e ngre flamurin e fitores pa shprazur as edhe nje arme.Historia te shkruhet sic eshte e verteta.
Pa Emër
kur ti turko shqipfoles je krenar per stergjyshin tend,pse nuk e vure emerin Izmael po u bastardhepse ne Darling....!!!?? Mire te thote [Mark] tregohe historine te tere e jo ato qe te do bytha......yyytttttt mashtrues!
Me fakte
Ti Pa Emer, a ja vlen te merresh me ty? Po ty Mark, mos te ka hipur delli i katolicizmit qe flet keshtu? Nuk e lexon sesa Dhimitra kishte me vete Ismaili? Po qe e kishte gruan greke, a e di?
Engjell Shehu
Ismail Qemali beri nje akte patriotizmi duke ngritur flamurin e Shqiperise, dhe quhet patriot, lufta behet me diplomaci dhe me lufte keshtu qe ai luftoi diplomatikishte dhe fitoj ne ngritjen e ketij flamuri qe ne krenohemi dhe festojme 100 vjetorin e pavaresise.
Engjell Shehu
Ismail Qemali beri nje akte patriotizmi duke ngritur flamurin e Shqiperise, dhe quhet patriot, lufta behet me diplomaci dhe me lufte keshtu qe ai luftoi diplomatikishte dhe fitoj ne ngritjen e ketij flamuri qe ne krenohemi dhe festojme 100 vjetorin e pavaresise. Ne lidhje me emrin e sternipit te Ismail Qemalit do te thoshja se nuk ka lidhje me patriotizem, patriotizmi tregohet mezemer dhe me veprime dhe jo me emra dhe sllogane...
Pa te fare
Mark dhe ti pa emer: lani gojen para se te flisni per plakun Vlora.

Mbase ska shkrepur arme por fjalet e zjarrta qe ka thene dhe vepra e tij ndezin zemrat e cdo shqipetari. Pyesni veten pse nuk kane efekt mbi ju.

Nga ana tjeter plaku Vlora me shume se e ka shlyer borxhin qe kemi te gjithe me shqiperine ndersa xhaxhai apo kush tjeter ka zgjedhur te jetoje si turk ka marre rrugen e tij. Turp te quhet Ismail bej Vlora turk shqipfoles.

Befshin nje therrime te vepres se plakut gjithe bijte e shqiperise dhe do kemi bere me shume se cna kerkohet.
arb
Mark.uk dhe Pa Emer jeni qe te dy k.qe kanari. Nuk ka qene kurre kryeminister i Turqise Ismail Qemali. Pa nderhyrjen dhe punen e tij ne stancat e larta Evropiane nuk mund te ishte fituar pavarsia, dhe koha e tregoi.
Engjell Shehu
Ismail Qemali ishte dhe ngelet patrioti me i madhe shqiptare por ngelet dhe fitimtar ne shpalljen e indipedences shqiptare.
giulia
Ai vertet eshte nipi ie Iasmail Qemalit po ju injoranta qe shkruani sjeni as sa cereku i tij jo me i Ismailit. Ne vend te inkurajoni deshmitaret vetem me hudh balte dini kushedi sa njerez pa identitet jeni cfar familjesh jeni rrit.
Zef Kallami
Ismaili nga qe ishte liberal.E hangri dacken ftyres dhe nuk ia mbajti vugjuti ti kerkoj dyluftim per shpagim dhe te qoi nderin ne vend kombit meqe ishte burre shteti.Mos u gabofsha ishte Hasan Prishtina qe i dha nder e krenari stergjyshit tend njikohesisht edhe kombit duke i hedhur dorashken per dy luftim ministrit turk.
Pa Emër
Ju lutem, me jepni pergjigje! 1-Perse disa historjane permerdin se grupi shoqerues qe u nis nga Bukureshti ishte prej 9 burrash ndersa ketu permendet shifra 14? Perse eshte kjo diference prej 5 vetash? Cili eshte grupi shoqerues prej Stambolli ne Bukuresht dhe ne vazhdimesi? 2-Ketu permendet se ne perberje te ketij grupi (9-14) Bukuresht-Budapest-Trieste-Durres ndodhej dhe flamurmbartesi Spiridon Ilo. Pyesim:I gjithe grupi i nisur nga Bukureshti udhetoj se bashku nje herazi apo te ndare ne dy drejtime udhetimi ne diference kohe dhe ku u takuan se bashku dhe perse u udhetua keshtu? 3-Kur themi se pavaresine e fituam me gjak eshte nje gje e mire,por lind pyetja se ku mund te ngrihen varrezat e deshmoreve qe u vrane ne luften per pavaresine e trojeve shqipetare ashtu si kunder jane varezat e deshmoreve te lirise (lufta e dyte boterore),ose te pakten nje dicka memoriale per te renet per pavaresi? 4-Ne luften e pare boterore ne shqipetaret pergjithesisht u gjendem ne pjesemarje te ushtrise otomane, sepse qeme pjese e saj dhe pjeserisht neper ceta shume te vogla kryengritese.Per kete situate historia boterore na njeh ne anen e fitimtareve apo te mundurve? Perse vazhdojme te mburemi me perfaqesim veziresh e pashallaresh derisa otomanet u larguan te mundur prej ketu? 5- Perse ne e fituam pavaresine shume dekada me vone se te tjeret?
Pa Emër
te kerkosh te besh emer, me emrin e dikujt (sado in njohur) tregon qe je ne kerkim te dickaje qe nuk e meriton; originalitetit. Ndersa persa i perket te kaluares, te kaluares te perpiqesh te ndryshosh historine eshte sharlatanizmi me i madh qe egziston....!
Pa Emër
te kerkosh te besh emer, me emrin e dikujt (sado in njohur) tregon qe je ne kerkim te dickaje qe nuk e meriton; originalitetit. Ndersa persa i perket te kaluares, te kaluares te perpiqesh te ndryshosh historine eshte sharlatanizmi me i madh qe egziston....!
?
penda vret me shume se dyfeku z.mark.per ismail qemalin dhe isa boletinin etj,etj,jan krenar jo vetem sterniprit e tyre,por te gjithe ata qe jane ne te vertet shqiptar...sepse nuk kursyen asgje per shqiperin,as jeten e tyre....shikoni politiken e sotshme o mjeran si i ka katandisur shqiptaret,keta grekofil,serbofil,keta qe sot votojme...me keta merruni,jo me ata qe i dhane drite shqiperis.
Andy is knocking one out
Qe nga viti 1480 zoterues te Vlores ? 12 vite pas vdekjes se Skenderbeut ? DMTH qenkeshit familje tradhetaresh dhe kolaboracionistesh qe nga koha e Skenderbeut. Ismail Qemali ka qene si Sala. Gjer ne momentin e fundit me Otomanet dhe kur u permbys varka otomane, shpall pavaresi :-) Sala gjer ne minuten e fundit komunist, kur rrezohet komunizmi na behet demokrat i papare. Teksti i shpalljes se pavaresise fillon me apologji ndaj perandorise otomane. Ky tekst thote se per shkak te rrethanave te luftes ballkanike jemi te detruar te shpallim mevetesine, qe me fjale tjera do te thote, mos ta kishin nisur serbet, greket dhe bullgaret luften ballkanike ne kurre nuk do te kerkonim pavaresi nga fuqite e medha! Dhe une qe po shkruj jam totalisht kunder pleherave serbo-greke por ky eshte realiteti i shkruar ne tekstin e shpalljes se pavaresise.
beni
Kur ne shum vende ballkanike te pushtuara nga perandoria Osmane,filluan shum vite para nesh te shpalleshin te pavarura,nuk kish se si edhe tek ne,ne shqiperi te mos ndodhte nje gje e tille,por krejt ndryshe nga shpalljet e pavarsive te shteteve te tjera,duke u lene nje sherbetor te Perandorise turke Ismail Bej Qemal Vlora,pavarsisht gjuhes shqipe qe ai prezamtohej! Italia ja beri gropen ashtu sic e meritonte! Shpallja e pavarsise,nuk duhet te kish njerez te njollosur,me damken e "Patriotizmit"ku te ngelesh sundimi Oriental,nje demagogji dhe ideologji e Futur tek nacionalistet shqiptare,te kesaj ideologjie nga perandoria Osmane! Pavarsia duhet te tregoje,se vertet ktij populli i esht rembyer liria,dhe kjo liri per ta esht kultura dhe tradita e vertet shqiptare dhe jo ajo Osmane! Gjuhen e nje populli apo nacioni,mundet ta flas edhe nje Kinez apo arab,por kur ai nuk harin te integrohet ne kulturen ekzistuese,atehere ai do te ngelet perseri kinez apo Arab,e njejta gje ka ndodhur me Ismai Qemalin,ku ai vecse ka genjyer popullin Shqiptar te asaj kohe!
shkodrani
nuk dua te hy ne qeshtje fetare se feja e shqiptarit esht shqiptarija.flamuri i pavarsis esht quar ne malsi te malle te shkodres por ishin katolik ato qe e quan dhe per kyt sollen kyt ismail qemal bejun qe ishte puntor i turqve.qithsesi rroft shqiprija e shqiptarve dhe uroj bashkim kombtar
Gege Kosova
Mos u beni vegel e instrumentalizuar e poltikes ditore te ketij Rrumpalles nga Tropoja. Se demtoni veten e atshme Tuajen, Jo Ismail Qemailin e Madh, Personalitetin madhor te shtetit dhe historise shqiptare. AI mbetet Ai qe ishte, po Ju mund te demtoheni nga ata qe jeni. Shembull i fresket te ju sherben Azem Hajdari dhe familja e Tij. Ku ishte, ku e hedhi Rrumpalla e ku eshte sot familja e Tij. Kujdes me keto lojra poltike, Ai vet te kembet i ka qendrua Enverit, madje edhe Ramizit, por tash gervallet, hedh fjale rrugaqerie si per cdo ceshtje tjeter, dhe akuzon te tjeret per te bemat e veta. Kujdes Ju lutem. Ismail Qemaili eshte nje dhe i tille do mbetet. Ndaq Rrumpalla ta lavdron ndaq ta shane si gjithken, AI ESHTE DHE MBETET I MADH.
Kadriu nga Vlora
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora
I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe..
Karbunarsi
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe..
Motrajote
Replik per- Pa emer,mark uk,shkodrani,andy is mu,,. Duhet te jeni nje bastard grek shqipfoles, dhe meqense shkruani shqip helmin e hidhni te sheqerosur kunder patriotit me te madh shqiptar I,Qemalit.Jane te rralle burrat me mbiemrin Vlora qe i dhane shqiperis emer.I,Qemali vendosi pasurit e tij ne shitje per shqiperin.ju nen propaganden e otomaneve ngulmoni te hidhni balt mbi I,Qemalin dhe pavarsin e shqiperis.Shkoni dhe i beni nje lavazh trurit tuaj te helmuar nga janullatosi .Informohu me shume nepermjet librave dhe arkiva per pavarsin. Shko dhe shkruaj tek miqt e tu grek apo sllav.
Mark.uk
arb-pa te fare:Ju flm per repliken.Dua te themi se shqiperia eshte vendi i fundit ne bote qe hoqi turqin,bile e verteta iken vete.Po ashtu edhe komunizmin,kure kishte rene kudo ne Europe.Une kam thene se ishte kryeminister i turqis po xhaxhaj i tij.Pse nuk ngriti flamurin e Skenderbeut,po ate te rekumenduar ng turqit.Njers si puna juaj e hoqet flamurin e tij,dhe vendoset perseri ate te turkut,shiko historin reale.
Mark.uk
-motra jote:Une- pa emer e shkodrani jemi taman shqiptar,kurse ju jeni pasardhes i atyre qe ju i keni per zemer,sade turk qe per fate te keq flisni shqip.Dua te pyes juve se nga kush e vuri ate pasuri qe ju thoni,apo bazoheni te historianet qe mjerisht flasin shqip.Te gjith ata qe i sherbyen turkut nuk duhet te kesh as ma te voglin respekt.Shkoni e jetoni andej nga e ke origjinen dhe jeto i lumtur.
Karbunarsi
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale osmane eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe.. Ata te deres Vlora e din mire kete origjine por tjeter gje si e zbukuron Ekrem bej Vlora ne kujtimet e tij si vazhdues e nje dege te familjes Muzaka dhe ...
Kujtimi London west
Shkodrani nga Plani. Mark uku. Pa emer, tu harrofte emri.
Halet nuk i ndyjne Malet.
Motrajote
Replik per (Mark Uk si dhe Karbunarsi) sinonim i te njejtit njeri shqipfoles grek 300 eurosh.Perpara se te flisni per I,Qemalin ju duhet te dizifektoni trurin nga kolera greke.Pasurine e kane vendosur me parate e tyre,shtrihej nga Kanina gjer ne Zvernec.Ik dhe lexo ndonje lajm per greqine dhe janullatosin,ose me mire merr ndonje valium,keshtu nuk lexojme idiotizmat e kamufluara greke fshehur nen emra shqiptare.
Pa Emër
F.Kacorri i drejtohet deputetit turk,turkoshqipfolesit Kemal Izmael me keto fjale: -Hajde ketu mor tradhtar,ngrih flamurin pastaj largohu drejt Instamboul-it......[pasi turkoshaku hezitonte qe te bente ngritjen e flamurit,qe binte ndesh me interesat turke ne shqiperi] Dhe per kete burre te vertet[At N.Kacorri] te aktit te Pavaresise,islamiku Berisha e 'nderoi' duke i pritur eshtrat e Tij,me karroce plehrash......POSHTERSI!!!
Pa Emër
Te nderuar komentues;Duke iu falemenderuar Turqis sot egziston Shqiperia,arsyeja eshte se shum prinjes turk kishin prejardhje shqipetare.Keta shqipetar ne turqi e perpiluan kushtetuten e turqise,univerzitetin,alfabeti etj.andaj mos u lodhni me komente se kush eshte Ismaili ose kush eshte Cajupi,Ataturku ,Faruku etj se te gjithe jane shqipetar.Mos te ishin keta burra te medhenje shqipetar sot Shqiperia kishte qene Serbi ose Greqi,Me mere te mendojme se si me mire te ta festojme 100 vjetorin e pavaresise.
Andy is knocking one out
O trima te dheut. Nuk e thashe une por e tha vete Darling Vlora. Te paret e tij kane qene zoterues te Vlores qe nga 1480. DMTH keta kane luftuar kunder Gjon Gjergj Kastriotit II (te birit te Skenderbeut), kur ky ka zbarkuar ne Himare ne 1481 ! A dini ju te flisni me fakte apo vetem te shani ne menyre anonime te fshehur pas kompjuterit ?
reland
un ju them te gjitheve urime 100 vjetorin e shqiperis
Jam Shqiptar
Te jam mirenjohes Darling qe shkruan per figuren e larte te gjyshit te babait tuaj, dhe figures se shquar te popullit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlora. Ne shqiptaret krenohemi me te gjithe ata BURRA HERONJ e LEGJENDARE qe kane luftuar e derdhur gjakun per te miren dhe lirine e Shqiperise. Zoti do te na bashkoje nje dite ne shqiptareve, kudo qe jemi, pa dallim feje e krahine, ne tempullin e bekuar prej tij, te bukuren Shqiperi. Gjaku i Shqiptarit nuk behet uje.
Gjuha jone sa e mire!
Sa e ambel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 7 =