Kush i fiton zgjedhjet e vitit 2013?

Kur jemi rreth 9 muaj larg nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, ende nuk kemi asnjë sondazh apo anketë për prirjen e votës së zgjedhësve shqiptarë. Në këto zgjedhje do të paraqiten për herë të parë dy formacione të reja politike, Frymë e Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi. Të dy këto parti duhet thënë se deri tani janë pozicionuar në qendër, kanë sulmuar mazhorancën qeverisëse por nuk i kanë bërë “fresk” opozitës, majde e kanë kritikuar për rolin e saj. Si FRD dhe AK kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me Partinë Socialiste.


Në bazë të sondazhit të “Shekulli-t”, këto dy forca do të marrin një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2013. Çuditërisht AK - sipas rezultatit me mbi 8 mijë vota - lë pas edhe Partinë Demokratike. “Kuqezinjtë” kanë 1 980 vota kundrejt 1 516 vota të PD-së. Por përtej rezultatit të sondazhit, një rezultati i tillë në zgjedhje, as që imagjinohet pasi mjetet e këtyre dy partive kanë diferenca të mëdha. Sipas rezultatit të sondazhit, 31% të votave do t’i marrë Partia Socialiste, e cila prej tetë vitesh është në opozitë. Më pas vjen AK me 24.4% dhe PD me 18.7%, e më tej FRD me 7.7%, e cila lë pas LSI-në me 1.5%, që prej katër vitesh bashkëqeveris me PD-në.


9.8% e personave që kanë marrë pjesë në sondazh shprehen se nuk do të votojnë asnjërën nga partitë politike. Në nuk kemi ofruar mundësinë “nuk do të votoj” dhe kjo përqindje mund konsiderohet “votë e bardhë” pasi ata kanë zgjedhur opsionin "asnjërën". Në bazë të sondazhit partitë e tjera marrin një përqindje të pa konsiderueshme nga 1.1 që është PDK-ja e Nard Ndokës deri në 0.28% që është PR-ja e Fatmir Mediut, e cila në zgjedhjet e kaluara siguroi një mandat deputeti.


Rezultati i vitit 2009


Zgjedhjet e kaluara parlamentare ishin ndër më të diskutueshmet, kjo edhe për faktin se rezultati ishte i ngushtë mes dy koalicioneve të mëdha. “Ngërçi” u zgjidh nga pozicionimi i LSI-së djathtas edhe pse PS-së për muaj me rradhë kërkoi rinumërim të votave me pretendimin se pati parregullsi. Në bazë të rezultatit në rang kombëtar të shpallur nga KQZ-ja, koalicioni “Aleanca për Ndryshim” mori 46.92% të votave ose 712 745 vota duke siguruar 70 mandate në parlament. Koalicioni u udhëhoq nga PD me 610 463 vota ose 40.18% të votave në rang kombëtar që u përkthyen në 68 mandate.


Kurse koalicioni opozitar “Bashkimi për Ndryshim” mori 688 748 vota ose 45.34% në rang kombëtar, duke siguruar 66 mandate deputetësh. PS mori 620 586 vota ose 40.85%, pra 65 deputetë. Në zgjedhje u paraqiten edhe dy koalicione të tjera ku vetëm njëri arriti të siguronte deputetë. “Aleanca Socialiste për Integrim” mori 84 407 vota që i siguruan katër mandate deputetësh.


PS ashtu si edhe në zgjedhjet e vitit 2009 edhe në sondazh tregohet se ka shumë më tepër vota se PD-ja por se kujt do t'i kalojë pushteti kjo nuk është e sigurt, pasi në lojë janë edhe shumë parti të tjera.


AK dhe rasti G99


Në zgjedhjet e vitit 2009, një prej partive që merrte pjesë për herë të parë dhe që premtonte shumë ishte G99. Megjithëse në sondazhet ata shkonin deri 5-6%, në fund rezultoi me 0.86% ose 12 989 vota gjithsej. Edhe AK po shkon drejt zgjedhjeve me shpresë të madhe, madje kreu i saj, Kreshnik Spahiu, në një nga intervistat e dhënë së fundmi deklaroi se AK ka arritur 210 mijë anëtarë deri tani. Kjo do të thotë se AK është partia me numrin më të madh të anëtarëve në vend pasi PS, e cila konsiderohet partia me numrin më të madh të anëtarëve, nuk arrin më shumë se 200 mijë të tillë.


Shekulli Online


Florenc Stafa


Rezultati (deri në orën 12:00)


Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot për kë parti do të votonit?


PS 31.09%  (2,519 vota)  


AK 24.48%  (1,984 vota)  


PD 18.78%  (1,522 vota)  


Asnjërën 9.81%  (795 vota)  


FRD 7.76%  (629 vota)  


LSI 1.53%  (124 vota)  


Tjetër 1.25%  (101 vota)  


PDK 1.14%  (92 vota)  


PDIU 1%  (81 vota)  


PBDNJ 0.84%  (68 vota)  


LZHK 0.77%  (62 vota)  


PSD 0.67%  (54 vota)  


PLL 0.6%  (49 vota)  


PR 0.28%  (23 vota)  


 


Vota totale: 8,103

Shtoni një koment
9 Komente
Pa Emër
HAHAHAHAHA Sipas Gazetes Shekulli qe ?sht? pro PS`s jan? kto Rezulatate,po le te votoi populli e do shohni se kush do vjen? ne Maxhoranc.
tetova
bamir topi dhe dhe ajo e ak e kreshnikut dot fitoj nese ato dy partiat hijn ne koalicion de jet shum interesante se kto ps edhe pd kto njerzit nuk duen ti ndijn mo asend skan bo per popullin ne shqipri e asend per popullin shqiptar jasht kufijve une kam familje ne shqiprij ato de votojn bamir topin e disa ak ne
ervinet
shifrat e ketij polli nuk reflektojne aspak spektrin e gjere te votuesve. Ne rradhe te pare kushdo mund te votoje pafundesisht - per cdo klikim brenda shekullit shfaqet nje pop-up i bezdisshem per poll dhe mund te votosh sa here te duash. Pervec kesaj lexuesit online te shekullit mund te kene prirje per disa parti. Matja e vertete e polleve mbetet nje pune e veshtire.
Pa Emër
parti enver jemi gati kurdoher..... 99 perqid ketu do ti marre PS, te tjerat do i ndajne keto partite e tjera, kurse PD do te shkrihet fare. hajde gallat hajde.....
bujari
kush mendoni hajdutat dhe vetem hajdutat do fitojn se vetem hajduta kemi ne te dyja anet si te majtet si te djathtt hajduta pa moral shesin cdo gje per ate karrige te qeverise edhe prapanicen po ju kerkua ketyre te degjeneruarve se moralin e shtepis se tyre se kan per gje sepse skan moral
nje emigrant
Do marri me shume FRD se LSI? AK me shume se PD? Rezultati eshte shume qesharak! Per te pasur nje ide se si do vtojne duhet te dalesh ne rruge(te populli Shqiptar) dhe jo ne internet!
Vëzhguesi F
Te me falni ju te "Shekullit", por keto lloj sondazhesh jane si lodrat e kalamajve. Ketu kompromentohet keq vetja si tifoze partishe dhe jo si medie serioze qe jeni.A e dini se ne sondazhin tuaj online ata qe klikojne ne kompiutera apo lap toper jane jo vetem ata qe do te votojne por dhe kalamaj qe futen per te luajtur ne qendrat e internetit apo neper shtepite e tyre? Ju ma nxirrni AK si force e dyte politike?! Kreshnik Spahiu do ishte mire qe ata qe e ndjekin te mbushin stadiumin kur luan kombetarja dhe jo te merret me politike, se ndryshe ata jane pjese e nacionalizmit ekstrem ballkanik.
Zefi
Simbas hallit. Populli voton te majten sepse shumica jetojne me lista ushqimi nder dyqanet socialprivate.Keto gezojne,edhe fenomenin final vetflijimin.Kjo shtrese furnizon ne menyre te pa vullnetshme,por edhe te vullnetshme mbijetesen nepermjet prostituimit.Krimi ekziston qe nga organet ma te larta deri tek njerzit me ordiner. Krimi ne organet e larta perfaqesohet me krime ndaj Trebickes,R.Hoxhes,21,janarit 14 shtatorit 98,Gerdecit te birit e te dreqit.Gjithe keto viktima i perkasin shtreses,liste dyqaneve. Simbas rrealitetit.Fiton hajduteria profesionale qeveritare me drejtesi e rrapulli.Profesioni me i dobishem, rezultativ per te djathten e Berishes.Ketu perfundon realiteti dhe e gjithe eksperienca e fituar ne vite. Per te ardhmen me 2013.Fundi dalt hajer. I mbete te gjindet nji fallgjuer qe mbasi ti perziejne mire e mire bathet te na tregoi fituesin.
Kosovare
Vëzhguesi F,,, Cfare mendone me ate (nacionalizmit ekstrem ballkanik.) Cfare te pengone ty Nacionalizmi ekstrem Shqiptar i cili realishte nuk egzistone por edhe siku te egzistoje qfare ka te keqe , Kur ne Ballkane ke Nacionalizmin Rraciste ekstren SERBE GREKE Sllavo Maqedoas Kroate etj, Si mendone ti Shqiptaret duhet te jen Lepurusha te Ballkanit perderi sa rrethohen nga Ujqe te eger, Une votova AK edhe pse jame nga Kosova
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 4 =