Sociale

Formulari A3, 10 ditë afat për 5300 kandidatë për studentë

  • 26 Shtator 2012, 12:14

Formulari A3, do të nisë të plotësohet brenda 10 ditëve. Ky është dhe shansi i fundit për 5300 maturantë, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë. Formulari A3, do të plotësohet online, ashtu siç u bë dhe aplikimi i mëparshëm për fituesit. Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së, Alfons Harizaj, thotë për “Shekulli”-n, se pritet dalja publike e MASH, që të lajmërojë hapjen e procedurave për formularin A3. Megjithatë procedurat do të jenë të njëjta ashtu si dhe vitin e kaluar. Në këtë formular, do të jenë të renditura të gjithë universitetet e vendit me kuotat e mbetura bosh, për të cilat mund të jetë një mundësi e mirë për ata që nuk u shpallën fitues në fazat e mëparshme. Kategoritë Formularin A3 mund ta plotësojnë disa kategori kandidatësh për studentë. Bëhet fjalë për ata që nuk kanë arritur të përfshihen në listat e fituesve në fazat e mëparshme të konkurrimit me Formularin A2. Por edhe për ata që ishin mbetës në sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore dhe kaluan  në provimet e vjeshtës, apo janë regjistruar në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2012, nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z dhe rezultojnë kalues në të katra provimet. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit nuk mund ta vazhdojnëgarën, ata që kanë mbetur pa u regjistruar. Kjo, për për shkak se MASH, u dha mundësinë të gjithë fituesve që të detyrimisht, duhet të regjistrohen njëherë në degën që u shpallën fitues dhe më pas, nëse kanë pretendime për një dëgë tjetër, të presin zhvendosjene vizës së kuqe. Formulari A3 Drejtori Harizaj shprehet se pas përfundimit të regjistrimit online, u shpallën edhe kuotat bosh, të cilat u hapin rrugë të gjithë atyre maturantëve që kanë konkurruar, por nuk janë shpallur fitues në ndonjë nga 10 preferencat që kanë renditur. “Janë 2300 vende bosh, të cilat janë vende të maturantët që kanë konkurruar, janë shpallur fitues në një nga degët e preferuara, por nuk janë regjistruar. Ky është edhe rezultati përfundimtar i regjistrimit online, që përfundoi pak ditë më parë. Përgjithësisht, këta janë studentë që kanë qenë me numër të lartë pikësh. Bëhet fjalë për ata studentë që kanë fituar në një nga universitet jashtë vendit dhe tashmë, kanë nisur procedurat atje”,- shprehet Alfons Harizaj. Universitete që kanë numrin më të madh të degëve të mbetura bosh, janë universiteti i Gjirokastrës dhe i Vlorës, të cilët disponojnë 3 mijë vende bosh, në degë të pa kërkuara nga maturantët. Ndërsa Universiteti i Tiranës, mbetet gjithmonë në majën e preferencave të maturantëve në të gjithë vendin. Vitet e fundit edhe Universiteti Bujqësor i Kamzës është një ndër më të preferuarit. Braktiset Juridiku, më pak i preferuarFakulteti i Drejtësisë që ka qenë në krye të listës së universiteteve për vite me radhë, këtë vit ka një rënie të kërkesave. Përveç kërkesave, ka dhe një rënie të numrit të pikëve të konkurrentëve që kanë fituar në këtë degë. Mesa duket, vitet e lavdishme të këtij fakulteti, kanë nisur të zbehen për shkak të preferencës për degë më utilitare. Kur e pyetëm, drejtorin e AKP-së, Alfons Harizaj, për degët më të preferuara, ai u përgjigj:“Juridiku ka shumë kërkesa dhe fitues, por nuk është më në majën e degëve të kërkuara”. Ndërkohë, vërehet fenomeni i orientimit të maturantëve drejt degës së anglishtes. Për këtë vit, degët më të preferuara janë ato të Mjekësisë, të Ekonomikut dhe të Teknologjisë dhe Informacionit. /Shekulli/Emanuela Sako/


Shtoni një koment
15 Komente
Pa Emër
wowww
Pa Emër
jam nje studente fituese e fazes se pare ne UNIVERSITETIN E TIRANES PO PERARSYE SE NDODHEM JASHTE SHTETIT nuk u regjistrova online duke u nisur nga faktise do plotesoja formularin A3 per nje dege me te mire ,po mesa lexova ketu jam djegur dhe nuk kam te drejte ta vazhdoj me procesin e plotesimit te formularit A3 ,ju lutem te me informoni sesi duhet te veproj ????
Pa Emër
do te doja te dija daten e sakte kur plotesohet formualari a3 per vitin akademik 2012-2013
Pa Emër
a mund te dime daten kur plotesohet A3 ? ju lutem se rrezikojme te ngelemi pa shkolle :(
gesi
ne cfare date mund te aplikojme per formularin a3?
Pa Emër
ju lutem kur plotesohet formulari a3
Ema
Ju lutem me informoni se ku mund ta shoh formularin A3. Pres pergjigjen tuaj. Do ju isha mirenjohese nese do te me ndihmonit. Ju faleminderit.
ana
Neser behet plotesimi i A3?
Pa Emër
kur do aplikojme per formularin a3 kur nis
ena
kur do ta plotesojm a3 ju lutem me tregoni..ju lutem shum
eda
kur do aplikojm maj amam
dorina
prsh.gjithashtu dhe une jam nje maturante qe fitova nje dege dhe humba regjistrimet si online ashtu dhe ate te shkolla.ne info e mesiperm thuhej se skam te drejte te plotesoj a3.ju lutem me informoni nese do kete perjashtim te ketyre studenteve,se verte deshiroj te studioj se jam nje nxenese me mesatare 9..me respekt
Pa Emër
kur plotesohet formulari A3 ju lutem me ktheni pergjigje se jam nje nxenese e mire dhe nuk dua te mbetem pa shkolle
Pa Emër
kur plotesohet formulari a3 se na merzitet duke pritur

elsa
kur do ta plotesojme formularin a3
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 3 =