Ekonomi

Raporti: Papunësia në vend, rritje me 24.8%

Ornela Manjani


Niveli i papunësisë deri në fund të vitit pritet të arrijë në 24.8%. Shifra u publikua dje në Raportin e Bankës së Shqipërisë, që pasqyron treguesin e besimit të konsumatorit. Niveli i papunësisë pritet të dyfishohet në pjesën e dytë të vitit, ndërkohë që deri në fund të 3-mujorit të tretë, shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave shënonin nivelin 13.3%. Për 3-mujorin në vijim, sipas parashikimeve, konsumatorët do të përballen me një rritje të kostos së jetesës deri në 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Në raportin e BSh-së, bazuar në të dhënat e besimit të konsumatorit, ndikim negativ në sjelljen e konsumatorëve do të ketëedhe rritja e çmimeve të disa prej produkteve të shportës. Pritshmëritë për çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të shënojnë një rritje prej 8.2% gjatë vitit të ardhshëm. Një tjetër tregues negativ është edhe gjendja aktuale financiare, e cila ka pësuar një rënie në masën 11.9%.


Rritja e çmimeve dhe pasiguria për punën ka diktuar në uljen e konsumit dhe rritjen e kursimeve, tregues të cilët do të ndjekin të njëjtin trend edhe në pjesën e mbetur të vitit. Shqiptarët parashikojnë të rrisin kursimet edhe me 1% gjatë vitit të ardhshëm, fakt që do të reflektohet në uljen e konsumit me të njëjtën masë. Ndërkohë, konsumatorët do të heqin dorë nga blerjet e mëdha, ky tregues do të pësojë një rënie prej 47.9%.


"Treguesi i besimit të konsumatorit ka rënë me 14.5% në 3-mujorin e dytë të vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe, konsumi preku nivelet më të ulëta në pesë vitet e fundit. Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, tkurrja e konsumit do të shoqërohet me ulje të kërkesës së brendshme dhe rënie të nivelit të të ardhurave familjare për periudhat në vijim", raporti i besimit të konsumatorit, BSH.

Shtoni një koment
11 Komente
elbasanci
Po ja dredh edhe guvernatori Sales me duket...
Pa Emër
jo mo jo se genjen governatori. ne kemi rritje shume me te larte ekonomike, pe papunesi shume te larte. te pakten nje gje kane te perbashket te larte, nuk ka rendesi se si eshte
Armons
Une nje gje nuk po e kuptoje akoma! Sala thote qe ne Shqiperi nuk ka krize, Shqiperia eshte Kina e vogel ne Evrope ose e krahason me Norvegjine... Ma ha mendaj se shifra e dhene 24.8% duhet te jete nje gabim i redaksise. Duhet te behet fjale per 2.48%?! TE NA RROJE SALA SA MALET E VICIDOLIT!
al
zoti fullani me shifrat qe jep informon publikun per nje nga treguesit kryesor te ekonomise qe eshte punesimi. qe te ulet papunesia ne kete periudhe do ishte e udhes qe te behej me shume ekonomi per lekun dhe jo banka kombetare te harxhoj 40 milion $ per te blere hotel dajtin jo shperdorime per luks brenda bankes. tjeter eshte perqendrimi te bujqesia dhe industria agro ushqimore . te shtohen bisneset e perpun imit dhe te arrime qe shumica e nevojave per konsum te jene te markes made in albania.koncensionet jane nje mundesi shume e mire kue shteti nuk eshte i zoti qe te administroje pronen publike. ndertimi i hidrocentraleve me koncension eshte shume efektiv ne ekonomi pasi heq varesine nga bota per gjene me kryesore te ekonomise sic eshte energjia. dhe rruga durres kukes si dhe autostrada tirane elbasan qe kane kosto te larte dhe rrisin borxhin e jashtem do te ishte mire te ipeshin me koncension dhe nuk do te ishin barre per buxhetin. ulja e kostos se produkteve rrit konsumin dhe leron ekonomine.
Ardiani
Kur thone 24.8% te jeni te sigurte se shifra reale eshte dyfishi,qe d.m.th 49.6%.
freland
DY DEKLARATA TE QEVERISE QE KUNDERSHTOJNE NJERA TJETREN//????????!!!!!!!!!!!!!!!!!! KUJT TI BESOJME...........
Ma do mendja se keto deklarata nuk i jane parashtuar SALES.............
Nga të dhënat e INSTAT gjatë muajit shtator çmimet e ushqimeve janë rritur duke i rënduar më shumë xhepat e qytetarëve. Sipas INSTAT, rritje kanë pësuar artikujt kryesor të shportës ushqimore, por edhe një sërë shërbimesh.

Por, ministri i Financave, Ridvan Bode, në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare është rritur pozitivisht ndërsa borxhi publik kap shifrën prej 59.4 për qind.

“Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qenë 3.1 për qind, inflacioni 3.5 për qind ndërsa punësimi është rritur me 1.7 për qind dhe kjo shifër është e kënaqshme duke pasur parasysh krizën ekonomike”, tha Bode.

INSTAT ka treguar se, rritje ka pësuar nëngrupi ushqimeve dhe pije joalkoolike, librat shkollor me 1.8 për qind. Ndërkohë që rritjen më të madhe e kanë pësuar karburantet përkatësisht benzina me 2.4 për qind dhe nafta me 1.5 për qind.

Mësohet se i vetmi nëngrup që ka pësuar ulje gjatë muajit shtator ka qenë indeksi i grupit "qira, ujë lëndë djegëse dhe energji" që shënoi një ulje prej 1.0 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i qirave të banesave shënoi një ulje prej 2.3 për qind.

Shekulli Online
Devolliu
Shifrën që jep ky Fullani i Saliut të Viçidolit duhet së paku ta shumzojmë me 2-shin.
leo
Papunesia ne Shqiperi duhet te jete rreth 50% ,ose dhe me shume,se keta i quajne te gjithe fshataret te vetepunesuar,dhe numerojne vetem ata qe paraqiten tek zyrat e punes.
SHIGJETA
SBESOJ QE NE DO I SHPETOJME SHUME LEHTE KRIZES AJO QE ME TR EMB ESHTE SE DO GDHIHEMI NJE MENGJES DHEEEEEEE KUJTONI CA NDODHI ME FIRMAT PIRAMIDALE BANKAT SDO KENE TE JAPIN LEKET PSE SHUME THJESHTE IKIN NE AUSTRI ITALI ETJ ETJ DIKUSH MUND TE QESH ME KETO QE SHKRUJ POR NE BORXHIN E JASHTEM E KEMI 60 PO I BRENDSHMI SA ESHTE DO KEMI FAT ME TE KEQ SE GREQIA ME KETA NDYRSIRAT QE JEMI MPLEKSUR
Pa Emër
Cfare lloji ekonomisti eshte ky mo e ka bere banken shqiptare Monopol. Ligji i Ekonomis sipas Theoris thuhet qe me rritej e kerkeses per blerja rriten cmimet por jo gjithmon ndodh keshtu eshte me se drejte. por por te marrim anen tjeter biem ne dilem kur themi qe me uljen e kerkeses ne treg grihen cmimet. = absurde gje qe nuk qendron. O ju shqiptare qe i merrnin shkommen akoma me veze dhe 100 eureshe te futur ne fletore qe keni brenda nje kohe te shkurter 20 diplloma. Nuk behet shqiperia me shqiptar te tille. flm studioni mire teorit ekonomike dhe si ho hecen bota. naten
halili
Cjan keto qe thoni juve governator.Shqiperia eshte fanar ndricues ne brigjet e adriatiku. ajo po ecen me hapa gjigante drejt nje superfuqie. Here jemi vendi i pare ne europe e here jemi vendi i dyte ne bote per zhvillim ekonomik dhe per perparim. Jemi bvendi m ei luntur ne bote me nje zhvillim ekonomik te pa pare dhe te pa degjuar. O sa mire do te ishte qe kishte dis adrejtues ps europa ose amerika si juve governator dhe si salukun. E kuptoni sa qesharak jeni bere me kete qe thoni dite per dite.Governator, beju vetem nje here burre dhe thuaj te verteten se do ti besh ndere vendit tend
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 8 =