Thellë

Lista e deputetëve, në bazë të rezultatit të 2011-s

  • 13 Tetor 2012, 13:09

Luis Tanushi 


-Si e pritët statusin meqë është dritë jeshile, por me kushte?


Ne e kemi pritur pa befasi. E kemi ditur se KE propozonte marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. E kemi ditur sepse kemi pasur edhe një problematikë që kishte të bënte me komunikimin politik në Shqipëri. Kemi marrë atë që kemi merituar.


 Për herë të parë ka një precedent që merret me kushte?


Të gjithë proceset që ky vend ka kaluar kanë qenë të lidhur me bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën. Ne nuk mund të bëjmë edhe qeverinë, edhe opozitën. Kemi aq meritë sa kemi pasur, por angazhimet e palës tjetër ne nuk mund t’i marrim përsipër. Pyetja që shtrohet është se cilat ishin angazhimet e nëntorit dhe pse nuk u morën më para? Fakti tregon se do ta merrnim statusit nëse marrëveshje do të ishte nënshkruar më parë. 


Deri në dhjetor kur mblidhet komiteti, a do të jemi gati të plotësohen të gjithë kriteret? 


Të tria kushtet janë të lidhura mazhorancë- opozitë. Mbetemi me shpresë deri në çastin e fundit që të plotësojmë këto tre kushte dhe janë plotësisht të arritshme. Ne nuk kemi diferenca politike, ideologjike. Janë tre çështje të thjeshta, ligji për Gjykatën e Lartë, Nëpunësin Civil dhe Rregullorja e Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit është lehtësisht e kalueshme.


 Z.Rama tha që ne do të tërhiqemi... 


Po dhe nuk e mbajti fjalën. E vetmja pikë që ka mbetur pezull është kërkesa absurde e PS-së që lideri i mazhorancës në parlament të ketë kohë të njëjtë dhe mundësi të njëjtë me liderin e opozitës.


 Po çështja e Fierit?


Çështja e Fierit është një artificë, nuk është një çështje që ka shumë rëndësi për PS-në, por është zgjedhur një manovër që të mbajë pezull. 


A ka ndonjë ndjeshmëri politike dhe ligjore për të përndjekurit?


Nëse flasim për ndjeshmëri, kam keqardhje për çdo shqiptar. Ne nuk jemi një vend i pasur që mund të garantojmë ato kontribute asaj shtrese që i meriton të gjitha. Lidhur me grevën, ata vërtet janë ishtë përndjekur politik, por janë kundërshtar politik. Ata 20 persona kanë qenë vërtet ishtë përndjekur, por politika nuk mund të negociojë mbi ligjin. 


Me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve kanë kryer një takim me presidentin… 


Çdo aktor i brendshëm dhe i jashtëm është i mirëpritur për t’i bindur që të lënë grevën.


 Çfarë mund të përfitojë PS nga kjo grevë?


PS-së i intereson që të përndjekurit politik kanë probleme me PD-në. PS sot iu dha lekët e spitalit. Ju tha digjuni ju se spitalin ose arkivolin jua paguaj unë.


Si e shihni konstituimin me vonesë të KQZ-së?


Nuk e bëmë për shkak të paranojave të Edi Ramës. Çfarë lexoj unë te votimi i djeshëm? Përsëri parandjenjën e humbjes dhe përsëri frikën nga dështimi. Në PS thonë që Rama e ka frikë Berishën. Por, Sali Berisha ka dobësitë e tij të dhe nuk është kaq i suksesshëm. Nuk është gjeni, nuk është ekstra-tokësor. 


Ku do të jetë Arben Ristani?


Arben Ristani është një zyrtar shumë i respektuar që do t’i bënte nder çdo institucioni. Çdo forcë politike do të ishte e nderuar që ta kishte Arben Ristani si një resurs të vetin duke përfshirë edhe PS-në. 


Zoti Ristani do të jetë në zgjedhjet e PD-së në 2013-n?


Jo unë nuk mund ta them këtë. Se ku do të jetë ai nesër në zgjedhjet e 2013 apo pas zgjedhjeve, unë nuk mund ta them. 


Si do ta vlerësoni kontributin e deputetëve aktualë dhe mbi çfarë baze do të hartohet lista e re?


Çdo parti ka filtrat e saj dhe filtrat janë forumet. Forumet e PD-së funksionojnë për mrekulli edhe për listat e ardhshme zgjedhore. Listat e ardhshme do të kenë në thelb kontributin e gjithsecilit. Unë kam vlerësim maksimal për të gjithë deputetët e PD-së, por do të ketë edhe ripërtëritje. 


 


Do të niseni edhe nga rezultatet e 2011-s? 


Sigurisht sepse zgjedhjet do të jenë si referencë. 


Po aleancat?


Nuk kemi arsye sepse ne kemi edhe 8 muaj për të konsumuar një marrëveshje të arritur 3 vjet më parë. PD do të ketë koalicion më të madh se katër vjet më parë. 


Do të jeni me LSI-në?


Është shumë herët për të folur. 


 

Shtoni një koment
1 Komente
Pa Emër
hani e pini sa te keni salen....."se sa te mban dhalla te mban e dhe sala"....
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 9 =