Kronikë

“Burg pa afat” për kryekomunarët që mashtruan me fondet publike

  • 17 Tetor 2012, 11:41
  • Përditësuar 12:10

MAT-Gjykata e Matit ka dhënë sot masën e sigurisë për 2 kryekomunarët e arrestuar në 15 tetor nën akuzën e përvetësimit të parave të investimeve për zonat ku ata shërbenin. 


Trupi gjykues la në burg pa afat kryetarin e komunës Xibër, Lutfi Ceka. 


Hamit Xhakrosa, me detyrë kryetar i komunës Rukaj dhe Lutfi Ceka, me detyrë kryetar i komunës Xiber akuzohen për veprat penale të "falsifikimit të dokumentave" dhe "shpërdorimit të detyrës", pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike. 


Prokuroria nisi procedimin penal dhe ndaj shtetasve, Behar Metra, me detyrë nëndrejtor i spitalit të qytetit Burrel, Etion Isufmani, me detyre shef-finance në spitalin e Burrelit, Gani Ruka, me detyre shef-finance në komunën Rukaj, Hajredin Bardhi, me detyre shef-finance në komunen Baz, të arrestuar, si dhe shtetasit Mustafa Çelami, me detyre kryetar i komunes Gurrë, i shpallur në kërkim. 


Gjithçka lidhet me disa prokurime me vlerat të zhvilluara pranë autoriteteve kontraktuese që u përkasin komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurre, Suç, Baz, Drejtorisë së Shendetit Publik Mat, Drejtorise së Spitalit Burrel, Qëndrat Shëndetesore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, etj. 


Sipas prokurorisë, ka rezultuar se shtetesja Yllka Selita ështe regjistruar më datën 1 janar 2006, si person fizik në regjistrin tregtar me nr. NIPT K67617924D, me objekt tregtim artikujsh të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, punime të ndryshme ndërtimi, shërbime të ndryshme, transporti turistik, këmbime valute. 


Por, në të njëtën kohë, ka rezultuar se subjekti i njohur me emrin tregtar "Yllka Selita", në periudha të ndryshme, që përkojnë nga viti 2006 e deri më tani, ka marrë pjesë në mënyre fiktive në prokurimet me vlera të vogla të zhvilluara pranë Autoriteteve Kontraktuese që i përkasin Komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurre, Suç, Baz, Drejtorisë së Shendetit Publik Mat , Drejtorisë së Spitalit Burrel, Qëndrat Shëndetësore, Rukaj, Derjan , Macukull, Ulëz, etj. 


Prokuroria e Matit, që heton çështjen, beson se procedurat kryheshin në mënyrë fiktive vetëm me qëllimin që të bëhej i mundur kalimi i fondeve të përcaktuara për shërbime apo blerje të mallrave të ndryshëm. 


Të gjitha fondet pasi kalonin në llogarinë bankare të shtetases ‘Yllka Selita’ transferoheshin në një llogari tjetër dhe konkretisht tek llogaria bankare e shtetasit, Dritan Farrici. 


Nga hetimi është provuar fakti se shtetasi Dritan Farrici gjithë shumat e parave që kalonin në llogarinë e tij i tërhiqte kesh nga banka dhe më pas ua jepte shefave të financave ose kryetarëve të autoriteteve kontraktuese duke mbajtur në çdo rast 10% të çdo shume që tërhiqte, kosntatoi Prokuroria e Përgjithshme. 


\Shekulli Online\E.Sh\

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 4 =