Thellë

Zani: Jemi patriotë, Qeveria amniston vetëm “hajdutët”

Flamur Vezaj


Myrteza Çaushi i njohur si “Zani i Vlorës”, i dënuar me “burgim të përjetshëm” për disa ngjarje të vitit 1997, rikthehet në media, tashmë si njëri ndër iniciatorët e grevës së urisë së të dënuarve të burgut të Burrelit. Në një bisedë telefonike, Zani Çaushi, njofton se edhe bashkëvuajtësit e tij kanë filluar refuzimin e ushqimeve të institucionit dhe atyre të sjella nga familjarët. Sipas tij, amnistia është një e drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë të dënuarit, jo vetëm disa “hajdutë” xhepash të cilët për pak ditë do të kthehen përsëri në qeli. Më poshtë ndiqni të plotë bisedën e bërë në telefon nga kabina e burgut të Burrelit. 


Çfarë po ndodh në burgun e Burrelit?


Edhe të dënuarit e këtij burgu, si të gjithë burgjeve të tjera kanë filluar refuzimin e ushqimit të institucionit dhe nxjerrjen jashtë të ushqimeve që kemi nëpër dhoma. Kemi hyrë edhe ne në grevë, duke u solidarizuar me të dënuarit e burgjeve të tjera.


Sa persona keni refuzuar ushqimin?


Ne jemi rreth 60 të dënuar, që kemi dënime të ndryshme, por që jemi bashkuar duke refuzuar ushqimin dhe kemi hyrë në grevë. 


Në mesin e të dënuarve që keni refuzuar ushqimin, ka emra të tjerë të njohur që kanë hyrë në grevë?


Pothuajse të gjithë VIP-at si thoni ju në gazeta. (Qesh)


Çfarë kërkoni të arrini me këtë veprim? 


O vëlla, këtu ka njerëz që janë dënuar me 20 vite burg dhe nuk kanë përfituar asnjëherë amnisti. Ore, ka njerëz që kanë vuajtur 20 vjet burg dhe nuk kanë përfituar nga amnistia ndonjëherë. Pse mo, çfarë janë këta njerëz. Si mendon Kryeministri Berisha, që disa të trajtohen mirë e disa keq. Jo. jo. Të gjithë jemi njësoj dhe jo disa të nënës e disa të njerkës. Edhe ne kërkojmë nga qeveria të përfshihemi dhe të përfitojmë nga “Amnistia”...


Projektligji është miratuar në qeveri, tani do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Parlament? Si do të ndikoni që amnistia të ndryshojë?


Po pse mo, ne nuk duhet të përfshihemi në këtë amnisti që bëhet për 100 vjetorin e Pavarësisë. Mos ndoshta duhet të ngremë flamurin serb dhe më pas të përfitojmë nga ndonjë “Amnisti”. Jo more jo. Ne jemi shqiptar dhe duhet të përfshihemi edhe ne. Kjo nuk është qeveri e qytetarëve të tyre. Sali Berisha dhe Eduard Halimi kanë një urrejtje patologjike ndaj të burgosurve. Thonë jemi qeveri demokratike. Çfarë qeverie demokratike është kjo?! Kjo është qeveri staliniste. Edhe ne si shqiptar që jemi duhet të përfitojmë nga kjo festë kombëtare, pasi ne jemi më patriotë se këta qeveritarët e korruptuar. 


Deri kur do të vazhdojë greva? 


Ne kemi nisur që mbrëmë grevën dhe sot na janë bashkuar edhe shumë të tjerë. Për momentin kërkojmë që ligji për “Amnistinë” të përfshijë më shumë persona. Nuk duhet të përfitojnë vetëm ata që janë në gjendje të lirë. Duhet të përfitojmë ulje dënimi edhe ne që jemi brenda. Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, greva dhe reagimi jonë do të përshkallëzohet. Zoti është me ne. 


Para pak kohësh, keni pas një problem stomatologjik, jeni mjekuar?


(Qesh.) Tani jam mirë. Më transferuan nga burgu i Drenovës vetëm pse fola me ju. Nuk më dërguan tek mjeku, por më transferuan në Burrel. Disa ditë pasi më sollën këtu, drejtoria më solli një stomatolog dhe bëra mjekimin e duhur. Tani jam mirë.


Sa kohë keni që ju kanë transferuar në Burrel dhe si ju trajtojnë?


Kam më shumë se dy javë që më kanë sjellë përsëri këtu. Po ç’trajtim mo. Këtu kushtet janë skandaloze, me lagështirë dhe ftohtë shumë. Trajtohemi si njerëz të egër dhe jo si njerëz normal. 


Po familjen ku e ka Myrteza Çaushi, pasi siç kemi mësuar jeni martuar në burg dhe keni dy fëmijë?


Familja me ndjek ku të më dërgojnë burgjet. Më dërguan në Drenovë erdhi andej nusja me fëmijët. Tani është kthyer edhe ajo në Burrel, se duhet ta kem afër. Fëmijët po rriten fal Zotit dhe janë mirë, faleminderit. 


Dua të vij për një intervistë aty në burg, më lejohet?


Po hajde vëlla. Unë të kam thënë hajde. Po këta nuk të lënë të vish se kanë frikë se do shaj qeverinë e korruptuar të Berishës, që po e shet Shqipërinë tek serbët.  


Do të shoh ç’mund të bëj për realizimin e intervistës?


Ok vëlla. Natën e mirë dhe do flasim prapë se këtu jemi si të humbur. Shyqyr që na lejojnë të paktën të flasim ndonjëherë me telefonin e kabinës së burgut.  


Të dënuarit dhe paraburgosurit refuzojnë ushqimet e institucionit dhe takimet me familjarët. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hesht. Ministria e Drejtësisë: “Nuk ka grevë” 


Amnistia, refuzohet ushqimi në burgje 


Ajo që pritej të ishte si një irritim i momentit nga disa të dënuar dhe paraburgosur që kërcënuan me grevë urie në shenjë kundërshtimi të draftit ligjor të miratuar nga Këshilli i Ministrave në lidhje me “Amnistinë” në festën jubilare të 100-vjetorit, tashmë ka marrë përmasa të gjera. Gjatë gjithë ditës së djeshme, në redaksinë “Shekulli” ka pasur një lumë telefonatash, nga persona konkretë që vuajnë dënimet dhe ndodhen të izoluar në institucione paraburgimi të vendit, ose në burgje. Ata kanë njoftuar për refuzimin e ushqimeve të burgut. Kështu, deri në orët e mbrëmjes së djeshme, burimet e “Shekullit”, konfirmuan se refuzimin e ushqimeve e kanë bërë një numër i madh të dënuarish të burgut të Peqinit, Rrogozhinës, Shën Kollit në Lezhë, Fushë Krujë, Drenovë të Korçës, Burrel dhe burgu i Bënçës në Tepelenë. Këtyre institucioneve, i janë shtuar edhe disa të paraburgosur në ambientet e paraburgimit, si ata të “Jordan Misjes” në Tiranë dhe disa në paraburgimin “Mine Peza”. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë nuk pranojnë se brenda instituteve të vuajtjes së dënimit ka grevë. Ndërkaq, drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk preferojnë të japin ndonjë koment për këto refuzime. Jo zyrtarisht ata pranojnë që në disa institute ka refuzime të ushqimit nga të dënuarit, por, jo në masë. “Mund të jenë disa individë, por jo në masë. Asnjë nga këta të dënuar apo paraburgosur nuk ka firmosur “deklaratën” e hyrjes në grevë siç e kërkon ligji brenda instituteve të vuajtjes së dënimit”, - thanë burimet konfidenciale për “Shekullin”. 


Greva


I gjithë reagimi i këtyre të dënuarve dhe paraburgosurve ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’i dhënë amnisti vetëm veprave penale që parashikojnë një dënim deri në dy vite burg. Sipas një përllogaritje të publikuar nga kryeministri Sali Berisha, ditën e miratimit të këtij drafti ligjor, nga kjo amnisti përfitojnë 2546 persona, prej të cilëve vetëm 290 prej tyre janë të ndaluar apo arrestuar. Të gjithë të tjerët, janë në gjendje të lirë dhe të dënuar me kusht nën kujdesin dhe kontrollin e institucionit të “Shërbimit të Provës”. Të parët që kanë kundërshtuar këtë amnisti, që sipas tyre, liron vetëm “hajdutët e xhepave”, kanë qenë të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë dhe të zakonshëm në Peqin, për të vazhduar me burgun e Fushë – Krujës, Rrogozhinës, Shën Kollit të Lezhës, më pas Burrelit, Drenovës së Korçës, asaj të Bënçës në Tepelenë dhe të paraburgosurit e dy institucioneve që ndodhen në Tiranë. Ky veprim, i refuzimit të ushqimeve të institucionit, është konfirmuar edhe nga disa familjarë dhe avokatë të të dënuarve dhe paraburgosurve që ndodhen në këto institucione. Ata kërkojnë, që amnistia të marrë një gamë më të madhe të veprave penale të cilat duhet të amnistohen. 


Sipas kryeministrit Sali Berisha, ditën e miratimit të këtij drafti ligjor, nga kjo amnisti përfitojnë 2546 persona, prej të cilëve vetëm 290 prej tyre janë të ndaluar apo arrestuar, të tjerët janë në gjendje të lirë


Visha: Amnisti e turpshme 


Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, z.Sajmir Visha në një prononcim për “Shekullin” e quan draftin ligjor të miratuar nga Këshilli i Ministrave, si amnistia e turpshme e “hajdutëve”. Sipas tij, në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë, qeveria duhet të jetë më humaniste dhe të vendosë një gamë të gjerë veprash penale që përfitojnë nga amnistia. “Sipas mendimit tim, shoqatës që drejtoj dhe shumë kolegëve me të cilët kam diskutuar, ky projektligj është përpiluar nga njerëz jo profesionistë dhe është një “amnisti” e turpshme. Në të gjithë vendet e botës, në një përvjetor të rëndësishëm si festa kombëtare e 100 vjetorit të pavarësisë, qeveria duhet të jetë më humane dhe minimumi i mundshëm që mund të bëjë është t’i ulë të gjithë të dënuarve, pavarësisht veprës që kanë kryer, nga 3 vite burg. Nuk e kuptoj sinqerisht, se si amnistohen “vjedhjet” dhe në burg të qëndrojnë personat që kanë shkaktuar një aksident, gjithmonë pa dëshirën e tyre. Kjo është e turpshme dhe jo profesionale. Amnistohen të gjithë veprat parandaluese, që nuk ka kuptim. Me plot gojë mund të quhet “Amnisti e hajdutëve”, tha avokat Sajmir Visha. Sipas tij, ky projektligji i Ministrisë së Drejtësisë është bërë vetëm për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit Sali Berisha. “Shiko, nga kjo amnisti përfitojnë 7 të dënuar që ndodhen në Fushë Krujë, 8 të dënuar që ndodhen në Vaqarr e kështu me radhë, ndërkohë që burgjet janë plot. I bëj thirrje Komisionit të Ligjeve që të mos e miratoj këtë draft ligjor dhe të shtojnë veprat penale të cilat përfitojnë nga kjo amnisti. Unë mendoj se duhet të amnistohen të gjithë ato vepra që maksimumi i dënimit parashikohet 10 vjet burg që të lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dënuar është kryer tashmë. Sepse me miratimin e kësaj “amnistie” do të përfitojnë vetëm “hajdutët” që brenda javës mund të kthehen përsëri në burg. Kështu që familjarët e të dënuarve, të dalin dhe të protestojnë para Kuvendit, duke kërkuar ndryshimin e këtij drafti ligjor, pasi është një festë jubilare e 100 vjetorit të Pavarësisë”, - shprehet ndër të tjera avokat Sajmir Visha. 


Duhet të amnistohen të gjithë ato vepra që maksimumi i dënimit parashikohet 10 vjet burg që të lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dënuar është kryer tashmë


Hajdari: Amnistia të ishte më “dorëlëshuar”


Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve, prokurori Shkëlqim Hajdari, gjatë një prononcimi për “Shekullin”, e cilëson draftin ligjor si të duhur dhe të nevojshëm në festa kombëtare, por, bënë apel për përfshirjen në këtë projektligj edhe të atyre personave që i kanë mbetur pak kohë nga vuajtja e dënimit. “Miratimi i këtij projektligji është një veprim i mirë, në kohën dhe momentin e duhur për një festë kombëtare siç është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Ky veprim i qeverisë, është bazuar në evenimente të tilla që edhe vendet e Bashkimit Europian i praktikojnë në festa kombëtare. E vlerësoj dhe është për tu përshëndetur përfshirja e të moshuarve, gra e burra, që përfitojnë nga kjo amnisti, si dhe të miturve. Meqenëse drafti nuk ka kaluar në Parlament, mendoj se jemi në kohën e duhur që anëtarët e Komisionit të Ligjeve të bëjnë disa ndryshime, në zgjerimin e rrethit të personave që përfitojnë nga kjo amnisti. Unë mendoj, se personave që i kanë mbetur 1 ose 2 vite burg nga vuajtja e 15 apo 20 viteve burg, duhet të përfshihen në këtë amnisti, pasi presupozohet se është i rehabilituar. Gjithashtu, ndër të tjera mendoj se në këtë amnisti duhet të përfshihen të gjithë ata vepra të kryera nga pakujdesia. I them këto që të gjithë shqiptarët të ndjejnë se qeveria e tyre po iu zgjat dorën në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë”, tha prokurori Hajdari për “Shekullin”. 


Fatmir Brraka: Amnisti e cunguar 


Avokat Fatmir Brraka, njëherazi kryetar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, e cilëson projektligjin për “Amnistinë” si të cunguar dhe të vakët. Edhe pse pranon se nuk është njohur me detaje me këtë draft ligjor, ai shprehet se Komisioni i Ligjeve duhet të zgjerojë numrin e veprave penale që përfshihen nga kjo amnisti. “Amnistia është pak e cunguar, duhet të kishte një veprim më të gjerë. Duhet të përfshiheshin edhe vepra të tjera penale, pasi qeveria duhet t’u shtrijë dorën të burgosurve në këtë festë jubilare siç është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Do ishte më humane, sikur të zgjerohej gama e veprave penale që përfitojnë amnistinë”, tha për “Shekullin” avokat Fatmir Brraka.   


Shoqatat e Avokatëve dhe ajo e prokurorisë, kërkojnë nga Komisioni i Ligjeve të jenë më “zemërgjerë” me të dënuarit në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë.


Shtoni një koment
24 Komente
geo
patrioto kur me vodhe makinen mua ishe hajdut,ne cfar viti na je kthyer patriot?,SE EDHE RISTANI per patriot e mban veten.shporruni rrace e ndyre.
vlonjati
komenti u fshi per arsye etike
moderatori
oli
Per cilen Shqiperi e ka fjalen se banditi zani kur fliste greqisht ne tv thoshte se eshte grek,,,,tani na del patriot ,,,, aty te rrije ay qen...................
Albi
Jo more...Po atyre bashkeqytetareve e familjare te mije qe ju vodhe e i tmerrove ti kelysh i Saliut, çfare do tu thuash?
Po atyre nenave qe i veshe me te zeza e u thave shtepite?

Ju kafshe te ndyra nuk mund te keni vend tjeter pervecse burgut. Prisni se mbase zgjohen shqipot e ju dergojne aty edhe Berishen & Co e ndani eksperiencat.
Njerez te felliqur ju, e i qelbur fare ky serbi i m... qe do te bej amnisti e te na dhuraj kriminel me shumice ne te tjereve.
juri
sa ndyrsira qe jeni o komunista, ky eshte patrioti juaj i 97 qe e shkaterruat shqiprin ,dhe tani po kerkoni perseri te beni si ne 97 ju nuk ju interreson shqipria ju interreson pushtiti ,kerkoni perseri te vini ne pushtet me ndimen e zanit e te grekve,por shqiperia nuk eshte ajo e 97, kto kriminel do rrin gjith ne burgje,Berisha po qon shqiprin drejt europes NUK KA KTHIM BRAPA RROFTE SHQIPERIA
shqip jo shqep.
O zagar Zani. Kur ne na dridheshin femijet prej bemave te tua e p-rej greqishtes tende ti e ke harrua por per fatin tend te keq ata femijet tane jane rritur sot dhe jane bere edhe ndonjeri gjykates a polic dhe ty prap po te nxorri Saliu aty do te kthejne. Ti je nje grek muti qe dhramite e Greqise dogje e vrave nje Shqiperi. Te hashe suxhukun e Kosoves sot dhe e ke mjaft aty ku je.
Mark.uk
O Zani ju u ka borc partia socialiste dhe kryesisht Gramos Ruci qe u nxorri nga burgjet Greke,se ndoshta nuk do ishje denuar per jete.Ama ti me banden tane dhe te tjera te drejtuara nga drejtueset e larte te PS e prut me forcen e armve ne pushtet.Te deshiroj jete sa ma te gjate.
Pa Emër
zan caushi ke dy femije mor qen bir qeni.do te vinte mire sikur te ti vrisnin femijet ????? sa ke vrare dhe ke grabitur mor shker..ate.ti e ke hak vdekjen dhe mos kerko ulje denimi.Dhe mos kujto se jam mbeshtetes i qeverise qe ti po shan,por uroj qe te ta bejne me keq.Edhe dentistin ne burg gabim kane bere qe ta derguan sepse ty duhet te tishkulin dhembet me dare te kalit nje nga nje dhe duhet te te lesh te vdesesh nga hemoragjia
luani
o gazetar me duket se e ke kushuri zanin ti. se nuk ka mundesi qe shkruan per nje legen qe ka vrare e prere si kasap kurse ti na i nxjerr si burri te mire ketu.prandaj ti gazetar meru me ndonje lajme tjeter jo me legena si pune ketij,se po te jet jashte ky buk jeto 2 dite se i kercet plumbi kokes se e ka bere hak
albert
Kalbu ne burg ore qen bir qeni!
elbasanci
E kam thane dhe po e them prape kush ka vrare te vritet me perjashtim te atij qe ka vrare pa dashje dhe duhet te rrije deri sa te vdesi atje ne burg...amnisti mund te bahet per ndonji hajdut te vogel qe e ka per here te pare po dhe ky po e perseriti aty te kalbet....keshtu duhet te jene ligjet lale dhe e shifni pastaj si rregullohen njerezit.
colaraku
ore akoma me zanin merreni....
heeeee
po si doli zani deri ktu te na japi deri deklarata,po kush i dha vijen jeshile qe ky te boje kete opinion,kujt i intereson amnistia,dhe perse ne prag te zgjedhjeve,o ne kete vale,amnistia te bohet por mbas zgjedhjeve,e jo perpara.
dardha
o zani doishte mire qe mos te terhiqeni nga greva per asnje moment se keshtu do perfundonit te gjithe ne hale sepse si shume po shpenzohet per sigurine dhe ushqimin tuaj ,ju do dilni nga burgu vetem larg qofte nese na sulmon greku ose serbi pra shancet jane 100000000 me 1.
arbri
ri mos u merzit si dihet une te uroje te vije te bej shoqeri sala me larot se edhe ai nuk eshte me larte se ty vetem se eshte kriminel me shkoll te larte,qe ju shofte fara
JU
KOMENTET I KENI,O ME MIRE I PERDORNI SI MENUTE,KJO ME PELQEN,E KJO JO! E THEM KETE SE KAM NISUR KOMENT E NUK PO PUBLIOKOHET,SI KA MUNDESI? PASTAJ PO ANKESAT MBI KOMENTET E PA PUBLIKUARA,PERSE NUK I PUBLIKONI! ME PAKE FJALE ME JU KA SHUME PERSE..... ATEHERE PERSE GJITH KETO MANOVRA NGA JU SHEKULLI?
angela_84
Po cma keni kete interviste me kete qen e rrugac.....a e kini harruar sa veta ka vrare e sa femra ka perdhunuar ai....turp tu vij ....edhe nqs te burgosurit kane te drejte nqs merrni per base kete ndyresire qe ti prezantoj atehere askush nuk do ti mbeshtes...
Pa Emër
ka goje dhe flet ky..
Sali Berish
Do bej amnisti per gjith pa merak dhe do ju jap shpi falas , shkolle falas e cdo gje qe te doni dhe brezaret do i punojm ne aksion misri do shkojm , te nderuar vllezer e motra shnet e te mira , Liri gjith burgosurve se gjynah me bo njeri ma shum se 15 vjet burg ( pervec vrasesit e perdhunuesit e femije e te grave ) te grave 25 vjet ndersa te femive LITAR me i var
theo Buzi
Shiko Si flet Zan caushi, njesoj si Edvin Rama, tani e kuptoj perse nuk e voton njeri Edvin Ramen, qe ta besoni pyesni Ilir Gjonin
toni
ore po ju paskeni luajtur nga mendja e kokes ,po une theme ti japim amnistine zan caushit dhe tia cojme si komshi keti gazetarit qe e ka intervistuar.
ha ha ha ore paskeni luajtur nga fiqiri!
perse
apo mos jeni edhe ju moderatoret patrot si ZANI,NANO,GJINUSHI,NGJELA RUCI RAMA BERISHA.....
,ME GJITHATE KETE PROTEST,O SENJALIZIM JUA DERGOJ NE NJE3 TJETER DIKASTER E TE SHOHIM SE SI DO TE SILLENI,O ME MIRE SE SI DO TE PERGJIGJEN. DHE MBANI MEND DITEN DATEN DHE OREN, DT 21 TETOR 2012,ORA 11 21.
Pa Emër
zan caushi aty e ke vendin ...na kerkoke amnisti ti o njeri i prishur...ti qe me jevgjit e bandes tende ne 97 vrave femije ,gra e burra pa te brejtur ndergjegjja fare...tani na paske femije...kush ka qene ajo qe ka mbajtur femijet e tu po sigurisht ndonje nga brumi jot...aty te kalbesh bastard...ti meriton denimin me varje..po cfare te besh..u hoq ai denim qe vlen per soj sorollopin tend...maskara..dogje preve vrave tani na kerkon drejtesi...
Pa Emër
kur nje qen leh ne drejtim te eres njeqind te tjere e perserisin ate
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 6 =