Teknologji

Sipërfaqja e diellit e fotografuar nga afër (video)

Nasa ka paraqitur disa foto të sipërfaqes së zjarrtë të diellit. Në deklaratën e dhënë nga qendra e fluturimit hapësinor e NASA-s, “Goddard”, në Maryland të SHBA-ve bëhet e ditur se sipërfaqja e Diellit dhe shpërthimet gjigante regjistrohen me anë të filtrës së quajtur Gradian. Filtra Gradian (njësia e ndryshimit) ndihmon në shfaqjen në formën më impresionuese dhe të qartë të cikleve koronale në atmosferën e yllit.


Filtra ndihmon në shfaqjen e planetit si një algë  dhe pasqyron kërcimin mahnitës të ngjyrave. Ndonjëherë në pamjet e përftuara të tërheqin vëmendjen dhe shpërthimet e fuqishme.  


Me ndihmën e teknikës gradian shkencëtarët mund të kenë mundësinë e shikimit të fotografive të bëra në kënde të ndryshme. Në fotografitë e zakonshme këto detaje mund të shihen me anë të kësaj metode. Nën dritën e të dhënave të përftuara nga SDO, shkencëtarët mundohen të kuptojnë lëvizjet e Diellit dhe efektet e tij ndaj Tokës.


Mjeti hapësinor SDO i hedhur në hapësirë në shkurt të vitit 2010 planifikohet të vazhdojë kërkimet në Diell edhe për 5 vite të tjera.


/NASA/ Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/ 



 
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 7 =
Pesë lajmet më të populluara për sot