Advertisement
Politikë

Balla: MM-ja i shiti të gjitha pronat e ushtrisë, kundërpërgjigjet Imami

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar sërish ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për shitjen e pronave. Deputeti i PS-së, Taulant Balla theksoi se ushtria është zhveshur tërësisht nga pronat përmes një procesi privatizimi jo transparent dhe ato janë shitur me çmime minimale.


Sipas Ballës, në këtë proces të shitjes së pronave të ushtrisë për asnjë moment nuk janë marrë në konsideratë nevojat e FA-së, të ushtarakëve, kërkesa dhe projekte të njësive vendore që kërkonin që në këto hapësira të ngriheshin shkolla apo për nevoja sociale të komuniteteve pranë pronave.


“Reparte ushtarake dhe baza të rëndësishme të ushtrisë janë shitur me çmime shumë të ulëta. Gjatë këtyre ditëve ne treguam objekte të ushtrisë, që shiten, që mund të përdoreshin për ish-ushtarakët. Treguam objektet e ushtrisë, që mund të përdoreshin për ish-pronarët dhe treguam dhe shitja e pronave mund të kishte krijuar të ardhura edhe për dëmshpërblimin e ish-të burgosure”, tha Balla.


Balla deklaroi se pas ardhjes së PS-së në pushtet do të bëhet publike e gjithë dosja e korrupsionit të Ministrisë së Mbrojtjes.


 “Nga 2013, viti i fitores dhe rilindjes do bëjmë transparencën e plotë të gjithë këtyre pronave të çmuara.  Këto nuk janë as pronat e Imamit, por të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk do ta lejojmë Saliun që këto prona t'i përvetësojë. Këto prona prej 17 milionë metër katror pasuri, janë të të gjithë shqiptarëve dhe të shtetit”, tha Balla.


Kundërpërgjigjet Ministria e Mbrojtjes


Ministria e Mbrojtes ka reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nga deputeti socialist Taulant Balla. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se kreu i këtij institucioni i përcjell Presidentit pronat që dalin të lira për dekret, ka bërë publike faktin se gjatë 3 viteve vendorëve u janë transferuar 71 prona sipas ligjit. Ndërkohë ka theksuar se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me kryekomunarin socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia. “Balla duhet të kuptojë se shokët e tij socialist ish-ministra të Mbrojtjes kanë vepruar mirë që kanë nxjerrë tepër pronat. Do apo nuk do në 3 vite e fundit pushtetit vendor i janë transferuar 71 prona, ashtu sikurse nga 25 prona të tjetërsuara, kanë përfituar ish-pronarët me të drejtë parablerje. Një nga repartet ushtarake në zonën e Dajtit, është përfituar nga familja e komunarit socialist Qefalia. Kjo procedurë është bërë në përputhje me ligjin. Dokumentacioni i pronave të tepërta i nënshtrohet kontrollit shtetëror”,- deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes e cilësoi një përmbyllje të turpshme të akuzave deklaratën e sotme të deputetit balla, ndërkohë akuzoi selinë zorë se me të ashtuquajturin denoncim të pronave të ushtrisë, “ka treguar papjekuri politike duke vendosur interesat banale mbi ato kombëtare”.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/M.A./
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
1 Komente
Doshi
O Tuli je ber si faturino e kombinatit..berr..berr goja jote gjith diten,ne fund KE HUMBUR DHE RRESPEKTIN te PS gjith diten shpif nga ku as roje objektesh ska me te vu PS ne 2013.Me qe ra fjala cka tka ba ty o T Balla k/polici Sali Berisha ne Parlament lere ma vec dhe E Palokes ja kan ba ma keq me at te majten e A Prenges ne surrat te atij surrat palari..jeni njesoj Paloka&Balla...as lumi i Lanes sja u la surratin..

Shtoni një koment

3 + 3 =