Advertisement
Sport

Luan Krasniqi grushton vëllanë dhe nipin

Kush e kishte menduar se boksieri i shquar nga Kosova Luan Krasniqi, ndonjëherë do të përdorë grushtet ndaj familjarëve të tij. E vërteta është se ai ka është konfliktuar me vëllezërit e tij për shkak të pronës familjare. Ngjarja ka ndodhur në datë 6 maj të këtij viti, kur Luan Krasniqi shkoi të vizitoj nënën e tij, e cila ishte shtruar në spital për t’u operuar.


Vetëm pak minuta para se nëna të hynte në sallën e operacionit, ku të pranishëm ishin edhe familjarët tjerë, arriti edhe Luan Krasniqi. Menjëherë pas hyrjes së nënës në sallën e operacionit, mes vëllezërve dhe familjarëve ka filluar një grindje mes tyre. Personali i spitalit informon se Luani ka goditur njërin nga vëllezërit me grushte në kokë. Luani nuk i ka kursyer grushtet edhe ndaj nipit të tij. Dëshmitarë të rastit kanë informuar policinë, e cila arriti në vendin e ngjarjes.


Të dyja palët e familjarëve janë ndarë nga policia. Policia ka shpjeguar se nipi dhe vëllai i Luanit kishin ngritur padi në gjykata, por që pas disa muajve, kjo padi është tërhequr, duke shpjeguar gjykatës se është bërë një marrëveshje paqësore mes familjarëve. Siç duket kjo marrëveshje nuk ka arritur të mbahet ashtu siç thotë tradita.


Para gjykatës vëllai i Luanit së bashku me nipin kanë ngritur prapë akuzën dhe kërkojnë nga Luani dëmshpërblim për dhunën e ushtruar në ambientet e spitalit në Gjermani. Mësohet se nipi kërkon 1200 euro dhe vëllai 2000 euro. Luani refuzon të paguajë dëmshpërblimin dhe para gjykatës ka thënë se nuk ka goditur vëllanë dhe të nipin. Ndërsa personali i spitalit shpjegon se ka pasur grushtime nga ana e Luanit. Avokati i vëllait të Luanit shpjegon se Luan Krasniqi është në konflikt të rëndë me vëllanë e tij për shkak të ndarjes së pasurisë së patundshme në Kosovë edhe në Gjermani. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se mbajnë armë në shtëpi.


Vëllai ka thënë në gjykatë se edhe ditën e konfliktit Luani kishte armë me vete, gjë që ka shtyrë gjykatën të dërgoj policinë të kontrollojë shtëpitë e të dyja palëve. Prokurori i gjykatës në Gjermani,  Frank Grundke ka shpjeguar se të dyja palët kanë tërhequr paditë, por që akuza vazhdon përmes një procesverbali civil dhe jo atij shtetëror.


Avokati i vëllait të Luanit, Bernhard Mußgnug nga Tüttlingen-i shpjegon qartë se Luani duhet t’i paguaj dëmshpërblimin për dhunën e ushtruar dhe se nuk ka ndërmend të ndalet, qoftë edhe deri në instancën më të lartë të Gjykatave. Tani siç duket ky proces civil do vazhdoj muaj me radhë, ku gjykata do të vendosë se a do të thërriten dëshmitaret të cilët ishin të pranishëm nga familja si dhe ata të cilët i takonin personalit të spitalit. Duke u bazuar në këto informacione marrë nga gjykata dhe nga dëshmitarët e spitalit, Luan Krasniqi ka pak persona të cilët shohin atë si një njeri të drejtë, por vetëm si një person me një imazh të thyer ndaj familjarëve të tij.


/Marrë nga NRWZ/ Shekulli Online/ 


/Përgatiti: Eljona Lata/


 

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
24 Komente
Linda
Une mendova se do lexoja ndonje duel ne ring me vellane apo nipin....
Zef Kallami
Luani ka ngatrrue biznesin e grushtimit.
Nesa ne rring cdo triumf i grushtit ndaj kundershtarit te krijon te ardhura monetare dhe nji kollare me medalion te varun ne qafe apo nji brez te ngjeshur shterngushem per zhaben e barkut,duke i krijuar vetes krenari dhe lavdi.Grushti ne familje te shuan biznesin me damshperblime ndaj familjarve.Njikohesisht i nxine vetvetes krenarine dhe lavdin,jo vetem si sportist,por dhe,si qenje njerzore,antinjeri.
gone
Edhe une ashtu mendova se do boksonte me nipin,por megjithate edhe sikur Luani te kete te drejte ne konflikt me familjaret e tije atij i ulet shume prestigji per nje xhest te tille.
axha brahim
Asht krim gazetaresk me dale me lajme te tilla. Ata jane ceshtje private e smund te bahet thashetheme me jeten e dikujt tjeter, boksier apo paralitik qofte.

Mos t ju qerrojn Zoti syt... keni boll ca shifni.
2+5=7
Gege Kosova
Luani edhe emrin e ka te nje egersire. Asnjehre ky njeri nuk, ka pasur ndonje vlere as kombetre e me se paku njerezore. Ato "vlera"qe kishte ishin egersia jonjerezore ndaj njeriut. Ky eshte boxi aktual dhe boskeseri egersir me fytyre njeriu. Mos u krenoni asnjehere per soje te tilla, sic krenoheshit dikur me kete njeri pa edukate njerezore.
tahir
famen ne sportin e boksit e shumezon me zero ; njerez te ulet,te gatuar nga zoti vetem per te goditur e truri rrumbullak !
Kosovare
Gjdo gje mund te ndodhe te Shqiptaret por nuk me besohet ky lajme Luane Krasniqi esht djale shum shum i Kulturuar shum i zgjuar esht me teper Inteligent se sa Bokser knaqem kur e shofe si e Komentone Boksin Profesionist ne mediat me te famshme Gjermane dhe Evropiane tama si gjeni Profesionist te knaqet zemra duke e shikuar te ben te ndihesh krenare se je Shqiptare, Luani ka krijuar shum pasuri ne Gjermani ka disa Hotele Vila dhe Objekte banimi nuk besoje se koritet per pake dhe prishet me vellane e tije,
Pa Emër
tyrp per te i pa fetyr
Kacaki Junior
O Gege Kosova, ia rrofshe b*let Asllan Krasniqit, a more vesh?
Pa Emër
turp ta njollosni emrin dhe legjenden e boksit Shqiptar. Luan do mbetesh qdo here krenaria Shqiptare e boksit.
shqiptari
Fatekeqesite qe mund ti ndodhin kujdo,mosmareveshjet ne Familje.panvaresisht qe ka perfunduar keshtu ngjarja.Nuk eshte mire per perbuzje.
shqiptari
Fatekeqesite qe mund ti ndodhin kujdo,mosmareveshjet ne Familje.panvaresisht qe ka perfunduar keshtu ngjarja.Nuk eshte mire per perbuzje.
lili
po si mos me e boxuar vellahun kur halla pa dall nena nga thika e kirurgut keta ia mendojne vdekjen edhe kerkojne pasurine e saj!normal qe luan terbohet!
Atdheu
Opingaret qimen e ndërojnë por huqet jo.
Pa Emër
po kosovar eshte cfar do thoni
Engjell Shehu
Edhe une mendova se behej fjale per ne ring..
andi
ne nuk e turperjme ate por ai po e turperon veten, me sjelljet e tij alla junikase, duhet te mburremi me nje mjek , me nje inxh, me nje futbollist, boksier, por si ky jo , bandit tipik
Fadili/Ferizaj
problemi qendron sepse ketu jan puqur dy kulturat gjermane dhe ajo shqiptare keshtu qe kur vjen tek interesi kajen e kemi te madhe keshtu qe mundohemi me paraqit shqiptarin por ti tregojm qe nuk na shkon per budall e qfaqim gjermanin dhe ketu ndezin perqamjet
m
cfare behet
beni
po sikur vellezerit duan ti marrin pasurine sepse e dine qe ka leke ?
loni
kur humbet arsyeja elogjikes, vihet ne levizje arsyeja e forces, per te cilen Luanit nuk i mungon .Turp per kete prezantim te keq qe bejne ata qe ne mburremi qe jane shqiptare dhe na perfaqesojne.
Beka
Esht intersant nje veti e pergjithshme tek ne shqipetaret per nje lakror i hudhim 99 pite ashtu thot nje proverb popullore,
po mos te harrojm se edhe Luani mund te eksplodoi ndonjehere si qdo njeri por mos te harrojm i ka meritat te pa mohueshme jemi mburr me te dhe do te mburremi gjithmon,kjo do te tejkalohet, na skemi drejt ta gjykojm per problemet e tij familjare,ky esht dhe do te mbetet nje yll Shqipetar .
Bek Lajqi ,Peje
Esht intersant nje veti e pergjithshme tek ne shqipetaret per nje lakror i hudhim 99 pite ashtu thot nje proverb popullore,
po mos te harrojm se edhe Luani mund te eksplodoi ndonjehere si qdo njeri por mos te harrojm i ka meritat te pa mohueshme jemi mburr me te dhe do te mburremi gjithmon,kjo do te tejkalohet, na skemi drejt ta gjykojm per problemet e tij familjare,ky esht dhe do te mbetet nje yll Shqipetar .
jeta
me dukete e pa besushme kjo qe ka ber luani sedi si mund ta grushton vllaun per pasuri met vertet turp per luani si ka mund ta bej at

Shtoni një koment

9 + 3 =