Thellë

Pensionet italiane, tani dosja plotësohet në Tiranë

  • 09 Nëntor 2012, 06:56
  • Përditësuar 13:34


Nuk ka rëndësi se ku jeton, në Itali apo në Shqipëri, tani është e mundur që nga Tirana të nxjerrësh pensionin për vitet e punuara si emigrant përtej Adriatikut. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe nuk disponojnë dokumentacionin për të përfituar nga skema e pensioneve do të asistohen nga një zyrë ligjore për plotësimin e dosjes. Të njëjtin trajtim do të përfitojnë edhe shqiptarët që kanë punuar dhe kanë derdhur kontribute në shtetin fqinjë, por nuk kanë mundur të sigurojnë dokumentacionin për të përfituar pension pleqërie. Dje u çel në Tiranë zyra “Inas Albania”, e cila do të ushtrojë aktivitet informimi, të të drejtave që lidhen me emigracionin, në fushën e sigurimeve shoqërore dhe të asistencës sociale, të aksidenteve e sëmundjeve të mbrojtjes së shëndetit, të së drejtës për arsimim, në favor të punonjësve, dhe të pensionistëve shqiptarë, rezidentë në Itali e në Shqipëri. Struktura e rrjetit që bashkëpunon me zyrën e Tiranës përbëhet nga 21 sportele rajonale, 116 lokale, 650 zonale, dhe 100 zyra në vendet evropiane brenda dhe jashtë BE-së dhe ofron asistencën falas.


 Procedurat për të përfituar 


Emigrantët që nuk plotësojnë periudhën e nevojshme për të përfituar pension mund ta plotësojnë këtë vakum përmes kontributeve vullnetare. Me këto pagesa qytetarët shqiptarë mund të përfitojnë, ashtu siç kërkohet sipas legjislacionit shqiptar te sigurimeve shoqërore të pensionit me 15 vjet kontribute pension të pjesshëm ose me 35 vjet kontribute pension të plotë. Për të mundësuar këtë procedurë qytetarët shqiptarë mund të shkojnë në “Patronato Inas” zyrë në Itali ose Shqipëri për të plotësuar në formën e parashikuar nga ISSH për periudhat e kontributeve në Shqipëri. Me marrjen e këtyre të dhënave nëpërmjet formularit 2 gjuhësh të dërguar në ISSH, do të bëhet konfirmimi  i periudhave të kontributeve. Ky dokument shërben si librezë pune e konfirmuar, me të cilën emigrantit i ofrohen përfitimet sipas legjislacionit shqiptar të sigurimeve shoqërore. 


 


 Pensionet për emigrantët 


Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri do të nisë procedurat që të plotësohet periudha kontributive që emigrantët të përfitojnë nga legjislacioni shqiptar. Për sa kohë nuk ka një marrëveshje bilaterale për unifikimin e periudhave kontributive në të dy vendet dhe kriza ekonomike e ka vështirësuar, një marrëveshje të tillë, ISSH do të përfshijë në skemën e sigurimeve vullnetare emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, por që më parë kanë dhënë kontribute për skemën e ISSH-së Në kohën kur kriza ekonomike ka prekur edhe Italinë shtresa më e pambrojtur janë emigrantët. Masat anti-krizë kanë ndikuar edhe rritjen e moshës së përfitimit të pensionit, sidomos për gratë, sipas rritjes së indeksit të jetëgjatësisë, e cila për të punësuarat për vitin 2012, është bërë 62 vjeç, ndërsa për burrat 66 vjeç dhe në fund të vitit 2017, kjo moshë e grave do të barazohet me burrat në 66 vjeç. Sipas legjislacionit italian, duhet të kesh jo më pak se 20 vite punë për të përfituar qoftë një pension të pjesshëm, ndërsa sipas legjislacionit shqiptar për një pension të pjesshëm, duhet jo me pak se 15 vite vjetërsi kontributive. 


Zyra në Tiranë 


Përfaqësia e INAS ALBANIA do të ofrojë shërbime ndihmëse në fushën e sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale, në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe të asistencës për emigrantët, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe italian e të marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi. Në fushën e Sigurimeve Shoqërore një rëndësi të veçantë ka marrë mbështetja nga ISSH për shkak të marrëveshjes dypalëshe “Patronato INAS CISL” – ISSH.


Asistencë për studentet që aplikojnë për studime në Itali


1.Marrjen nga Ambasada Italiane të vendeve të disponueshme për studentët. 


2.Dhënien e udhëzimeve në funksion të aplikimit për studime në universitetet ose shkollat italiane


3.Modularët që duhen plotësuar për studime në shkollat dhe universitetet italiane. 


4.Asiston aplikuesit për plotësimin e modulareve. 


5.Informon aplikuesit për takime në Ambasadën Italiane në Tiranë. 


6.Ndjek sistemimin e tyre në vendet ku do të akomodohen.


Për kujdesin shëndetësor 


INAS ALBANIA ndihmon emigrantet dhe qytetaret shqiptare, me konsulencë për përfitimin e kujdesit shëndetësor, bazuar në legjislacionin italian. Emigranti me lejeqëndrimi për punësim, si i punësuar ose i vetëpunësuar, në kërkim të punësimit, ose për arsye familjare, prindërit mbi 65 vjeç, të cilët kanë hyrë në Itali për bashkim familjar duhet të përcaktojnë një sigurim shëndetësor ose të regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, me pagesën e një kontributi financiar për të mbuluar të gjitha shërbimet shëndetësore.


Për vizat e hyrjes dhe leje qëndrimi 


Zyra asiston për plotësimin dhe dërgimit elektronik të aplikimeve për lëshimin ose rinovimin e lejeve të qëndrimit, aplikim i tillë, shoqëruar me dokumentacionin specifik duhet të dërgohen përmes zyrave postare. Sipas legjislacionit italian, mund të hyhet në Itali për motive pune, si i punësuar dhe vetëpunësim, për arsye familjare, studimi, trajtimi mjekësor, kulti, stërvitje, turizmit, etj.. Para mbërritjes në Itali është e domosdoshme pajisja në ambasadën ose konsullatën italiane të vendit të origjinës ose hyrjes me vize qëndrimi për një nga arsyet e përmendura më lart. 


Për punësimin


Punësimi në Itali mund të bëhet me kontratë qëndrimi për punësim për një kontratë të caktuar ose të pacaktuar qëndrimi, për punë stinore apo vetë-punësimit, brenda kufijve të kuotave të hyrjes vjetor të përgatitur nga Qeveria italiane. Hyrja në Itali për punësim apo për punë stinore, bëhet me kërkesën e një punëdhënësi të regjistruar në sportelin unik për imigracionin. Kuotat dhe profesionet përcaktohen sipas marrëveshjes se shtetit italian dhe qeverisë shqiptare. 


Për bashkim familjar


Është plotësisht e mundur që shtetasi shqiptar të kërkojë asistencë për plotësimin e modularëve dhe dërgimin në formë elektronike të kërkesave për bashkim familjar në INAS CISL. Sipas legjislacionit italian, shtetasi i huaji i cili ka një leje qëndrimi për BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit për punë, si i punësuar ose i vetëpunësuar, studim, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojnë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet të plotë dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose të cilat janë më shumë se 65 vjet dhe fëmijët nuk mund të sigurojnë më mirëmbajtjen e tyre). Për të përfituar bashkimin familjar është e nevojshme për të vërtetuar vlefshmërinë e strehimit dhe të ardhura vjetore që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes. Leja e qëndrimit për motive familjare lejon kryerjen e punësimit, si i punësuar apo te vetëpunësuar , si dhe regjistrimit si i papunë në shërbimet sociale dhe anëtarësimin në kurse të studimit ose të trajnimit.


Prezenca e shqiptarëve në Itali


Sipas të dhënave të  ISTAT, më 1 janar 2011 shqiptarët rezidentë në Itali kanë arritur shifrën 482.627 duke u rikonfirmuar komuniteti i dytë i të huajve në Itali, pas rumunëve (968.576). Por ajo që vërehet për komunitetin shqiptar është rritja më e ulët vjetore nga viti 2000. Në fakt, krahasuar me një vit më parë (kur ishin 466.684), numri i shqiptarëve rezidentë në Itali është rritur me vetëm 15.943 vetë, ndërkohë që nga viti 2001 deri në vitin 2009 numri i shqiptarëve rritej, me të paktën 25 mijë në vit.


Specialist i ISSH


Skema për të përfituar pensionin me vitet italiane të punës


Specialisti i sektorit të kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Naim Balluku, shpjegon skemën se si mundet që emigrantët shqiptarë që kanë jetuar ose jetojnë në Itali, të përfitojnë pension pleqërie në Shqipëri. 


Çfarë të reje do të sjellë hapja e kësaj zyre në Tiranë


Përmes kësaj zyre emigrantët shqiptarë në Itali dhe ata që kanë qenë emigrantë atje, mund të përfitojnë asistencë për të përfituar jo vetëm pension pleqërie, por edhe pension të pjesshëm apo ndihmë ekonomike. Majde nga kjo skemë përfitojnë edhe emigrantët që jetojnë aktualisht në Itali dhe nuk mund të sigurojnë informacionin nëse kontributet e tyre shkojnë për skemën apo abuzohet me to. 


Si do të realizohet ky proces? 


Çdo qytetar që ka punuar në Itali dhe nuk ka mundur të sigurojë dokumentacionin që provon se ka derdhur kontribute për sigurimet shoqërore nuk do duhet të shkojë më në Itali për të siguruar dokumentacionin, por nga këtu duhet të paraqesë kërkesën pranë zyrës. Kjo e fundit garanton dokumentacionin dhe e sjell në Shqipëri. Ky dokument do të shpërbejë edhe si librezë kontributesh dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të kontributeve në të dy vendet do të shërbejë si dokument ligjor.  


Në lidhje me njohjen e kontributeve në vendet respektive, në çfarë faze është marrëveshja?


Jemi në proces negocimi. Ende nuk është mundësuar arritja e marrëveshjes. Por emigrantët shqiptarë që kanë kontribuar për skemën e pensioneve në Itali dhe nuk kanë plotësuar 15 vjet në librezën e tyre mund të plotësojnë kohën atje edhe në rast se jetojnë në Shqipëri, mjafton të kërkojnë asistencë pranë zyrës  INAS, e cila ndërmjetëson pagesat e pjesës së mbetur. 


Shtoni një koment
23 Komente
Pa Emër
Vazhdon genjeshtra sepse ISSH e ka arken bosh e do ta mbushe me leket e emigranteve. Nuk ka marreveshje mes Shqiperise e Italise per pensionet. Marreveshjet per njohjen e pensioneve behen nepermjet shteteve e jo mes patronateve si ku INAS. Keta marrin ca leke nga BE gjpja hapin zyre ne Shqiperi.

Skandali qendron me ISSH qe do te marre me cdo kusht leke nga emigrantet.

Turp qe shisni marreveshjet private si shteterore.
Emigranti
Ky lajm dhe kjo zyre nuk kane te bejne fare me pensionimin, as me marreveshjen e shumepritur (prit gomar te dali bari) të bashkimit të viteve të punës së kryer në të dy shtetet për të marrë një pension të përbashkët. Kjo është një agjenci që "ndihmon" me pagesë për të plotësuar dokumentacionin, gjë që në Itali ta bëjnë falas.
EuroMaloku
Nje pyetje per artikull shkruesin:
-Po emigranteve qe punojne ne Itali dhe jetojne ne Itali a mund tu njihen vitet e punes ne Shqiperi, pra tu bashkengjiten atyre te punes ne Itali ku qytetari mendon te kaloi pleqerine?
Pergjigja e kesaj pyetje ne se do te jete "JO" tregon qe ky eshte mashtrimi i radhes per shqiptaret.
besnik kanani
i duhen leka sales se po afron fushata e zgjedhjevekur akoma nuk eshte nenshkruar marveshja midis dy shteteve ca m.... duan keta legena apo kane ngelur pa leke kujt i ka tepru ndonje leke le te vej tu hudhi ndonje leke maskarenjeve.
Emgranti
Turp te kete qeveria e felliqur qe lejon te tilla gjera,qe sjane aspak sherbime serioze por vecse menyra per te rjepur popullin.Mos ndoshta jane esponent te vet qeverise,keto monstra..
Pa Emër
cfar mendoni ju,jemi te cmendur ne emigrantet,qe te cojm contributet ne shqiperi, NE DUAM MARVESHJEN E NJOHJES RECIPROKE MES DY SHTETEVE TE KONTRIBUTEVE TE PENSIONEVE. E KANE KTE MARVESHJE DERI MALI I ZI ,MAQEDONIA ,TNISIA ETJ,,, e shqiperia e humbur se ka e mendon se do na e fusi .
alfons
marveshje te tilla te tipit alla sali nuk i beson kerkush,cdo emigrant i ligjeshem ne itali apo ne greqi i ka te dokumentuara kontributet por te dy keta shtete ndonse kontributet jane mbi 60 MIJE EURO NUK JAPIN AS NJE LLOJ ASISTENCE DHE NE QOFTE SE KE MBUSHUR MOSHEN THJESH KERKOJNE TI GRABISIN KETO PARA FALEMINDERIT/
miri
MASHTRIMI I RRADHESSSSSSS.PO ME SIGURI KANE PER TJA FUTUR DISAVE KETA,KANE PER TI MARE CA LEK NGA ATA QE NUK KANE MESUAR QE 1+1=2.I PIJN GJAKUN FUKARAIT,PLEHRAT,PARAZITET QE JETOJN MBI KURIZIN E ATYRE,QE KURIZIN E THYEJ NE PUNE NGA MENGJESI NE DARK ME HALLE E TE MALLENGJYER PER NJEREZIT QE KANE LENE NGA ANA TJETER E DETIT,E DIKUSH EDHE FEMIJET.
itali
Keto dokrra tregoni vetem per ato qe jane ne Shqiperi. Ketej te pakten nuk i hane ato genjeshtra .I vetmi duhet te jete Sala qe i beson qe shkon ne xhiro megjitje tribune e mashtron ata atje .Neve te pakten jo. Kush punon ketu don te dale ne pension ketu e jo te marre limozinat qe kane mbet. Punoni per marreveshjen qe te njihen vitet ketu o te paskrupullt.
era
po flisni te gjith kot.un kam aplikuar para 2 vjetesh ne cisl per marrjen e dokumentit ne ISSH per vitet e punes qe kam bere ne shqiperi,dhe nga shqiperia dokumenti ka ardhur ne kohe rekord,ju siguroj qe kane ardhur shume me shpejt se po ti kerkonit personalisht ne shqiperi.mos hidhni poshte punen e njerzne dhe sindakatit kur nuk dini asgje.
miri
ti era do jesh ndonje nga ato qe bejn pjes ne staf.e po na e mbush mendjen me dokra.para dy vjetesh thua ti??brava!!!!leri sindakatat e shqiperise ti se i njohim shume mire ne,njohim shume mire edhe kush eshte ne krye te tyre.dhe kete nuk ta them per te justifikuar mllefin.
Gabriele
Keta jane mesuar te mashtrojne shqipetaret e shqiperise, per emigrantet nuk ka eksistuar asnje qe nga 1990 e deri me sot te mbroje qytetaret e vet nga ana e shqiperise. Kjo ONG nuk njihet nga shteti Italian, per kete po jua garantoje se nuk asnje marreveshje mes dy shteteve( une jam shtetas italian mbasi kam lindur e rritur ne italia nga prinder shqipetare dhe punoj prane ministrise se integrimit). Deri kure do te vazhdoni te mashtroni.
Zef Kallami
Nese Shtetet e Bashkuara te Europes do ekzistoj sic ekzistojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne organizim dhe drejtesi.Pensionin do ta marrin te gjithe ato qe kane punue si ne Itali ashtu dhe ne cdo vend tjeter te Europes.
Nisem nga shembulli i Amerikes.
Cdo punonjes qe ka punue ne cdo shtet te USA i ben dokumentat qofte edhe ne nji shtet tjeter duke ia kalue Social Sekurity administration(institucion per gjithe Ameriken) dhe pret marrjen e pages te percaktume nga kontributet qe ka bere.Norma e kohes se punes per pension minimal asht 10 vjet X 4 kredite ne vite = 40 kredite.
Pra duhet qe Europa te kete nji institucin te vetem per gjithe Europen.Dhe cdo emigrant qe ka punue me letra(dokumenta) te rregullta ne cdo vend te Europes,ia paraqet institucionit i cili asht i detyruem ta paisin me pension.
Psh.
5 vjet ka punue ne Itali,3 vjet ne Gjermani 4 vjet ne Belgjike dhe 3 vjet ne France.Ky ka te drejten te paiset me pension nga shtetet e Bashkume te Europes.
Nuk ka te baje fare me Shqiperin.Shtet ky jo anetar i BE.
shqiptari
Keto mashtrime te rradhes.Njerezit do te plotesojne Dekumentat sic i kane plotesuar gjithmone.Per te tjera gjera.Dhe dner kohe pakuhet Taksa.Qe fluteron en xhepat e Politikane Komuniste te korruptuar.Ne Shqiperi mashtrimet jane nga me te ndryshmet,sidomos kure perdoret flaia Qeveri apo shteti Shqiptare.Qe te behet me e besueshme.Vjedhja me fjaline Qeveri deperton me lehet teke fukarralleku shqiptare.Edhe qindyrkat duhan tja vjedhin.Ptu
diletanti
Mashtrimi i radhes ,na grabiten me piramidat tani ne forme me te sterholluar.
Reli
LAJMËRIM: Mos u mashtroni të paguani për pensionin në Shqipëri, është mashtrim, shikoni të merrni pension në Itali sepse në Shqipëri ISSH është në falimentim, pension nuk do të merrni ose të jetë qesharak.
alfons
kam nje pyetje per gazeten e nderuar shekulli dhe ne ka mundesi dua pergjigje;PSE SALI BERISHA KA PASUR DHE KA GJITHMON FRIKE NGA PREKURORET E PERGJITHSHEM DHE UNE NUK DUA TJA DI SE KUSH MUND TE JETE MJAFTON TE PLOTESOJE KUSHTET FALEMINDERI
Pa Emër
Per cfare do behet ja leme kur te hyme ne europe,tani per tani pensionet variojne sipas ligjit te atij shteti ku ke dhene kontributet,
Pa Emër
Punoj ne itali prej disa vitesh ku paguaj edhe siguracionet;paralel me kete paguaj edhe siguracione edhe ne Shqiperi Ne itali Kam 21vite dhe vazhdoj ,ndersa ne shqiperi kam 33vite .Si do veprohet me kete kategori?
Shqiptar qind per qind
Krimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve emigrante ne keto 20 vitet e fundit eshte "MUNGESA E MARREVESHTJEVE ME GREQINE DHE ITALINE PER BASHKIMIN E VITEVE TE PUNES TE BERE NE KETO DY SHTETE E NE SHQIPERI". Kushdo qe do te qeverise vendin ne vitet e ardhshme duhet te denoje edhe penalisht pergjegjesit kryesore qe nuk bene nje marreveshtje te tille. Italia ka firmosur marreveshtje te tilla pothuajse me te gjithe boten ( me Maqedonine, me Serbine, me Malin e Zi me vendet afrikane etj).
vetetima
Ata qe nuk e kuptojne mire se si ....... te lexojne mesazhin e Relit... pershendetje Reli.
Pa Emër
Ju lutemi na shpjegoni.Kam punuar 19 vjet ne arsim ne SHqiperi.Ne 2000 emigrova ne Itali ku kam punuar 12vjet si punetor ndertimi por me rregulla.Jam i datlind 1958 ne tetor,dua te dije sa vjet pune me duhen per te dal pension dhe si do te regordohen.Laçi
artan
kam prinderit ne itali me sonzhorno 5 vjecare..........jane pencjonista ne shqiperi..... cfare mund te fitojne ne itali.......
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 6 =
Pesë lajmet më të populluara për sot