Kronikë

Tropojë, firmat e kromit dëmtojnë pyjet

  • 10 Nëntor 2012, 16:54

TROPOJË - Shfrytëzimi pa kriter i vendburimeve të kromit po  sjell dëmtime gjithnjë e më të mëdha të  masivit pyjor në rrethin e Tropojës. Dëmet në masivet pyjore të rrethit nga  shfrytëzimi i pasurisë minerale kanë ngjallur edhe shqetësimin e banorëve vendas, pasi po dëmtohen edhe masivet kullosore. "Problemi është i njohur, nuk mungojnë edhe masat ndëshkuese ndaj firmave private të kromit, që sjellin dëmtimin e mjedisit. Por nuk është bërë i mundur ndalimi i shfrytëzimit pa kriter të pasurisë minerare”, thonë burime nga drejtoria e shërbimit pyjor. Masat ndëshkuese ndaj firmave që dëmtojnë pyjet  kanë ardhur në rritje dhe vetëm  për periudhën janar-tetor të këtij viti janë gjobitur mbi 10 subjekte private. Por, pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme e gjobave të vendosura, situata pak ka ndryshuar. Në rrethin e Tropojës me 23 mijë banorë  janë rreth 30 firma të licencuara për shfrytëzim minerali, ndonëse tashmë në punë janë më pak se 10, por kanë filluar të licencohen disa firma të huaja, për të cilat kontrolli duhet të jetë i vazhdueshëm. Por, shqetësim përbën edhe fakti se shumë prej këtyre firmave janë në rolin e blerësit të mineralit, që grumbullojnë vetë banorët që ndodhen pranë vendburimeve. Tashmë shqetësim sjellin edhe gërmimet për vendburime të reja të kromit në fondin kullosor, në pronësi të pushtetit vendor, çka masat në këtë drejtim kanë qenë minimale, ndonëse ligjërisht i administrojnë komunat pyjet dhe kullotat komunale./Shekulli Online/Gjon Neçaj//Shekulli Online/Gjon Neçaj/

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 5 =