Kronikë

Aksident, dy të vdekur dhe pesë të plagosur në aksin Gjirokastër-Dervicjan

  • 11 Nëntor 2012, 08:31
  • Përditësuar 21:43


Gjirokastër-2 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur të orët e para të mëngjesit të sotëm nga përplasja e dy makinave. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan, ku të vdekur kanë ngelur Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha dhe  Ilirjan Xhemali. Policia raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03: 30 të mëngjesit, ku dy automjete tip Volcvagen dhe Benz janë përplasur, duke dalë dhe duke rënë në kanalin anësor të rrugës.


Në automjetin tip Volcvagen që drejtohej nga Glodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha udhëtonin edhe tre shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari - Kruja që u zhvillua dje në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqëtari anësor si dhe Rigesr Pjetrushi 32 vjeç gjyqtrai i katër i ndeshjes Luftëtari –Kruja. 


Ndërsa mjeti tjetër i përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra, ndërsa udhëtonin edhe 3 shtetasit Xhemal Lamko 60 vjeç, Adriatik Liti 61 vjeç si dhe Ilirjan Xhemali 53 vjeç nga Gjirokastra. 


Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën pas rreth gjysëm ore në spital dy nga pasagjerët, dhe konkretisht shtetasi Rigers Pjetrushi 32 vjeç nga Lezha pasagjer tek automjeti Volcvagen dhe shtetasi Ilirjan Xhemali pasagjer tek automjeti tip Benz. Mësohet gjithashtu se personat e tjerë të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.


Nga hetime paraprake shkak i përplasjes mendohet të jetë dalja jashtë kontrollit të automjetit Volcvagen, çka ka sjell përplasjen e automjetit tip Benz, duke shkaktuar ngjarjen tragjike me dy vdekur dhe pesë të plagosur.


Pak minuta më vonë FSHN-ja informon se ndeshjet që do të zhvilloheshin sot, do të shtyhen për të mërkurën.  


 Gjyqtari Rigers Pjetrushi, 32 vjeç ishte dje gjyqtari i katër në ndeshjen Luftëtari –Kruja.


Shekulli Online\E.Sh\

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 3 =