Kronikë

Vajza e Lirak Bejkos, në gjykatë për dëshmi trashëgimie

  • 15 Nëntor 2012, 17:51
  • Përditësuar 18:01

Vajza e ish-të persekutuarit që u vetëdogj, Lirak Bejko, e ashtuquajtura, Sara Bejko është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, për të marrë një dëshmi trashëgimie. Ky dokument do t’i nevojitet asaj, për të marrë dëmshpërblimin e babait të ndjerë, që u nda nga jeta pas aktit të tij vetëflijues në një spital të Barit në Itali në moshën 47-vjeçare, pikërisht edhe për dëmshpërblimet e pamarra, që prej disa ditësh po nxitojnë të shpallen nëpër faqet e gazetave bashkë me emrat e ish-të persekutuarve.


Siç duket nga kërkesë-formulari i plotësuar prej të bijës, tek lloji i çështjes është shkruar bashkangjitur; “dëshmi trashëgimie”, ndërsa tek objekti; “lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore për trashëgimlënësin”. Gjyqtarja që do të ndjekë çështjen është Marjana Shegani (Dedi). Zakonisht, marrja e kësaj dëshmie zgjat më pak se një muaj.  





r. i Çështjes:

19293


Dt. e regjistrimit:

15.11.2012


Paditesit:

Sara Bejko  


Te paditurit:

 


Lloji i Çështjes:

Deshmi Trashegimie 


Baza Ligjore:

Kliko ketu  


Objekti:

Leshimi I Deshmis se trashegimise ligjore per trashegimlenesin Lirak Bejko 


Statusi i dosjes:

Gjykim 


Gjyqtari:

Marjana Shegani (Dedi)  



/Shekulli Online/Përgatiti: F.V./M.A./

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 9 =