Politikë

Qosja: Hoxha të paktën ishte parimor, Berisha pa autoritet


Akademiku i mirënjohur nga Kosova, Rexhep Qosja, deklaron se historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve pavarësi është një histori me shumë mundime por mbi të gjitha mundimin shqiptarët ia kanë shkaktuar më shumë vetes.


Qosja duke krahasuar Enver Hoxhën dhe Sali Berishën në synimin e tyre për të ndryshuar historinë tha se “Hoxha donte ta bënte historinë si të tashmen. Megjithatë Enver Hoxha ishte parimor në botëkuptimin e tij. Ky autokrati tjetër praktikisht sjell një anarki në kërkesat e tij për rishkrimin e historisë. Shpresojmë se nuk do të bëhet siç kërkon ai”, është shprehur Qosja për emisionin "Fiks Fare".


Sivjet profesor, pas një muaji, ne do të festojmë 100 vjetrin e pavarësisë. Si ju duket historia e Shqipërisë në këto 100 vjet?


Prof Qosja- Historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve është një histori e dhimbshme. Me shumë mundime që Shqipërisë ia kanë krijuar të huajt Shqipërisë, por dhe shqiptarët ia kanë shkaktuar vetvetes. Por historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve njëkohësisht është dhe plot përpjekje që këto mundime të parandalohen dhe të mënjanohen prej jetës së saj.


Dy persona kanë tentuar që të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Këta kanë qenë Enver Hoxha dhe kryeministri i tanishëm zoti Berisha, të cilët kanë urdhëruar herë pas here historianët se si duhet shkruar historia dhe jo ashtu si e ka shkruar historia.


Ajo që kërkonte Enver Hoxha si në shumë vende komuniste në atë kohë, Enver Hoxha ishte komunist. Komunizmi është politikë, ideologji, filozofi dhe metodologji. Enver Hoxha donte si njëmendësi ta bënte të ardhmen, por dhe të kaluarën. Prandaj ai donte të bënte historinë si të tashmen. Me një fjalë, Enver Hoxha ishte parimor, konsekuent në këtë kërkesë të tij. Padyshim se ajo kërkesë e tij për të rishkruar historinë ashtu si e kërkonte ai, ka sjell çrregullime, thjeshtësime, regjime, dobësi të mëdha në historiografinë, por megjithatë Enver Hoxha ishte parimor në atë botëkuptimin e tij. Ky autokrati tjetër,Enver Hoxha ishte autokrat me autoritet të madh, po ky është një autokrat pa autoritet. Ky nuk ka parimësi në atë që kërkon edhe në atë që bën. Ky praktikisht sjell një anarki në kërkesat e tij për rishkrimin e historisë dhe në fusha të tjera. Fan Noli i madh në Parlamentin e Shqipërisë ka folur për pesë anarkitë shqiptare: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, autokrati Sali Berisha u shton dhe dy të tjera, anarkinë politike dhe anarkinë historiografike. Shpresoj të behet jo ajo që kërkon ky.


Si ju duket që populli ynë do të ketë udhëheqës të përjetshëm? Po të kemi parasysh Enver Hoxhën i cili qëndroi për rreth 45 vjet, Sali Berisha 20 vjet. Kjo është dëshira e vet popullit tonë apo meritë e këtyre udhëheqësve që dalin përpara?


Kur është shpallur Napoleon Bonoparti perandor, intelektuale të shquar francezë, filozof, shkencëtar kanë thënë se:Napoloni shpreh dëshirën francezëve për të qenë të robëruar. Natyrisht se kjo nuk ishte bash ashtu sepse Franca është Francë. Franca e asaj kohe me Francën e kohës së mëvonshme ka ndryshuar natyrisht shumë. Ne na ngjan sot, jo ajo që ka ngjarë në komunizëm, por ngjan ajo që nuk ngjan në vende të tjera. Një njeri do të jetë udhëheqës i përhershëm dhe e thotë vet se deri kur do të jetë, deri në vitin 2000 e ca dhe cakton një datë të pafund. Thuhet se mbetja gjatë e njerëzve në pushtet, mbetja gjatë si Enver Hoxha që ishte në kushte të tjera, si në të gjitha vendet komuniste, ku udhëheqësit mbeteshin gjatë në pushtet dhe tani qëndrimi gjatë i Sali Berishës nuk flet për fuqinë e tyre. Nuk flet në këtë rast për aftësitë, fuqinë e këtij njeriu, flet për dobësitë e të tjerëve që këtë qëndrim të tij të gjatë e tolerojnë, e durojnë, pajtohen me të. Them një pjesë e popullit shqiptar, e përsëris që po ngjan ajo që nuk po ngjan në asnjë vend demokratike jo se jo, por dhe në as ish-vendet komuniste.


Pra ka meritë dhe populli që e mban kaq gjatë?


Jo! kjo është dobësi e popullit, që e duron gjatë dhe kjo them unë nuk i bën nder popullit që e duron kaq gjatë.


Nga sa dimë ne Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ju ka bërë ftesë që të merrni pjesë në një konferencë shkencore që bëhet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizon një konferencë që e quan solemne me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në atë Konferencë shkencore solemne, Akademia e Shkencave nuk më ka ftuar megjithëse është kërkuar prej organit organizues, komisionit zgjedhor, së paku kështu ka shkruar shtypi që të jem i ftuar. Kjo nuk më ka shkaktuar si të them ndonjë shqetësim në asnjë mënyrë. Unë kam shkruar për ata që e kanë krijuar Shqipërinë. Shqipërinë e kanë krijuar rilindësit e mëdhenj. Kam shkruar tri libra. Pra, tri vëllime ku kam trajtuar jetën, krijimtarinë, veprimtarinë politike, ideologjinë e tyre, që është ideologjia kombëtare shqiptare. Kam shkruar mandej dhe për 80-vjetorin e Shqipërisë dhe për 90 vjetorin e Shqipërisë dhe tani kam shkruar dhe do ta botoj për 100 vjetorin e Shqipërisë. Kam shkruar dhe do ta botoj për rolin e Kosovës në krijimin e Shqipërisë.


Nuk më kanë ftuar, sepse Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mendoj një numër i dukshëm i anëtarëve të saj, ende nuk kanë krijuar parësinë politike, shkencore, intelektuale që duhet ta ketë Akademia me të gjithë anëtarët e saj dhe sigurisht nuk më kanë ftuar për shkak se mund të kenë si shqetësim se çfarë mund të them unë aty që s’do të dëgjohet mirë prej qeverisë së Shqipërisë, do të dëgjohej mirë prej pushtetit dhe do të shqetësonte organizuesin d.m.th Akademinë e Shkencave. Unë me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata intelektual, historianë, shkencëtar të tjerë dhe shoqata të tjera siç është Shoqata Labëria, Shoqata e Elbasanit, të cilat kanë ngritur zërin kundër sjelljes së tillë të Akademisë, një sjellje që ata e kanë quajtur të papajtueshme me kohën, me rrethanat, me kushtet, me parimet e demokracisë.


/Top Channel/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

Shtoni një koment
27 Komente
Pa Emër
Rexhep Qosja per mendimin tim eshte nje lindor i lindur nje majtist i lindur nje intelektuar i formuar por i formuar me ato ide qe vijne nga ato ane qe kan qene ne te kunderten e Kombit tone.I uroj suksese ne punen e TIJ shkencore por atij i ka ikur momenti-duhej te ishte e te pretendonte rol udheheqes ne sistemin e shkuar politik .I nderuar akademik per mendimin tim JU jeni ne oponenc me interesat e KOMBIT.Me rrespekt Sokoli-Itali.
Aliu nga Selenica
Populli shqiptar ka vuajtur edhe nga pushtimet e hueja> Pore te them te verteten po vuan akoma me shume ne kete rregjim te te ashtequajturit demokraci. Thuhet ke liri fjal, liri mendim,i pore kjo liri delakoma me e shtrenjte se sa ne rregjimet ti tjera.|Shro ketu edhe papunsin, kaosin dhe rremujen.Te gjitha keto e kane bere jeten e shqipotasrve shume te merzitshme.
Pa Emër
PO TE JESH QOSE JE I ZGJUAR POR JO TE KESH MBIEMRIN SE KY HORR QE QE ME FAT QE ISH NE KOSOVE SE PO TE ISH ME VERO GEIN DO TA KISH NISUR NE BOTEN TJETER
Pa Emër
PO TE JESH QOSE JE I ZGJUAR POR JO TE KESH MBIEMRIN SE KY HORR QE QE ME FAT QE ISH NE KOSOVE SE PO TE ISH ME VERO GEIN DO TA KISH NISUR NE BOTEN TJETER
Pa Emër
Berisha po te krahasohet mbi aftesit e tija i bie te jet jo ma shume se nji fshatar carape kuq prej Melgushet ku pergjate gjithe rruges nga Melgusha e drejt tregut fshatar ne Shkoder asht i detyruem te ndjek gomarin nga pas,te ngarkuar me fiq qe te mos pesoj rruges ndonji ngacmim mize kali se ia hedh te gjithe fiqet per toke.Qe te mos i dali shpue tregu.E gjithe aftesia e tije asht per ti bere orientimin gomarit plot ngarkese.Rreziku teper i madh asht qe i ka rene per hise ne krye te qeverise dhe po e ban rrupalle shtetin dhe popullin.
Pa Emër
Nje komunist si Qosja natyrisht qe eshte Enverist i thekur kete e dine gjithe Kosovaret.Pyetni ne Kosove sa vlersohet ky fare akademiku
Andre
Kete artikull do e lexojne pjesa me e madhe e shqiptareve,populli i cili ne shume raste ndahet ne militante dhe ne kundershtare.Me ironikja ndodh ne 100 vjetorin e indipendences shqiptare.Rexhep Qosja nuk flet kot,Qosja eshte njeriu qe po i ndez nje drite atij populli te trembur nga vitet ,asaj pjese militante e cila as militantizmin e vet nuk di ta perdore dhe asaj demokracie shqiptare qe ka mbetur drita larg demokracise te vertete.Sali Berisha nuk eshte autokrat,ai eshte simboli i injorances te ketij vendi.Une nuk e shoh vecmas Sali berishen pa poppulin e percare dhe pa militantet e interesave te ngushta te nje shteti qe e kane kthyer ne turp te ballkanit,ne turp te europes.Nuk e shoh as pa ate pjesen e kundershtareve te heshtur qe presin nen hijen e renimit,mrekulli mitologjike.Sali Berisha eshte turpi yne po dhe ne jemi turpi i vendit tone.Keta jemi ne.Le ta marim kete drite qe R.Qosja shperndan pa na pasur borxh ne ,per te miren tone dhe le ta shohim shqiperine ne rrugen e protestes,ne rrugen e fjales dhe votes te lire,ne rrugen e njehesimit te vlerave dhe zhvillimit kombetar dhe nderkombetar.Respekte R.Qosja!
Robert
Ja foli edhe ky orientali qe per fat ja tregoi rrugen i madhi Kadarè,Enveri po ishte parimor...ne vrasjen e intelektualeve dhe shokeve te tij.
tropoja
edhe ty te paska paguar zoti Edi Rama qe te dalesh kunder Saliut hahahha sa per te qeshur pastaj thua qe shkruajtur per 80 edhe 90 e shqiperis ku te la serbi ty o legen qe te shkrush ke qen i detyrum vetem serbisht ,, nejse si ty parazita ka plot edhe qe bejne si te zgjuar ,, rrofte SALI BERISHA
zani
Nje nga intelektualet e vetem shqiptar. Ke qef ti lexosh mendimet e profesorit.
USA 4-8 years max.
Pershtypja e pare qe paten disa gjermane kalimtar ne shqipri shekullin e kaluar ishte se populli shqiptar nuk qante koken per qeveri dhe secili qeverisej sipas deshires se tij. Per kete arsye qeverite jetojne per kohe te gjate dhe abuzojne sa te munden me pushtetin si rezultat i kesaj neglizhence deri sa populli te ndergjegjesohet dhe te kaloje ne ekstrem.
Skender Karaqica,SHBA
Ne oret e kremtimit 100-vjeorit te pavaresise,ne Shqiperi si per inati te djali,po luhen lojerat dhe skandale kunder kauzes sone kombetare.Kjo qe po I ngjan pa asnje arsye akademik Rexhep Qosjes,po na kujton kohen e Kongresit te Manastirit(1908),qe per arsye te shqetesimeve per nivelin intelektual dhe shkencor te Faik Konices,nuk e ftuan ne punimet e Kongresit te Alfabetit!
UKa
More ti klyshi itradhtarit Thaci te kritikosh Dr. Berishen eshte si pak absurde. Dr. Berisha eshte shqiptar e ti je tradhtar.
Gezim
Vogelsia ime shpesh here nuk pajtohet me prof. Qosjen por Ai gjithenje dhe sot ka pasur te drejte flet per diktatorin e vogel, S. Berisha.
Pa Emër
Enveri parimor1? Përrrrrrrrrrrr. Ky ka mbaruar.
tana
ky eshte idiot
harry
sa ka punu sali berisha per shqiperin nuk ke punu ti me enverin bashk ,o qyp.
Kushtrimi
ke te "drejte" harry (horri), vertete sa ka punuar Sali Berisha per ta shkatrruar Shqiperine, as greku e serbi nuk kishin arritur.
Prandaj, si punetor i madh qe eshte Sala, pushteti i i tij ende jeton nga shitja e skrapit, nga shitja e mbeturinave e germadhave te kohes se para vitit 1990, si dhe hidrocentraleve qe la pas regjimi i Enver Hoxhes!
Si ore nuk e shihni te verteten ne sy, por shkruani gjera banale t te kota ne linkun e gazetes Shekulli, kur dihet tanime nga i madh e vogel ne Shqiperi se ne çfare gjendje e solli Berisha dhe gangsteret e tij vendin?
Po ku mund ta kuptoni ju se çfare kontributi i ka dhene çeshtjes sone kombetare Akademik Qosja, sidomos nuk e dini ju qe per dallim nga neve shqiptaret nen pushtimin e RSFJ-se se Titos, keni jetuar nen "pushtimin" e Shqiperise se Enver Hoxhes
Zef Kallami
O harri,hor!
Berisha erdhi me thirrjet te shkatrrojme cdo gje komuniste.Vetem rruga e trenit qe iu vodhen shinat nga SDhkodra drejt Hanit te Hotit ne ate koh kushtoi per ti riven jo ma pak se 300.000 $.(Kur $ ishte ne vleren 1800 leke)
Shkatrroi akademin,krijoj analfabetizmin,solli semundje si te reja ashtu dhe ato qe ishin eleminue ne vitet e para te qeverise moniste,shkatrroi kanalizime e beri shqiperine fortele duke shpartalluye sigurimin e shtetit dhe komplet ushtrine.Bani lufte civile ne Vlore dhe gjithe Shqiperine qe ia kalon krimeve te Hoxhes.Ky i paftyre si ka ftyre e kerkon te kremtoj 100 vjetorin e pavarsise ne Vlore.Ndaj kerkon ta festoi ne Tirane.Te gjitha vrasjet qe i beri shokve te vet nga Koci Xoxe e deri tek Mehmet Shehu.Po vertetohen nga arkivat sekrete te shteteve qe i kane sherbyer se ishin te gjithe agjent te tyre.Per Berishen do e marrin vesht brezat qe do vijne.Megjithse,ne e kemi konstatue qe asht agjent dhe tradhetar i thekur i kombit te vet.
Pilo Lala
Rexhep Qosja ka qene i pari ideator dhe konsistent qe Kosova nuk e merr Pamvaresine pa lufte.
Dhe ashtu doli.
Qosja eshte nje nga patriotet me te medhenj Shqiptar ne 50 vjete e fundit.
Ai e ka denoncuar tradhetine, dhe tradhetarin e Kombit Sali Berisha.
Akademia e Shkencave eshte katandisur nje vegel ku mediokret vegjetojne, dhe lahen ne shurren e tyre, dhe ate qe sjell Sali Berisha me urdherin e Beogradit.
raimondi
Profesori eshte plotesisht i sakte

--Enveri ne cdo gje qe bente e bente sipas parimit te tij Komunisto-patriotik

Ndersa Sala nuk ka parime , ai vepron sipas interesit te tij te momentit
ibishi
Ia na u zgjua edhe njehere kufoma per te na dhene ca leksione te bashkim-vellaznimit serbo-sllav, Babai i te cilit esht. Nuk thote me kot populli se: "Ku te dhembe dhembi, te shkon gjuha". Nuk mund te riij pa vjelle vrer per Shqiptaret e per Shqiperin ky fare Qosiçi, por Populli i Kosoves ia ka dhene me kohe nje flakaresh te madhe, por nostalgjia e bashkim-vellaznimit nuk e le rehat.
Ismail
Po vertet je mrkullia madhore shqiptare e mendore . Po fol Akademiku yne i mdh. Ju jeni, sa dy keto akademite e gjymta, qw kane gjymtesi fizike e mendore, Kane edhe gjymtesi politike, sepse mvrawn shuma nga politika, te ciles i kane hyje verberisht ne sherbim. kemi edhe lexues te gjymte mendor. Si disa shkrues ketu.
DETARI@
bravo te qofte ,gjykim i paster !
ibishi
Shuni se po flet akademiku i bashkim-vellazerimi Sllavo-Komunist, e marre malli te shkretin, mos ia veni veshin lereni te flet te çmallet sadopak... hahaha
Fadili/Ferizaj
sa interesant kur lexon komentet,keta qe shajn sistemin e Enverit,por nuk miren me fakte,kur vdiq Enveri sa borgj kishte shteti shqiptar dhe sa ka sot dhe qfar prodhon sot shteti shqiptar!?.hajna pedofila prostitucion biznismena(tradhtar)drogirasha kriminela etj,kjo eshte prodhimi i shqiperies sot!.enveri e diti saqka kishte mbrend pse i mbylli kufinjet sepse keta te qesin fare.thojke evropa leshoje popullin pse e mbull kurse tash evropa nuk din si ti ndal sepse bejn probleme kat shkojn.
Vogoqinca
Qosja ësht shëndrruar në fyes të vlerave kombëtare,që nga koha kur populli nuk ja dha as 1% të votave kur ai kandidoi me nji far partije. Me ni far mnyre populli nuk ja njeh edhe titullin që e ka fituar nga rexhimi që ka shtypur shqipëtart.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 8 =