Advertisement
Sociale

Korçë, qytetarët nuk paguajnë dot legalizimet nga varfëria

  • 16 Nëntor 2012, 15:52

KORÇË - Aktualisht po evidentohet gjithnjë e më shumë fakti, se qytetarët që aplikuan për legalizimin e ndërtimeve informale, tashmë nuk po paraqiten më pranë zyrave të legalizimit për të kryer pagesën për marrjen e lejes së legalizimit. Nëse kohë më parë interesi i aplikantëve ishte shumë më i lartë dhe prisnin pothuajse me padurim hipotekimin e ndërtimit të kryer, tashmë nuk po ndodh më kështu, pasi gjithçka tregon se mundësitë financiare të qytetarvë në këtë periudhë krize janë të pamjaftueshme dhe është kjo arsyeja që po i lë ata jashtë dëshirës për të kryer pagesën Burime të Drejtorisë së Legalizimeve në Korçë nuk shpjegojnë cilat janë arsyet e mospagesës nga ana e qytetarëve për marrjen e lejës së legalizimit, por pohojnë se “ritmet e pagesave lënë mjaft për të dëshiruar”. Madje është kjo arsyeja që gjatë muajit të fundit ka pasur gati çdo javë shpallje të emrave të qytetarëve për të cilët ka përfunduar procedura e legalizimit, por edhe pse njoftimet kanë qenë të herpashershme qytetarët përsëri kanë bërë të shurdhin. Zyrat e legalizimeve shpjegojnë edhe për një arsye tjetër. Sipas burimeve të përmendur më sipër, “legalizmi në zonat urbane për ndërtimet në tokat e vetë pronarëve dhe më pas në ato të shtetit duhet të përfundojë brenda muajit mars të vitit 2013”. Pra, legalizimet në qytete duhet të përmbyllen  para fushatës elektorale, kurse gjatë fushatës dhe më pas do të vijohet me zonat rurale. Kjo ishte edhe një nga arsyet, pse qyteti i Pogradecit në muajin shtator u shkëput si drejtori më vete nga Drejtoria rajonale e Legalizimeve në Korçë, e cila bëri të mundur rritjen e ritmeve të punës në zyrën e legalizimeve në Korçë. Burimet e mësipërme pohuan se, vetëm gjatë muajve tetor- nëntor u përfunduan më shumë se 150 dosje, por megjithatë duket se ritmet e pagesës do të vijojnë të mbeten të ulëta, gjë që pohohet edhe nga drejtuesit e vetë zyrave të legalizimeve. Duket qartë se varfëria ka trokitur në çdo familje./Shekulli Online/Përgatiti:V.H./M.A./ 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
4 Komente
korcari
korcare zgjohuni nga gjumi,ndryshe ju mori lumi.
korcari
korcare zgjohuni nga gjumi,ndryshe ju mori lumi.
korcari
korcare zgjohuni nga gjumi,ndryshe ju mori lumi.
Pa Emër
Gjyna te shkretet, nuk kane lene vend pa ndertuar dhe toka pa zaptuar dhe tani thone qe skane leke te paguajne. Po atehere ku i gjeten leket kur i ndertuan banesat e tyre?Keta jane mesuar qe cdo gje e duan falas, mos duan edhe lek per te lyer edhe shtepite edhe per te blere ndonje lope, per te punuar edhe tokat qe i kane zaptuar. Keta mire qe e duan por e duan edhe te rruar. Ne qoftese nuk kane leke tu prishet banesa tu merret toka dhe tu jepet pronareve te ligjshem.

Shtoni një koment

8 + 3 =