Rajon

Hakmerren maqedonasit, digjen 3 flamuj shqiptarë në Tetovë

  • 24 Nëntor 2012, 14:39
  • Përditësuar 14:56

Tre flamuj shqiptarë, të cilët ishin vendosur në mbikalimin te fshati Sedllarcë e Epërme e Tetovës, janë djegur gjatë ditës së sotme. Siç njofton MPB, flamujt shqiptarë i ka djegur një person i panjohur për policinë deri më tani, kurse menjëherë pas këtij akti policia ka filluar të hetojë rastin dhe të zbulojë autorin e kësaj ngjarjeje.Një ngjarje që ka të bëjë po me flamurin shqiptar ka ndodhur edhe sot herët në mëngjes, kur policët e sigurisë në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë në ora 5 të mëngjesit janë sulmuar nga persona ende të panjohur. Në aksionin për të kapur autorin, i cili kishte nxituar të dilte nga Shtëpia e Kulturës, njëri prej policëve mori plagë në krah. Personi i panjohur kishte ikur, ndërkaq policia ka konstatuar se ishte rrëzuar flamuri shqiptar, i cili ishte vendosur në pjesën e përparme të Shtëpisë së Kulturës.Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se duhet të ruhet gjakëftohtësia dhe qytetarët mos të bëhen pre e provokimeve të ndryshme. Gjithashtu, MPJ e Maqedonisë nëpërmjet ambasadorit në Tiranë ka dërguar notë verbale deri te MPJ e Shqipërisë për shkak të djegies së flamurit të Maqedonisë pas vizitës së kryeministrit Gruevski gjatë ditës së djeshme në Shqipëri.


Tiranë, digjen flamujt maqedonas për ardhjen e Gruevskit


Vizita e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Tiranë, ditën e djeshme është pasuar me incidente. Në një video të hedhur në You Tube, që mban siglën e tifozëve kuq e zi, shfaqen persona që heqin flamujt maqedonas, të vendosur në sheshin “Nënë Tereza” nga shtyllat, të cilët digjen më pas.


Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket qartë dhe dekori me të cilin është veshur Tirana për 100-Vjetorin e Pavarësisë. Një person që mban kapuç në kokë dhe i maskuar në fytyrë, për mos t’u identifikuar, pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij. Ndërkohë që dje është sulmuar me vezë nga një aktivist i Partisë Civile, Taulant Capa, makina e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa u arrestua nga policia mbrëmë pasmesnate.


/Bota Sot/Shekulli Online/Përgatiti: M.A./E.SH/

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
7 Komente
maqedonas korca
Mjaft me sjellje te tilla.Qytetaret kerkojne pune qetesi dhe mireqenie.Te gjithe qytetaret qofte keta te etnive te ndryshme te jene te barabarte e te jetojne ne paqe.Ka ikur koha e nacionalizmave te gjithe drejte BE.
geo
ato robte ministrise se jashtme dhe drejtesise ne shqiperi qe denoi cunat e tepelenes pse shane kseren dhe bollanon dhe nuk guxojne te denojne agimin e arte dhe plehrat qe zbarkojne ne shqiperi sa here u do qejfi.
Ergi
Mire ja bete qe i dogjet flamuret, Shqiptar po ti kishin djegur edhe ata Islakie atje edhe macet e shtepise tja kishin djegur.
labi
ku dhe kur ka ndodhur qe per viziten e nje kryeministeri(jo si ai maqedonas qe eshte dhe antishqipetare)te vendosen flamuj neper bulevarde.Kjo eshte diçka mjerane,eshte papjekuri dhe mos formim i politikes sone.E vetmja gje qe bejne mire politikanet tane eshte arrestimi dhe denimi i qytetareve Shqipetare qe protestojne kunder te huajve,me kete nuk i jap te drejte asnjerit qe djeg flamurin e nje kombi tjeter,por maqedonesit nuk jane nje komb.
erion london
mir ja kan bo slavovicve te maqedonis
artan
nje pyetje maqedonasit korcar , e kane ndaluar ndonje here te mos mesoje gjuhen e vet si shule ne shqiperi , asnje here n maqedoni nuk ka te drejte .
tetovari
ska maqedon ati ne sedllarc .prej tetove deri ne gostivar ska maqedon ka do fshata nji mbrenda ne thelsi dhe nje ne afersi te gostivarit krejt shqiptar jan dhe at fshatra maqedon ska njerz se krejt ikan blejn shqiptaret tokat e tire dhe ket mund ta ket bo de njeri i joni qe te kalli fitilin me shkon mendja .se ska maqedon ku guzon maqedoni me fshatra me shqiptar ta boje kett hahahahhahah asnjeher as tetov sen afrohet maqedoni sedij nuk e kuptoj une

Shtoni një koment

3 + 8 =