Extra

Ismail Qemali ngriti flamurin e Kastriotëve, një simbol ilir

Leonard Veizi


-Skënderbeu i mblodhi të gjithë burrat e fortë të arbrit dhe si gjenerali suprem i tyre, në luftë kundër akinxhinjve e jeniçerëve osmanë, ua dha dhe stemën e familjes së tij, nën të cilën duhej të luftonin. Kruja duhej mbrojtur me çdo kusht e mbi kullën e kalasë të valëvitej një flamur me fushë të kuqe e shqiponjë të zezë me dy krerë në të. Me të njëjtin flamur, fare pa ndryshime, 500 vite më pas Ismail Qemali do të shpallte Pavarësisë në Vlorë...


...Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenore, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare. Për gazetën shekulli, studiuesi Brahaj thotë:


Çfarë paraqitje kishte flamuri që u ngrit para 100 viteve në Vlorë?


Flamuri që ngriti Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 në Vlorë është ai që trashëgojmë sot, flamuri kombëtar. Të dhënat e flamurit janë përcaktuar në një shkrim që ka botuar në atë kohë organi i qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës”, e ku bëhen edhe shpjegimet përkatëse. Ky ishte dhe flamuri i Skënderbeut.


Në çfarë dokumentesh vërtetohet simboli që mbante flamuri i Skënderbeut?


Skënderbeu ka pasur një flamur me fushë të kuqe e shqiponjë të zezë me dy krerë dhe këtë flamur e ka të trashëguar nga dera e Kastriotëve. Vizatimi grafik i shqiponjës së Skënderbeut është bërë i njohur me saktësi dhe imtësi nga vula e tij dhe nga afresku i kishës së Shnandout në Kepin e Rodonit. Ndërsa Barleti e ka dhënë saktësisht, në gjuhën latine, kur shkruan: Flamuri i gjindjes së Kastriotëve ishte me fushë të kuqe e shqiponjë të zezë me dy krerë.


A ishte ky flamur i huazuar nga Bizanti?


Ky flamur nuk ka lidhje me Perandorinë Bizantine, pasi stema e shqiponjës me dy krerë është përdorur në këto vise që në lashtësi. Vërtetë që Bizanti në shekullin IX e këtej ka shqiponjën në simbolet heraldike, ashtu si edhe kisha ortodokse. Kur u futa në pasurinë e madhe arkeologjike, kultike, gdhendjet artizanale të së shkuarës, rezultoi që ilirët e kanë të paktën të dokumentuar saktësisht shqiponjën dykrenore që në shek VI para Erës së Re. Por gjithsesi ky simbol gjendet edhe në vende të tjera.


Ndërkohë shqiponjën e kishin në stemë dhe shtetet e tjera në Europë?


Në periudhën kur po afirmohej shteti shqiptar, shqiponjën dykrenore e kishte Perandoria Austro-Hungareze, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Kisha Ortodokse dhe e ashtuquajtura Lidhje e Shenjtë Romake. Rilindësve u doli detyra ta zgjidhnin këtë çështje, ndaj ata e ndryshuan shqiponjën për ta bërë të dallueshme nga këto shenja të shteteve të tjera që ishin afirmuar zyrtarisht me flamujt e tyre në fundin e shek XIX dhe fillimin e shek. XX. Shqiponja e Faik Konicës arriti që të ngrihet më 28 Nëntor 1912. 


Si ka udhëtuar flamuri shqiptarë në 500 vitet e pushtimit otoman?


Ky flamur është ruajtur pa asnjë ndryshim nga shqiptarët edhe në shekujt XVI-XVII. Në vitin 1593 kemi vulën e Kuvendit shqiptar që ka pasur të njëjtën shqiponjë ekzaktësisht. Flamuri i shqiptarëve nuk u harrua asnjëherë gjatë periudhës së pushtimit 5-shekullor otoman. Kemi fakte që flamuri dhe veshjet kombëtare u praktikuan në truallin tonë madje dhe në formacionet ushtarake shqiptare (ushtria stratiote, me pagesë) që u vunë në shërbim të mbretërisë së Napolit, Venedikut dhe Spanjës. Ky flamur nuk u harrua nga arbëreshët të cilët e përmendin në këngët e tyre historike, dhe e kanë ornament të kulturës materiale të trashëguar.


Çfarë thotë studimet e autorëve të huaj për këtë çështje?


Albanologë të ndryshëm na japin fakte interesante për praktikimin e flamurit kombëtar shqiptar në shekujt XVII-XIX e në vazhdim. Inkursionet ushtarake të Bushatllinjve rreshtoheshin nën flamurin kombëtar të trashëguar nga Skënderbeu. Po kështu të dhënat e albanologëve na dëshmojnë se flamurin e Skënderbeut, e kanë parë në vitet 1700 tek mirditorët. Pra e them këtë që flamuri nuk u harrua asnjëherë në Shqipëri por kishte një njohje edhe nga të huajt, Poeti amerikan Long Fellou, në poemën e tij kushtuar Skënderbeut e përshkruan flamurin tonë tepër saktë. Të dhënët e 2-3 viteve të fundit, dokumentojnë që formacionet ushtarake në mbrojtje të trojeve tona kundër shovinistëve sllavë luftonin nën flamurin kombëtar shqiptar dhe ky dokument është një prej fermanëve të sulltanit ku informohet se shqiptarët gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit kanë praktikuar në paktën 20-30 copë flamuj të kuq me shqiponjën e zezë. 


A ka pasur flamuri i Skënderbeut edhe një yll me 6 cepa?


Ylli është një huamarrje dhe ndodhet në një vulë që përdorte Skënderbeu. Ishte dhe si një ornament. Por nuk ka asnjë të dhënë që ylli me 6-cepa të jetë përdorur edhe në flamur. Flamuri ka pasur si simbol vetëm shqiponjën e zezë. Flamuri që u ngrit nga Kuvendi i Vlorës, është përcaktuar qartë dhe nga komisioni i festës në vitin 1937 me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Gjatë punës tuaj studimore keni arritur në një përfundim të qartë se cilin flamur ngriti Ismail Qemali në Vlorë, atë të qëndisur nga Marigo Pozio apo një tjetër...?


Versionet dhe hamendësimet që janë ngritur kanë marrë një përgjigje pas gërmimeve në arkiva dhe studimit të botuar nga Prof. Valentina Duka. Këtu doja të shtoja se edhe djali i Ismail Qemalit e pranon se në vitin 1936 sipas dokumentit të AQSH se ky flamur ishte i Eqrem Vlorës. Marigo Pozio ishte një patriote, e cila gjithashtu ka qëndisur flamur, madje ka futur në Shqipëri një flamur nga Korfuzi, por realisht flamuri i ngritur nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 ishte ai që mbante në shtëpi Eqrem Vlora.


Bizanti i merr simbolin ilirëve


Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi. “Perandoria Bizantine e mori shqiponjën me dy krerë, si simbol, nga ato popullsi mbi të cilat u shtri e u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase. Ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenore në shekullin VI, dhe mund të thuhet se Bizanti e mori këtë simbol nga ne. Fati e solli që shqiponja me dy krerë të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri i tij ishte edhe flamuri përfaqësues i të gjitha forcave ushtarake të arbërve. Prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme”.


Shqiponja në 500 vjet


Me interes të veçantë në studimin “Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia” të Jaho Brahajt është dhe publikimi i flamurit të Lidhjes së Lezhës, të vizatuar në një hartë të vitit 1459, kohë kur jetonte Skënderbeu; “Botohet për herë të parë harta “Portollane” e Paolo Rosellit e vitit 1459, ku duken portet e Mesdheut dhe në çdo qytet ka flamuj. Flamurin shqiptar e gjejmë në Krujë, duke na dhënë kështu dëshmi autentike se si ka qenë flamuri i Skënderbeut në kohën kur ishte gjallë”, shprehet autori. Më pas në vëllim janë botuar: shqiponja heraldike e Kastriotëve të shek XIV-XV në afreskun e Kishës së Rodonit; një vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e Kastriotëve, në Napoli, për peshkopin Konstandin Kastrioti; shqiponja dykrenore e veprës së Barletit 1508; shqiponja dykrenore në vulën e Pleqësisë së Arbrit, më 1593; kapedanët arbër me flamur në Evropë, ku do ta veçoja rastin e përdorimit të flamurit në shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan në shërbim të Venedikut; dëshmi për përdorimin e flamurit në shek. XIX; flamuri në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i qëndisur nga Seid Najdeni; flamuri më 1900-1908; skicë e flamurit të arbëreshëve të Sicilisë, më 1910; flamuri më 28.11.1912; etj.


Studimi: “Flamuri i Kombit Shqiptar”


“Flamuri i Kombit Shqiptar” është mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëvjeçarë nga populli ynë dhe të ruajtura, të trashëguara e të dokumentuara nga kultura materiale: në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje në gur, në dru etj. Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Është e para herë që në studim shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenore, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh.


Shtoni një koment
36 Komente
luli
ore na cmendet fare, e morri bizanti flamurin nga fiset ilire? ky dreqin e mesoni historin? shqiponja ishte simboli i perandorise romake dhe kishte vetem nje koke. ne vitin 313 qe konstandini i madhe ndryshoi kryeqytetin nga roma ne bizant dhe perandoria romake u nda ne 2 ne perendim dhe ne lindje. per hir te ktij fakti shqiponja me nje koke, u be me 2 koka qe te simbolizoj pikerisht faktin se perandoria romake sundonte dhe ne perendim dhe ne lindje. prandja shume shtete ne europe kane simbol shqiponje me dy krere, qe te marrin pak nga fama dhe fuqia e perndorise romake.
Pa Emër
Shqiponja vjen qe nga kohet me te Lashta Pagane si Simbol i SterSterGjysherve tane PELLAZGE:te cilet ishin BANORET AU TOK TONE DHE ME TE MOTCEM E TE LASHTE TE EUROPES MESDHETARE,legjendat dhe goj dhenat e te cileve i shkroi Omeri tek Iliada dhe Odisea...Albanologet sot duhet te merren me shume e me seriozisht me gjuhen SHQIPE,per ta renditur ate ne NE THEMELIN E NE EMBRIONIN E GJUHEve Evropiane..!!!
Pa Emër
Shqiponja vjen qe nga kohet me te Lashta Pagane si Simbol i SterSterGjysherve tane PELLAZGE:te cilet ishin BANORET AU TOK TONE DHE ME TE MOTCEM E TE LASHTE TE EUROPES MESDHETARE,legjendat dhe goj dhenat e te cileve i shkroi Omeri tek Iliada dhe Odisea...Albanologet sot duhet te merren me shume e me seriozisht me gjuhen SHQIPE,per ta renditur ate ne NE THEMELIN E NE EMBRIONIN E GJUHEve Evropiane..!!!
Pa Emër
Shqiponja vjen qe nga kohet me te Lashta Pagane si Simbol i SterSterGjysherve tane PELLAZGE:te cilet ishin BANORET AU TOK TONE DHE ME TE MOTCEM E TE LASHTE TE EUROPES MESDHETARE,legjendat dhe goj dhenat e te cileve i shkroi Omeri tek Iliada dhe Odisea...Albanologet sot duhet te merren me shume e me seriozisht me gjuhen SHQIPE,per ta renditur ate ne NE THEMELIN E NE EMBRIONIN E GJUHEve Evropiane..!!!
Pa Emër
Shqiponja vjen qe nga kohet me te Lashta Pagane si Simbol i SterSterGjysherve tane PELLAZGE:te cilet ishin BANORET AU TOK TONE DHE ME TE MOTCEM E TE LASHTE TE EUROPES MESDHETARE,legjendat dhe goj dhenat e te cileve i shkroi Omeri tek Iliada dhe Odisea...Albanologet sot duhet te merren me shume e me seriozisht me gjuhen SHQIPE,per ta renditur ate ne NE THEMELIN E NE EMBRIONIN E GJUHEve Evropiane..!!!
lemi
Shqiponja eshte shenje qe perdorin shtetet ortodokse/kur dihet qe skenderbeu ka qene nip ortodoxi,njeriu qe ka fol vetem serbishten,nuk me qudit qe ka marre kete simbol,kurse nxhyry kuqe ka qene gjithmone ilire,sepse iliret kan mbrojt me gjak vendin.
ali demsi
Pse mer shqiptare perhere ju pelqejn prrallat e te huajve sa here qe te huajt tregojn ose flasin dicka per ne ato duhet tejene patjeter te verteta kurse kto te autoreve shqiptare jo si puna ktij Lulit qe kujton se e di historin e shqiponjes me mire se te tjeret po romaket ku e gjeten shqiponjen apo e pollen edhe ato e kan marre nga dikush tjeter qe ka jetu perpara atyre dhe e kan pas per simbol por ne shqiptaret kujtojm se cdo gje te antikitetit e kan bere romaket apo greket thjesht si puna majmunit perserisim fjalet e te huajve a thua ato te jene te pagabushem e te rene nga qielli
berati
luli mire qe su nda ne 7apo8 pjese perandoria romake se vallahane si do dukej shqiponja jone.
beni
Flamurin me 2 kokat e shqiponjave,e kan mbajt vendet Cariste,ku perfshihemi edhe ne Shqiptaret,mbreti i te cilve ish Car Dushan me qender ne Oher!
Ne ditet e sotme nuk permendet Car Dushan dhe pasuesit e tij,per qellime strategjike,sepse sado ta mbulonte lekuren Majkell Xhekson,ishin ata qe e njifnin,qe Majkell ishte i zi?
Historia behet nga historianet,por kur keta historiane i perkasin nje ideologjie qe kerkojn te shtrijn sundimin e saj per pushtet,atehere ndryshojn edhe te verteten historike!
Gjergj Kastrioti rjedh nga nje familje mbreterore,ku e ema e tij,Vojsava Brankovic ish e bija e mbretit Gjyro ne Serbisht Brankovic,dhe ky i fundit ish i nipi i Car Llazarevic,qe ne shqiptaret e quajm Car Llazari!
Emrin Gjergj ne Shqip,ai e trashegoj nga gjyshi i tij qe Serbisht quhet DURAD,serbisht gjyro,e shqip Gjergj!
Motrat e tij Mara u martuan ne Serbi e tjetra ne jug te shqiperise me fisin Muzakaj,kurse vllai i tij Stanisha ne serbi ne familje tjeter mbreterore!
Mbreteria e Napolit e mbretit Anjau,beri qe gjuha shqipe te kurorzohej ne pavarsin e vet!
Gjergj Kastrioti u be Mbret i Epirit sic e pershkruan Marlin barleti ne shkrimet e tij!
luli
te rim shtrember e te flasim drejte, nuk ekziston asnje shkencetar qe te thote se shqiponja dykrenare eshte simbol pellazg ose ilir.
nejse lexon historin e vertete dhe pastaj nxirrni konkluzione:
http://en.wikipedia.org/wiki/Double-headed_eagle
Pirros i Epirit Greke
Ne mund te genjejme veten se keshtu ns mesojne por e verteta dhe mohimi i identitetit tone eshte turp per ne.
Edhe sikur te jemi pasarrdhes te Ilireve pyetja eshte pse quheshin Ilire?
Historia boterore thote qe Ilirios ishte djali i katert dhe i fundit i Kadmos dhe i Harmonise nipi e Evropes.
Atehere del qe Iliret ishin Greke.
Qe kur ra Roma tek barbaret nga veriu i Evropes,Ballkani mbeti ne duart e Perandorise se Bizantit per 1100 vjet kapito?
Del pyetja nga dolen gjithe keto shtete ne Ballkan?
Sa per Skenderbeun ky ishte Orthodoks qe gjithe dokumentat i ka ne gjuhen Greke se shkrimet ne gjuhen shqipe jane 400 vjet me vone.
Edhe dokumenti i pamvaresise ne Austri eshte ne gjuhen Turke.
Kur ne jemi shqipetare pse historia e Hoxhes nuk tha gje per kryengritjen e shqiperise se mesme qe thonin Dum Baben d.m.th.
Turqine.
Si ka mundesi qe pas vitit 1054 qe u nda krishterrimi ne Orthodoks dhe katolike qe tregon dhe flamuri i Bizantit Skenderbeu eshte me emer gjrgj katolike dhe vellai Orthodoks kostandin?
Pirros i Epirit Greke
Ik mor beni meso nje cike.
mire Skender-Beu po gjithe fshatrat e shqiperise se mesme kane identitetr sllav?
E ke lexuar cfare thote Orthodoksi Janis Musaqis nga Musaqia dhe jo Gjon muzaka nga myzeqeja qe u la amanet femijve te tij leter per historine e familjes se tyre ne Itali?
E pame ne shetetin e diktatures qe nuk i thoshje nje fjale vellait tend se te spiunonte jo me ata qe ishin arberesh dhe te kishin liri!
beni
Per Piron e Epirit! Teodor Muzakaj,jo Gjon!
Iliret mesohet ne shkollat Kroate!
Mbasandaj gjithnje ka pas aleanca luftarake,keshtu qe edhe katoliket kan qen gjithnje pran nesh prandaj quhet ILIRO-SHQIPTARE!TOSKE DHE GEGE
beni
Kete fotografine lart te dy shqiponjave,mundet tja shifni ne pelerinen e Car Dushanit esht identike!Ata te interesuarit,mundet ta shohin ne fotografi ne vikipedia.
Mjafton te shkruash vetem emrin ne Google!
niku
Te dashur patriota legena bashkeatdhetare ...do beni mire qe kete lloje studiusi qe shkruan keto brrockulla ta dergoni dhe nje here ne klase te parete fillores.
Te na rroje shqiperia ...me gjithe legenat shqipetare qe rrojne mbi kete vende.
gjergji
Ke shume te drejte o Juli por tek kush i thua.
gjergji
Ke shume te drejte o Juli por tek kush i thua.
bobi
Brickulla si ne kete liber eshte veshtire te gjesh ne ndonje tjeter.
Mr. G
Në qofte se une bie në pozicion të vështire, e kame pranuar perpara, do të varrosem si deshironi ju në leter dhe do te ta sjellë mbrapa ti shpirtin tim nga Kancelari i universit te Perëndisë. Jo vetëm qe unë do ta përsos qëllim time, por do të keme planifikuar dhe tentuar edhe disa vepra te shquara. Mirupafshim .... Ó E gjithe kjo (pjese -5) eshte origjinale dhe shkruar në gjuhen frenge nga Pagnel, nje shkrimtar ne shekullin XV e publikoi ne botimin e tij me titull Turqit dhe Historia e Skenderbeg: Kjo është përkthyer nëe italisht (ndoshta nga Conforti?) Dhe pastaj une e perktheva kete projekt nga italisht në anglisht. - Vara Dick, 1997]
Mr. G
Une nuk duhet të flase për Epirotet. Ata janë burra shume me te forte se Tarantini tuaj, nje lloj specie i lagesht që ka lindur vetem për peshk. Nese ju doni të thoni se Shqiperia eshte pjese e Maqedonise, une do ta pranoje ate se shumë nga paraardhesit tane ishin fisnik që shkuan aq large sa India nen komanden e Aleksandrit të Madh dhe i munden te gjithë ata popuj me vështirësi të jashtëzakonshme. Nga ata burra vijne keta që ju i keni quajtur dele. Por natyra e gjerave nuk ka ndryshuar. Perse burrat tuaj ikin tutje nga fytyrart e deleve ? Ne te kaluaren Shqiptaret kane patur pervoi dhe suksese, pamvarsisht se ushtaret Pugilese ishin të armatosur; Unë jame munduar te gjeje dike që do të kishte qenë në gjendje të aspironte ne natyrën time, por vetem kam vërejtur mire kurizin e shume ushtarëve tuaj qe janë të armatosur mirë, por kurre nuk kame qene ne gjendje te shofe helmetat e tyre, ose fytyrën, përveç atyre që jane bere të burgosurit e mi. Une e shikoi shtepine tende, por me mjaftone imja. Perveç kesaj, ajo eshte e njohur mire, ju shpesh keni shtene kunder fqinjit për pasurine e tyre, si tani qe ju me force doni te largoni mbretin e shtepise tuaj dhe mbreterise suaj.
Mr. G
Pse une duhet tju kujtoi juve gjërat e vjetra dhe të le pjesën e re? Nëse disa ndryshojne kostumet e familjes dhe bujkrobin e mbretërisë dhe mbretëri i bujkroberve kthehet…. (Ne keto fjale gjeni virtytin më të vjetër fisnik.) As nuk mund ta mohoj se ju nuk i perkisni kombit francez te padurushem e të neveritshëm, duke qenë se ju kryesishte keni qene në ndihmë të mbretit Alfonso, ju i keni luftuar frengjit e kësaj mbretërie. Unë nuk e di tani se cfare vyrtiti i ri shkelqen ketu? Ndoshta ky është një yll i ri që keni parë tani midis frëngjish. Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe i krahasuat me “dele” Shqiptaret” dhe sipas zakonit tuaj mendoni per ne me fyerje. Sic e treguat dhe vete me njohurite tuaja te mangta, ju nuk keni ndonjë njohuri të racës sime. Te paret e mi ishin nga Epiri, nga ishte Pirro, forca e të cilit nuk mundi të mposhtej nga perpjekjet e Romakëve. Ky Pirro, ku Taranto dhe shumë vende të tjera të Italisë e mbeshteten me ushtri.
Mr. G
Ju e deshet babain e tij dhe pse tani bëni përpjekje për të hedhur nga froni djalin e tij. Nga ka ardhur kjo fuqi? Kush ka fuqi për të ngritur mbretin e Sicilise, ju, apo Papa romak? Unë kam ardhur për të ndihmuar Ferrante te birin e mbretit dhe fronin e selise Apostolica. Unë kam ardhur per te kundërshtuar trradhetite dhe pabesite e tua te panumërta e të mëdha në këtë mbretëri. Ju asnjehere nuk do te mbeteni pa u ndëshkuar për dëshmite tuaja te rreme. Kjo është arsyeja e luftës sime kundër teje. Unë e meritëoi kete, jo më pak se kame merituar duke luftuar kundër turqve, as më pak tani per Ju qe nuk jeni me pake turk se vete turqit. Sepse, ka disa qe ju udhezoin ju ne vije te drejte…..sikur te jeni nga ca sekte. Ju, kundërshtarët e mi frëngje dhe emrat e atyre njerëzve dhe ata qe per fenë filluat luftën e madhe. Unë nuk dua të diskutoi çështjet e lashtësise me ju, çështje që ndoshta ishin shumë më pake te rendesishme se ajo që është thënë për ta. Sigurishte që në kohën tonë armtat Aragonese kanë kaluar shpesh detin Egje, kanë plaçkitur brigjet turke, kanë raportuar viktimat e armiqve te tyre: madje edhe sot ushtrite Aragonese kane mbrojtur Trojen nga dhembet e armikut.
Mr. G
Giorgio (Gjergji), njeri i nderuar i Shqipërisë, për Giovanni Antonio, Princin e Tarantos, Përshëndetje. Duke bërë një armëpushim me armikun e fesë sime, unë nuk kam dashur që miku im të mbetet i mashtruar nga ndihma time. (I trashe) Dikur, Alfonso, babai i Ferrante me ka ardhur ne ndihme, ndërsa unë zhvilloja luftë kundër turqve. Prandaj do të jetë shumë i pakëndshëm në qoftë se unë nuk e ndihmoi por i rezistoi shërbimit të birit të tij. Une e mbaj mende se çfarë bëri mbreti juaj, (nuk ka ndodhur për të parën here), sepse tani është i biri i tij.
Mr. G
Per pseudo-grekun dhe afien e Beogradit qe kerkoin ta nxjerin Skenderbeun njeri greke dhe tjetri sllave. Ja se cilit identitet i perket Skenderbu, e sqarone vete me gojen e tij. Keto me poshte o qirje greku, ai flete dhe per Pirro Burrin qe ishte purro shqiptar Epirot qe luftoi vetem kunder Grekeve. Greket mendoin se me nje (s) mund te ndryshoin boten. Cfar kllouner klasi. Plasi syte greku dhe ti afia e Beogradit. Po keni ndonje pyetje jeni te lire ta shprehni.
Onkezmi
Luli se je ti i palexueshëm dhe dritë shkurtër nuk do të thotë se edhe të tjerët janë binjakë me ty.E para ti je pa edukatë,se për kulturë nuk bëhet fjalë.Ti rri shtrëmbër dhe të shtrëmbërohesh ashtu suç ke dhe mendimet,pa për të drejtuar duhen shkencëtarët që ti i mohon.Jam si sigurtë se po të të drejtojnë nga shtrëmbërimi jo vetëm i eshtrës kurizore,por edhe asj mendore do të flasësh dhe shkruash ndryshe.Të këshilloj të lexosh librat e J.Brahajt,që të dritësohesh e nuk mësohen gjërat dhe sidomos historia në internet...edhe pse i shtrëmbër nuk shkruan drejt,unë të përshëndes si atdhetar e jo për nihilizmin tën vulgar...
luli
me duket se ca komentues jetojne akoma ne kohen e xhaxhit enver, ku istoria perdorej vetem per te ngopur popullin me propagande dhe krenari... se buke nuk kishte...
lexoni dhe donje liber te huaj, su be qameti
beni
Ju lutem ju te Gazetes Shekulli,nxireni njeher fotografin e Durad Brankovic e Stefan Lazarevic e kini tek Vikipedia,qe te mar vesh ky Mr.G qe ben prapagande koti! A thua ne u beme Serbe,sic i interpreton ky Vezir i Turqise! Ne kemi shtetin tone or Dallkauk Shqiperine e nuk i tradhetojm interesat,ne kerkojm vetem te verteten historike,nga manipulimet qe i esh bere dhe vazhdojn ti behen historis!
beni
Ju lutem ju te Gazetes Shekulli,nxireni njeher fotografin e Durad Brankovic e Stefan Lazarevic e kini tek Vikipedia,qe te mar vesh ky Mr.G qe ben prapagande koti!
A thua ne u beme Serbe,sic i interpreton ky Vezir i Turqise!
Ne kemi shtetin tone or Dallkauk Shqiperine e nuk i tradhetojm interesat,ne kerkojm vetem te verteten historike,nga manipulimet qe i esh bere dhe vazhdojn ti behen historis!
Pa Emër
Sa per KONSTANDININ E MADH:edhe Ai ishte Nje nga Disa Imperatore te ROMES me origjine ILIRE!!Plutarku shkruan per PIRRON E MADH TE EPIRIT ,qe ushtaret i therrisnin e brohorisnin"SHQIPONJE"!!!..I ka rrenjet qe ne lashtesine e popullit SHQIP-foles..,me te cilin identifikohej edhe ZEUSI I MADH ,i Legjendave Pellazge.,te cilen "e vodhen" si me Kalin e Trojes pushtuesit Grek,dhe e shkruan ate qe njihet si "Mitologjia E ashtu quajtur Greke,por Etimologjia e Emrave e Toponimeve eshte ne Shqipen e lashte..!!
Mr. G
Ore "beni" ! Mos me bej mua rolin e shejtan budallait o njeri. Cfar po shkruan o dykembesh, as shqipen nuk e perkthen dote? Ne postimet e mia eshte letra e Skenderbeut qe ja dergon Princit te Torantos dhe dele qarte identiteti i Skenderbeut qe ishte nje SHQIPTAR .Pra puroo shqiptare. Letren e solla ketu qe ti nxjere bojen atyre mashtrimeve te tua te kurdisura ne guxhinat e Serbise qe Skenderbeun e nxjerin Serb. Po te njetin pergjigje mere dhe ai greku qe pretendone se me nje (s) mbrapa emrit i nderoi origjinen ketij Princi Shqiptar. U lumezi cfar lidhje kane kutu me shqiptaret Sllavet dhe Lazaret sado imazhe shqiponjash te mbain ata. More veshe more afie serbe?
Mr. G
Shic e shifni te dashur afie greko-serbe, simbolin e brrireve te Dhise i mbante dhe Princi Epirot Skenderbeg. Ky simbol viene qe nga paganizmi. Eshte Dhia qe i dha gji Zeusit pellazgjik. Kurse simboli tjeter shpendi i preferuar i Zeusit qe ai e perdorte si lajmetar ishin 2 Shqiponjat. Njera shpinte mesaxhet e Zeusit ne Toke, kurse tjetra i conte ne boten e nendheshme, (ne sketere). Ja pra sa bukur nderthuren dhe zene vendin e tyre mes shqiptarve keto simbole . Besoi se tani e moret veshe se cilit popull I perkete Pirrua, Pirro Burri, Pirro Ipia sic e quajn shqiptaret e Camerise qe e kane Princin e tyre.
Mr. G
Tjeter Fakt: Plutarch ,Pyrrhus Faqia 5: “Mbas betejes Pirrua duke u kthyer fitimtar ne shtepin e tij I kenaqur nga fama dhe reputacioni, nga thirjet e epirotasve qe I therisnin Shqiponje” Ai pergjigjet : Nga ju, une jame shqiponje, po si mos te jeme njke I tille, kur une kame duart tuaj si krahe shpendi qe me mbajne forte” Faqe 6:”….Pirro nje Princ i meshirshem dhe nje dashamires i ushtarve, Nga kjo oufori nje pjes e mire e ushtarve te tij ishte ne nje gjendie eksitimi, filluan te shikonin gjithandei se ku ishte Pirro qe spo e shifnin akoma. Kjo ndodhe, Pirrua ishte pa helmeted e tij ne koke, duke mos e njofur ate, ai vendosi perseri helmeted dhe keshtu ushtaret njofen manjehere ne kryet e tij fisnike u duken brriret e Dhise qe ai mbante perhere…”
Mr. G
Fakti Tjeter: Plutark 1) -Pirron e sollen te vogel ne shtepin e Mretit Ilir Glaskut. Ketu ai ishte i sigurte dhe larg ndjekesve te tij. ” Ata u prezantuan veten tek Glasku, Mreti i Ilirjaneve qe e gjeten ate duke ndenjur ne shtepi me gruan e tij. Ata ulen femijen e vogel para tyre” 2)- Ai u rite si nje Princ Ilirjan. “Ne prezencen e tyre Ai(Glasku) ja dha Pirron e vogel gruas se tij qe at riste bashke me femijet e tij. Pak me vone armiqte (e Pirros) derguan tek (Glasku) njerzit e tyre dhe kerkuan nga ai te mirnin femijen, i afruan dhe para, por Glasku nuk pranoi. Me vone kur Pirro ariti moshen 12 vjece Glasku dhe ushtria e tij e sollen ate ne Epirus dhe e bene Mbret” 3) Vellazeria mes Pirros dhe bijve te Glaskut: “Ai (Pirro) mori rrugen jashte mbreterise se tij per te mare pjese ne martesen e djalit te Glaskut me te cilin ai (Pirro) ishte ritur”
Mark.uk
Dua te pyes si ka mundesi qe i pari shtet Shqiperia te nifet nga Turqia vetem 24 ore pas shkeputjes 500 vjecare.
Fjolla
Shum interesant
liri
pse nuk shkruni se qa tha ismail qemaili nkur vuri flamurin ne vlor dhe qa than qikat qe e lajmruan marigonen
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 6 =