Advertisement
Politikë

Rama, letër indinjate Nishanit: "Dje e ke prishur në dy raste"

  • 29 Nëntor 2012, 16:10
  • Përditësuar 14:05

TIRANË - Kryetari i PS-së, Edi Rama i ka dërguar një letër indinjate sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani lidhur me dy incidente të pakënaqshme sipas Ramës: njëri në Vlorë, ku presidenti Nishani u largua pa qëndruar në drekën zyrtare të festës, siç e donte protokolli i Pavarësisë dhe siç kanë bërë gjithë ish-presidentët pararardhës, por dhe për pritjen e mbrëmshme në Pallatin e Brigadave. Më poshtë vijon e plotë letra e Edi Ramës. 


Zoti President,Ju jeni përgjegjës për një zhvillim negativ të paprecedentë në historinë e institucionit që jeni ngarkuar të përfaqësoni pa i pasur, për fat të keq, jo vetëm meritat po as cilësitë e nevojshme. Në ditën e bekuar të 100 vjetorit të pavarësisë, Ju treguat se e vetmja atdhedashuri e mundur për Ju është partishmëria. Dhe jo një herë po dy!Herën e parë, Ju fyet kryeqytetin e pavarësisë duke i kthyer Vlorës kurrizin dhe duke rendur drejt Tiranës pas kryetarit të partisë Suaj. Protokolli i këtij shteti që ka barrën t’Ju mbajë mbi krye, e përcakton qartë se Ju duhet të ofronit në Vlorë drekën zyrtare - siç kanë bërë tradicionalisht të gjithë paraardhësit Tuaj, të cilët edhe në drekën e djeshme ishin në krah të kryebashkiakut të Vlorës në respekt të traditës e të protokollit.  Por Ju e shpërfillët Protokollin e Shtetit dhe ikët nga Vlora pa e kryer detyrën Tuaj si President i Republikës, si për të treguar në fakt se vendi i kreut të shtetit në Shqipëri ka mbetur bosh.Herën e dytë, Ju fyet kryeqytetin e Shqipërisë dhe çdo shqiptar apo të huaj që në pritjen zyrtare të mbrëmjes së 28 nëntorit, erdhi me ftesën Tuaj po jo si anëtar i Partisë Demokratike, as si simpatizanti i saj apo i Juaji personalisht. Duke ardhur në pritjen e organizuar prej Jush, edhe unë si shumë të tjerë respektova traditën solemne të mbrëmjes së 28 nëntorit dhe institucionin e Presidentit të Republikës. Por fatkeqësisht Ju nuk bëtë të njëjtën gjë.Protokolli i këtij shteti që ka barrën t’Ju ketë mbi krye po edhe tradita e mbrëmjes, e përcaktojnë qartë se Ju duhet të ishit mbrëmë në Pallatin e Brigadave mikpritësi dhe folësi i vetëm që u adresohet të ftuarve - siç kanë qenë tradicionalisht të vetmit mikpritës e folës në këtë rast të gjithë paraardhësit Tuaj. Por Ju s’e bëtë as detyrën e mikpritësit dhe as atë të kreut të shtetit të të gjithë shqiptarëve. I latë të ftuarit t'Ju prisnin më shumë se një orë në këmbë, pa patur as kujdesin t’u paraqisnit paraprakisht përmes protokollit Tuaj një ndjesë të thjeshtë formale, me një arsye çfarëdo për vonesën. Pastaj e shkelët fare kur i’a latë foltoren ekskluzive të kreut të shtetit shqiptar një zotërie pa lidhje, ose më saktë një të huaji që ka lidhje vetëm me Partinë Demokratike. Ky shpërdorim i paprecedentë i foltores së kreut të shtetit për recitime të miqve të huaj të partisë Suaj, ishte si shpallje publike ceremoniale e dorëzimit të institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në duart e partisë në pushtet.Ju dje zoti Nishani na dhatë formalisht provën e drejtësisë së vendimit tonë, për të mos Ju votuar si President të Republikës për shkak se ishit dhe mbeteni tërësisht i papërshtatshëm për detyrën e lartë. Fakti që Ju s’jeni në gjendje të silleni si kryetar i këtij shteti as për qoka, flet vetë se ç’mund të presin nga Ju Shqipëria dhe shqiptarët në përmbushje të nevojës alarmante për shtet, për kushtetutshmëri e ligjshmëri, për institucione të pavarura e për zgjedhje të lira e të ndershme.  Me keqardhjeKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama  


/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
18 Komente
Pilo Lala
Shtrengoja burgjite Edi ketyre te paafteve, sepse demin e bejne te madh, edhe pse nga paaftesia. Te njejten gje beri Topi per 2 vjet, i dha gjithshka Berishes, pastaj e hodhi Berisha si lecke, atehere filloi Topi te hiqej si garip, por Berisha ja kishte prere kostumin me perpara dhe e hoshi si pacavure. Me kete leter ti i tregon Nishanit qe nuk mund te qaje vitin e fundit qe do e heqin. Po qe burre te tregohet sot per Shqiperine.
Devolliu
O EDI; kapter jari është loja..., President është shpellari i Viçidolit.
Ndoci (nga TROPOJA)
bravo KY president s ka lezet nga paraqitja dhe nga sjellja mire ja ke bere
DASHI
Ja salen e kemi gjini.Ky person dhe "KUKELLAT" i shenderon ne robota,e pastaj i programon me virusin-sali ter diten,burge naten,Ashtuqe diten naje shenderon ne nate,e naten naje bene me ter.
Shqipetari
Festimet ishin perfekte. Paradite ne Vlore e pasdite ne Tirane. Ishin te gjithe bashke shqipetare te te gjitha krahinave e feve...i vetmi i pakenaqur eshte Rama...i eshte bere semundje profesionale:):)
PATRIOTI USA.
Si kudo ne mbar bote edhe ketu ne Amerik FESTUAM ME MADHESHTI DITEN E SHPALLJES TE PAMVARESIS. Ne lokalin e filantropit shqiptar Ndue Ftoni u mblodhen me mijra shqipetar nga te gjitha trevat , pa dallim feje ,krahine, bindje politike dhe ideje. U gezuam pamase edhe me festimet ne SHqiperi, Kosove, Mqedoni, Malin eZI E kudo ku ka shqiptare. Pore gjithe kete gezim na i zbehu veprimi i turpshem dhe anti kushtetus i presidentit Nishani me largimin nga dreka shteterore ne Vlore dhe spostimi ne darken shteterore ne pallatin e brigadave, duke lene nje mikun e saliutdhe PD te hape e pershendes pjesmaresit sikur te ishte festa e PD dhe jo e pamvaresise. Keto jane marezit e sali berishes, qe presidentin e republikes e ka dordolec dhe jo kryetar shteti, turp dhe veprim i denushem moralisht dhe ligjerisht.
PATRIOTI USA.
Si kudo ne mbar bote edhe ketu ne Amerik FESTUAM ME MADHESHTI DITEN E SHPALLJES TE PAMVARESIS. Ne lokalin e filantropit shqiptar Ndue Ftoni u mblodhen me mijra shqipetar nga te gjitha trevat , pa dallim feje ,krahine, bindje politike dhe ideje. U gezuam pamase edhe me festimet ne SHqiperi, Kosove, Mqedoni, Malin eZI E kudo ku ka shqiptare. Pore gjithe kete gezim na i zbehu veprimi i turpshem dhe anti kushtetus i presidentit Nishani me largimin nga dreka shteterore ne Vlore dhe spostimi ne darken shteterore ne pallatin e brigadave, duke lene nje mikun e saliutdhe PD te hape e pershendes pjesmaresit sikur te ishte festa e PD dhe jo e pamvaresise. Keto jane marezit e sali berishes, qe presidentin e republikes e ka dordolec dhe jo kryetar shteti, turp dhe veprim i denushem moralisht dhe ligjerisht.
Ada
Ne festimet ne Tirane ishin te gjithe. Mungonin vetem tre: perfaqsuesi i greqise perfaqsuesi i maqedonise dhe Rama
patrioti
asnje nuk i ktheu kurrizin Vlores. Perkundrazi e nderuan pa mase. Nese ka ndonje qe vetm ankohet dhe vjell vrer ne kete 100 vjetor eshte Edi Rama.Nese ka ndonje qe shkeli protokollin shteteror dhe nuk u paraqit ne paraden ushtarake ishte rama.
kot fare
kot fare Edo....ke inat jepu hakun...e tunden kete 100 vjetor....kot llap
Pa Emër
edi nuk mund te paraftyroj kryeminister te ketij vendi, sorry. Nuk eshte per ty, je kot fare. Duhej te ishe patjeter ne Tirane e ti beje nderin forcave tona te armatosura dhe gjithe popullit. Ishe i shqetesuar se mos po fiton Sala? Guess what, he did and you helped a lot!!!!!
Pa Emër
Si gjithmone, ne raste gezimesh, i semuri i PS do dali te hedhe gurin ne lum. E filloi paraprakisht me shqiponjen ne forme breshke, me pas me emrin e Ismail Qemalit. Po e perfundon me nje dreke qe nuk qenka organizuar prej presidentit edhe pse Gjika i tij do deklaronte se "Tiranasit duhet te vine me ushqimin me vete". EdiRa-ma perseriti bllofin e radhes: as me shume e as me pak si me "oren e presidentit Bush". Shpresojme qe 100 te mencur mos te merren me gurin e tij.
Pa Emër
kishte lezet kur i shikoje te gjithe politikanet bashke, Thaci, Berisha, Jahjaga, Topalli, Nishani..vetem Rama mungonte..Ca te keqe pat qe respektuan Vloren, ppor edhe Tiranen..respektuan mijra e mijra njerez ne shesh....kesaj i thone te grricesh kot
Pa Emër
Rama komenton per gjithcka edhe kur nuk duhet, por kur duhet te komentoje nuk e ben. Pse nuk komenton Rama deklaratat e ministrit grek?? Pse nuk thote Rama qe te pakten ne kete rast Berisha ka te drejte?? Vetem karrigja vet i intereson Rames...
SH.K
Rama,vertet qe ne demokraci ka shume gjera qe behen per hir te saj edhe kur nuk i ndjen se duhen bere si pershembull,kompromiset,konsensus,leshime e shume te tjera gjithmon kur behen ne interes te popullit.
Per rrastin konkret ky vend nuk ka kryetar shteti e as president rrepublike.Po do respektuar kushtetuta ne jemi republike parlamentare e kete e dine te gjithe perjashtu NIshanit,jo vetem qe i dha urdherin e flamurit antishqipetarit Zogolli,jo qe pa lejen e popullit u nderua i biri ne parlament por qe ai mban per keshilltar nje çerek shqipetari djalin e djalit te djalit te Zogollit.Partia socialiste duhet ti nderprese mardhenjet me nje NISHAN QE NUK PERFAQESON ASGJE E QE ESHTE ANTIKUSHTETUES.
CAMI
SHIKONI VETE SE CFLITET MBI E RAMEN,NUK DUA TE ZGJATEM ME SHUME.
pilo lala
Pa emer,
Ne pamje te pare duket humor, por ti ke aresye qe je pa emer.
Edi Rama nuk eshte nga ata qe shkon mbas qerres Berishes, te gjykoje cdo brockull qe ai nxjerr nga goja.
le ta komentoje vete berisha ato qe tha, ose te nxjerri topallin.
Edi Rama eshte patriot i vertete. Jo si dhendrri Beogradit.
Besoj qe eshte hidheruar nga lirimi Ramush Haradinajt.
Ramushi do e hedhi ne kosh Berishen dhe Thacin.
Pa Emër
Ne festimet ne Tirane ishin te gjithe. Mungonin vetem tre: perfaqsuesi i greqise perfaqsuesi i maqedonise dhe Rama cfare i bashkon valle?????

Shtoni një koment

4 + 9 =