Bardhyl Demiraj
Hans, përsëri po më lë pa mënd! Miqtë e mi nuk munguan as këtë radhë të më vënë në dijeni, se si ti edhe këtë radhë hodhe shkumë e vrer ndaj shkrimtarit tonë: e sigurisht e si gjithnjë e bën këtë vetëm për hir dhe në kërkim të së vërtetës. Krijohet kështu një situatë aspak fatlume që mua personalisht më kujton gjithnjë luftën e famshme me mullinjtë e erës, por që për arsye etike, por edhe falë njohjes me ty këtu në Munih, ia lejoj vetes t’u përgjigjem me një shprehje të huazuar nga Fishta: “E ban për mirakandje!” Fishta sigurisht që e përdori këtë shprehje atëbotë vetëm për shqiptarët, madje edhe në këtë rast rreket të dallojë këtu një tufë karakteresh po-shqiptare, përgjithësisht shpirtvegjël, që mirakanden duke mëtuar se dinë të njollosin të zezën mbi të bardhë e si të tillë do të mund të arrijnë dikur të rrëgjojnë vlerat e kombit, qoftë edhe vetëm një syresh, siç është rasti me shkrimtarin tonë të madh.
Ky shkrimi yt i fundit dallohet gjithsesi kryekëput nga të mëparshmit, jo aq për egërsinë dhe mllefin në të shkruar: këto janë konstante të dhëna njëherë e përgjithmonë në stilin dhe sjelljen tënde ndaj Kadaresë dhe Shqipes Standarde. Në këtë shkrim të feks më shumë shënimi në fund të tij, pikërisht aty ku ti vë dorën në zjarr, duke nxirë kështu edhe më shumë të zezën mbi të bardhë dhe insiston se “ky shkrim bahet me dijen dhe pëlqimin e zonjës Erika Camaj”. Tipa të tillë karakteresh, Fishta sigurisht që as ka denjuar t’i zërë me gojë e me laps, se ndoshta edhe s’ka pasur në kohën e tij syresh po-shqiptarë sa të ligsht në shpirt aq edhe të mbrapshtë në karakter, thënë troç, që rreken të kapen pas kindit të grave për të hedhur lumin e për t’u bërë kështu sa më të besueshëm, që vjen me thënë se kanë prodhuar e shpërndarë aq shumë bërllok e vetëm për hir të së vërtetës u takon të krekosen mbi të, si kalorës të saj.
A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes, or Hans i mjerë!: kujt i intereson dhe sa i shërben vërtet së vërtetës ajo e vërtetë, të cilën ty të gënjen vërtet mendja se po e nxjerr vërtet në dritë të vërtetë? E akoma më keq: a është interesuar vërtet në Gjermani a në Munih, pikërisht aty ku jeton ti vërtet, ndonjë gjerman i vërtetë që të njohë atë të vërtetë që trumbeton ti? A i intereson kujt këtu në Munih e në kohën tonë të mësojë diçka për personin tënd se ke qenë nxënës e mik i Martin Camajt dhe që je ndërkohë edhe përkthyes i tij, sa kohë që ti vetë nuk i ofron (më) tregut e rretheve letrare gjermanishtfolëse qoftë edhe atë libërth me poezi lirike, që ke përkthyer dikur e që nuk u shit kurrë. Shqiptarët, përkundrazi të respektojnë e të nderojnë, madje edhe të laureojnë si përkthyes “i shquem” i Camajt. Përse kërkon tash që edhe të të urrejmë e të të linçojmë si njeri i ligsht, si gazetaxhi, që fut hundët vend e pa vend në jetën private të shqiptarit, kushdo qoftë ai.
Kadare nuk ka pasur ndonjëherë nevojë në karrierën e tij të gjejë e të gëzojë mbështetjen e Camajt për të qenë i madh, sikurse edhe Camaj për të për t’u bërë i madh. Mbështetjen tënde, jo se jo, as Kadare e as Camaj!!! Jemi ne, lexuesit e letrave shqip (në mos dhe gjermanisht) që kemi pasur e kemi nevojë për të dy, e për të gjithë ata që shkruajnë shqip. Ishte nevoja për të pasur midis nesh edhe Camajn, ajo që nxiti një grup të tërë studiuesish të letrave shqip, sigurisht edhe Kadareja i madh, madje edhe ish-nxënës llafepakë e punëshumë të Camajt (por jo ti!!!), që të ribotonim të plotë veprën e tij shqip për lexuesin shqiptar. Dhe tani e kemi edhe Camajn të plotë në treg, sikurse kemi pasur e kemi gjithmonë Kadarenë e madh. Është pikërisht kjo e vërtetë e prekshme, e lexueshme, pra reale, e cila na intereson shumë më shumë neve, lexuesve shqiptarë, sigurisht edhe atyre sqimatarë të “Shekullit”. Unë personalisht, si adhurues i shkrimtarit të madh shqiptar, por edhe si dashamirës dhe përgatitës për botim i veprës komplete të Camajt shkrimtar përjetova në panairin e sapombyllur të librit në Tiranë një gëzim të papërshkrueshëm, kur vështroja në stendën e “Onufrit” pranë e pranë jo vetëm opusin e tyre letrar, por edhe se si ata të dy na buzëqeshnin në sfond me fotot e tyre. Por ti nuk arrin as ta perceptosh e as ta përjetosh këtë, ndoshta se je jo-shqiptar.
Parë nga kjo perspektivë shkrimi yt, or Lanksh i mjerë!, sidomos shënimi yt në fund të tij kumton shumë, jo thjesht dhe vetëm mefshtësinë e tij në përmbajtje, por edhe ata tipa karakteresh që shoqëria shqiptare – jo vetëm në kohën e Fishtës – i ka mohuar dhe i mohon si gjëllitës në këtë botë.
Prof. Dr. Bardhyl Demiraj drejton katedrën e albanologjisë në Universitetin e Munihut
Pike se pari Zoti Demiraj, ky shkrim i juaj vuan nga mungesa totale e miresjelljes qe eshte e pakuptueshme per nje “drejtues katedre te Universitetit te Mynihut.”!
Lexojeni edhe njehere fjaline tuaj : “A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes, or Hans i mjerë!” .
Ky lloj diskursi haset gjithandej neper forumet shqiptare ne internet, kryesisht nga komentuesit kosovare, te cilet jane zakonisht anonime dhe me nivel te ulte te edukates arsimore dhe familjare.
Si mundet nje “drejtues katedre i Universitetit te Mynihut.” te bie aq shpejt dhe aq poshte ne nivelin e fyerjeve personale ?
Shkrimi juaj sjell ne pah ate qe fatkeqesiht ekziston gjithandej ne Shqiperi : Indiferenca ndaj se vertetes.
Ju pyetni disa here “kujt i intereson e verteta ?”. Eshte e vertete qe ne Shqiperi shume njerez jane indiferente ndaj se vertetes por shume pak njerez e thone kete hapur si ju. Qendrimi juaj ne kete pikepamje eshte tragjik. Megjithese jeni “drejtues katedre i Universitetit te Mynihut.” dhe jetoni ne Gjermani ku e verteta i intereson gjithkujt, ju megjithate sjelleni si nje pjese e madhe e shqiptareve me indiference totale ndaj se vertetes.
Ju thuani ”
Kadare nuk ka pasur ndonjëherë nevojë në karrierën e tij të gjejë e të gëzojë mbështetjen e Camajt për të qenë i madh,..
”
Ky eshte gabim trashanik. Kadare qe nga 1990 eshte perpjekur vazhdimisht ta retushoje historine e tij personale. Duke qene deputet i parlamentik Komunist te Shqiperise, duke qene zevendes i Nexhmije Hoxhes ne Frontin Popullor dhe sidomos duke qene propaganduesi kryesor i regjimit komunist , Kadare ka nje bagazh komunist te madh sa bjeshka e Korabit.
Per kete arsye ai qe nga 1990 prodhon rrefime fantastike mbi gjoja disidentizmin e tij te paqene.
Ne kete fryme ai perpiqet te paraqitet si mik i Martin Camajt i cili ishte nje nga disidentet e pakte shqiptare te kohes se komunizmit. Prandaj Kadare kerkon sot te behet mik i paqene i Martin Camajt.
Perpjekja juaj per ta futur kundershtine e Lankschit ndaj gjuhes standarde dhe kundershtine e tij ndaj Kadarese ne nje thes, eshte e njejte me perpjekjen e Topallit per ta njesuar veteveten me populllin e veriut dhe me dialektin e Shkodres.
Keto jane dy gjera te ndryshme. Une nuk e perkrah zotin Lanksch ne pikepamje gjuhesore por ne mbrojtjen e se vertetes e perkrah plotesisht.
zoti anton,dukeni qe jeni gjak o var.a keni botuar ndojne liber apo ndonje broshure???ju kosovaret jeni shume atipike? sa here takoj 2 “shoke”kosovare,kur njeri largohet dhe tjetri ja pret,vallah asht i peshter qaj ai,hiqju atijna.persa i perket ismail kadarese,ai tashme eshte akademik i letrave franceze.nuk esht e nevojshme dhe per nivelin qe keni,ti beni autobiografine.adhurojeni salen se ju ka marue nji “autobahn,autostrade.
O Tarasbulba e paske kunjin me kosovaret ti. S’te beri fare pershtypje ty serbet e greket qe e pushtojne Tiranen me mallrat e muziken e tyre ama ne 2 milion e gjysem shqiptare te Kosoves, na paske gjetur 2 qe e perflasin njeri-tjetrin dhe kjo eshte tregues i pagabueshem i 2 milion e ca te tjereve. Mendoni ore per bashkim qe te forcohemi e te ecim para, lerini fjalet e kota shqiptaret jane kshu, kosovaret jane ashtu.
Kush je ti Anton? Spo e perdor fjalen qe s’te pelqeka “i mjere” …. Nuk ka rendesi nese ka qene deputet apo jo Ismaili ne kohe te komunizmit … ai aty ka jetuar e punuar e sigurisht qe edhe vallen do e hidhte sipas muzikes. Po ti, je arsimuar me dudket ne Kohen e Titos e ne sistemet komuniste po nuk ke qene i besuar per sistemin nuk te dilte e drejta e studimit per Universitet. Pra mendo se kujt i ke sherbyer ” O MJERAN” se tani te takon te ta them
Fjala rreket ma shpif,kemi fjalen PERPIQET ne vend te saj,si shume po rremojne gjithe “njeshat ” me fjalorin shqiptar.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe, Elena.
Janë thjesht dy sinonime (bashkë me “rropatet” tre. Bashkë me “mundohet” katër) me të njëjtin kuptim, por që kanë nuanca të ndryshme, gjë që veç e pasurojnë gjuhën.
Me sa duket vesin e keq qe kemi ne shqiptaret,per te perfolur te tjeret e paskan edhe gjermanet.Me vjen keq per kete virus qe qenka hapur edhe ne kombet e tjere.Nje shpreheje e vjeter arabe thote:”Fol por mos perfol.”
I nderuem prof. Demiraj, keni tregue spesorit tuej te nalte intelektual dhe moral, tu ju pergjigj perkthyesit Hans Joachim Lamsh. Mjaft me me budallalleqet e ketyne njerezve qe vuajne nga sindroma e vnerit te koncentruem. Kemi nevoje per Camajt dhe per Kadarene, por s’kemi nevoje qe perkthyesi i serbishtes dhe i shqipes z. Lanksch te ne jape mend pa pushim. Jam mik i ish ambasadorit Werner Daum, i cili me ka konfirmu gjithçka thote Kadareja.
Ju lumtë zoti Demiraj! Shkrimi i zotit Lanksch dhe, për rastësi, edhe ai i “Fytyrë burri”, Besnik Mustafaj (më duket në të njëjtën ditë) më krijuan një shije të hidhur dhe thashë me vete “O bobo, e mori lumi edhe “Shekullin”. Iu thye timoni!”
E verteta na intereson, bile edhe shume ne shqiptareve ne Mynih e kudo qe jemi o Demiraj ! Turp per ty me kete pacavure prej sgerbetori qe paske shkruar. Si argumente nuk paske tjeter gje vec fyrjeve dhe denigrimeve personale. Turp te te vije ! Zotit Lanksch simpatine dhe perkrahjen e shume intelektualeve shqiptare ne Gjermani per kurajon e tij intelektuale !
Kadareja eshte nje shkrimtar i njohur dhe nje patriot i nderuar. Por e qelb fare kur rreket me çdo kusht te hiqet si disident, duke perdorur per kete qellim deri edhe te vdekurit. Siç ka bere me Camajn apo Lasgush Poradecin. Ky i fundit, nje nga poetet me me perspektive te para Luftes se Dyte Boterore, e la penen, kur ne fuqi erdhen komunistet. Sepse nuk deshi t’i sherbente dhunes dhe shtypjes se ushtruar nga ai regjim tiranik. Kadareja u rrit dhe u formua nen ate regjim, te cilit i sherbeu deri diten e parafundit me besnikeri. Njelloj si Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Fahri Balliu, Mehmet Elezi, Shaban Sinani e kompani. Prandaj permbahuni nga pak dhe jini me kokeulur. Qofte edhe vetem per origjinen tuaj.
nese nje profesor perdor nje gjuhe te tille, ku ndryshon ai nga nje rrugac?
Ne fakt, ke shume te drejte, edhe une e pyeta veten se si eshte e mundur te shkruaje keshtu nje njeri qe ka bere shkollen e larte. Mungon vetem lufta e klasave e behej shkrimi komplet.
Ne fakt, une i drejtova vetes edhe shume pyetje te tjera: psh, si eshte e mundur qe nje edukator (!) i brezit te ri, edukator i elitave te se ardhmes te quaje mjeran dike qe i intereson e verteta? Te perbuze te verteten? Cfare u edukon ky edukator studenteve te tij? Gjenjeshtren? Te genjejne? Te ndertojne imazhe genjeshtare? U meson qe perpara ligjit dhe te vertetes nuk jemi njesoj, sepse ai qe ka me shume reputacion shoqeror, me shume pushtet nuk duhet t’u bindet normave morale dhe kontrates te perbashket te legjitimuar ne kushtetute? A tregon te verteten ky individ-akademik ne punimet e tij shkencore?
Por edhe me tej: Cfare po kunderargumenton ky profesor? Ky akademik? Cilen nga faktet e sjella nga z. Lanksch po ve ne dyshim, ciles prej tyre po i kundersjell fakte te tjera, nga burime te tjera?
Dhe me e fundit: Po e quajme profesor dhe akademik, por si mund ta quajme intelektual dike qe nuk kerkon te verteten, por kerkon ta varrose ate? Nje individ qe vret publikisht (se ky nuk po debaton, ky e ka kthyer veten ne nje kalashnikov) dike qe meton te operoje me te verteten?
Cuditem qe Fishta do kish folur keshtu…I lutem profesorit dhe drejtorit te albanologjise ne katedren e universitetit te Mynihut,nese ai pasi mbaroi me ate çfare do thoshte Fishta(!)(qe me duket kryekeput nje alibi jo fort e goditur),ai vete çfare mendimi ka?Ka mendimin se Lanksch nuk duhet te thote ate qe mendon?Ka mendimin se Lanksch genjen,apo shenimi ne fund se kjo leter i eshte kaluar znj Erika per ta lexuar eshte nje alibi tjeter e Lanksch per te”zyrtarizuar”urrejtjen e tij per Kadarene?Nese prof Demiraj eshte zgjatur per te thene qe Lanksch qenka ca rakitik i perkthimit ne shqip(ta do mendja,gjersa nuk eshte shqiptar),dhe s’paska pasur sukses ne shitje(!)-çfare rreshqitje per nje profesor-kjo s’me ben te besoj se prof Demiraj ka albanizuar Gjermanine,saqe te mendojme se pas 10 vjetesh pune titanike ne kateder,gjysma e gjermaneve dine te flasin shqip.Mendoj se Lanksch mundet te mos shkruante nje leter”sqaruese”,per nje fakt,qe nga ana tjeter,dhe per hir te se vertetes,duhej sqaruar diku tjeter.Mendoj qe ndoshta Kadarja dhe Camaj do kene patur antipatiu per njeri-tjetrin,qe Lanksch,dhe Erika patjeter e kane ditur;nese nuk e kane shprehur u ben nder atyre,por prape dy shkrimtare shqiptare mund te kene antipati;kjo s’do te thote qe kjo te krijoje dy kampe shqiptaresh.Se fundi,mendoj qe te mbrosh Kadarene kur ky eshte vete shume i zoti dhe shume me i sjellshem ne replika te ketij lloji,ndoshta eshte nje nxitim i pamotivuarte pakten per rrethanat.Une Camajn e kam lexuar shume pak dhe ka nje gegerishte shume te theksuar;nuk e kuptoj dhe as e pelqej shume,por ky eshte nje opinion personal;ndersa eshte krejt ndryshe kur dikush kerkon te sqaroje nje rrethane qe duhet te ndiqet nga kriteri i se vertetes.
msitni
selam ,
kerkoi ndimen ejuaj ,qe neperm es ksaj faqe te eshte editur, dikush ,te behet si msit ,ete shkon ne fshatin hajvali eshte nje famile emir, qe ka do vajza temira per martes, ju kshilloi te merni para sysh ,per mir ,o miq dashamir te mir, eshte shummm sevap, kryefamiljari eshte imir, abdullah vitija, ne hajvali paqi shnet elumturi amin.