Shekulli Online

Topi: Shqipëria, lider në rajon për zhvillimin ekonomik
Topi gjatë fjalës në Debatin e Nivelit të Lartë në OKB

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka mbajtur një fjalim në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”, të mbajtur në OKB.

Topi gjatë fjalës së tij duke folur për Shqipërinë ka theksuar se i janë kushtuar vëmendje e veçantë reformave ekonomike për t’u përfshirë në ekonominë e tregut.

Presidenti është shprehur se vendi ynë përveçse është një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind deri në vitin 2009, gjë që ka çuar në një rritje të mirëqenies së shtetasve tanë”, është shprehur Topi.

Por nga ana tjetër ai ka shtuar se në Shqipëri “tashmë vihet re ndikimi i krizës pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon”. /F.S/

Kuvendi, fut në axhendë heqjen e moratoriumit për skafet
Konferenca e Kryetarëve

Më 7 qershor do të votohet në parlament nisma e deputetit të Partisë Socialiste, Artan Gaçi, për heqjen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese. Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus të plotë kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Sipas propozimit të PS-së, në kushtet e  pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime e pasaporta biometrike, liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptare, si dhe identifikimit elektronik e digjital në pikat e kalimit kufitar, mundësia e lëvizjeve klandestine është thuajse zeruar, por moratoriumi ka rezultuar i dështuar në parandalimin e trafikut të narkotikëve.

Në këto kushte, grupi parlamentar socialist shprehet se ligji e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës lidhur me mjetet lundruese si portet, pontilet, barkat me vendet e tregtimit dhe riparimit të tyre, shkollat nautike etj. Demokratët shprehen kundër heqjes së moratoriumit, duke argumentuar se një nismë e tillë është vlerësuar nga ndërkombëtare dhe ka dhënë rezultate në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. “Në të gjitha raportet ndërkombëtare, ne jemi vlerësuar për këtë nismë pasi bllokon trafikun”,është shprehur ministri I Brendshëm Bujar Nishani. /L.T/

Transport me stil rumun (VIDEO)
Video skandaloze

Kur mendoni se si të transportoni fëmijët, futja në bagazh nuk duhet të jetë gjëja e parë që iu shkon në mendje. Por një video tregon se këtë gjë e ka bërë një rumun i çmendur.

Drejtuesi i makinë nga Cluj Napoca u filmua duke ecur në autostradë me të vegjlit ngarkuar në bagazh.

Fëmijët – të cilët duket se janë më pak se 10 vjeç – po kënaqen nga një udhëtim i tillë edhe pse ata shtrëngohen fort pas kapakut të bagazhit.

http://www.youtube.com/watch?v=-kRw1dviQ0E

Një parakalim i gabuar ka bërë që policia të ndalojë dhe të bëjë çregjistrimin e makinës ndërsa shoferi është gjobitur.

Zëdhënësi i policisë së Clujit tha se drejtuesi i makinës është gjobitur me 250 euro dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patenta. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

“40% e popullsisë së Maqedonisë është shqiptare”
40% e popullsisë së Maqedonisë përbëhet nga shqiptarët, kjo të paktën besohet nga NATO pasi shifrat zyrtare të Maqedonisë janë marrë gjithnjë me skepticizëm.

“Që prej fundit të Luftës së Parë Botërore, popullsia e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, ku rritja më e madhe i përket komuniteti etnik të shqiptarëve”, thuhet në të dhënat për Maqedoninë.

Nga 1953 deri në Censusin zyrtar të vitit 2002, numri i qytetarëve shqiptarë është trefishuar.

“Pjesë perëndimore e vendit, ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, është edhe më e populluara pasi përllogaritet se jetojnë 40% e popullsisë në total”, thuhet në këtë dokument më tej.

Sipas të dhënave të NATO-s, Maqedonia ka një popullsi prej 2.1 milionë.

Maqedonia nuk është anëtare aleancës atlantikut por ajo është kandidate për t’u anëtarësuar bashkë me Malin e Zi. /F.Stafa/

Të dhënat për Maqedoninë në faqen e Samitit të Çikagos

Një zog “kërcënon” sigurinë e Turqisë
Zogu "spiun"

Gjetja e një kafshe të ngordhur nuk përbën kurrë një eksperiencë e këndshme për askënd. Por, kur banorët e një fshati në juglindje të Turqisë gjetën një zog shtegtar të ngordhur, gati krijuan një broçkull. Në mënyrë të pabesueshme, banorët e morën bletëngrënësin evropian si spiun të Izraelit.

Banorët ishin bërë dyshues për shkak se zogu kishte një unazë metali në këmbë, ku ishte stampuar fjala “Izrael”. Ata thirrën policinë pasi dyshonin mos në trupin e tij gjendej ndonjë mikroçip, që mund t’ia kishte vendosur shërbimi sekret izraelit.

Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë, të cilët e deklaruan të sigurt. Pjesë e hetimit ishte e një ekip kundër luftës së terrorizmit. Pas ekzaminimit nga ministria e bujqësisë, fshatarëve të Gaziantep iu tha se zogu ishte një shtegtar i zakonshëm ndërsa unazë në këmbë i është vendosur për të ndjekur udhëtimin e tij. Por deri këtu zyrtarëve iu desh pak kohë për të bindur policinë lokale se zogu nuk kërcënonte sigurinë e Turqisë.

Komplotet ku përfshihet Izraeli janë teoritë konspirative më të besuara në Turqi. Marrëdhëniet e dy vendeve janë tendosur dy vite më parë pasi nëntë turq pro-Palestinezë u vranë në forcat e sigurisë Izraelite në një anije në rripin e Gazës. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Shuhet mbretëresha e diskos
Doona Summer në vitin 1979 (foto Rex Features)

Mbretëresha e diskos, Donna Summer ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.

E lindur me emrin LaDonna Adrian Gaines, Summer është ndarë nga jeta sot në Flodira, SHBA pas një beteje të gjatë kundër kancerit.

Ajo u bë e njohur gjatë viteve 1970’ me këngët si  “Last Dance,” ‘’Love to Love You Baby”, “Hot Stuff” dhe “Bad Girls”.

Muzika e saj ishte një miks rrymash, gjë e cila e ndihmojë atë të fitojë pesë çmime Grammy Awards në dance, rock dhe R&B etj. Albumi i saj i fundit i publikuar është “Crayons”, i cili doli në treg në vitin 2008. /AFP/

http://www.youtube.com/watch?v=TFMT_sNsEYo

Medvedev: Shkelja e sovranitetit mund të çojë në luftë nukleare
Medvedev duke folur në forumin e Shën Peterburgut (foto Dimitry Astakhov)

Shkelja e principeve të sovranitetit shteteve mund të destabilizojë rendin botërore dhe mund të çojë në luftë apo mund të çojë në përdorimin armëve bërthamore paralajmëron kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev.

“Ne kemi parë shumë shembujt të shkeljes së sovranitetit vitet e fundit”, është shprehur Medvedev gjatë forumit kombëtar ligjor në Shën Peterburg. “Këto veprime mund të çojnë në luftë rajonale. Si dhe, edhe pse nuk dua të frikësoj askënd, mund të çojë në përdorimin e armëve nukleare”, ka shtuar ai.

Duke kritikuar ndërhyrjen ushtarake në vende të jashtme, kryeministri rus ka nënvizuar se në shumicën e rasteve pas rrëzimit të regjimeve në këto vende, në fuqi atje vijnë radikalët duke marrë si shembull atë që ka ndodhur në vendet e Lindjes së Mesme. /AFP/

Durrës, tentohet falsifikimi i pasaportave
Pasaportë biometrike

Durrës – Policia ka konstatuar se tre persona kanë aplikuar për pasaportë biometrike me dokumente false.

Pas kësaj, policia ka nisur procedimin penal ndaj B.D, 49 vjeç, nga Tirana. Gjatë aplikimit për pasaporte biometrike në Tiranë ky shtetas ka paraqitur pranë qendrës së aplikimit, dokumente të rreme. Ai ka përdorur gjeneralitetet e një shtetasi, i cili kishte aplikuar për pasaportë në Durrës. Po ashtu G.D, 18 vjeç, nga Durrësi dhe Dh.M, 40 vjeç po nga Durrësi kanë paraqitur të dhëna të rreme gjatë procedurës së aplikimit për pasaportë.

Për këto raste policia ka kryer veprimet procedurale dhe i ka kaluar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave. /M.Brunga/

Francezi pagjymtyrë që synon notimin epik
Philippe Croizon

Francezi duke notuar (foto AFP)

Një francez i cili ka humbur gjymtyrët në një aksident ka realizuar pjesën e parë të sfidës së tij për të notuar ndërmjet pesë kontinenteve.

Filipe Kroizon ka notar nga Guineja e Re në Indonezi, i shoqëruar një notar për distanca të largëta, Arnaud Kaseri dhe një banorë lokal, i cili u bashkua për solidaritet.

Kroizon përdor protezë për gjymtyrë  dhe u bashkëngjiti pendë notimi. Ai e përshkroi distancën prej 20 km për shtatë orë e gjysmë.

“Ishte shumë, shumë e vështirë”, tha ai. “Na mori 1 orë e gjysmë më shumë kohë nga se ne prisnim. Kjo për shkak se na u desh të notojmë kundër qarkullimit të ujit”, u shpreh Kroizon.

Ai thotë se është frymëzuar për të notuar gjatë kohës që ndodhej në spital nga një dokumentar që fliste për një angleze e cila kishte kaluar kanalin e Anglisë.

Në vitin 2010, ai u bë i pari person pagjymturë që kalon përmes kanalit që lidh Francën me Anglinë. Tani ai po planifikon të përshkruaj distancat Jordani-Egjipt, Gjibraltar-Marok, dhe Alaskë-Rusi. /BBC/

Përgatiti: F.S

Shkodër, nis puna për sistemimin e Drinit
Punimet emergjente në Berdicë, Shkodër (foto A.Dushi)

Hedhja e zhavorrit në Berdicë (foto A.Dushi)

Ka filluar ndërhyrja emergjente për mbushjen me inerte të shtratit të lumit Drin në afërsi të fshatit Berdicë e Sipërme ku gërryerja e tokës nga lumi rrezikon shembjen e banesave dhe lokaleve. Mjete të tonazhit të rëndë kanë hedhur sasi të mëdha inertesh në pjesët ku gërryerja është më e madhe në mënyrë që të pritet vërshimi i ujit dhe marrja e mëtejshme e tokës prej tij. Sipas specialistëve të bordit të kullimit në Shkodër, synohet të devijohet gërryerja e tokës dhe kjo ndërhyrje emergjente do të pasohet me të tjera. Muhamet Muça, specialist i këtij bordi shprehet se kjo zonw është e njohur si zonw problematike prej shumë vitesh.

“Në ditët në vijim do ketë një ndërhyrje tjetër më të rëndësishme, ndërtimi i një savane që do lejojë kthimin e drejtimit të ujërave të ardhura nga Drini duke i krijuar mundësi tjetër lëvizjeje ujit. Do ndërhyhet dhe afër lagjes Bahçallek pasi grumbullimi i zhavorrit në qendër ka bërë që ujërat të shkojnë drejt brigjeve dhe t’i gërryejnë ato”, shprehet Muça.

Sipas kryetarit të komunës Berdicë, Besnik Brahimi, ndërhyrja e shpejtë ka bërë që pakësohet rreziku i marrjes nga uji të banesave dhe disa lokaleve që rrezikoheshin të shembeshin. “Besoj se do vazhdohet me ndërtimin e pritave përkatëse që këta banorë të mos ndihen të rrezikuar”, tha Brahimi.

Isuf Meta, kryetar i fshatit Berdicë e Sipërme shprehet se “banorët që kanë shtëpitë apo lokalet anës Drinit ndodhen në gjendje kritike pasi uji depërton çdo ditë por ndërhyrja që ka filluar duhet përgëzuar pasi po pengon gërryerjen e mëtejshme të tokës”.

Lidhur me situatën e krijuar në marrjen nga uji të pronave të banorëve të Berdicës së Sipërme, “Energji Ashta” e cila po ndërton hidrocentralin e Ashtës ka sqaruar se hapja e argjinaturës së Spatharit teknikisht nuk ka ndikuar në fenomenin e gërryerjes së tokës nga uji në Berdicë. Sipas kësaj ndërmarrjeje prurjet në Ashtë varen nga prurjet e hidrocentraleve të tjera në lumin Drin dhe nga Vau Dejësi prurjet kanë qenë normale dhe nuk ka patur hapje portash. Po sipas deklaratës së ndërtuesve të hidrocentralit të Ashtës ,situate e krijuar në Berdicë ka lidhje me ujërat e tjera të Shkodrës dhe të liqenit si dhe me reshjet e shumta të ditëve të fundit. /Anila Dushi/