Vetėvendosje, letėr ambasadores amerikane nė Kosovė
Publikuar më 11.12.2012 | 19:10

Lėvizja Vetėvendosje! i dėrgon njė letėr shpjeguese ambasadores sė SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, mbi deklaratat e saj mbi dhunėn qė ushtron Lėvizja Vetėvendosje! dhe qė e ka promovuar si mjet politik. Apo mbi akuzat se Vetėvendosje! ka kėrcėnuar ish-Sekretaren amerikane tė Shtetit, znj. Madeleine Albright, pėrmes njė letre tė dėrguar nga kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti. Letra vijon si mė poshtė:

E nderuara Ambasadore e SHBA-ve, znj Tracey Ann Jacobson,

Deklaratat tuaja tė fundit pėr Lėvizjen Vetėvendosje! na kanė befasuar. Jo pėr shkak tė kritikės ndaj qasjes sonė politike pėr shkak se njė kritikė e tillė, pavarėsisht qėllimit, ėshtė e mirėseardhur. Pėr dallim prej aktorėve tjerė nė skenėn politike tė Kosovės, ne e bazojmė konceptin tonė nė parime politike, qė mund t’i gjeni gjithandej nėpėr botė. Dhe, sikur gjithandej nėpėr botė, edhe te ne do tė ketė njerėz qė nuk do tė pajtohen me kėtė konceptim tė organizimit shoqėror, ekonomik e politik tė vendit dhe qytetarėve qė jetojnė nė atė vend. Dhe kjo ėshtė normale.

Deklaratat tuaja kanė qenė shqetėsuese pėr shkak se ato bazohen nė keqinformim. Tėrė kundėrshtimin ndaj Lėvizjes Vetėvendosje! e bazoni nė dhunėn e supozuar nga ju, qė po e ushtroka Lėvizja Vetėvendosje! dhe tė cilėn e paskemi promovuar si mjet politik. Mė tej, pėr ta ilustruar kėtė argument tuajin tė paqenė, ju na akuzoni se e paskemi kėrcėnuar ish-Sekretaren amerikane tė Shtetit, znj. Madeleine Albright, pėrmes njė letre tė cilėn sipas jush ia paska dėrguar kryetari i Lėvizjes Albin Kurti znj. Albright. Kėto asnjėra nuk qėndrojnė.

Ia kemi pėrsėritur disa herė edhe pararendėsve tuaj, veēanėrisht z. Christopher Dell, se Lėvizja Vetėvendosje! ėshtė lėvizje politike, e cila ėshtė e organizuar sipas parimeve tė aktivizmit qytetar dhe pėrfshirjes sė qytetarėve nė vendimmarrjen politike. Ne u mbetemi besnikė parimeve bazė tė demokracisė, sipas tė cilave sovraniteti institucional shtetėror buron nga populli dhe i takon vetėm atij; secili popull duhet ta gėzojė tė drejtėn e lirisė dhe pavarėsisė, dhe tė barazisė me popujt tjerė; qytetarėt duhet tė jenė tė barabartė me tė tjerėt, dhe tė lirė nga arbitrariteti i pushtetit; secili popull duhet tė jetė i lirė t’i gėzojė tė mirat e veta materiale, pasuritė e veta, kapacitetet e veta ekonomike e prodhuese pėr rritjen e mirėqenies. Nė kėtė pikė besoj qė pajtohemi.

Angazhimi ynė politik, meqenėse bazohet nė aktivizėm, natyrisht se pėrfshin aksione protestuese, protesta e demonstrata aktive tė qytetarėve kundėr nėpėrkėmbjes sė tė drejtave tona dhe kundėr shpėrdorimit tė pasurisė sonė. Por kėto manifestime tona tė pakėnaqėsisė asnjėherė nuk kanė marrė kahje dhune tė ushtruar nga ne. Dhuna ėshtė ushtruar ndaj nesh. Mė 10 Shkurt 2007 policia e UNMIK-ut me ndihmėn e krerėve politik tė UNMIK-ut dhe tė Institucioneve tė atėhershme tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė, kishin vrarė 2 demonstrues dhe plagosur 80 tė tjerė. Nė shumė raste nė protestat tona policia dhunshėm kanė arrestuar dhe rrahur, e keqtrajtuar protestuesit paqėsorė. Pėr kėtė kemi edhe reagime tė shumta tė organizatave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut si Amnesty International, tė cilat e kanė dėnuar dhunėn e policisė. Pra prej nga i cilėsuat ju aktivitetet tona si tė dhunshme? Se analizė empirike pėrgjatė kohės sa ekzistojmė ne nuk na duket se keni mundur tė bėni.

Ne nuk jemi Lėvizja e vetme politike nė botė qė aplikon metoda tė tilla tė angazhimit politik. Aksionet e tilla tė aktivizmit qytetar shohim gjithandej nėpėr botė sot. Dhe kemi parė gjithandej nėpėr botė edhe nė tė kaluarėn. Edhe nė vendin prej nga vini ju, pra nė ShBA, ka pasur dhe ka lėvizje tė tilla. Madje kėto edhe kanė lėnė njė gjurmė tė theksuar pozitive nė ndėrtimin e demokracisė amerikane. Demokracia amerikane nuk do tė kishte qenė e njėjtė pa Lėvizjen pėr tė Drejtat Civile pėr Afrikano-Amerikanėt. Diskriminimi nuk do tė zhdukej pa ngritjen nė kėmbė dhe pėrpjekjet e tė diskriminuarve kundėr kėtij diskriminimi. Sot, nė kohėn kur tėrė globin e ka kapluar kriza ekonomike e financiare, jemi dėshmitarė tė ngritjes sė qytetarėve gjithandej nėpėr botė kundėr shkurtimeve buxhetore qė shkojnė nė dėm tė publikes e mirėqenies sė qytetarėve. Por jemi edhe dėshmitarė tė kthimit tė pushteteve demokratike kah qytetarėt. Vetė Presidenti i ShBA-sė Barack Obama doli nė pėrkrahje tė kėrkesave dhe protestave tė Lėvizjes Occupy Ėall Street.

Letra sė cilės i referoheni ju nuk i ėshtė dėrguar znj. Albright. Ajo ka qenė njė letėr publike tė cilėn Lėvizja Vetėvendosje! ka kėrkuar nga tė gjithė qytetarėt ta dėrgojnė nė adresat e kompanive tė interesuara pėr blerjen e PTK-sė. Dhe kėtė e kanė dėrguar shumė qytetarė tė Kosovės, krahas aktivistėve tė Vetėvendosje!-s. Qėllimi i kėsaj letre nuk ka qenė kėrcėnimi por informimi i kėtyre tė interesuarve pėr kundėrshtimin qė kėtij procesi tė privatizimit ia bėjnė qytetarėt e shtetit. Pėrmes letrės ne u kemi treguar kompanive tė interesuara se qeveria e Thaēit nuk e gėzon as legjitimitetin mė tė vogėl demokratik, politik e as etik pėr tė marrė njė vendim tė tillė tė rėndėsishėm dhe me pasoja afatgjate pėr Kosovėn. Prandaj u kemi sugjeruar ta rishikojnė interesimin e tyre pėr privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje publike tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilėn nuk janė tė interesuar ta privatizojnė atė. Dhe u kemi thėnė po ashtu se privatizimi i kėsaj ndėrmarrjeje dhe ndėrmarrjeve tjera publike nė kėtė mėnyrė dhe nga kjo qeveri do tė pėrballet me protesta tė qytetarėve dhe me procese tjera ligjore qė mund tė rrjedhin pas ēlirimit tė gjyqėsorit nga ndikimi i kėsaj politike ditore tė Hashim Thaēit. Ne nuk e kemi kėrcėnuar askėnd, e aq mė pak, siē thoni ju, znj. Albright qė tė mos vijė nė Kosovė. Pas kėsaj letre tė dėrguar mė 1 shtator, znj. Albright ka qenė nė vizitė nė Kosovė nė nėntor tė kėtij viti. Dhe nuk ka pasur kurrfarė kundėrshtimi nga Lėvizja Vetėvendosje! Madje nė kėtė vizitė ajo edhe i ka takuar disa deputete tė Lėvizjes Vetėvendosje!

Ėshtė e vėrtetė se ne kemi qasje tjetėr ndaj politikės, krahasuar me subjektet tjera politike nė vend. Ne mendojmė ndryshe nga ata. Ne jemi kundėr dialogut jo parimor dhe pa kushte me Serbinė dhe jemi kundėr koncesioneve tė vazhdueshme ndaj Serbisė nė kurriz tė Kosovės. Ne e shohim Kosovėn tė ndarė nga Serbia dhe duke e pasur parasysh pozicionin armiqėsor tė Serbisė ndaj nesh, e sidomos krimet e Serbisė tė kryera pėrgjatė viteve kundėr shqiptarėve tė Kosovės si njė realitet i pakalueshėm i cili kėrkon pendesė politike, vendosje tė drejtėsisė nė vend dhe shpagim pėr dėmet materiale para se Serbia ta fitojė denjėsinė qė tė ulet nė tavolinė bisedash me ne. Ne angazhohemi qė shteti ta ketė njė rol mė aktiv nė ekonomi, e jo tė shėrbejė si spektator karshi rritjes sė varfėrisė sė qytetarėve e degradimit tė kapacitetit prodhues tė vendit. Ne insistojmė nė njė Kosovė me qytetarė tė lirė e tė barabartė, me solidaritet tė institucionalizuar shoqėror, me gjyqėsor tė lirė e tė pavarur, me barazi para ligjit e me institucione tė lira nga korrupsioni. Ne nuk e pranojmė legjitimimin e Tomislav Nikoliqit, zėdhėnėsit te Vojislav Sheshelit, e Ivica Daēiēit, zėdhėnėsit tė Slobodan Milosheviēit, si vendimmarrės nė Kosovė, gjė qė po ndodh pėrmes kėtij dialogu. Ne nuk do ta pranojmė shitjen e aseteve tona strategjike si Rrjeti i Distribucionit dhe Furnzizimit tė Energjisė Elektrike, dhe atė pėr vetėm 26 milionė euro. Ne nuk do ta pranojmė kėtė shpronėsim tė popullit tė Kosovės pėr xhepat e pushtetit. Ne nuk mund ta pranojmė njė qeveri e cila punėt i kryen nė biseda telefonike mes miqsh, ku rehatojnė dajė e miq nė institucionet e Kosovės. Kėtė politikė nuk mund ta pranojmė sepse kjo politikė po na e shkatėrron jo vetėm tė tashmen por dhe mundėsinė pėr tė ardhmen. Kosova nuk ndihmohet as sa i pėrket demokracisė dhe as shtetndėrtimit pėrderisa protestat opozitare konsiderohen problem shumė mė i madh sesa korrupsioni multimilionėsh qeveritar.

Me nderime,

Lėvizja Vetėvendosje!
Prishtinė, 11 dhjetor 2012


Videot e fundit
3 Komente
vlora
ambasadorja e SHBA, Tracey Ann Jacobson duhet te punon punen e saj si ambasadore, dhe te koncentrohet ne punen e saj, e jo te miret me punet e flliqta e te qeverise se Thacit e Jahjages. Eshte nji gabim dhe dobesi e ambasadores si popitike dhe miqsore te miret me thash e te thanuna. me kete e ka tregua veten se sa eshte e pregaditun te kruen punen dhe detyren si ambasadore, jo shume simbas mendimit tim
Astrit Binaku
Ambasadorja flet me gojene Hashim Thaqit ..krimi edhe korrupsioni ne kosove nuk luftohet duke i perkra kriminelat dhe njerzit e zhytur ne korrupsion..
fadil/ferizaj
Ambasadores i duhet nje perkthyes i denjet dhe jo i koruptuar!.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 9 =
103-vjeēari qė sfidoi Usain Bolt (VIDEO)
Njė 103-vjeēar mendon se mund t’i bėjė ballė njeriut mė tė shpejtė nė botė, Usain Bolt. Atleti Hidekichi Miyazaki, nė fakt, e ka sfiduar sprinterin nga Xhamajka.  Atleti, i cili kėtė vit festoi 103-vjetorin e lindjes, e ka sfiduar xhamajkasin nė njė garė 100 metra.  Miyazaki njihet ndryshe si ‘B
Nora i jep fund beqarisė (FOTO)
Ajo ėshtė njė ndėr kėngėtaret mė seksi, ndėrsa ai, njė djalosh shumė simpatik. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren Nora Istrefi dhe shokun e saj tė jetės, Robertin.  Ēifti pėr mė shumė se pesė vite ka njė marrėdhėnie, por shpesh herė mediat kanė aluduar pėr njė ndarje mes tė dyve, megjithatė lidhja pėr ta v
Gjysma e femrave tė reja nuk dinė ku “ndodhet” vagina
Gjysma e femrave tė reja nuk janė nė gjendje pėr tė pėrcaktuar saktė se ku ndodhet vagina nė njė diagram mjekėsor, kurse 65% pranojnė se kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e fjalės “vaginė” apo “vulvė”. Studimi gjeti se nga 1000 femra tė moshės 26-35 vjeē, vetėm gjysma e tyre janė nė gjendje tė emėrtojn