Cilin Ruso duhet tė njohin shqiptarėt?
  • Censura e iluministėve gjatė periudhės komuniste nė Shqipėri. “Triumfi” i takon Rusoit, prej tė cilit do tė vinte shqip vetėm “Emil”. Dr. Eriona Tartari: “Dogmatizmi pėr tė drejtėn e fjalės degjeneroi nė lavazh truri dhe manipulim tė turmave.”
 
Publikuar më 12.12.2012 | 14:08

Valeria Dedaj

Krahas problemeve me amnezinė, kujtesa e shoqėrisė sonė nuk dallon dot mė kush dhe ēfarė meriton tė nderohet: nga muzika te letėrsia, nga fitoret luftarake te qytetėrimet e harruara, nga fitoret e politike te zėrat e shkencės. Ky shqetėsim pėrbėn njė tezė pėr diskutim qė hedh Eriona Tartari, studiuese pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, nė treqind vjetorin e lindjes sė iluministit frėng Jean-Jacques Rousseau (1712-1778).  

Dr. Tartari u bė iniciatore e Konferencės Shkencore “Leximet e iluminizmit nė Evropėn Lindore” qė u mbajt pėr dy ditė nė Bibliotekėn Kombėtare. Ajo vetė referoi dje pėr “Leximet e iluminizmitnė Shqipėrinė Komuniste” duke e parė figurėn e Zhan-Zhak Rusoit dhe frymėn iluministe si mė emblematiket e kėsaj periudhe. Nė radhė tė parė kanė qenė tė pamjaftueshme njohja dhe trajtimi nė shqip i pėrfaqėsuesve tė iluminizmit. Pak nga Volteri e Deni Didroi (Kandidi, Nipi i Romonit, Murgesha, Paradoksi i Aktorit) dhe vetėm njė vepėr nga Rusoi, romani “Emil” (1762) i botuar nė shqip nė vitin 1966. 

“Emil” njė vepėr mbi edukimin, njė nga tre veprat kryesore qė mishėron mendimin rusoian, ku i bėhet kritikė institucioneve fetare dhe nxit iluminizmin e arsyes njerėzore dhe prirjen e njeriut drejt natyrės. Ky roman nuk do tė kishte botim tjetėr. “Nė kėtė jubile tė Shqipėrisė sė pavarur qė pėrkon me treqind vjetorin e lindjes sė Rusoit, ne kėrkojmė mė shumė se kurrė tė njohim kėtė kulturė moderne tė arkitekturės politike tė kombeve europiane, kulturė e krijuar nga Rusoi, kulturė qė mban emrin dhe datėn e iluminizmit.” 

Fjala ėshtė pėr atė filozofi tė re nė shkencė, arsim e art nė shekullin 18, qė kishte pėr qėllim emancipimin e ndėrgjegjes njerėzore, ndriēimin dhe ēlirimin mendor, nevojėn pėr tė kuptuar natyrėn. Dhe pėr ata mendimtarė, tė cilėt u dhanė rėndėsi studimit tė ligjeve dhe institucioneve politike, pa tė cilat njė shoqėri e lirė nuk mund tė ekzistojė. 

Misioni i iluminizmit binte ndesh me njė shoqėri e cila aplikonte barazinė e vėllazėrinė nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt. Njė shoqėri qė funksiononte me kodet e kolektivizimit dhe ishte kundėr individualizimit dhe nocioneve humane. “Nė Shqipėrinė komuniste keqpėrdorimi i konceptit tė lirisė, dogmatizmi pėr tė drejtėn e fjalės degjeneroi nė lavazh truri dhe manipulim tė turmave”, thotė dr. Eriona Tartari. Kontradiktat me kulturėn iluministe u shfaqėn nė Shqipėrinė e kėsaj epoke nė muzikė, arte figurative, por sidomos nė fushėn e librit, nė natyrėn e teksteve qė pėrktheheshin e lexoheshin gjatė kėsaj periudhe. “Vallė, a ėshtė lexuar vėrtet siē ėshtė pretenduar gjatė periudhės komuniste nė Shqipėri?”, pyet dr. Tartari. “Ne pėrkujtojmė sot Rusoin, por cilin Ruso? Ēėshtja ėshtė se ne shqiptarėve na mbetet tė njohim shumė prej tij: Rusoin letrar qė na hap zemrėn duke ndarė dhimbjen e tij; Rusoin muzikant qė ėshtė jo mė pak i njohur, pasi pėrveēse ka shkruar fjalorė muzike, nė mbėshtetje tė shprehive natyrore, ka kompozuar dhe muzikė. Apo tė njohim Rusoin botanist, i famshėm nė epokėn e tij, si klasifikues i bimėve, tė cilat pėrdoren ende dhe sot nė studimet farmaceutike. Tė njohim Rusoin pedagog dhe autor i “Emilit”, “Eliozės sė re” dhe “Kontratės sė sociale”.” 

“Elioza e re” (1761), e cila mishėron gjithmonė natyrėn e arsyeshme, pavarėsisht tundimeve, dhe “Kontrata sociale” (1762) qė pėrshkruan kalimin nė shoqėritė civile, qė u pėrgjigjet ligjeve me tė cilat qeverisin njerėzit, ekzistojnė tanimė nė shqip, pas vitit ’90. “Siē shihet shqiptarėt duhet tė lexojnė Rusoin qė nuk ėshtė cituar ende, Rusoin e panjohur, atė tė fshehurin prej pamjeve tė kohės, atė tė cunguarin. Rusoin e pėrdorur, tė thyer e tė pathyer nėn ideologjinė komuniste”, thotė Eriona Tartari. Analiza e pėrkthimeve me gabimet e mundshme ndaj veprave dhe autorėve tė veēantė gjatė regjimit komunist, na njeh me shoqėrinė shqiptare tė atyre viteve, me sistemin tipik diktatorial qė u vendos nė vendin tonė, ku veprat e “mendjes” autorizoheshin, vetėm nėpėrmjet kanoneve zyrtare. 

Prof. Klara Kodra bėri njė analizė ku krahason “Serafina Topinė” e De Radės me Julian e “Eliozės sė re” tė Rusoit. Ajo sjell disa karakteristika tė romantizmit dhe iluminizmit, pėrplasjen e tė kundėrtave, kultin e arsyes te iluminizmi dhe kulti i ndjenjės te romantizmi; iluminizmi nė thelb anti-liberal dhe mohues i feve tradicionale me besimin te progresi njerėzor dhe romantizmi me atė dėshpėrimin historik dhe ekzistencial qė u quajt “brenga e Shekullit”, i cili alternonte kultin e sė kaluarės dhe kultin e sė ardhmes. Kur flasim pėr personazhet e kėtyre dy veprave, ėshtė e qartė se, personazhi qė mbrun filozofinė iluministe arrin nė kufijtė e ftohtė tė individit abstrakt, ndėrsa personazhi romantik shihet nė mesin e njė pasurie tė jashtėzakonshme ndjenjash dhe mendimesh. 

Referuesit i fundit, prof. Alfred Uēi me temėn “Iluminizmi  te Kavalioti. Shek. XVIII nė Shqipėri”, prezantoi ndikimin e Kavaliotit nga Dekarti. Ai tha se “nė botimet qė Kavalioti u referonte nxėnėsve tė tij, gjen fragmente tė shkėputura njėlloj sikur t’i kishte shkruar Dekarti”. Dhe Rėne Dekart si pararendės i iluministėve ėshtė gjithashtu njė autor i refuzuar gjatė epokės komuniste. Nė tė vėrtetė “Fjalimin e metodės” e ka sjellė nė shqip Vangjel Koēa qysh nė vitin 1937.

Kristaq Jorgo 

Gjurmė tė iluminizmit nė letrat shqipe

Prof. Kristaq Jorgo fenomenin e iluminizmit nė hapėsirat shqiptare e shikon si njė debat tė heshtur, por dhe tė shfaqur tek-tuk. Prof. Jorgo e ndan kėtė debat nė dy kategori: si debat midis minimalistėve dhe maksimalistėve. Fillimisht, iluminizmi nė botimin e “Fjalorit enciklopedik” tė Akademisė sė Shkencave citohej si rrymė ideore nė Evropėn Perėndimore e pėrhapur shek. XVII-XVIII. “Por nė Shqipėri”, thotė prof. Jorgo “kur pėrhapet nė gjysmėn e shek. e XIX ishte karakteristikė pėr lėvizjen e kombėtare shqiptare. Kishte pėrfaqėsues Veqilharxhin, Vreton, vėllezėrit Frashėri, Naimin dhe Samiun etj.” Pėrpjekjet pėr pėrhapjen e kulturės dhe tė diturisė nė arsim, pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, bashkuan nė luftė kundėr pushtuesit dhe qarqeve shoviniste shumė intelektualė. Pėr kėtė iluminizmi i tyre mori pėrmbajte patriotike dhe pėrparimtare. Iluminizmi qė cilėsohet nga minimalistėt rrymė ideore, ėshtė pjesė pėrbėrėse vetėm e Rilindjes Kombėtare shek. XIX, dhe asgjė pėrveē kėsaj. Mė shumti lidhet me aksionin kulturor dhe politik sesa me pėrkthimet shkrimore. “Nuk pėrmendet termi letėrsi, shpėrfillet fakti se nuk kemi ende Shqipėri nė kuptimin politik dhe administrativ tė termit. Respektivisht nuk bėhet fjalė pėr gjurmė tė mėhershme tė iluminizmit. Po ashtu shpėrfillet fakti pėr lėvizjet e individėve”, thotė prof. Jorgo, studiues i letėrsisė pranė Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 3 =
Zbulohen fotot e shtėpisė sė shkrumbuar tė Balotellit
"Daily Mail" ka publikuar fotot e shėpisė sė vjetėr tė Mario Balotellit, e cila u dogj pasi futbollisti ndezi fishekzjarre brenda. Mėsohet se Balotelli e dogji shtėpinė nė vitin 2011 duke i vėnė fishekzjarre. Siē shihet nga fotot, dėmet e shkaktuara nga flakėt ishin tė mėdha.  Sipas "Daily Mail",
"Kam 32 fėmijė, por dua tė kem 50"
Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke qė tė kenė tė paktėn tre fėmijė, por njė baba nga Hatay ka bėrė “hatanė”. Halit Tekin ka 32 fėmijė nga katėr gratė e tij. Por pėr atė nuk janė mjaftueshėm pasi qėllimi i tij ėshtė tė ketė 50 fėmijė. Ai u martua pėr herė tė pa
Majk Tajson: Kur isha fėmijė mė kanė dhunuar seksualisht
Kampioni i botės nė boks, Majk Tajson, ka ēuditur opinionin publik pasi ka deklaruar se kur ishte fėmijė ėshtė rrėmbyer dhe dhunuar seksualisht nė Bruklin. Nė njė intervistė pėr “Opie Radio” nė Nju Jork, ish-boksieri tha se kur ishte shtatė vjeē u rrėmbye nė njė rrugė nė Nju Jork nga njė plak. “Ai