Kėrkojeni nacionalizmin e butė nė arkiva!
  •  Kronologjinė politike tė Ēamėrisė dhe Kosovės, prof. Bashkim Kuēuku e ndėrton me materiale arkivore qė provojnė rėndėsinė e kauzės, por edhe intervista qė zbulojnė premtimet boshe tė politikės nė 20 vjet 
 
Publikuar më 17.12.2012 | 13:20

“S’ka komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė”, Lord Byron pėr Shqipėrinė “Kombi gjen vetveten. Ēamėria dhe Kosova”, libri i ri i studiuesit dhe pedagogut Bashkim Kuēuku vjen pikėrisht tani qė mė shumė se kurrė po flitet pėr rikrijimin e Shqipėrisė etnike. Iniciativa e ēamėve pėr ēėshtjen e tyre ka filluar tė marrė njė hov tė jashtėzakonshėm krahasuar me periudha paraardhėse kur Ēamėria as nuk zihej nė gojė. Botimi i prof. Kuēukut sjell detaje dhe dokumente nga pėrpjekjet e patriotėve pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, qė pas rėnies sė komunizmit do tė pėrhapej shumė shpejt. Janė shfrytėzuar burime arkivore nga Arkivi i Shtetit, nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, nė Ministrinė e Jashtme e nė Kryeministri. Kosova dhe Ēamėria paraqiten nė kėtė botim tė fundit nė dimensionin historik, tragjik dhe nė atė tė njė ekzistence kulturore. Autori sjell gjithēka ėshtė bėrė pėr ēėshtjen ēame nė kėtė periudhė “tranzicioni” duke falėnderuar dhe goditur njėkohėsisht, personazhet e politikės shqiptare dhe asaj tė huaj. Njė pjesė shumė tė rėndėsishme nė kėtė botim zė edhe trajtimi I denigrimit qė i ėshtė bėrė ēėshtjes ēame nga qarqet zyrtare greke. Libri ka njė ton politik tė spikatur me nuanca letrare e gazetareske nganjėherė. Pėrmendim kėtu intervistėn me shkrimtarin Ismail Kadare, me ish-liderin e Partisė Socialiste, Fatos Nanon, me kryeministrin aktual Berisha, me Ibrahim Rugovėn, Sabri Godon e tė tjerė. Kėto intervista janė realizuar prej vitit 1991 ndaj edhe mund tė ndėrmarrim krahasimin mes reagimeve tė sotme dhe mendimeve tė para tė zgjidhjes sė ēėshtjes ēame. Nė intervistat e politikanėve shqiptarė, nga njėra anė shikon fillesėn e pėrpjekjeve pėr njohjen e ēėshtjes ēame, dhe nga ana tjetėr, zbulon premtimet e tyre tė papėrmbushura. Krijimi i shoqatės “Ēamėria” nė tė krye tė sė cilės u vendos Tahir Muhedini, ishte hapi i parė pėr t’u bėrė jehonė historive tė gjenocidit grek kundėr njė pjesė tė konsiderueshme shqiptarėsh. Ende sot, Tahir Muhedini mbetet njė ndėr figurat me kontribut kryesor pėr pėrhapjen e ēėshtjes ēame. Ai ka shkuar vetė deri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė forumet kombėtare dhe nė konferencat e ndryshme evropiane pėr tė pėrcjellė imazhet e ngjarjeve tė dokumentuara qė ai njeh. Kėto ngjarje nuk mund tė mos zinin njė vend tė rėndėsishėm nė librin e Kuēukut. Nė libėr trajtohet krijimi i njė gazete, nė tė cilėn vetė autori i librit ka qenė kontribues dhe formimi i partisė sė parė tė ēamėve. Sigurisht qė nuk mungojnė kėtu kritikat pėr veprimet e ndėrmarra nga anėtarėt e partisė aktuale tė ēamėve, PDIU-sė. Nė kuvend ēamėt janė tė pėrfaqėsuar nga dy deputetė, tė cilėt po pėrpiqen ta zgjidhin ēėshtjen e pronave nė Strasburg. Por a duhet trajtuar ēėshtja ēame thjesht si ēėshtje pronash? “Qėllimi i gjithė komunitetit ēam ėshtė qė tė korrigjohet gabimi historik dhe tė kėrkohet falje publike pėr kėtė gabim tė ndodhur nga shteti grek”, thotė Tahir Muhedini, lideri i partisė sė parė ēame, i cili ėshtė njė ndėr figurat qė nuk e ka parė kurrė ēėshtjen ēame vetėm si ēėshtje pronash. N dėrsa kryetari i PDIU-sė dhe tė tjerė anėtarė tė kėsaj partie kanė zgjedhur Strasburgun, duke zgjidhur fillimisht ēėshtjen e pronave “tė grabitura”. Mbetet ende e mistershme mėnyra se si do tė duhet tė veprojnė veprimtarėt e zgjidhjes sė ēėshtjes ēame. Pėr zėvendėsministrin e Arsimit pėr diasporėn, qė ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i shoqatės patriotike tė Ēamėrisė, Ardian Tane, “Kombi gjen vetveten, Ēamėria dhe Kosova” ėshtė njė vepėr nė tė cilėn mund tė gjejmė radhė tė nevojshme pėr t’u konsultuar pėr hapat e ardhshėm, duke mos pėrsėritur gabimet e sė djeshmes. Tė gjithė tė pranishmit e trajtuan kėtė vepėr si njė ndėr librat mė cilėsorė qė ka kryefjalė identitetin kombėtar e mė saktėsisht nacionalizmin e butė qė u duhet shqiptarėve nė trajtimin e ēėshtjes ēame. 

Uran Butka /Studiues 

Ky ėshtė njė libėr qė tė ēon drejt rrjedhės sė dy integrimeve: integrimit kombėtar dhe atij evropian. Autori merret seriozisht dhe profesionalisht me realitetin e ēėshtjes ēame dhe gjendjes sė Kosovės duke ruajtur njė nacionalizėm qė shpreh dashuri pėr vendin, pėr bashkimin kombėtar, pėr manifestimet e shqiptarėve kudo qė janė e pėr mikpritjen qė i bėnė shqiptarėt e Shqipėrisė ēamėve dhe kosovarėve. Nacionalizmi i Kuēukut i duhet pėrcjellė gjithė shqiptarėve sepse ai promovon ide qė tė shtyjnė drejt njė bashkimi kombėtar dhe sepse ai e sheh realitetin e Kosovės dhe ēėshtjes ēame me kėmbė nė tokė.

 Abdi Balet/Ish-diplomat 

Bashkim Kuēuku na ka dhėnė kronologjinė e ēėshtjes ēame. Ai ka pėrcjellė me esencėn e politikės dhe atė tė publicistikės trajtimin qė i ėshtė bėrė kėsaj ēėshtjeje gjatė kėtyre 22 viteve. Ai nuk ngurron tė kritikojė personazhet qė janė prononcuar pėr kėtė ēėshtje. Kuēuku jo vetėm falėnderon, por edhe godet gabimet qė janė bėrė nė politikėn tonė, e cila e ka trajtuar me zė tė mbytur ose ka zgjedhur variantin mė tė keq, duke e trajtuar si ēėshtje pronash

Pėllumb Xhufi/ Historian 

Kjo ėshtė njė punė e fiksuar qė ndjek ēdo fazė tė zhvillimit tė ngjarjeve qė kanė trazuar ēėshtjen ēame. Nė kėtė vepėr ka kalime marramendėse nga njė ngjarje nė tjetrėn, tė shoqėruara me dokumente qė faktojnė. Kemi tė bėjmė me njė diagram tė gjatė nė formė memoriali. Klasa politike shqiptare, me paaftėsinė dhe inkoherencėn e saj, ka pėrgjegjėsi pėrballė problemit kombėtar. Ēėshtja ēame ėshtė ndėrgjegjja e pistė e politikės shqiptare. Ėshtė pėr t’u pėrgėzuar qė komuniteti ēam ka mundur tė thotė me forcė fjalėn e tij.

Luela Myftari 


Videot e fundit
2 Komente
CAMI
ARTIKULL SHUME ESHUME I BUKUR,DHE ME BEHET SHUME QEJFI QE KETU KANE KONTRIBUAR MENDIMIN E TYRE EDHE SHUME HISTORIAN E POLITIKANE. E SHPRESOJME QE KY LIBER,DHE MBI TE GJITHA AI REALITET I VUAJTJEVE TE POPULLESISE CAME,TJA ZGJOJE MEMORIEN DIKUJTE,KUSH DO QOFTE. DHE SHUME BRRAVO z.MUHEDINI,IDRIZI,DHE MBARE SHOQATES CAME.
balo-qeni
ku je o Kucuk-kuc-i-kur keto probleme i dinje kaq mire me perpara pse nuk i ngrite kur ishte Partia komuniste qe ishe dhe je antari i saj- apo kishe hallin e Tiranes e te linje Konispolin -nuk ju beson njeri ju katundaret.u Balo qeni them vetem te verteten.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 6 =
Shqiptarėt mbushin rrugėt e Nju Jorkut me flamuj
Vetėm njė ditė na ndan nga 102-vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe atmosfera nuk ka pėrfshirė vetėm trojet shqiptare, por edhe rrugėt e Nju Jorkut. Portali amerikan  “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” nė Nju Jork ėshtė mbushur me flamuj shqiptarė me rastin e 28 Nėntorit, por pa lejen e b
Krijohet harta e rrymave oqeanike
Shkencėtarėt kanė krijuar pėr herė tė parė nė histori njė hartė tė saktė tė lėvizjes sė rrymave oqeanike. Ky model do tė ndihmojė studiuesit tė kuptojmė se si lėvizin ujėrat e oqeaneve dhe kush ndikon tek kėtė lėvizje. Tė dhėnėt janė marrė nga satelitė tė ndryshėm, por mė shumė nga Agjencia Evr
Do njė muaj tė lindė dhe ngre peshėn 100 kg
Katja Harjanne ėshtė njė femėr qė mund tė mbaje plot 100 kilogram, pavarėsisht se ajo ėshtė nė muajin e tetė tė shtatzėnisė. 39-vjeēarja, e cila ėshtė 38 javė nė shtatzėninė e saj tė parė, merr pjesė nė ngritjen e peshave tė rėnda nė seancat CrossFit, dhe beson se kjo ėshtė njė praktikė qė e ka ndi

Warning: fopen(cache3/artikull/11348.html): failed to open stream: No such file or directory in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 3

Warning: fwrite() expects parameter 1 to be resource, boolean given in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 7

Warning: fclose() expects parameter 1 to be resource, boolean given in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 11