Strasburgu: rrėzon ligjin pėr legalizimet
  • Gjykata e Strasburgut i kėrkon Qeverisė tė ndryshojė tarifat e legalizimeve, tė bėhet me ēmimin e tregut.
  • Nuk mund tė pėrballohet kompensimi i pronarėve me tė ardhura minimale nga legalizimet.  
 
Publikuar më 11.01.2013 | 9:30

Ornela Manjani 

-Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut i kėrkon shtetit shqiptar tė ndryshojė ligjin pėr legalizimet. Shkak janė tarifat qė aplikohen pėr degazimin e truallit tė zėnė me ndėrtime pa leje i cili ėshtė shume herė mė i vogėl se ēmimi i tregut. Ndėrkohė qė ish-pronarėt e kėtyre sipėrfaqeve duhet tė kompensohen me ēmimin e tregut. Hendeku i krijuar mes tė ardhurave qė sigurohen nga procesi i legalizimit dhe fatura qė duhet shlyer ish-pronarėt ėshtė shumė i madh. Duke analizuar kėta tregues dhe duke mbajtur nė konsideratė faktin se procesi i shpronėsimit tė ish-pronarėve ėshtė shumė i ngadaltė, Gjykata e Strasburgut ka rekomanduar ndryshimin e tarifave tė legalizimit. Shoqatat e ish-pronarėve pohojnė se Strasburgu po gjykon tė tjera ēėshtje ish-pronarėsh tė ankimuara pranė kėsaj gjykate dhe kostoja financiare qė duhet tė paguajė buxheti i shtetit arrin nė shuma tė konsiderueshme, madje tė papėrballueshme. Sipas ligjit tė fuqi tarifa e shėrbimit pėr legalizimin e objekteve pa leje ose shtesave informale nė ndėrtime me leje ėshtė nė vlerėn 4 mijė lekė, pėr ēdo kat tė objektit pa leje ose shtesės informale nė ndėrtime me leje. Ndėrkohė qė tė ardhurat e mbledhura nga tarifa e shėrbimit pėr legalizim pėrdoren nga ALUIZNI pėr pėrditėsimin nė terren dhe pėrgatitjen e dokumentacionit teknik tė objekteve pa leje apo shtesave informale nė ndėrtime me leje, si dhe pėr ngritjen e funksionimin e zyrave tė pėrkohshme, qė do tė kryejnė kėtė shėrbim, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė udhėzimin e pėrbashkėt tė Ministrit tė Financave.

Tarifat 

Sipas ligjit nė fuqi, mbi tė cilin janė legalizuar ndėrtimet pa leje, edhe ėshtė pėrfituar e drejta e pronės nga persona qė kanė ndėrtuar nė tokat e ish-pronarėve  pėr ndėrtimet jashtė vijės sė verdhė,  pėr tė gjitha segmentet nga 0-500 metėr katrorė pagesa e tarifės bėhet deri nė 70 pėr qind me letra me vlerė dhe 30% me para nė dorė. Pėr sipėrfaqe mbi 500 metėr katror pagesa tė bėhet sipas ēmimit tė tregut, me para nė dorė. Pėr tė gjitha sipėrfaqet deri nė 300 metėr katrorė pagesa bėhet 70 pėr qind me letra me vlerė dhe 30 pėr qind me para nė dorė. Ndėrsa pėr sipėrfaqet mbi 300 metra katrorė duhet likuiduar 50 pėr qind me letėr me vlerė dhe 50 pėr qind me para nė dorė. Sipas nenit 19 tė ligjit aktual banorėt e zonave informale jashtė vijave tė verdha do tė paguajnė pėr parcelat ndėrtimore: a) pėr sipėrfaqe deri nė 100 m² 100 mijė lekė; b) pėr sipėrfaqe deri nė 200 m² 150 mijė lekė; c) pėr sipėrfaqe deri nė 300 m² 200 mijė lekė; ē) pėr sipėrfaqe deri nė 400 m² 300 mijė lekė; d) pėr sipėrfaqe deri nė 500 m² 400 mijė lekė. Me ndryshimin e bėrė 70 pėr qind e pagesės tė bėhet me bono privatizimi. Ndėrsa pėr zonat informale brenda qytetit sipas nenit 20 pagesa kishte me kėtė skemė, “a) pėr sipėrfaqe deri nė 100 m² 200 mijė lekė; b) pėr sipėrfaqe deri nė 200 m² 300 mijė lekė; c) pėr sipėrfaqe deri nė 300 m² 400 mijė lekė”. Nga kėto vlera vetėm 30 pėr qind paguhet me para nė dorė, pjesėn 70 pėr qind me bono privatizimi. Kurse pėr sipėrfaqe mbi 300 m² sipas vlerės sė tregut nė ēastin e kalimit tė pronėsisė dhe deri nė 50 pėr qind tė vlerės, pagesa mund tė kryhet me bono privatizimi. 

Sokol Puto/Avokat i Gjykatės sė Strasburgut

Qeveria ka kohė tre muaj tė paguajė 1 mln euro 

Avokati Sokol Puto, i cili mbron vetė ēėshtjen e familjes sė tij nė Strasburg, bėn tė ditur se ka pėrfunduar procesi gjyqėsor nė tė gjitha hallkat e Gjykatės sė Strasburgut nė lidhje me dojes “Puto etj”. :”Vendimi ėshtė marrė nė mes tė muajit dhjetor tė vitit tė shkuar dhe sipas ligjit shteti shqiptar ka tre muaj kohė pėr tė kryer pagesėn. Nė rast se afati shkelet, nisin penalitetet financiare”-thotė Sokol Puto, avokat i ēėshtjes. Ndėrkaq, Gjykata e Strasburgut qė ka refuzuar kėrkesėn e qeverisė shqiptare pėr riekzaminim tė ēėshtjes sė Manushaqe Putos dhe tė tjerėve kundėr shtetit shqiptar. Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut ka vendosur nė mėnyrė unanime se kishte pasur thyerje tė Konventės Evropiane tė tė drejtave tė njeriut (ECHR), nė lidhje me dėshtimin e pėrsėritur pėr tė zbatuar vendimet administratės pėr pagesat e kompensimeve ndaj ish-pronarėve apo trashėgimtarėve tė tyre pėr tokat e konfiskuara. Me kėtė vendim qeveria e Shqipėrisė duhet tė paguajė brenda 3 muajsh kompensimin e fituar nga katėr aplikantėt sipas dėmshpėrblimeve nė para ose asete ( 1.000.000 euro pėr anėtarėt e familjes Puto, plus 1.000 euro nė kosto dhe shpenzime; 280.000 euro pėr familjen Dani, plus 1.000 euro kosto e shpenzime; 352.400 euro pėr familjen Ahmatas, plus  1.000 euro kosto e shpenzime; 1.360.000 euro pėr zotin Muka. Shoqatat e ish-pronarėve nė vend bėjnė tė ditur se Gjykata Europiane e Strasburgut ka pranuar aktualisht rreth 400 dosje tė paraqitura nga pronarėt shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė dėmshpėrblim pėr pronėn e tyre.

Janė 400 dosje nė Strasburg, pritet gjykimi  

Rreth 400 pronarė kanė dorėzuar dosjet nė Gjykatėn e Strasburgut pėr tė marrė tė drejtat mbi pronat e tyre. Ndėrkohė qė procesin qė po ndjek AKKP pronarėt e vlerėsojnė si tė ngadaltė. Shoqatat e ish-pronarėve nė vend bėjnė tė ditur se Gjykata Evropiane e Strasburgut ka pranuar aktualisht rreth 400 dosje tė paraqitura nga pronarėt shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė dėmshpėrblim pėr pronėn e tyre. Rreth 250 dosje janė nė proces gjykimi dhe pjesa tjetėr do tė merret nė shqyrtim nė vitet qė do tė vijnė. Por i gjithė ky proces krijon njė faturė tepėr tė madhe pėr buxhetin e shtetit, duke bėrė qė shuma e akumuluar tė jetė njė detyrim konstant pėr ēdo qeveri shqiptare. Sipas shoqatave rastet kur kjo gjykatė ka dhėnė tė drejtė pėr qytetarėt shqiptarė, janė tepėr tė larta, krahasuar me ēdo vend tjetėr europian. Rreth 14% e rasteve nė tė cilat Gjykata e Strasburgut ka dhėnė drejtėsi, i pėrkasin Shqipėrisė. 

Fatura 3. 4 milionė euro duhet shlyer brenda marsit

Qeveria shqiptare duhet tė paguajnė brenda tre muajve, pra deri nė fund tė muajit mars 3. 4 milionė euro pėr ish-pronarėt qė kanė fituar betejėn me shtetin shqiptar nė Gjykatėn e Strasburgut. Pas njė maratone gjyqesh, Strasburgu ka vendosur pėrfundimisht tė drejtėn e pėr dosjen “Puto etj”, fatura financiare e tė cilės duhet paguar brenda tre muajve nga data e marrjes sė vendimit pėrfundimtar. Vendimi ėshtė marrė nė mes tė dhjetorit tė vitit tė shkuar. Padia pėr pronėn ishte dorėzuar nė Gjykatėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut mė 16 nėntor 2006, nga aplikantėt Refat Puto, Violeta Puto, Saime Puto, Pandi Allabashi, Ermira Allabashi dhe Roza Allabashi. Proceset gjyqėsore tė familjes Puto kanė nisur mė 22 qershor 1994, kur Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, u ka njohur aplikantėve pronėsinė mbi njė ngastėr toke dhe tė njė ndėrtese mbi tė nė Sarandė. Ndėrtesa kishte nisur tė rikonstruktohej nė 1990, por qė nuk kishte pėrfunduar pasi ishte bėrė e pabanueshme, pėr kėtė, familja Puto ėshtė dėmshpėrblyer 997.230 lekė. Kundėrshtimi i familjes Puto mbėrriti nė Gjykatėn e Sarandės, institucion i cili e ngriti kėtė shifėr nė 4.6 milionė lekė tė reja, mė 14 prill 1995. Mė 25 maj 2000, Gjykata e Sarandės nxjerr urdhrin e ekzekutimit tė vendimit, ndėrsa mė 5 korrik 2000 Ministria e Financave informon aplikuesit se ata do tė kompensoheshin me anė tė letrave me vlerė. Mė 7 nėntor 2002, Puto kėrkoi ekzekutimin e vendimit nga Pėrmbarimi i Sarandės, por qė deri nė vitin 2006 vendimi nuk u ekzekutua. Pas kėsaj, mė 22 tetor 2005 dhe 3 mars 2006, familja Puto ka dėrguar dy letra nė Ministrinė e Drejtėsisė, por nuk ka marrė pėrgjigje. Ndėrkohė gjatė kėsaj kohe, prona i ishte shitur njė firme ndėrtimi pėr tė ndėrtuar aty njė pallat. Kjo u pėrdor si argument nga pėrfaqėsuesja e Qeverisė shqiptare nė Strasburg, pėr tė justifikuar mospagimin nga ana e institucioneve shtetėrore tė shumės sė kėrkuar. Por Strasburgu, duke pranuar si shkelje kėtė, vendosi dėmshpėrblimin e familjes Puto me 65 mijė euro, shumė kjo e konvertuar me vlerėn e sotme, si dhe dy mijė euro tė tjera pėr shpenzimet gjyqėsore. 

Strasburgu: Pronat, edhe 18 muaj afat 

Pėr njė periudhė 18-mujore, tė gjitha ēėshtjet qė do tė depozitohen nė Gjykatė pas kėsaj date, nuk do tė hyjnė nė procedurat e shqyrtimit, pra do tė “ngrijnė”. Nga ana tjetėr, tė gjitha ēėshtjet e depozituara aktualisht nė Gjykatė do tė vazhdojnė tė shqyrtohen normalisht. Ky vendim tregon qė ēėshtja e pronave nė Shqipėri ėshtė shndėrruar nė problem tepėr serioz pėr Gjykatėn e Strasburgut. Kėtu duhet patur parasysh edhe fakti, qė zgjidhja e problemit tė pronave ėshtė edhe njė prej 12 kriteret e pėrcaktuara nga Bashkimi Evropian, tė cilat duhen pėrmbushur nga Shqipėria nė mėnyrė qė vendi tė fitojė Statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim. 

Qeveria 41 mijė vendime kompensimi presin ekzekutim

Nga Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut mėsohet se qeveria shqiptare ka njė situatė problematike nė lidhje me ēėshtjen e pronave. Numri i vendimeve tė komisioneve tė pronave, tė cilat janė aktualisht nė pritje tė ekzekutimit pėr kompensim, ėshtė thuajse 41 mijė. Nga kėto, numri i vendimeve tė komisioneve, me anė tė tė cilave ėshtė njohur e drejta e pronėsisė, arrin nė rreth 29 mijė. Gjithashtu, numri i vendimeve tė komisioneve, qė presin kompensim tė plotė e qė nuk kanė marrė asgjė deri tani, arrin nė rreth 15 mijė. Siē shihet, situata ėshtė ende shumė larg zgjidhjes pėrfundimtare. Deri tani kanė marrė zgjidhje njė sėrė ēėshtjes tė cilat kanė fituar tė drejtėn nga gjykata pėr tu kompensuar. Ēėshtja “Beshiri” e vitit 2006 ishte e para e njė serie tė gjatė ēėshtjesh me problematikė tė vetme mosekzekutimin e vendimeve pėr kompensim. Mė pas vijuan ēėshtjet e tjera, si “Ramadhi”, “Driza”, “Nuri”, “Hamzaraj”, “Vrioni” apo “Delvina”. Pėr vendimet e dhėna deri tani, shteti shqiptar ka paguar rreth 4 milionė euro. Ēėshtja “Dani kundėr Shqipėrisė” ka tė bėjė me mosekzekutimin e njė vendimi tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Lezhės nė vitin 1994 pėr kompensimin e njė prone prej rreth 1500 metrash katrorė nė qytetin e Lezhės. Ēėshtja “Puto kundėr Shqipėrisė” lidhet me mosekzekutimin e njė vendimi tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė Vlorė tė vitit 1995 pėr kompensimin e njė prone prej 5000 metrash katrorė nė qytetin e Vlorės. Ēėshtja “Ahmatas kundėr Shqipėrisė” lidhet me mosekzekutimin e dy vendimeve tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Korēės nė vitet 1996 dhe 1999 pėr kompensimin e dy pronave, njė trualli me sipėrfaqe 3800 metra katrorė dhe njė toke bujqėsore prej rreth 59 mijė metra katrorė tė ndodhura nė zonėn e Korēės. Ndėrsa, tre ēėshtjet e para u pėrfaqėsuan nga avokat Sokol Puto, ēėshtja “Muka kundėr Shqipėrisė” e pėrfaqėsuar nga avokat Agim Tartari ka tė bėjė me mosekzekutimin e dy vendimeve tė vitit 1995 tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė Tiranė pėr dy sipėrfaqe tė ndryshme nė total 1200 metra katrorė. Nga sa kuptohet, pritja e secilit prej ankuesve pėr ekzekutimin e vendimeve ka zgjatur mė shumė se 15 vite. 


Videot e fundit
8 Komente
nastradini
PSE STRASBURGU I THOTE STOP! SALIUT? Saliu mund te ndertoje autostrada te Anti-Kombit nga Bjeshket e nemuna deri ne Durres, pa projekt, pa preventiv dhe pa bere fisibilitetin apo leverdine ekonomike. Saliu mund te vendose te ndertoje edhe autstrade nga Mali i Zi deri ne Tirane permes Vermoshit, mos e dhente Zoti dhe largqofte! Saliu mund te beje edhe shume CUDIRA te tjera alla Enver Hoxha sepse nuk paguan me LEKAT e veta. Por Saliu nuk mund te grabise PRIVATIN duke i falur truajt dhe pronat e tij TALEBANEVE qe i ka si zagare per te vjedhur vota. Prandaj edhe Strasburgu thote STOP!
nastradini
PSE STRASBURGU I THOTE STOP! SALIUT? Saliu mund te ndertoje autostrada te Anti-Kombit nga Bjeshket e nemuna deri ne Durres, pa projekt, pa preventiv dhe pa bere fisibilitetin apo leverdine ekonomike. Saliu mund te vendose te ndertoje edhe autstrade nga Mali i Zi deri ne Tirane permes Vermoshit, mos e dhente Zoti dhe largqofte! Saliu mund te beje edhe shume CUDIRA te tjera alla Enver Hoxha sepse nuk paguan me LEKAT e veta. Por Saliu nuk mund te grabise PRIVATIN duke i falur truajt dhe pronat e tij TALEBANEVE qe i ka si zagare per te vjedhur vota. Prandaj edhe Strasburgu thote STOP!
Pa Emër
NUK KA SE SI TE NDODHI NDRYSHE KU NE KRYE TE VENDIT DREJTON NJE IDIOT
arjan
E nderuar shkruese e artikullit.Nuk jane tarifat e uleta qe paguajne qytetaret ne baze te ketij ligji,por menyra keqmenaxhuese dhe shperdorimi qe u eshte bere parave te mbledhura nga ky proces.Dua te kujtoj se jane te pakten rreth 250000 ndertime pa leje dhe ne mes tyre ka shume objekte ekonomike te cilat faturen e pageses e kane me ēmimin e tregut dhe me para ne dore .Pra po te besh llogari 250000ndertime shumezuar me nje mesatare aritmetike te pagesave ne leke ,pa futur fare bonot,kam pershtypjen se shifrat jane kolosale,pra parate mjaftojne dhe teprojne .Por procesi ka ngecur,se ata qe punojne ne keto agjensi ,se kane mendjen tek procesi dhe perfundimi i tij ,por tek xhepi,dhe natyrisht parate nuk mjaftojne asnjehere.
fatmir
Nese doni drejtesi mbi pronen mbeshtetni parti te reja te djathta. Te sotmit jane leniniste.
fatmir
Nese doni drejtesi mbi pronen mbeshtetni parti te reja te djathta. Te sotmit jane leniniste.
sali berrisha
ik pirdhu srasburg ka... , skemi nevoj per mendje ne .
Pa Emër
sali barbari ka vendosur nje adminitrate super te korruptuar. qytetaret paguajne nen dore dhe cmimi i tokes shkon sa cmimi i tregut

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 2 =
Bluzat me flamurin e ngritur nė Beograd, mė tė shiturat nė kryeqytet
TIRANE- Droni i ngritur me flamurin e Shqipėrisė sė Madhe mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja mes Serbisė dhe Shqipėrisė pėr Kampionatin Evropian 2016, ėshtė shndėrruar nė simbolin mė tė preferuar por edhe mė tė shitur nė dyqanet e suvenireve nė kryeqytet. Vjollca Ēela, pronarja e dyqanit tė s
Ja ēfarė bėn Bleona pėr tė tėrhequr vėmendje nė AMA
Duket se kėngėtarja Bleona do me ēdo kusht tė bjerė nė sy. Ylli i muzikės pop pėr kėtė ka marrė dhe njė ide tė Rihanna-s. Kėngėtarja shqiptare Bleona Qerreti i habiti tė gjithė, kur shkeli mbi tapetin e kuq ditėn e djeshme nė American Music Awards. Ajo nuk kishte veshur asgjė, pėrveē njė rrjete t
Si e festoi Miley Cyrus ditėlindjen e 22-tė (FOTO)
Kėngėtarja dhe aktorja e famshme, Miley Cyrus festoi dje ditėlindjen e saj tė 22-tė. Pėrveē miqve, ajo ishte edhe nėn shoqėrinė e tė dashurit tė saj, Patrick Schwarzenegger. Lidhja e tyre, sipas medieve rozė, nuk ėshtė shumė e befasishme. Kjo pėr shkak se nė vitin 2011, nė kohėn qė Cyrus isht