Sindikata e taksistėve kėrkon tarifa tė reja
  • Taksitė e licencuara ankohen pėr ilegalėt. Kryetari i Sindikatės, Gėzim Bardhi: “Ka njė vit qė bashkia i lė kėrkesat tona pa pėrgjigje” 
 
Publikuar më 11.01.2013 | 15:04

Taksistėt e licencuar ankohen qė taksitė ilegale ua vjedhin punėn duke u zėnė vendqėndrimet. Pėr tė gjitha shqetėsimet dhe kėrkesat, ata i janė drejtuar nė rrugė zyrtare Bashkisė sė Tiranės, nga e cila nuk kanė mundur tė marrin asgjė pėrgjigje dhe ka njė vit qė nuk i pret kush. Kryetari i Sindikatės Shqiptare tė Taksive 4 plus 1, Gėzim Bardhi, shprehet se pėr kėrkesat qė ata kanė rėnė dakord apo tė tjera qė kėrkojnė t’ia shprehin Bashkisė sė Tiranės, kanė mbetur nė udhėkryq. I kanė nisur Bashkisė dhjetėra kėrkesa, ka pasur raste qė kanė qėndruar para selisė me orė tė tėra, me shpresėn qė njė zyrtar t’i presė, por askush nuk ka dalė nga porta pėr t’u dhėnė njė pėrgjigje. “Lufta kundėr informalitetit po mbetet njė frazė qė ne e kėrkojmė vazhdimisht dhe Policia Bashkiake ende nuk po vepron. Vendqėndrimet tona po zihen nė mėnyrė tė padrejtė nga taksi tė palicencuara apo nga taksi qė e kanė licencėn, por nuk paguajnė taksat. Ndėrsa tė tjerėt qė janė taksapagues tė rregullt, u duhet tė kėrkojnė vendqėndrime kudo qė tė ndodhen nėpėr rrugė kryesore e rrugica”, shprehet Gėzim Bardhi. Sipas tij, Policia Bashkiake e sheh situatėn se ēfarė po ndodh dhe nuk lėviz pėr tė ndėrmarrė ndonjė hap, pėr t’i shpallur luftė informalitetit qė zhvillohet si nė qendėr tė qytetit, ashtu dhe nė periferi. Aktualisht, taksitė e licencuara nuk po e pėrdorin taksimetrin, sepse presin rezultatin e diskutimit nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, i cili do tė vendosė miratimin e tarifave tė reja tė taksimetrit. Por Bashkia edhe pėr kėtė ēėshtje nuk u ka kthyer njė pėrgjigje se kur do t’i vijė radha kėtij diskutimi. Nė korrik 2012 sindikata i ka dėrguar Bashkisė sė Tiranės njė kėrkesė, sė bashku me propozimin pėr ndryshimin e pagesės sė taksimetrit, kėrkesė qė nuk ka marrė pėrgjigje. “Sindikata i ka dėrguar propozimet pėr ndryshimin e tarifės fillestare tė taksimetrit pranė Drejtorisė sė Transportit nė Bashki. Na ėshtė thėnė qė do tė diskutohen nė Kėshillin Bashkiak. Tarifa fillestare ishte 300 lekė pėr 2 kilometra, ndėrsa ne kėrkojmė qė tė jetė 300 lekė pėr 1.5 kilometra. Pėrderisa situata ėshtė e pazgjidhur, kjo po bėhet shkak pėr abuzime me tarifėn nga taksistėt kundrejt klientit”, thotė Gėzim Bardhi. Njė pikė tjetėr pėr tė cilėn ėshtė rėnė dakord parimisht mes palėve, por qė Bashkia e Tiranės nuk po e bėn realitet, ėshtė akt-marrėveshja Bashki- Sindikatė, nėpėrmjet sė cilės sindikatės i njihet e drejta e dhėnies sė mendimit pėr rregulloret qė do tė dalin nga bashkia nė lidhje me taksitė. Taksistėt po pėrballen edhe me njė fenomen tjetėr, gjė qė i step ata nė shėrbim: mungesa e sigurisė ėshtė njė shqetėsim i pranishėm, sidomos gjatė orėve tė vona tė natės, ku nuk dihet se kush hipėn nė makinė. Ka pasur raste kur taksistėt janė bėrė objekt i dhunės sė klientėve pėr motive tė ndryshme. Madje kanė arritur deri aty sa “klienti” i ka marrė jetėn. Gėzim Bardhi na pėrmend rastin mė tė fundit tė dhunės, qė ka ndodhur para 3 ditėve, ku njė taksist ėshtė rrahur barbarisht nė mes tė ditės pranė zonės sė Bėrrylit. “Vazhdimisht jemi bėrė pre e kėrcėnimeve tė ndryshme. Njė problem pėr nxitje konflikti janė edhe zėnkat qė taksistėt me licencė kanė me ata pa licencė”, shton kreu i Sindikatės sė Taksistėve. Sindikata vazhdimisht ka bėrė protesta duke kėrkuar zgjidhje kundėr informalitetit, nė mėnyrė qė tė jenė tė lirė tė punojnė brenda rregullave. Por asgjė. E vetmja gjė qė Gėzim Bardhi rendit si meritė tė Bashkisė ėshtė kufizimi i dhėnies sė licencave deri nė 1 mijė, sepse liberalizimi i licencave ka qenė njė kėrcėnim pėr tregun e punės. 

/Shekulli Print/Emanuela Sako/ 


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 7 =
“Pirja e duhanit nuk ju bėn seksi”, ja si do ngjani pas 20 vjetėsh
Duhanpirėse kini kujdes! Pirja e duhanit sjellė efete shokuese pėr bukurinė e fytyrės suaj. Fushata shėndetėsore e Queensland, nxjerrė nė pah efektet anėsore qė do keni nėse pini duhan dhe kėtu jemi duke folur pėr fytyrėn tuaj. Profesionistėt e make-up, sollėn fytyrat e reja tė duhanpirėsve pas
Telefonon policinė pėr tė porositur picė, si pėrfundon historia
Mes qindra telefonatave tė qytetarėve nė drejtim tė policisė, “pėr porosinė e gabuar tė sanduiēit”, kjo ėshtė ndryshe.Operatorėt e 911, (numri i policisė pėr emergjencat nė SHBA)  mund tė pėrshkruajnė telefonatėn qė nuk e harrojnė kurrė, pėr pėrgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinė dhe gjakftohtėsinė n
Supermbesa e lumtur pėr vendimin e UEFA-s
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar