“Rrethimi i Shkodrės” libri mė i magjishėm i Barletit
  • “Rrethimi i Shkodrės” i Marin Barletit pėrkthehet pėr herė tė parė nė gjuhėn angleze nga pastori ungjillor nė Shqipėri David Hosaflook
 
Publikuar më 17.01.2013 | 13:35

Valeria Dedaj

-“Rrethimi i Shkodrės” (1504) i Marin Barletit i pėrkthyer nė anglisht nga David Hosaflook (“The Siege of Shkodra”, 304 f., Onufri, 2012), promovohet sonte, ora 18.00, nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Libri pėrshkruan historinė e rrethimit osman nė qytetin e fortifikuar tė Shkodrės. Sipas pėrkthyesit Hosaflook, ky libėr ėshtė i rėndėsishėm pėr tė kuptuar tė kaluarėn sidomos marrėdhėniet midis Venedikut dhe Stambollit, pėr historinė e konfliktit fetar, ndėr tė tjera ėshtė njė vepėr letrare dhe estetike. “Sot anglishtfolėsit mund tė lexojnė pėr trimėrinė shkodrane dhe pėr kurajėn heroike qė e mbrojti Evropėn nga pushtimi turk pėr njė dekadė pas vdekjes sė Skėnderbeut”, thotė pėrkthyesi. Versioni nė anglisht ėshtė pėrmirėsuar me shėnime tė reja dhe ilustrime. “Rrethimi i Shkodrės” (1962) u pėrkthye pėr herė tė parė nga latinishtja nė shqip nga Henrik Lacaj, autori i Fjalorit Latinisht-Shqip. Por pėr mbi 500 vjet, ky libėr mbeti i papėrkthyer nė anglisht. Kėshtu, mjaft studiues tė huaj nuk patėn mundėsi tė gjykonin tė dhėnat e Barletit, priftit shkodran, i cili ka marrė pjesė personalisht nė luftimet e rrethimit tė dytė tė Shkodrės. Pėr kėtė janė detyruar tė mbėshteteshin tek vėrejtjet dhe opinionet e tė tjerėve (qė mund tė kenė lexuar origjinalin nė latinisht). David Hosaflook ėshtė nėnshtetas amerikan dhe pastor ungjillor nė Shqipėri. Ka punuar me Fondacionin Shpresa pėr Botėn, pėr 15 vite ka punuar nė Shkodėr me pasion pėr besimet e tij, pėr tė shpėrndarė fjalėn e Ungjillit tė Jezusit nė kishėn biblike. 

Pėrse vendosėt ta pėrktheni “Rrethimin e Shkodrės” tė Marin Barletit?

Nuk e di nėse e kam vendosur unė apo e vendosi vetė libri. E gjeja librin nė njė trotuar tė Shkodrės. Mė tėrhoqi kopertina e botimit e vitit ’80 me kalanė e Rozafės nė kopertinė, sepse asokohe banoja nė qytetin e Shkodrės. Mendoja ēfarė ėshtė ky libėr qė flet pėr kalanė. E kėshtu vendosa ta blej pėr 100 lekė tė reja. Mė pas zbulova se sa i mirė ėshtė. Njė profesor i gjuhės Nuri Goka, ish-drejtor i departamentit tė Gjuhėsisė nė Shkodėr, ma dha si detyrė tė pėrktheja diēka nė gjuhėn angleze. Atėherė po punoja pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, pasi nuk dija as fjalėn rrethim, mendoja se ishte njėlloj si fjala “rreth”. Por gjatė punės po zbuloja ngjarje qė nuk i dija. Zbulova se Mehmeti i dytė, “Pushtuesi” qė pushtoi Kostandinopojėn, kishte ardhur deri nė Shkodėr, por nuk mundi tė fuste kėmbėn e tij brenda kalasė, prandaj iku me dėshtim. Nė fund Venediku e dorėzoi Shkodrėn, por Mehmeti nuk e mori me forcė. Thashė: si ka mundėsi qė nuk e di betejėn e fundit qė e udhėhoqi personalisht Mehmeti. Dhe mendova se duhet tė jetė e pėrkthyer me patjetėr nė anglisht.. Pyes kudo, por nuk e gjeta tė pėrkthyer nga asnjė. Prandaj meqenėse kisha pėrkthyer 25 faqe thashė pėrse tė mos vazhdoj mė tej, pak nga pak pėr 18 vite.

Mbi ēfarė versioni jeni mbėshtetur?

Jam bazuar nė disa versione nė shqip, pavarėsisht se Marlin Barleti ka shkruar dhe nė latinisht nė 1504-ėn. Kam punuar me versionin shqip tė 1967-ės dhe tė vitit ’80. Ndryshimet midis kėtyre versioneve nuk janė shumė tė mėdha. Por kam bėrė krahasime dhe me origjinalin nė latinisht. Mė e mira ėshtė tė pėrkthehet njė libėr nga origjinali, siē ka bėrė Henrik Lacaj nė gjuhėn shqipe, por unė nuk di mirė latinisht.

Ēfarė pengesash keni hasur?

Ky libėr ėshtė mbushur me emra njerėzish, me emra popujsh, me pika gjeografike, me ngjarje historike etj. Prandaj ka qenė dhe njė punė kėrkimore, pėrveēse pėrkthimi. Njė punė studimore pėr tė cilėn kam punuar me arkeologė, me gjeografė, me gjuhėtarė etj. Kam nxjerr dhe shėnime tė cilat orientojnė lexuesin gjatė leximit tė mėtejshėm. Nė fund tė librit kam shtuar treguesin apo indeksin, qė versioni i parė nuk e ka. Qė njė studiues qė ka dėshirė tė mos e lexojė krejt librin, por nėse ėshtė i interesuar qė a ka folė ose jo Barleti pėr kėtė popull apo kėtė vend, mund ta gjejė kėtu. Pra tė pėrdoret dhe si vegėl studimore pėr historianėt. 

Barleti nė hyrje tė librit thotė se pothuajse nuk e mori dot pėrsipėr sepse nuk e dinte nėse ishte i aftė pėr tė shkruar diēka nga ana historike. Nė radhė tė dytė kishte frikė se mos shkruante njė libėr tė mėrzitshėm. Por kur kuptoi barrėn qė kishte nė shpirt dhe kur kuptoi meritat e Shkodrės, nuk mund ta linte ngjarjen nė heshtje. Atėherė i lindi dėshira pėr tė paraqitur njė libėr me vlerė historike, por dhe estetike. Pra, nė kėtė histori gjen letėrsi dhe histori. Prandaj vėshtirėsia pėr ta kthyer nė anglisht, ėshtė ajo qė unė jam pėrpjekur ta kthej me frymėn e Barletit, pėr tė qenė i saktė nga ana historike, pėr tė pasur njė rrjedhje tė bukur poetike. Prandaj pranoj dhe vėrejtje, pasi tė dalė nė qarkullim.

Si i keni siguruar materialet grafike apo fotografike qė i keni pjesė tė kėtij botimi?

Shumė fotografi tė kalasė i kamė shkrepur vetė, sepse kam banuar nė Shkodėr pėr 15 vjet. Disa tė tjera i kam marrė me leje nga tė tjerėt. Janė imazhet e veprave tė artit tė bėra nga artisti Paolo Veronese qė lidhet me Rrethimin e Shkodrės etj. Gjithashtu kam pėrdorur hartat e vjetra ku paraqitet qyteti i Shkodrės. Fatkeqėsisht nuk e kemi zbuluar nė hartat shkodrane tė kėsaj periudhe, pavarėsisht kėrkimit tė Lucia Nadin-it. Nė bashkėpunim me arkeologun Ardit Miti dhe njė hartograf gjerman, kemi bėrė disa harta tė reja tė asaj kohe, pėr shembull harta e Rrethimit e bazuar nė tė dhėnat arkeologjike dhe nė tė dhėnat qė jep Barleti, vendndodhja e lumenjve, e topave osmanė, e kishave etj. Por kėto harta mbajnė shėnimin e vitit 2012 dhe qė nuk duhet tė merren si harta autoritare tė asaj kohe, por lexuesi kur lexon, pėr shembull, pėr topin e madh qė hidhte gjyle me 392 kg., do tė mund ta shikojė pėr tė krijuar njė pėrshtypje e tė thotė, o kėtu ishte ai. 

Pėrmendėt studiuesen Lucia Nadin, me cilėt autorė tė tjerė keni bashkėpunuar?

Kam fatin tė kem punuar me shumė njerėz. Meqenėse nuk jam historian i mirėfilltė kisha nevojė patjetėr tė kėrkoja ndihmėn e tyre. Prandaj kam kėrkuar ndihmėn e Lucia Nadinit, David Abulafia-s, Vili Kamsit dhe Robert Elsie-t, por dhe me shqiptarė si historianin Ferit Duka, Gazmend Shpuzėn, arkeologun si Ardit Miti dhe Zamir Tafilicėn, me gjuhėtarėt si Xhevat Lloshi nė Tiranė dhe Teuta Toska nė Elbasan etj. 

Mendoni njė lexues specifik tė “Rrethimit tė Shkodrės” nė gjuhėn angleze?

Versioni nė anglisht ėshtė bėrė pėr shqiptarė anglishtfolės qė jetojnė jashtė dhe nuk dinė shqip, pėr studiues tė periudhės osmane qė kanė dėgjuar dy llafe pėr kėtė histori, por qė nuk kanė burime parėsore. 

Ju vetė jeni pastor qė keni pėrkthyer njė libėr i cili nga ana historike merret me njė pikė kthese nė historinė tonė tė mesjetės: konvertimi i fesė. Si e shikoni kalimin e popullsisė sė Shkodrės nga katolike nė myslimane? 

Barleti tregon vetė qė shkodranėt ishin katolikė, por osmanėt i kthyen nė myslimanė. Libri ka dhe kronikat osmane. Ata tregojnė pikėpamjet e tyre dhe pėrdorin njė gjuhė fetare. Pasi Barleti ėshtė prift katolik, prandaj mendoj se kjo ėshtė pjesa e historisė prej sė cilės shpresojmė tė kuptojmė. Unė si pastor ungjillor nuk jam as katolik, as mysliman, prandaj ka raste qė kam pėrkthyer diēka nga osmanėt dhe nuk jam dakord me tė, apo diēka qė shkruan Barleti dhe nuk jam dakord me tė. Kjo ėshtė preferencė teologjike personale, e njė besimi personal. 

Kush ėshtė Marin Barleti pėr ju?

Marin Barleti ėshtė njė historian, njė autor, njė shkodran, njė prift qė ka pėrcjellė njė burim parėsor, pėr historinė e krejt Ballkanit. Me vlerėsimet qė janė thėnė pėr tė nga shqiptarėt, anglezėt apo turqit nė hyrje tė librit e kupton mė mirė kėtė. Mendoj se ky libėr ėshtė shumė mė i mirė sesa vepra mė e madhe e Barletit, Historia e Skėnderbeut. Sepse Barleti ishte i pranishėm nė Shkodėr, ėshtė dėshmitar okular, nuk ka marrė nga tė tjerėt. 

Dhe sė fundi kush ėshtė David Hosaflook?

Jam njė amerikan qė kam ardhur nė Shqipėri nė 1992, pėr tė ndihmuar fėmijėt qė ishin strehuar nė shtėpinė e fėmijės nė Tiranė. Kam punuar me fondacionin Shpresa pėr Botėn, mė pas kam punuar dhe nė Shkodėr pėr fjalėn e Ungjillit tė Jezusit nė kishėn biblike. Unė jam njė pastor ungjillor, njė familjar, njė shqiptar-dashės dhe tani jam bėrė pak historian meqenėse kam kaluar kaq kohė me Marin Barletin (qesh).


Videot e fundit
5 Komente
Pa Emër
Aristokraci dhe nji pjese e mire e shkodranve autokton kane ikur nga trojet e Shkodres(kalase) dhe kan emigrue ne Venedik.E thot dhe vete Libri i Braletit.Edhe sot gjinden trashigimtar venecian me origjin nga Shkodra. Turqit mbasi "pushtune" ne marrveshje me Venedikun hyne ne Kala.Shkodranet ishin te vendosur per jete a vdekje ne kete rrethim lufte me 300.000 ushtare turq.Rrethim qe ia kalon te gjithe rrethimeve turke,kalase se Krujes e cdo kalaje tjeter te vendit.
Dauna Nukaj
Un e akm kete liber; vetem 50 jan botuar qe tani. Liberi me i rendishim i kohes ton. Ju nxit te gjith qe ta lexoni.
Realisti
Libri i Barletit mbi Rrethimin e Shkodres dhe lufterat heroike te Gjergj Kastriotit,eshte per mua libri me i mire i te gjitha koherave.Me kete liber,Barleti,i demaskon te gjithe armiqt e shqiptareve dhe albanofobet sic eshte Oliver Schmidt nga Austria dhe akademite shoveniste sllave te Ballkanit.Ai pasqyron lufterat e verteta te Kryeheroit dhe popullit shqiptare ne pergjithesi.Ju lumte z.David Hosaflook qe beni kete perkthim ne gjuhen me te lexuar boterore.
Arti
E kam ne shqip por sapo e bleva dhe ne anglisht. Duhet mbeshtetje per te tille njerez. Bota ka nevoje te lexoj ne Anglisht se cfare ka bere ky popull e sa ka vuajtur. Nje falenderim ketij njeriu qe ka bere kete pune te perkryer. Nuk eshte e lehte te perkthesh nga Shqipja, aq me teper te indeksosh cdo gje dhe te besh botim profesional. Duket qe do i kete bere shume pershtypje historia. Eshte nje nga bazat e gjithe perplajes epike Perendim-Lindje.
Paul Tedeschini
Shqiptart duhet ta falnderojne zotni David Hosaflookun per perkethimin ne anglisht te deshmise autentike te historise se shqiptarve dhe te rrezistences se tyne ndaj pushtuesve turq-osman. Kjo veper asht nji prove historike. Me perkethimin ne anglisht te kesaje vepre te randesishme historike bota do te mesojne te verteten e historise se luftes se shqiptarve, te cilen turqit dhe turkofilet perpiqen ta ndrrojne. Por Historia nuk ndrrohet, sepse gjithmone e verteta del ne shesh.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 7 =
Ēiklisti i pasionuar dhe surealiteti nė kėmbėt e tij!
Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social “Twitter”, polaku Bartosz Huzarski vendosi tė ndaj me ndjekėsit e tij virtual njė foto tė kėmbėve tė tij, duke treguar pasojat e qindra kilometrave tė pėrshkuara mbi biēikletė. Edhe pse fotoja ėshtė bėrė menjėherė pas pėrfundimit tė etapės sė 18-tė, tė turit
Ndihmoni miliarderin, s’numėron dot paratė!
Bashkėthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Facebook”, duket se i ka kapėrcyer furishėm caqet e pasurisė sė tij. Edhe pse ėshtė njė nga miliarderėt mė tė ri nė botė, ai listohet nė vendin e 16-tė pėr nga pasuria, duke lėnė pas edhe themeluesit e Google, qė janė pėrkatėsisht nė vendin
Ja cilat janė ushqimet qė shkaktojnė nervozizėm
Ka disa ushqime qė duhet ti shmangim, nė mėnyrė qė tė mos nervozohemi mė tepėr. Nė radhėt e kėtyre ushqimeve pėrfshihet kafeja dhe alkooli, tė cilat nėse jeni tė acaruar e shtojnė mė tej kėtė ndjesi. As ėmbėlsirat dhe produktet qė pėrmbajnė sheqer nuk kėshillohen, ato shtojnė ndjesinė e acarimit.

Ju Sugjerojme