Ramize Gjebreja, ja si u pushkatua para 400 burrave
  • Flet Mato Hasamataj, ish- partizani 15 vjeēar i Brigadės sė 5-tė Sulmuese.
  • Gjyqi qė vendosi ekzekutimin e agjitatores sė Partisė. Morali partizan, pėr dashurinė shkoje nė plumb 
Publikuar më 25.01.2013 | 14:51

Leonard Veizi

-Ai emocionohet dhe sot kur i kujton ato ēaste tronditėse. Ka qenė vetėm disa metra larg tė gjithės asaj qė mė pas do tė cilėsohej si njė “ekzekutim makabėr”. Nuk kishte skuadėr pushkatimi, dhe as drejtues qė do tė jepte komandėn “zjarr”. Mė shumė se sa njė njėsi e organizuar ushtarake, ajo qė ndodhi paraditen e 6 marsit tė vitit 1944 nė Ramicė tė Vlorės, i ngjante njė hakmarrje barbare tė njerėzve qė thoshin se besonin tek morali. Mato Hasmataj, atėherė vetėm 15 vjeē, ėshtė tronditur teksa para syve tė tij ishte zhvilluar skena e njė vrasje tė paparalajmėruar.  Tė gjithė historinė e ekzekutimit tė vajzės 21 vjeēare e cila shquhej pėr bukurinė dhe oratorinė e saj, e sjell pėr “Shekullin” dėshmia e Mato Hasmatajt.

A ėshtė hapur dosja e Ramize Gjebresė?

Dosja e Ramize Gjebresė, pėr herė tė parė ėshtė hapur nė fillim tė viteve ’70. Sa pėr histori mund tė themi se Ramize Gjebrea u lind nė Gjirokastėr nė 20 prill 1923. Me konkurs fiton tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet nė Institutin Femėror “Nėna Mbretėreshė”  nė Tiranė. Merr ndikim nga idetė komuniste dhe bie nė kontakt me ilegalėt Misto Mame, Mihal Duri, Liri Belishova, Mexhmie Xhunglini, Fiqret Sanxhaktari etj. Nė verėn e vitit 1942 arrestohet, por lirohet pėr mungesė provash. Nė vitin 1943 caktohet sekretare politike e rinisė nė Berat. Mė pas kalon nė Brigadėn V-S. 

Kur e keni njohur pėr herė tė parė Ramizenė? 

Pėr herė tė parė Ramize Gjebrenė e kam njohur gjatė pėrurimit tė Brigadės mė 20 janar 1944. Atė ditė ajo kishte pėrgatitur njė fjalim qė u ngriti zemrat peshė tė gjithė partizanėve. Ishte e re, e bukur dhe kishte njė elokuencė qė tė habiste. Por duket se gjatė kėsaj periudhe, kjo vajzė e bukur qė ishte pagėzuar me pseudonimin “Interesantja”, kishte ndjenja tė veēanta pėr njė nga trimat e Brigadės, dhe pikėrisht pėr Zaho Kokėn. Dyshimet nė ishte njė dashuri e mirėfilltė, apo njė ndjenjė e pastėr shoqėrore, janė debatuar gjatė nė qarqet politike tė kohės. Por mė nė fund u vendos qė tė bazohej tek njė letėrkėmbim qė Ramize Gjebreja kishte pasur me shokun e saj Zaho Kokėn. Nė ditarin e Ramize Gjebresė janė gjetur fletė tė shkruara prej dorės sė saj: “Sot do tė shkruaj dhe pėr ndjenjat e mija..… S’mė kanė parė sytė djalė si ky!… Megjithėse e qortoj veten pėr shkujdesje, pėrsėri mė tradhtojnė sytė, kur i kryqėzoj me sytė e Zahos”. Dhe duket se kjo shkujdesje ka sjellė dhe pjesėn tjetėr tė problemit tragjik. Ndėrkohė qė ēėshtja e dashurisė sė “paligjshme” tė Ramize Gjebresė me Zaho Kokėn, kishte shkuar deri nė shtabin e Brigadės.

Si trajtohej morali nga partizanėt nė vitet e Luftės NAĒL?

“Morali partizan” ishte njė ligj i pashkruar, por gjithsesi shumė i rreptė nė ato vite tė vėshtira lufte. Nė tė njėjtėn kohė nga kundėrshtarėt politikė tė Ballit Kombėtar, pėrflitej mė sė shumti se nė mal bėhej “nami” mes partizanėve, tė cilėt kishin pranuar tė merrnin me vete dhe femrat. Pėr t’iu shmangur njė gjėje tė tillė, qė kish gjasa tė pėrhapej edhe tek ata qė ishin nė mėdyshje tė veprimtarisė partizane, ishte vendosur qė nė tė tilla raste tė mbaheshin qėndrime tė rrepta. Fjalėt se mes Ramizesė dhe Zahos kishte “diēka” qarkullonin rėndom. Mirėpo Ramize Gjebreja ishte njė nga pėrfaqėsueset e seksionit politik tė Brigadės e pėr rrjedhojė cilėsohej si njė nga kuadrot kryesore tė saj. Pėr t‘i vėnė “frerin” njė dashurie qė mund tė krijonte dhe probleme tė tjera, krerėt e Brigadės nė atė kohė, morė vendimin pėr tė bėrė njė gjyq ushtarak. Shtabi i Brigadės sė Pestė e kishte rezidencėn e vet nė shtėpinė e Zotajve nė Ramicė. Zaho Kokėn e thirrėn me urgjencė nga Vunoi. Ndėrsa Ramizenė e njoftoi Hito Ēako pėr t’u paraqitur nė shtab. Erdhi ora e gjyqit. Tė dy me uniformėn e partizanit veē e veē qėndronin nė kėmbė, tė shtangur e duarlidhur. U dha urdhėr pėr tu zgjidhur duart. Ata kishin qėndruar gjithė natėn pa vėnė gjė nė gojė, ndėrsa Zaho kishte pirė vetėm duhan. 

Si u zhvillua gjyqi partizan?

Unė nuk kam qenė i pranishėm nė gjyq, por kėto gjėra u morėn vesh mė vonė. Ka qenė Komandanti i Brigadės, Shefqet Peēi, i cili bėri dhe bėri akuzėn e drejtpėrdrejtė. “Ke shkelur ligjin e shenjtė partizan”. Ramizeja nuk e ka pranuar. “Jo asnjėherė”, ėshtė shprehur ajo. Akuzohej se kishte shkuar me Zahon dhe se duke qenė e fejuara e Nako Spiros e kishte tradhtuar atė. Madje akuza thoshte se kishte njė raportim se mė 20 shkurt Ramizeja ishte parė me Zahon. Ramizeja kėrkon qė dėshmitari ta dėshmojė nė sy atė qė ka parė. Madje nė kėtė gjyq Ramize Gjebreja deklaron se marrėdhėniet e saj me Zaho Kokėn ishin tė pastra dhe ajo nuk e kishte tradhtuar tė fejuarin e saj Nako Spiron. Pasi ēojnė nė njė dhomė tjetėr Ramizenė, gjyqi vazhdon me Zaho Kokėn. E njėjta akuzė, “shkelje e moralit partizan”. Zaho nuk pranon tė ketė marrėdhėnie me Ramizenė. Por Shtabi kishte marrė dhe masa tė tjera. I tregojnė disa letra. Por Zaho u thotė se tė tilla letra kishte dhe tė tjera nė ēantėn e tij tė cilat mund t’i bėnte publike. 

Nė fakt ky gjyq a ka pasur dėshmitarė pėr tė vėrtetuar “fajėsinė”?

Nė gjyq kishte vetėm 2 tė pandehur. Dėshmitarėt rinin tė fshehur. Pranimi ose jo i dashurisė sė Ramizesė me Zahon kishte tė bėnte me shkeljen e moralit. Kėtu e kishte dhe rrėnjėt kundėrvėnia apo mospranimi i akuzės. Pėr 10-tė ditė rresht, Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka janė mbajtur tė izoluar nė dhoma tė ndryshme. Gjithsesi thashethemet nėn zė qarkullonin mes partizanėve, porse asnjėrit nuk mund t’i shkonte ndėr mend qė shoqja e luftės do dėnohej me vdekje.

Jetėshkrim i shkurtėr

Ai ėshtė njė veteran i Luftės NAĒl. U lind nė vitin 1928 nė Matogjin tė Smokthinės nė Vlorė. Nė vitin 1943, edhe pse nė njė moshė fare tė re, vetėm 15 vjeē, bashkohet te ēetėn territoriale. Ndėrsa nė nėntor tė po kėtij viti inkuadrohet nė forcat e Brigadės sė V-tė sulmuese. Mė 1 gusht 1944, gjatė luftimeve pėr ēlirimin e Dibrės, plagose nė vendin e quajtur Maqellarė. Qė prej asaj kohe ka marrė statusin e invalidit tė luftės. 

Ekzekutimi nė Brigadėn V

Mė 6 mars tė vitit 1944, kur lufta antifashiste shqiptare ishte nė kulmin e saj, nė Brigadėn e V-tė Sulmuese, ndodhi njė ngjarje e pazakontė. Mato Hasamataj ishte njė partizan e i thjesht e pa detyra drejtuese, pasi ishte vetėm 15 vjeē. Por ai ėshtė dėshmitar i njė ndodhie e cila vazhdon ta emocionojė edhe tani qė ėshtė 83 vjeē. Thotė se pjesėmarrės nė gjyqin e Ramizesė dhe Zahops morėn pjesė Komandanti i Brigadės Shefqet Peēi, komisari Hysni Kapo, zėvendėskomisari Manush Myftiu. Ishin gjithashtu Tanush Shyti, Zenel Hamiti, Ramadan Xhangolli, Saliko Sulo, Liri Gega dhe Stoli Lipivani. Tė ulur nė karriget e drunjta ishin Hysni Kapo, Manush Myftiu, Bilbil Klosi, Hito Ēako, Veis Pipa. I ftuar i Komitetit Qarkor i Vlorės, Pajo Islami. Shumica e tyre kundėr njė vajze 21 vjeēare dhe njė djali 24 vjeēar. I pari ishte Tanush Shyti ai qė parashtroi arsyet se pėrse po gjykohej Ramizeja dhe Zaho. Mė pas nisi procesi.  Thuhet se dy orė mė vonė nė Shtabin e Brigadės V, mbėrriti njė letėr e Enver Hoxhės, ku urdhėrohej: “Asnjėri tė mos ekzekutohet”. Mato Hasanmataj thotė se Brigada nuk u informua asnjėherė pėr njė urdhėr tė tillė ardhur nga Shtabi i Pėrgjithshėm. Madje ai thotė se pas ekzekutimit tė Ramizesė, kjo ēėshtje u mbyll, pėr tė mos u folur mė pėr tė.

Dėshmia

Mato Hasamataj tregon gjithēka ndodhi atė ditė dimri, kur pėrpara 400 partizanėve u pushkatua Ramize Gjebrea. Ishte 6 mars 1944. Dimri ende s’kishte dalė, ndėrsa njė pjesė e lėndinės ku ishin rreshtuar 2 Batalionet e Brigadės V, mbulohej pjesėrisht nga dėbora. Hasamataj tregon se diku nga ora 10-tė i mėngjesit u dha urdhri pėr rreshtimin e Batalionit 1+2 pasi 3 batalionet e tjera tė Brigadės ndodheshin nė luftime. “Pėr shkak se isha inkuadruar nė Skuadrėn I tė Batalionit I, isha nė fillim tė rreshtit dhe e pashė tė gjithė ngjarjen nga afėr”, dėshmon Hasamataj. Sipas tij, fillimisht partizanėt kanė menduar se do tė shkonin nė ndonjė aksion kundėr forcave gjermane, ndaj tė bindur u rreshtuan dhe qėndruan nė pritje. “Pėrpara dy Batalioneve doli shefi i sektorit politik tė Brigadės, Hito Ēako. Ndryshe nga ēfarė prisnim ai filloi tė fliste pėr moralin partizan, dhe mė nė fund pėrmendi emrat e Ramize Gjebresė dhe Zaho Kokės. Isha i pari nė rresht dhe nga e djathta, ku shtrihej dhe fshati, pashė tė vinte Ramize Gjebrea, e shoqėruar nga dy partizanė dhe me duar tė lidhura. Nuk mund ta besoja qė njė nga kuadrot kryesore tė Brigadės, e cila kishte fituar simpatinė e tė gjithėve, tė ndodhej pėrpara nesh nė ato rrethana. Po nė tė njėjtėn kohė Hito Ēako u shmang dhe u fut mes radhėve tė Batalionit. Nė tė majtė, nė fund tė Batalionit II, dolėn 3 partizanė, 2 meshkuj dhe njė femėr dhe drejtuan armėt nga Ramizeja. Ne tė gjithė mbetėm tė shtangur. Ramizeja ishte e vetme pėrballė tytave tė tyre dhe iu drejtua: “Prisni more shokė, ē’bėni kėshtu”. Por nė fakt ata tė tre ishin shumė tė irrituar, qėlluan nė ajėr dhe kėrkuan qė tė kthehej pas. Ramizeja kur e pa qė s’kishte rrugė shpėtimi iu drejtua: “Mos qėlloni nga mbrapa. Plumbat tuaj unė i pres ndryshe… Qėllomėni!”. Dhe ata e qėlluan. Tė gjithė skenėn makabre e kam pėrpara sysh edhe sot, kur kanė kaluar 68 vjet nga ajo ditė”, tregon Mato Hasamataj. Po sipas ish-partizanit 15 vjeēar, nė tė njėjtėn kohė kur partizanėt e urdhėruar pėr tė kryer ekzekutimin e shėmtuar po qėllonin, dėshmon se ka dėgjuar komandantin e Brigadės, Shefqet Peēin t’u drejtohej: “Mjaft, mjaft more egėrsira”. Por nė fakt egėrsia e tyre nuk ndaloi. Ramizeja ra pėrpara 400 partizanėve tė Brigadės sė saj, tė cilėt edhe pse nuk donin qė ajo tė ekzekutohej, nuk kishin asnjė fuqi pėr ta shpėtuar. Mato Hasamataj thotė se nė gjyqin e Ramize Gjebresė ai qė ėshtė treguar mė agresori kundėr saj ka qenė Hito Ēako, por qė u mbėshtet edhe nga Manush Myftiu. Ndėrsa ka qenė nė mbrojtje tė Ramizesė dhe Zaho Kokės, komisari i brigadės Hysni Kapo ndėrkohė qė edhe Shefqet Peēi si komandant nuk ka qenė pėr masa radikale. Nė pėrfundim, ēdo gjė i ėshtė lėnė votės dhe ndėrsa Shefqet Peēi sė fundi i ėshtė bashkangjitur votave pro dėnimit me vdekje edhe historia e jetės sė saj ka marrė fund. Por Mato Hasamataj thotė se pėr dėnimin e Ramize Gjebresė nuk janė pyetur bashkėluftėtarėt e saj. “Nė ato vite ishte bėrė traditė qė pėr ēdo lloj vendimi tė gjyqit partizan pyetej edhe masa. Por nėse do tė pyetej pėr Ramizenė, e them me bindje se askush nuk do tė ishte dakord qė ajo tė ekzekutohej. Nė kėtė mėnyrė Shtabi e anashkaloi kėtė procedurė dhe e bėri fakt tė kryer ekzekutimin”.


Videot e fundit
6 Komente
Pa Emër
E kush nuk i trembet zgjuarsis edhe bukuris.

Jan te pakt ata Trima.
Erald
Ramizeja e ka vendin tek deshmoret e kombit.
Pa Emër
Apostoli sqe gjirokasrtit qe ta ndihmonte,ku ishte ate kohe apo levizte akoma per te humbyr gjurmet!!!
s. ahmeti
Po, ky ishte morali slavokomunist,te vras e likuidoi vellezerit e vet. Partizanet e udhehequr nga slavokomunstet serb nuk luftuan fashizmin po bene luften vllavrasese me te turpshme te luftes se dyte boterore. Kur thuhet keshtu duhet argumentuar, e nje argument me i forte eshte edhe masakra eTivarit e kryer nga sllavokomunistet serbe malazez dhe e ndihmuar nga partizanet shqiptare te cilet ishin ne gjendje qe per nje fjale goje kundra serbeve te vrisnin si lepur vllaun e tyre nga Kosova. Kjo eshte qeverisja enveriane, turpi i gjitha koherave dhe tradhtia ma e madhe kombetare.
Rilind
Hito Cako ishte me i agresivi. Diku kam lexuar se e donte per vehte por ajo e injoronte kete lab koktrashe. Dhe mbas pushkatimit, ai vajti i futi dhe nje plumb me pistolete ne koke qe te sigurihej qe kishte vdekur. Ishin dhe te tjeret. Sot po lexoj qe edhe Manush Myftiu, qe ishte intelektual, paska ndikuar negativisht. Si nuk kane mundur ta shpetojne Shefqet Peci dhe Hysni Kapo me autoritetin e tyre? Shefqet Peci gjithmone ka deklaruar se ishte kunder, pushkatimit dhe keshtu del edhe ketu. E akuzonin se e mbronte se e kishte nga Gjirokastra. Po te lene leberit e tjere qe permenden me emer edhe ketu? Dhe te imagjinosh qe te gjithe keta u bene kuadro te larta me vone pas lufte. Histori per nje film te madh.
KONKURENTI
E po E paska pasur ne hak plumin nga ENVERI, si kriminel HITO CAKUA mori ate qe i takonte, po cfaje kishte vajza e varfer

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 8 =
4-vjeēari qė shpėtoi 167 persona
ANGLI-Ndoshta mund tė duket e ēuditshme por ėshtė e vėrtetė. Quhet Liam Mansell, ėshtė 4 vjeē dhe ėshtė njė hero i vėrtetė pasi ka shpėtuar jetėn e 167 personave.  Teksa po shkonte nė tualet, djali ka parė tymin tė dalė nga dritarja e kuzhinės sė shkollės “White Mere Community” nė Getwsheid, dhe
Norvegjia, vendi ideal pėr tė moshuarit
Nė kuadėr tė ditės ndėrkombėtare tė tė moshuarve, Indeksi Global pėr Mbrojtjen e tė Moshuarve ka bėrė hulumtimin pėr 96 vende, mes tyre edhe pėr Shqipėrinė, pėr tė matur mirėqenien sociale dhe ekonomike tė personave mbi 60 vjeē. Sipas kėtij indeksi,  Norvegjia ėshtė vendi mė i mirė pėr t’u plakur,
Ēudirat shqiptare shkojnė deri nė Vietnam (VIDEO)
Nėse nuk do tė dinin vendndodhjen tonė gjeografike me siguri do tė na merrnin pėr ndonjė vend aziatik. Aborti selektiv nė Shqipėri pėrbėn ēudi dhe pėr mediat nė Vietnam. Njė lajm i publikuar nė faqen informative “V TV”, flet pėr kėtė problem shqetėsues nė vendin tonė. Ky problem pėrveēse ėshtė pr