Anglishtja qė s’ka tė paguar
  • Ja argumentet pse mėnyra e mbrojtjes sė anglishtes si kusht pėr masterin apo doktoraturėn ėshtė absurde dhe e padrejtė
 
Publikuar më 26.01.2013 | 15:11

Tė gjithė ata qė duan tė ndjekin studimet master apo dhe ato doktorale duhet t’i bėjnė mirė llogaritė. Prej vitit 2011 specializimeve u kėrkohet njė gjuhė e huaj e certifikuar si kusht pėr t’u diplomuar. Duan apo s’duan, tė gjithė tashmė duhet tė zbatojnė udhėzimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Askush nuk mund tė diplomohet pa u certifikuar nė gjuhėn angleze nė njė nga programet ndėrkombėtare. Nisma e mbrojtjes sė anglishtes shumė e kontestuar nga akademikė dhe studentė ka filluar tė implementohet nė universitetet tona nė mė pak se njė vit. Pas njė marrėveshjeje me ETS Global, Universiteti i Tiranės ofron testimet ndėrkombėtare tė Gjuhės Angleze, atė tė TOEFL ITP dhe TOEIC L&R. Kėto janė qendrat qė kanė zgjedhur studentėt mė shumė pėr t’u testuar. Tė gjendur pėr herė tė parė pėrballė kėsaj situate, studentėt e vitit tė kaluar e patėn mė tė vėshtirė duke qenė nėn presionin qė tė mbrojnė anglishten nė njė periudhė tė kufizuar kohe. Kjo pėr dy arsye. Sė pari, ai qė nuk e kishte mėsuar pėr vite tė tėra nuk mund dhe nuk kishte ndėrmend ta mėsonte nė disa muaj. Dhe sė dyti, ata qė e kishin mėsuar nuk pranonin tė paguanin mė tepėr, pasi anglishten e kishin mbrojtur dikur nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Ky ėshtė njė ndėr argumentet qė shtron Anisa Hoda, studente e diplomuar vitin e kaluar. “E kam mbrojtur anglishten qė nė vit tė parė tė universitetit dhe ato njohuri dhe diplomė e kam pėr gjithė jetėn, kurse TOEFL-i ėshtė me afat 2-vjeēar, nuk kam ē’e dua.” Edhe dekanati i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja i qėndron mendimit qė periudha dyvjeēare e njohjes sė certifikatės ėshtė absurde dhe e padrejtė. “Studentėt nuk mund tė detyrohen tė mbrojnė anglishten ēdo dy vite, pasi nė tė kundėrt kjo certifikatė nuk ka vlerė. Vendimi ėshtė i padrejtė”, thekson dekania Klodeta Dibra. Studentė qė presin tė regjistrohen pranė zyrave tė TOEFL lėnė tė kuptojnė qė testimi ėshtė thjesht njė proces qė i pengon ata nė marrjen e diplomės. Pavarėsisht kėsaj, interesi i studentėve pėr tė dhėnė testet e TOEFL dhe TOEIC ka qenė shumė i madh. Pėrveē aprovimeve tė tipit qė ne duhet tė ecim nė pėrputhje me standardet e vėna nga ekspertėt tė arsimit europian, ka zėra qė kundėrshtojnė hapur mbrojtjen e gjuhės sė huaj si kusht pėr t’u diplomuar. Po ashtu, ka nga ata qė di- kur e kanė kundėrshtuar dhe sot i qėndrojnė parimit tė mbrojtjes sė gjuhės. Pse nė privat dhe jo nė shtet? Kjo ėshtė ēėshtja. Valentina Duka, njė zė i fortė qė fillimisht ka kundėrshtuar mbrojtjen e anglishtes tashmė e mbron tezėn e mbrojtjes sė anglishtes, edhe pse e imponuar nga struktura shtetėrore. Sipas saj, mbrojtja e njė gjuhe tė huaj, sidomos anglishtes e njohur ndėrkombėtarisht, i ndihmon shumė studentėt nė kėrkimet shkencore dhe doktorale. Por sa i shfrytėzojnė nė tė vėrtetė ata? “Nė lėndėt e Historisė qė unė jap nė nivelin Master, njė pjesė tė madhe nė literaturė e zė gjuha e huaj. Njė pjesė e mirė e detyrave duhet tė kenė literaturė edhe nė anglisht. Se sa ata i zbatojnė, mbetet pėr t’u parė mė tej. Ky ėshtė njė proces qė zgjat nė kohė dhe kėrkon vazhdimisht vėmendje.” Teksa flet pėr domosdoshmėrine gjuhės sė huaj, profesor Stefan Ēapaliku nuk harron tė na kujtojė qė anglishtja po ndėrhyn nė gjuhėn shqipe nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme, duke e zėvendėsuar atė. “70% e literaturės sė universiteteve tona ėshtė nė gjuhėn angleze. Medoemos studentėt duhet tė update-ohen (!) me tė rejat mė tė fundit nė fushėn e specializimit tė tyre. Ministria ka bėrė njė gjė shumė tė mirė duke futur mbrojtjen e saj si kusht pėr t’u diplomuar nė master apo dhe nė doktoraturė.”

Kostot 

Mbrojtja e Anglishtes ka njė kosto tė lartė financiare pėr xhepat e studentėve. Kėta janė tė detyruar ta mbrojnė, pėrndryshe nuk marrin dot diplomėn. TOEFL dhe TOEIC janė dy testet qė kanė zgjedhur tė mbrojnė mė tepėr studentėt shqiptarė. Pas diskutimit akademik pėr nivelin e mbrojtjes sė anglishtes, u arrit tė gjendej njė e mesme qė edhe studentėt tė mbeteshin tė kėnaqur. Kėshtu u ul niveli i mbrojtjes sė anglishtes nė atė bazik, pra A2. Lidhur me kėtė, punonjėsit e kompanisė ETS Global shprehen se studentėve qė studiojnė nė Universitetin e Tiranės u mjafton niveli fillestar pėr tė kaluar testimin dhe pėr tė marrė diplomėn e masterit apo doktoraturės. Nuk ka shpėtuar nga pazaret edhe ēmimi qė ėshtė caktuar pėr mbrojtjen e gjuhės. Pas shumė kontestimesh janė vendosur ēmime dysheme tė kėtyre dy testeve. TOEFL kushton 66 euro, kurse testi i TOEIC mund tė merret duke paguar 135 euro. Koordinatorėt e UT-ETS global shprehen se kompania ETS Global i ofron tė dyja testimet me ēmime tė reduktuara. Kjo me qėllim qė t’i vijė nė ndihmė studentėve shqiptarė. Dallim tjetėr mes dy testeve ėshtė dhe kohėzgjatja e njohjes sė dy certifikatave. Nėse TOEFL njihet pėr njė periudhė dyvjeēare, pėr TOEIC thonė se “ėshtė pėr gjithė jetėn”, paēka se kjo kundėrshtohet nga akademikėt. Nga ana tjetėr, pedagogėt e gjuhėve tė huaja, i japin pėrparėsi mbrojtjes sė gjuhės sė huaj nė njė instancė shtetėrore, pasi vetėm kjo bėn tė mundur kualifikimin e tyre nė universitete dhe nė punė. 

Kundėrshtimi 

Ulen aplikimet tek Gjuhėt e Huaja 

Nėse do tė studiosh nė Shqipėri, medoemos duhet tė trokasėsh nė njė nga pesė qendrat private ndėrkombėtare tė certifikimit tė gjuhės. Ndryshe nga vite mė parė ku tė gjithė rendnin nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja pėr mbrojtjen e njė gjuhe, tani duhet tė drejtohen nė qendrat private, tė njohura ndėrkombėtarisht. Ndėrkohė, Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja vazhdon tė ofrojė certifikim tė vlefshėm kombėtar pėr gjuhėt e huaja. Sekretaria mėsimore e Departamentit tė Gjuhėve tė Huaja bėn tė ditur se me daljen e udhėzimit tė MASH-it, ka rėnė ndjeshėm interesi i personave pėr tė mbrojtur anglishten nė kėtė fakultet. Pėr dekanen e fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, Klodeta Dibra, vendimi ėshtė i padrejtė, pasi 98% e programeve tė cikleve tė studimit nė universitete ėshtė nė gjuhėn shqipe. Sipas saj, njė vėmendje e rėndėsishme duhet t’i kushtohet kurrikulės dhe cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe jo imponimit tė mėsimit tė njė gjuhe tė huaj. “Kam mendimin se po humbasim shumė nga tradita jonė. Nuk duhet tė mėsojmė vetėm anglisht, kemi shumė gjuhė tė bukura tė tjera nė fakultet qė kanė nevojė tė kurohen dhe tė pėrparojnė. Ky vendim ėshtė imponues dhe anashkalon gjuhėt e tjera.”

/Shekulli Print/Besarta Basha/ 


Videot e fundit
5 Komente
Niko Maloku
I nderuar gazetar! Edhe para vitit 1990 nuk mund te merrje asnje grade shkencore pa mbrojtur me pare njeren nga gjuhet kryesore te huaja. Eshte mire te japim informacione sa me te sakta. Eshte ne dinjitetin e gazetes.
Niko Maloku
I nderuar gazetar! Edhe para vitit 1990 nuk mund te merrje asnje grade shkencore pa mbrojtur me pare njeren nga gjuhet kryesore te huaja. Eshte mire te japim informacione sa me te sakta.
SHKODRANI
Eshte mire dhe e dobishme qe gjuha Anglishte te jete gjuha e dyte zyrtare ne Shqiperi. Gjithesesi, Anglishtja sot eshte gjuhe boterore.
Pa Emër
Dhis is ė mirakėll of fridėm. :) Edhe neper vendet e zhvilluara e konomikisht si Anglia, SHBa, Kanada eshte e veshtire te marresh master. Anglishtja ai gjuhe nuk eshte problem kryesor, por jane standartet qe duhen plotesuar per tu pranuar gjate procesite te aplikimit. Marrja e kredive akademike eshte si nje udhetim i pafund ne perendim, ne Shqiperi kreditet akademike merren ndoshta me lehte, por hasen me problemin e gjuhes. Nqse doni te beni master mos u tutni, por vazhdoni me doemos edhe sikur te jeni ne nje moshe madhore. Bejeni per veten tuaj dhe per brezat qe do ju vijne pas. Sakrifica ka, por nuk ka asnje pengese te pakapercyeshme. Me sinqeritet, Nga nje student Shqiptar jashte atdheut.
Ligor Luarasi
NJE FAKT.
Kam 20 vite ne SHBA dhe shoh shqiptare inteligjente qe i pengon vetem gjuha angleze te perparojne, nderkohe Indianet qe e mesojne kete gjuhe qe ne fillore kane punra te zgjedhura doktor,ingjinjer,pedagog,etj,etj,vetem prej gjuhes.
Pse keshtu? sepse Enveri na futi rusishten vetem per bythet e tij te rinin mbi fron sa me gjate,dhe jo se popullit i hynte ne pune rusishtja.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 4 =
Grabit makinėn me fėmijėn brenda saj, arrestohet rrėmbyesi (VIDEO)
Grabitja e njė makinė, parashikon njė vepėr penale pėr tė cilėn duhet tė dėnohesh. Me siguri, kėtė gjė e dinte mjaft mirė njė burrė rreth moshės 30-vjeēare, i cili u pėrpoq tė vidhte njė makinė tip ‘SUV’, nė Texas. Por ajo qė nuk kishte parashikuar grabitėsi, ishte fakti qė brenda makinės ndodhej
Meksikania 127-vjeēare thyen rekordin e jetėgjatėsisė
Njė grua meksikane ėshtė shndėrruar nė personin qė ka jetuar mė gjatė mbi kėtė tokė, pasi ka arritur moshėn 127-vjeēare, mirėpo ajo e ka humbur certifikatėn e lindjes katėr dekada mė parė.  Thuhet se Leandra Becerra Lumbreras ka lindur nė 31 gusht 1887, kur Mbretėresha Viktoria festoi Jubileun e
Ajola Xoxa do njė dasmė private
Kjo ishte fotoja e zgjedhur nga Ajola Xoxa pėr t'u thėnė "STOP" komenteve dhe thashethemeve pėr dasmėn e saj me ministrin Erion Veliaj.  Mesa duket, bashkėshortja e ardhshme e ministrit ėshtė nxehur pėr shak se rrjetet sociale gjithmonė janė nė kėrkim tė detajeve tė ceremonisė tė dasmės sė ēiftit m