Pedagogu qė e gjen lirinė nė ajėr
  •  "Mė mirė tė jesh nė tokė dhe tė dėshirosh tė jesh nė qiell se sa tė jesh nė qiell dhe tė dėshirosh tė jesh nė tokė."
 
Publikuar më 28.01.2013 | 18:51

Julian Bejko vjen sot nė “Trup dhe Shpirt” pėr tė na rrėfyer se si parashutizmi, mė saktėsisht fluturimi me velė, ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė pasur njė trup dhe njė shpirt tė shėndetshėm. Pedagogu i Sociologjisė nė Fakultetin e Shkencave Sociale kėtu nė kryeqytet, ka zgjedhur qė gjatė fundjavės t’i largohet shkronjave, leksioneve, studentėve dhe stresit qė mbledh gjatė javės. Fluturimi ėshtė mėnyra mė e mirė qė ai tė shijojė njė lloj lirie qė nuk ta jep toka. “Nė ajėr ndihesh ndryshe, harron qė kompjuteri tė pret aty pėr tė shkruar diēka tjetėr”, na rrėfen ai pėr teknologjinė qė po e mbyt njeriun e sotėm gjithmonė e mė shumė. Njė teknologji qė duket se tė ofron para, po nga ato para tė cilat nuk e blejnė lirinė. Nė fakt, aktiviteti me tė cilin ai merret nuk ėshtė parashutizėm nga ato me motorė. Ai shėtit me njė velė tė thjeshtė dhe fluturon pa ndonjė element qė do tė prishte tė shijuarit e natyrės ashtu siē ofrohet. Juliani pėrpiqet tė na mbushė mendjen se ky nuk ėshtė njė sport i rrezikshėm, siē janė pėrpjekur ta prezantojnė atė. Ai na shpjegon se nė ajėr nuk mund tė tė ndodhė asgjė.

“Natyra ka logjikėn e vet tė funksionimit, ka disa rregulla qė janė shumė mė tė thjeshta se rregullat e qarkullimit rrugor nė Tiranė”, thotė ai pėr tė na treguar se tė fluturosh me velė ėshtė mė pak e rrezikshme sesa tė udhėtosh me biēikletė nė kryeqytet. Ėshtė toka ajo qė rezervon surpriza. Nėse dikush i njeh mirė ligjet e natyrės dhe e respekton atė, ajo do tė falė ty kėnaqėsinė dhe adrenalinėn qė jo tė gjithė llojet e sporteve ta ofrojnė. “Qė kur kam nisur tė fluturoj, kam zbuluar vende tė cilat, ndoshta, nuk do t’i zbuloja po tė isha marrė me ndonjė aktivitet tjetėr. Ėshtė bukur edhe nėse shkon nė njė majė mali pėr tė nisur udhėtimin e radhės dhe tė mos fluturosh dot pėr shkak tė drejtimit tė erės. Detyrohesh tė shijosh qoftė edhe nė heshtje natyrėn, apo tė takosh banorė qė rrallė takojnė vizitorė majave tė malit. Ka nga ata qė fillojnė tė tregojnė histori njerėzore apo edhe legjenda tė jashtėzakonshme. Unė nuk mėrzitem edhe kur nuk fluturoj dot, mjaft tė jem larg teknologjisė dhe smogut, me tė cilat jam i detyruar tė bashkėpunoj gjatė gjithė javės”, na thotė Juliani. Julian Bejko e ka marrė licencėn e pilotit tė avancuar nė Zvicėr. Sė bashku, me mikun e tij ata kanė hapur njė shkollė ku mund tė mėsohen lėndė si ligjet e fizikės apo meteorologjia, nė mėnyrė qė mė pas tė mund tė fillosh praktikėn nė tokė me kėtė sport. Miku i tij, Landi, ka njė licencė ndėrkombėtare fluturimi dhe ai ėshtė i vetmi qė ka tė drejtė tė japė licencė fluturimi edhe pėr tė tjerėt. E kanė quajtur Aero Club Albania, shkollėn e fluturimit tė cilėn mund ta gjeni edhe nė rrjetet sociale. Por, nė tė nuk pranohen njerėzit qė mendojnė se janė trima dhe se duan tė sfidojnė patjetėr natyrėn. “Ne nuk fluturojmė pėr tė treguar se jemi trima dhe egoistė, ne nuk i dalim kundėr natyrės, ne nuk fluturojmė nėse ajo nuk do”, na thotė Juliani edhe nė emėr tė miqve tė tij pilotė. Ai ka konkurruar nė disa aktivitete ndėrkombėtare. Ka qenė pjesė e aktivitetit Ėorld Acro Cup nė Austri dhe nė Turqi. Spektakli i zhvilluar nė Turqi nga 500 parashutistė qė gjendeshin nė ajėr do tė jetė pėr tė njė kujtim shumė i bukur. “Oludeniz ėshtė njė vend turistik nė Turqi. Ekonomia e kėtij qyteti ėshtė e zhvilluar mė sė shumti me anė tė kėtij aktiviteti. Nuk e kuptoj se si Shqipėria gjithnjė e mė shumė i largohet fitimit nga turizmi, kur nė fakt, ne kemi njė vend i cili ofron mundėsi tė jashtėzakonshme turistike”, na thotė Juliani, nė pėrpjekje pėr tė ngritur zėrin pėr njė kauzė tė drejtė. Nė planet e sė ardhmes renditet njė udhėtim drejt Francės, nė dunat mė tė mėdha tė Europės dhe gjatė fillimit tė verės nė Itali ku nisja do tė bėhet nga 4000 metra lartėsi. Duke i uruar rezultate tė mira nė kėto konkurse, ne pėrcjellim sot pedagogun qė e gjen lirinė nė ajėr. 

Jeta ime 

Ka lindur nė Korēė, por prej vitesh banon nė Tiranė ku punon prej shtatė vjetėsh. Ėshtė pedagog i Sociologjisė nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Ka studiuar nė Francė dhe ka mbrojtur gradėn Doktor Filozofie. E megjithatė, Julianin nuk mund ta gjesh nė Tiranė gjatė gjithė javės. Ka katėr vjet qė ka nisur tė shijojė lirinė qė i ofron ajri. Juliani merret me parashutizėm. Na e shpjegon kėtė aktivitet si mėnyrėn mė tė mirė pėr tė shfryrė stresin qė mund tė kesh mbledhur gjatė gjithė javės. Ai zotėron njė licencė zvicerane pėr ushtrimin e kėtij aktiviteti, meqenėse shteti shqiptar nuk ka institucion qė tė lėshojė licenca fluturimi tė kėtij lloji. Ai ka bėrė pothuajse 400 fluturime gjatė kėsaj periudhe 4-vjeēare dhe gjithsej i bėhen 90 orė nė ajėr. Ka katėr vjet qė nuk e sheh mė parashikimin e motit, sepse ai ka arritur t’i njohė shumė mirė elementet e natyrės, falė kėtij aktiviteti. 

bio 

Emri: Julian Bejko 

Datėlindja: 1980 

Vendlindja: Korēė 

Vendbanimi: Tiranė 

Profesioni: Pedagog i Sociologjisė nė UT 

Statusi: Beqar  

/Shekulli Print/ Luela Myftari/


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 7 =
Elisa Spiropali martohet nesėr, ja detajet e dasmės
Elisa Spiropali ka zgjedhur tė dielėn e 26 tetorit, pėr tė kurorėzuar me martesė lidhjen e saj tė dashurisė. Drejtoresha e Doganave ka mbajtur prej kohėsh larg syrit tė medies, lidhjen e saj me bashkėshortin e ardhshėm, Salarjon. Dasma e 31-vjeēares Elisa Spiropali do tė jetė shumė e thjesht
Bleona: Kur kam ndonjė problem i telefonoj kryeministrit
Bleona Qereti nuk heq dorė kollaj nga ajo qė kėrkon. Ajo duket se ėshtė afėr arritjes sė njė fame sado tė vogėl nė SHBA. Kėngėtarja nga Shqipėria ėshtė bėrė pjesė e njė reality show me titull “Euros of Hollywood”.  Nė prezantimin e parė, ajo ka bėrė njė deklaratė qė do tė shkaktojė debate sidomos
Ndryshon ora tė dielėn, njė orė gjumė mė shumė
Nga nesėr do tė keni mundėsi tė fleni njė orė mė shumė. Ndryshimi i orės nė tė dielėn e fundit tė tetorit, pėrkon kėtė vit me datėn 26. Kur ora tė shėnojė  03:00, akrepat do tė shkojnė nė orėn 02:00. Zyrtarisht nga nesėr, akrepat kalojnė njė orė pas. Ndryshimi i orės bėhet dy herė nė vit nė tė di