Qeveria greke ka vendosur qė ti bėjė mė tė rrepta kushtet pėr pėrfitimin e pensionit qė jepet nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA) qė, pas reduktimit tė kėtij viti, ka vlerėn e 330 eurove nė muaj. Nė tė njėjtėn kohė, pensionistėve minoritarė nga Shqipėria, iu janė dorėzuar kėrkesat e para nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA), sipas tė cilave pėrjashtohen nga marrja e pensioneve sepse marrin pension edhe nė Shqipėri, pėr kėtė qėllim, ata duhet ti rikthejnė shtetit grek edhe pensionet e janarit e shkurtit. Kjo gjė ka sjellė shqetėsim e revoltė tek pensionistėt minoritarė, tė cilėve u pritet burimi kryesor i tė ardhurave dhe jo vetėm kaq, por edhe burimi kryesor i trajtimit shėndetėsor nė Greqi. Gjithashtu, ky ligj ka sjellė edhe pėrplasje brenda qeverisė, me deputetė tė Demokracisė sė Re dhe tė PASOK-ut (si rasti i Pirro Dhimės) qė tė shprehen me shqetėsim pėr kėtė ndryshim drastik tė ligjit, i cili nuk kishte qenė nė asnjė program tė mėparshėm tė votuar. Qė kėtej e nė vijim, kushti kryesor do tė jetė qė tė interesuarit tė kenė 20 vjet qėndrim tė pėrhershėm nė Greqi, para se tė aplikojnė pėr pėrfitimin e pensionit. Qeveria greke nuk ka sqaruar nėse masa nė fjalė do tė pėrfshijė vetėm aplikuesit e ardhshėm, apo edhe ata qė faktikisht e pėrfitojnė kėtė pension e qė, nėse do tė zbatohej kriteri i ri, do tė duhej tiu hiqej pensioni.
Pasi ėshtė njohur me projektligjin qė pėrmban edhe kėtė masė tė rreptė pėr minoritarėt, ka reaguar deputeti i Demokracisė sė Re dhe ish-zėdhėnėsi i kėsaj partie, Janis Mihelakis. Nė njė kėrkesė pėr interpelancė me Ministrin e Financave dhe atė tė Punės, nė janar tė kėtij viti, Mihelakis thekson se kushti qė pėrfituesit e kėtij pensioni duhet tė kenė jetuar nė Greqi 20 vitet e fundit, do tė bėjė qė rreth 18.000 vetė tė humbasin tė vetmen mbėshtetje financiare qė marrin nga shteti grek; kjo, sipas Mihelakit, do tė ishte njė goditje e papėrballueshme pėr ta.
Nė argumentimin qė shoqėron kėrkesėn pėr interpelancė, deputeti i Demokracisė sė Re thekson: Rreth 18.000 homogjenėt nga Epiri i Veriut, qė marrin sot pensionin nė fjalė, shprehin protestėn e tyre tė drejtė ndaj qeverisė greke, pasi, pas rishqyrtimit tė kushteve, rrezikojnė tė humbasin tė drejtėn pėr pension. Mė konkretisht, nė kuadėr tė rishikimit tė skemave tė pensioneve, vihet si kusht pėr pėrfitimin e pensionit tė pleqėrisė, qėndrimi i pėrhershėm nė Greqi gjatė 20 viteve tė fundit. Mirėpo, po tė marrim parasysh se shumica e kėrkesave janė paraqitur nė vitin 1998, atėherė kur u sanksionua kjo e drejtė, do tė duhej qė tė interesuarit tė ishin vendosur nė Greqi qė nga viti 1978, ndėrsa tė gjithė e dimė se vala masive e hyrjes nė Greqi tė voriepirotėve filloi qė nga 1990-a e mė pas. Mė tej, sipas kushteve tė reja qė vendosen pėr pėrfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet pėrjashtimi i tė gjithė atyre qė pėrfitojnė pension nga ēdo institucion sigurimesh nė Greqi apo jashtė saj. Problemi pėr minoritarėt shqiptarė, konsiston nė atė se shumė prej tyre marrin pension edhe nga shteti shqiptar, por ky ėshtė njė pension qė nė shumicėn e rasteve nuk i kalon tė 100 eurot nė muaj. Ėshtė e qartė se humbja e pensionit tė OGA do tė pėrbėjė njė goditje tė papėrballueshme pėr minoritarėt tanė nė Epirin e Veriut, nė mesin e krizės mė tė rėndė ekonomike qė ka njohur Greqia e pasluftė.
Por deputeti grek i jep dhe dimensione politike e diplomatike ēėshtjes, duke kėrkuar qė qeveria greke tė marrė masa pėr tė ruajtur nivelin e jetesės tė minoritarėve. Nė njė moment kur kryeministri shqiptar Sali Berisha insiston nė deklaratat provokative pėr Shqipėrinė e Madhe, Greqia ėshtė e detyruar tė marrė gjithė masat e domosdoshme pėr tė eliminuar pėrkeqėsimin e nivelit tė jetesės sė minoritarėve tanė dhe si rrjedhojė, pėr rrezikun e shpėrnguljes sė tyre, e mbyll shkresėn e vet deputeti i Demokracisė sė Re, Mihelakis.
Ndėrkohė, edhe deputeti i PASOK-ut, me origjinė nga Himara, Pirro Dhima, ka reaguar ndaj kėtij vendimi tė qeverisė greke. Ditėt e fundit ai ka kryer njė sėrė takimesh me zyrtarė tė lartė tė qeverisė, me ministrin e Punės si edhe me njė sėrė ministrash tė tjerė. Qėndrimi i tij ka qenė qė tė rishikohet edhe njė herė mundėsia e mosndėrprerjes sė pensioneve tė minoritarėve nga Shqipėria, pavarėsisht se kėta tė fundit mund tė jetojnė aktualisht nė Shqipėri. Pėr kėtė ēėshtje ai ka kėrkuar edhe interpelancė nė komisionin pėrkatės nė parlamentin grek, por duket se tė gjitha pėrpjekjet e tij kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr dhe nuk do tė kenė asnjė rezultat konkret.
Nė njė prononcim pėr gazetėn Shqiptarja. Com, Pirro Dhima ėshtė shprehur pesimist pėr abrogimin e ligjit pėr ndėrprerjen e pensioneve tė minoritarėve; ai ėshtė shprehur se shifrat nė para qė pėrfitojnė minoritarėt nėpėrmjet pensioneve tė OGA-s, janė tė papėrfillshme nė krahasim me shumat e grabitura e tė vjedhura tė pensionistėve grekė gjithė kėto vite, qė pėrfitonin dy ose tre pensione me dokumente tė falsifikuara dhe qė nė regjistrimin e fundit nuk u paraqitėn fare. Pirro Dhima ka deklaruar se do tė bėjė ēėshtė e mundur qė tė mos iu ndėrpriten pensionet minoritarėve, por e sheh me pesimizėm dhe pothuajse tė pamundur ndryshimin e ligjit. Ndėrkohė, partia neonaziste greke Agimi i Artė ka dalė me njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet se: Duhet mė sė fundi tė pėrfundojė rrjedhja e parave greke drejt Shqipėrisė sė nacionalistit Berisha e politikanėve tė tjerė nga i gjithė spektri politik, tė cilėt janė ushqyer nga Greqia pėr 25 vjet dhe kanė edhe pretendime territoriale. Mė nė fund, shqiptarėt duhet tė kuptojnė se nuk duhet tė jetojnė si shushunja nė kurriz tė Greqisė! Ne do tua japim shqiptarėve sė shpejti, pėrgjigjen pėrfundimtare dhe pėr kėtė do tė ndihmojmė vėllezėrit tanė vorioepirotė nė Shqipėri, ashtu siē do tė ndihmohemi edhe prej tyre.
Kushtet e pėrfitimit tė pensionit tė OGA-s sipas ligjit tė ri
1. Tė interesuarit tė kenė 20 vjet qėndrim tė pėrhershėm nė Greqi, para se tė aplikojnė pėr pėrfitimin e pensionit.
2. Sipas kushteve tė reja qė vendosen pėr pėrfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet pėrjashtimi i gjithė atyre qė pėrfitojnė pension nga ēdo institucion sigurimesh nė Greqi apo jashtė saj.
/Shekulli Online/ E.L/